Si e ka ndihmuar BE autoritarizmin në Turqi

3 Nëntor 2015, 17:34Bota TEMA

Nga Gokhan Bacik

Që prej tetorit të këtij viti, Turqia është një vend shumë autoritar. Kjo tendencë ka gjasa të vazhdojë. Autoritarianizimi i Turqisë, është produkt i shumë faktorëve politikë dhe sociologjikë. Megjithatë, një faktor i veçantë dhe i jashtëm që ka kontribuar në këtë process, ka qenë natyrisht Bashkimi Evropian. Në rast se Turqia shihet sot si një vend tejet autoritar, këtu duhet të pranohet edhe roli i Brukselit.

Shkurtimisht, autoritarianizmi ka dy grupe aktorësh. Të parët janë “aktorët e drejtpërdrejtë”, politikat e të cilëve e kanë degraduar Turqinë në një shtet autoritar. Në grupin e dytë përfshihen “aktorët indirekte”. Kush janë ata? Aktorët indirektë janë ata që nuk bëjnë asgjë, pavarësisht zotërimit të mekanizmave dhe levave të pushtetit, të cilat mund të ndalonin autoritarianizimin e një vendi.

Në fakt, BE-ja ka patur shumë në dorë, për të ndalur këtë tranformim negativ të Turqisë. Por nuk bëri asgjë. Përkundrazi, Brukseli i ka shpenzuar 3 vitet e fundit, duke bërë deklarata të padobishme. Ndërkohë, diplomatët e BE-së (duke përfshirë ambasadorët e vendeve të BE), janë mjaftuar vetëm me postime të shkurtra në rrjetet sociale të mesazheve ultra-simbolike, duke mos bërë asgjë tjetër.

Në të shkuarën, fuqia e butë e BE-së ishte një dinamikë e rëndësishme në demokratizimin e Turqisë. Në thelb, qëndrimi aktualisht i butë i BE-së ndaj sunduesve autoritarë të Turqisë, kontribuon në zhvillimet e anti-demokratike. Si ndodh kjo? Sikurse pritej, kjo ka të bëjë me shqetësimet strategjike.

Disa çështje, siç është kriza e refugjatëve, i kanë shndërruar politikanët e BE-së në personalitete “të stilit Bush”. Në ditët e sotme, është e mundur të kurruptosh BE-në:Ajo mund të tolerojë një grusht praktikash autoritare nga një shtet kandidat, nëse i jepet një ryshfet i majtë në formën e disa koncesioneve strategjike.

Për shembull, Komisioni Evropian ka shtyrë publikimin e raportin e saj vjetor mbi Turqinë.

Kjo sigurisht që e ndihmoi Presidentin Rexhep Taip Erdoan, në prag të zgjedhjeve jetike të së djelës; askush nuk foli për mangësi të Turqisë para zgjedhjeve. Komisioni i BE-së, ka qenë dikur simboli ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Sot, ai është një komision arkaik, që mund të bëjë gjëra të pista, në këmbim të përfitimeve strategjike.

Unë personalisht pyes veten, sesi komisionerët e BE-së e legjitimojnë këtë në terma filozofike. Si mundet që një anëtar i Komisionit të BE-së, të pranojë taktika strategjike kaq të lira? Ndërsa nuk bëjnë asgjë, zyrtarët e BE-së vazhdojnë të thonë se zhvillimet e fundit anti-demokratike janë një “shqetësim i madh” për ta. Unë jam një profesor i politikës ndërkombëtare, dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë termi “shqetësim” në zhargonin diplomatik. E thënë troç, është një version i sjellshëm i “Unë nuk do të bëj asgjë”.

Në Ankara, gjallojnë pra zyrtarë të “shqetësuar” të BE-së dhe diplomatë që flasin vetëm nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale. A janë ata, ajo çka meritojmë pas dekadash partneriteti me Evropën? Kështu, ajo evropiane ajo bileta më me ndikim për autoritarianizimin në xhepat udhëheqësit turq. Ata e dinë se BE-ja nuk do të bëjë asgjë. Udhëheqësit tanë e dinë shumë mirë, se pavarësisht çfarë bëjnë, nuk do të kenë asnjë kosto në raport me marrëdhëniet me BE-në.

Ngjan të jetë një ironi e madhe e histories, që BE-ja është bërë një kontribuese e autoritarianizimit të Turqisë. Më keq akoma, Turqia e ka kaluar tashmë vijën e kuqe. Çdo veprim i mundshëm evropian në të ardhshmen, nuk ka gjasa të shkaktojë ndryshime të mëdha në Turqi. BE-ja duhet të ishte aktive, së paku që një vit më parë. Brukseli duhet të kishte marrë parasysh trajektoren e Turqisë, para se të ndodhnin ngjarjet e fundit.

Gjithësesi ekziston një element pozitiv në këtë histori. Mosveprimi i përkryer i BE-së, na mësoi se demokratizimi duhet të realizohet nga dinamika e brendshme. Turqia ka gjasa të ndodhet në një atmosferë shumë të trazuar, të paktën edhe për një vit tjetër. Të flasësh për “demokratizim” është ende shumë e parakohshme. Por në vazhdën e këtyre viteve, çdo agjendë e ardhshme për demokratizim, duhet të ketë një aspekt fortësisht të brendshëm. Thënë hapur, është gjithashtu një diçka e mirë të mësohet, se BE-ja mund të korruptohet lehtë.

Ne kemi qenë dëshmitarë të kufizimeve të demokracisë europiane. BE-ja është në fakt një organizëm demokratik. Megjithatë, ajo mund të tolerojë, dhe madje edhe të jetë indirekt pjesë e axhendave tejet anti-demokratike të një vendi tjetër. Le të quajmë atë një demokraci egoiste.

Është si një njeri, që është vetë një qenie e moralshme, por hesht për korruptimin e të tjetrit. Pastaj sërish, marrëdhëniet BE-Turqi nuk janë si raporti mes një burri dhe një burri tjetër. BE-ja mendohet të jetë proaktive në një vend kandidat. Prandaj, BE-ja është sot më shumë si një polic i moralit, që bën një sy qorr ndaj një korruptimi që në parim nuk duhet të ndodhte./“Zaman” – Bota.al

7 komente në “Si e ka ndihmuar BE autoritarizmin në Turqi”

  1. kuq e zi says:

    Turqia ishte ne listen e pranveres arabe …
    por s’piu uje per fatin e mire e te gjithe europes se po te kishte ndodhur sot europa do ishte ne lufte mes veti nga rrefugjatet
    Tani lind lyetja me mire nje turqi me autoritare apo nje turqi si siria ??
    Mos harrojme se eshte perendimi qe mbeshtet demokracine ne irak.siri.libi dhe kto u kthyen ne zvicer mbrenda vitit

  2. tfgs1 says:

    kane kaluar vetem 48 ore nga fitimi i zgjedhjeve prej Doganit ne Turkye dhe policia filloi operacionin ”fshesa” ndaj kundershtarit Gylen,duke arrestuar sot mbi 44 ”problematik”gyleniste ,gjthsht jane bombarduar me ritme te shtuara bazat kurde te PKK……..

  3. Klimax says:

    Ceshtja e “mbeshtetjes” se politikes Erdogan nga Perendimi eshte vetem gjeo-strategjike. Dhe kush eshte kjo gjeo-strategji qe shqeteson Perendimin? Sigurisht Siria.
    “Ftohja” e viteve te fundit te mardhenieve te BE-se dhe natyrisht te SHBA-se me Turqine u “ngroh” pikerisht kur ne konfliktin sirian doli hapur ne mbrojtje te regjimit Bashar al-Assad Rusia. Plani dhe financimet amerikane per “opozites” siriane per rrezimin e regjimit ishin nje disfate totale. Atehere “trokiten” ne dyert e anetarit dhe “aleatit” te NATO-s, Turqise. U kerkuan ish bazat amerikane ne Turqi per lehtesi operacionesh te aviacionit amerikan. Dhe Erdogan pranoj, por sigurisht me nje kusht per te mos thene me disa kushte. Vizita Merkel ne nje periudhe para-zgjedhore ne Turqi vertetoj edhe mbeshtetjen e Europes ne orekset e presidentit.
    Rruga e Erdogan per fitoren e “madhe” ishte e hapur.
    Ai, ne emer te terrorizmit, me aviacionin e tij mund te bombardonte cdo fshat e qytet kurd jo vetem ne territorin turk, por edhe ne ate irakian e sirian. Askush nuk foli.
    Ai ne emer te “armiqve te atdheut” mund te mbylli edhe kanale televizive, gazeta, te burgosi gazetare te shumte e te kercenoi gjithe administraten e shtetit turk. Askush nuk foli.
    Ai eshte ligji sepse Ai e ndjen veten Sulltan i ri i Turqise.
    Kush pyet per demokracine, lirine dhe te drejtat e njeriut??!! Ka dhe me keq po te shikojme mikun dhe aleatin amerikan, Arabine Saudite.
    Atehere? Mjafton te mos preken interesat amerikane dhe europiane ne Turqi dhe sigurisht ne Rajon! Problemet e tjera do te diskutohen ne zgjedhjet e ardhshme ne Turqi, ne qoftese do te kete! Sulltani vendos!

    1. Dardan says:

      Nuk e kuptoj pse juve bijve te janullatosit ju djeg kace shum per turqin, Turqia nje dy shtetet shqiptare turqia rrespekton kombin shqiptare turqia eshte mike e si qerte te mos them me e sinqertja e kombit shqiptare kto 100 vitet e fundit dhe keshtu do jet per jete te jetes psi nje pjes e turqis eshte gjaku yne shqiptare i cili gezone rrespektin me te madhe nga kombi turke. Erdogan ne mes te tiranes tha shqiptaret e ben turqin duke numruar me emer te gjithe personalitetet shqiptare qe kontribuan per turqin, Erdogan tha se ara jan shqiptare.

      Ndersa greqia dhe politikanet grek mohojn gjdogje shqiptare ne greqi.

      Rrofte kombi turke dhe miqesia e perjetshme shqiptaro turke. Me ndihmen e turqis i bejm balle trekendshit anti-shqiptar pan orthodokse ne ballkan dhe zagarve te tyre ne shqiperi me ne krye grekun janullatos dhe velleho arumunet qe kan qen dhe jan kanger i shqiperis qe nga berja e saj shtet.

      1. pjatalarsi says:

        25 vjet e ke trashur miqesine me Turqine, akoma me shume me Erdoganin, dhe ja ku gjindet sot Shqiperia dhe Dardania jote! Por prit se mund te shkoje edhe me keq!

      2. anticensurë says:

        brezin dardan brezin!!
        shko në siri dhe la lesh!!
        ose shko e vra kurd!!ke boll si në turqi e në siri!!
        me të vërtetë turku i erdoganit është “mik” me shqiptarët,por investon 10 herëmë shumëmë sërbi!me të vërtet na do shumë ne,por vret kurdë sa i do palla!!a mos thu se kurdët i ka më të largët se ne??a mos vall nuk ka qënë e njëjta gjë kur turqija shtrihej deri në adriatik??në atë kohë që ne kërkonim pavarsi dhe turqit na i bënin njëlloj si po jau bëjnë dhe kurdëve??
        çfar flas dhe unë!?dhe me kë!?
        me një copë idioti si ti!!!
        ty të lidh me turkun vetëm feja mor debil dhe nuk ke asnjë ndryshim me këta të janullës që po shan!!dhe ata i lidh feja me gërkun,prandaj jeni të njëjtë!!
        një variant tjetër është se që të dy mund të mos jeni shqiptarë!!të dy palët mund të jeni turq e gërk,prandaj sju ha për shqipërinë!!
        thyeni qafën në vëndet tuaja dhe na lini rrehat ne shqipove!!

  4. lartegjatesia e tij edvin vet rama says:

    Dyfytyresia.
    E mbajne ne pushtet se i duhej te rrexonin asadin.
    Maskarenj. Demokraci fashiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje