Shuplaka e Ramës për administratën: Puna në shtet stresin më të madh ka, a e fiton, a s'e fiton Solitarien

4 Nëntor 2015, 11:32Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ditën e djeshme ata që punojnë në shtet.

Sipas tij, stresi më i madh i tyre është nëse fitojnë apo jo lojën me letra.

Puna në shtet, shumë shpesh, stresin më të madh ka: A e fiton, a s’e fiton atë lojën me letra në kompjuter?

Dhe sa herë e fiton gjatë ditës…

Dhe përkundër fitoreve që korr atje në “Solitaire”, merr rrogën.

Pra, ajo që duket qartë është që, shumë nga këta njerëz që kërkojnë punë në shtet, nuk duan punë.

Duan një pension të sigurt, që pastaj të bëjnë jetën e tyre, midis kafenesë, thashethemeve, “Solitaire”-ve dhe opinioneve profesionale politike”, deklaroi Rama gjatë konferencën “Profesionet e kërkuara”.

44 komente në “Shuplaka e Ramës për administratën: Puna në shtet stresin më të madh ka, a e fiton, a s’e fiton Solitarien”

  1. Eli says:

    Ky eshte kryeminister, nuk eshte shef opozite. Si mund te thote kto gjera

    1. vk says:

      jeni msu keq ju me ata te PD….qe thone qe jemi ne parajse kur jan, ne qeveri……..dhe qe gjendja nuk perballohet kur jan ne opozite……..PD ne fushate 2013 thoshte kemi arrit Gjermanine………pas 2 muajsh kur humbi filloi opoziten me titullin vendi eshte ne krize………….te pakten Rama nuk eshte hipokrit……..administrata shtetero eshte dembelhane……ka njerez qe kane 15-20 vjet qe punojn ne shtet dhe dredhin zinxhirin………Sala para se te ikte miratoi Statusin e Nepunsit Civil………..dmth qe asnje nga administrata te mos nderrohet…….Rilindja ka nderruar vetem drejtoret………..kurse specialistet, rojet, shoferat etj……..jane te gjithe ata qe ishin, persona qe marrin 300-400 mij lek duke ndenjur dhe duan te dalin ne pension ne te njejtin vend…………..

      1. Cubi says:

        Nga 1912 deri me sot nga I. Qemali dhe pastaj H. Prishtina nga me te miret Kryeministra po ti radhisim ky do te vije me i fundit palle dhe halldup.

    2. pirro says:

      ma thoi i njeri ktu pse vendi me i vogel ne europe ka administraten me te madhe n bote
      pse jane 19 ministri,pse jane me qindra drejtori e plot institucione pa asnje vlere dhe si futen ne pune askujt
      pse duhen minibashkite kur ne europe ka vetem bashki
      vende me popullat qindra here me te madhe se ne dhe kane administrad sa cereku jone
      psh ca t dhena 1-itali 5 ministri ,gjerman 7 ministri dhe rekurdin e ka shqiperia me 2 milion banore 10 ministri dhe me pas rusia qe ka 200 milion banore me 17 ministri
      pra jemi super t pasur dhe per para me grushta kemi pse thonbi s kemi
      TELEVIZIONI SHQIPTAR pse mban parazit ne pune dhe pse nuk mbyllet ose t kaloj privat t shikojne ata atje qe nga drejtori etj qe nuk sgkojne fare ne pune dhe ato 2 ore dikush qe shkon rrine n kafe gjith diten ta shikojne si nxirret leku .
      ministria integrimit s ben asnje pune kur kemi paralel ministrine e jashtme e qindra abasadore qe dredhin zinxhirin kot
      pra kemi 23 vjet qe harxhojme milirdat dhe leket e popullit per t mbajt parazitet kur me ato para do rriteshin rrogat pensionet asistenca investimet
      cdo ministri ha miliarda ben pastrim leku punsojne njerez bejne ndera sikur e kane pronen private jane te tejfryra me njerez tendera kot dhe milirdat shkojne lume
      kjo loje vazhdon prej 23 vjetesh dhe asnje nuk flet
      pra kemi nje shtet e nje parti gjithmon nje makineri gjigande qe vjedh e abuzon me leket e arkes se shtetit
      rroga te majme karburant ,makina lluksoze ,qe perdoren si private dieta te majme e cdo gje
      bejne kot sikur jane t djatht t majte t kuq e blu e pd e ps nje parti kemi pas e kemi kto 23 vjet dhe i shtet qe vjedh dhe pasron leket ta dini o njerez e o popull qe beheni kot tifos t ktij apo atij ju kan vjedh e do ju vjedhin deri sa ju t civilizohen si njerez se akoma jeni ne epoken e gurit nga trute.

  2. dikushi says:

    stil stalinist cdo vit gjen armiqte e pushtetit

  3. goni says:

    E ka fjalen per kryeministrine se ministrite kane menaxhere te pa pare si : mrika , Gjiknuri, ben ametaj,Tahiri, cani etj . Ata te Lsi jane qeverri me vete.

  4. zekthi says:

    Vete Rama nuk luan solitare. Ai vizaton dhe ne kohe te lire ben batuta ne kuvend.
    Eshte nepunes shteti edhe ai.

    1. agim says:

      ku eshte problemi qe nuk e ben dot shtetin terheqes per ata qe nuk duan solitare por deshirojne te punojne?
      Pastaj atyre solitaristeve jepini trainime dhe ngarkojini me pune, nese nuk e kryejne merrni masat sipas kodit te punes.

      1. rebeli says:

        Jo o Agim jo.Si ti ngarkoje me pune? Te mbaje ne pune aq sa duhen per shtetin dhe jo sa duhen per partine dhe Ilirin.Sa me shume nepunes ka aq me shume ngaterresa dhe hallka te teperta dalin.Ti heqi gjysmen e tyre dhe gjysma tjeter nuk do te kete kohe te loze me letra.Me leket qe harxhon per pagesen e militanteve ,shumica jane militante partie,te zgjeroje asistencen sociale per shtresat ne nevoje.

  5. Qytetari says:

    KM e ka fjalen per ata qe ka punesuar Ben Ahmeti, Ilir Beqja, Lindita Nikolli, dhe gjithe lepurushat e Kryeministrise, Ministrise se Haritos apo edhe Kumbaros. Harrova dhe Julinda Dhamen dhe Erin.

  6. gim.r says:

    Kush flet. Mor aman. Kryeministri i ceremonive, ekspozitave e i muzeumeve bosh. Ik mor trap , meso te besh shtet pastaj kerkoii llogari administrates qe ke zgjedhur vete ne fund te fundit. Si nuk pranon asnje deshtim si te vetin ky . Gjithmone ja kane fajin te tjeret. Harron qe puna ne administrate eshte fryme qe percillet nga lart posht dhe eshte vetem keqmenaxhim zinxhir nese nuk ka rezultat

  7. Zekthi says:

    Tani perpara se te merrni zjarr kot, me thoni ku e ka gabim? Mos e konsiderojme gje si punedashese te madhe administraten tone ne? Apo ata qe kerkojne me cdo kusht pune ne shtet, mos shquhen per deshire per pune apo per te krijuar rrjet miqsh, per te rrumbullakosur ne menyra te ndryshme rrogen ne fund te muajit, apo se nuk dine te bejne asgje?

    1. erion brace says:

      i dashur zekth!
      ai e ka shume mire, po nuk na thote nga kush pret qe ta rregulloje administraten?!

  8. Iliria says:

    Rama ka thene te vertete, shqypot jane ajo lloj kafshe e veçante qe bejne te pamunduren per te zene nje pune ne shtet, blejne diploma me leke, paguajne shuma te medha per nje vend pune, lepihen, lepijne, ia lepijne te gjitheve per te arritur te kene nje vend pune ne shtet..

    Dhe e gjitha kjo per çfare aresye? Vetem per te dredhur zinxhirin dhe per te pire kafe duke bere thashetheme gjithe diten. Pra, do bej çmos, do bej te pamunduren per te zene nje pune ne shtet sepse…nuk dua te punoj. Ja pra, mendesia alla shqiptare..!!

    1. katarakti says:

      E verteta eshte e hidhur.Dhe Rama ka thene te verteten. Prandaj jane hedhur perpjete disa ketu. Ky popull jemi. Ne fakt e kemi hallall Sali Berishen. Ai na bie hakut. Ai na e di koken. Dhe ate meritojme. Eshte njelloj si Fan Noli me Zogun. Zogu, njeri me kulture te gjere mbareboterore ushtrohej ne artin e muzikes, duke i rene saksofonit dhe veglave te tjera frymore. Nje fare Lale Krosi nga Mati ne mos gaboj, dilte rrugeve te Tiranes asokohe dhe ulurinte: “U bu bu. Ke kemi ne zgjedhur per kryeminister!!! Njerin qe i bie fyellit”! Dhe erdhi Zogolli ne pushtet. Qe e beri veten mbret. Dhe ky Lale Krosi dilte rrugeve te Tiranes dhe deklaronte me triumf: “Zoti ne Qiell dhe Zogu ne Toke”! Keshtu edhe tani. Se historia vetem perseritet. NUk e duam kete qe vjen nga qyteti, qe ben “vizatime”, por duam ate qe na vjen nga shpellat, qe eshte rritur me dhite e egra.

    2. petro says:

      Po atehere kryeministri i vendit c fare detyre ka? A nuk ka detyre te pare te ndreq administraten me udhezime te prera ne kete drejtim?Jo vetem qe s e ka bere e s po e ben , por po ben te kunderten.Ndaj nuk del dot nga qerthulli.Asnje preference per militante te pashkolluar apo me diploma te blera.Te ngrihen e te kene perparesi te rinje me shkolla te verteta perendimore( jo ekonomiste dhe juriste burokrate me nivel te ulet mesatareje ne nje vend qe vazhdon te vuaj nga kusuret e drejtesise dhe drejtimit inkompetent te ekonomise)Eshte ky Kryeministri qe do te hyje ne histori per pogromin e ushtruar nga administrata e tij qendrore dhe vendore duke e pastruar nga nenpunesit e studjuar ne perendim.O zot c fare hipokrizie? Dhe vjen natyreshem qe te gjthe te paaftit, ata qe kane blere diplomat, pra s kane studjuar edhe per dembelizem, e manifestojne ne pune.O kryeminister, merru vet me kete problem nga me te rendesishmit, apo s e ben dot se je edhe ti nje nga keta? Beje adminstraten te afte, puntore, te ndergjegjeshme, injektoje me perendomore dhe jo me talebane dhe doganjere.

      1. Lili says:

        Illustrim i Principit te Peter-it :tregon vetem paaftesine e tij tash e mbas…

  9. Fieraku 71 says:

    Beje gjobat e semaforit kuq 2 milion leke dhe kush pi cigare ne ambiente te mbyllur 8 milion dhe pastaj bej ndonje pikture ne tavolinen e mbledhjes.
    Debil

  10. Artan says:

    Nuk e kuptoj kete reagim te Rames
    Mbaj mend qe dikush dikur dhe nje ide brilante
    Shkurtim i administrates pa nderhyrje ne budget dhe rritje rrogash per te afte qe te bejne punen e dy vetave te pakten ne administrate
    Kush i zgjedh, Kush i merr keta njerez ne pune???
    Cfare ben DAP-i kush e drejton cilat jane strategjite si po punohet per rritjen e nivelit te administrates hsteterore, ku eshte parrulla diten pune naten shkolle qe tha Rama per administraten e tatimoreve
    Eshte nje flluske e malle kjo qe ke hellur Z Rama
    Duhen hell syte ne nje rekrutim me profesional ne pagesa me te mira qe njerezit neper zyrat e shtetit mos te jene 1 punon e 5 hane se eshte nje turp i madh
    Suksese

  11. Antares says:

    Ky nuk eshte i afte qe te kontrolloje as administraten, imagjino per te tjerat.

    Perse u votua ky njeri? Apo per te hapur ekspozita ne HK e Gjermani dhe per batuta ne parlament. Ky po qeveris si spektator, duke akuzuar kedo dhe gjithkend por pa e pare halene se ku eshte katandisur ky vend keto 3 vitet e rivdekjes.

    Nje Narsisist i pashprese dhe pa kurim, gjithashtu nje ordiner i paskrupull!

    Gjeja me e mire qe duhet te beje ky njeri i corientuar mentalisht, eshte qe te heshte deri ne zgjedhjet e ardheshme.

  12. Kresteci says:

    Bravo z. Kryeminister, kostatimin e bete pasi i kaluat dy vjet pushtet. Te bukur pune kryeministri…..konstatim….e kujt ja thua kete gje…..Po s do mend, ajo eshte administrata qe ke zgjedhur vete, ATA dine te luajne letra, te marrin rrogen dhe te bejne nga “pak” korrupsiom. Hallall

  13. Bra,ho,ho says:

    Puna ne shtet keshtu e ka o Kryeminister i opozites,disa luajne solitaire disa te tjere hapin ekspozita e ndertojne vila ne Dajt.

  14. plaku dhe deti says:

    e ka shuplake per veten

  15. Kurvari epshor says:

    Kampion online i tetris eshte Auron Azab Tare. Ndersa “Messi” per solitaries eshte pa asnje dyshim Adelina Greca alias “Belg-ja”

  16. i Gjati yne pa shpatulla dhe shtylle kurrizore says:

    O ti ke ikur per lesh! Vazhdon e konstaton por gje nuk rregullon. Dhe si mundesh te pergjithesosh ne kete menyre skandaloze?! Ja te te jap nje thenie te Twain o hajvan, “Te gjitha pergjithsimet jane te gabuara perfshi edhe kete”. Por kujt ja them, atij qe e konsideron veten me te zgjuar se Twain e kushdo tjeter.

  17. ilir says:

    Edo ,futi nje shkurtim numrit te punonjesve ne administrat,si rrjedhim ca pare me shum ne buxhet te shtetit.

  18. ILIRIA says:

    Per sa kohe qe vendet e punes do ti blejne me leke dhe me favore seksuale dhe politike kjo gjendje do te jete ne te gjithe administraten shteterore prandaj duhet patjeter qe te ndryshoje menyra e rekrutimit te punonjesve ne administrate duke bere konkurime per cdo vend pune por ne komisione te vleresimit te mos jene zyrtaret e digasterit dhe testimi te behet me nr sekret qe te mos dihet i kujt eshte testimi qe korigjohet dhe duhet te behet verifikimi ne rast ankimimi i njerit prej te testuarit dhe rikorigjimi te behet nga tjeter komision dhe nese gjenden prova manipulimi atehere per keta te hapet burgu dhe jo per ata qe smbajne dot familjet me buken e gojes.

  19. AliBaba says:

    Eshte interesante jo per tu cuditur se si shteti jo funksional shqiptar, me gjyqesor, president jo te pavarur dhe te korruptuar e kerkon fajin gjetke. Ashtu si refugjate ne Gjermani jane ata te Greqise edhe puna qe spo even ne administrate sepse se kane mendjen te puna por te gallata.
    Pastaj per ata te punesuarit e PSse apo ata te kancerit LSI e ka fjalen 20%shi.

  20. ateisti says:

    Me se vertet kjo qe thote Edi Rama.
    Vetem ne Sherbimin Informativ Kombetar rreth 50 perqind e efektivit 80 peerqind te orarir zyrtar e shfrytezojne per kete loje dhe 20 perqind per te pire kafe e biseda me koleget e tjere.
    Ata qe punojne perbejne vetem 20 perqind te efektivit dhe e bejne kete per te mbajtur vendin e punes pasi nuk kane mbeshtetje apo perkrahje nga shefat.

  21. Lili says:

    Zoti kryeminister-edhe une po vetem si Veton surroj,po i shkruaj kryeministrit!-
    Keni nje administrateur:nje krye te ke saj administrateur keni nje kryetar t’administrates qe paguhet:thirrne nje here ne zyre edhe kerkoni atij pse nuk funksionon administrata!ne qofte se ju thot luajne solitaire nenpuneset,pyetne Cfare masa ka marr qe solitairi te hiqet nga kompjuterat e Shteti,Cfare masa ka marr qe koha ne zyre te kontrollohet? Ai vete pastaj ,zhinxhir do te organizoje kontrollin edhe ju keni vetem detyres t’a thirnni prape e ta pyesni sa u rrjet eficienca e administrates ?ah duhet plan per mbatjen e ke saj Pune si,kur qysh paret eficienca e nje dikasteri:ndoshta eshte pyetja e pare qe eshte dashur me iu bâ kur i keni zgedh aty?
    Perndryshe,mbasi jeni aq larg me idete e shtetformimit,ju keshilloj leximin e korrespondences se Napoleonit:do mesoni shume se si ka dhane urdhera,si ka kerkuar rezultatet nga administrata,si ka kontrolluar cdo gje nepermjet kesaj administrates,edhe si beri nje administrate e nje sistem ligjor qe edhe sot mban francen ne binar!

  22. Miss Bathorja says:

    Kam punuar gjithe jeten ne administrate dhe e njef ate shume mire. Nuk e besoja se do te ishte e mundur te vendosje ne pune me ngarkese pjesen me te madhe te administrates sado perzgjedhje te mire te personelit. Ne Kanada vura re ma habi se punonjesit e administrates ishin aq te ngarkuar me pune sa shumica nuk mernin dot lejen e zakonshme dhe delnin punonin jashte orarit. Bile ata nuk i shtrengonte kush as me orare fikse te ardhjes ose hikjes nga puna. Gjithe sekreti qendronte ne ndarjen e punes per secilin ne menyre qe ai ose do ta kryente ose do te largohej vullnetarisht. Per kete te keshilloj qe te mos meresh me konferenca dhe me batuta por mer eksperte qe te racionojne punen e secilit ne administrate. Po e bere kete nuk do ge kesh kerkesa per tu punesuar aty. Ne te konderten do te shtohen barsaletat ne kurizin tend dhe do te vazhdoje si ka vazhduar. E di qe nuk degjon njeri, por edhe kur te dalesh te ankohesh per administraten tende, nuk do te te degjoje kush dhe do te tallen me ty.

  23. Dn says:

    Vjen nje moment kur ofendimet qe ky non stop iu bene njerezeve nuk durohen me’cfare skandali do ishte bâ ne Francen e tij po te kishte deklaruar nje gje te tille! Fonksionaret e Administratifs do e kishin detyruar me dhane doreheqje!

  24. klod says:

    Prandaj ke punesuar te gjithe ndyresirat e tua ti ne administrate, qe jo vetem reflektojne paaftesi te thelle por dhe harbuteri te pashembullt?

  25. astrit says:

    Konstatim shume i sakte zoti Kryeminister! Te gjithe jane me mastera dhe me disa diploma te cilat dihet se si i kane marre, por kur vjen puna per te bere pune dijne vetem te lozin ne kompjuter. Do t’i kerkoni specialistet e “vjeter”, qe kane bere shkollen para viteve ’90, te cilet megjithese punojne jane te detyruar te drejtohen nga drejtore dhe shefa qe kane vetem letra/diploma, por nuk dijne te bejne asnje gje dhe as qe e vrasin trurin per te bere. Po te hapesh gojen fluturon. Duhet forcuar arsimimi, por duhet vleresuar eksperienca (dosja), ajo qe bejne njerezit punetor, te cilet vetem kane punuar dhe nuk kane patur kohe per te marre letra, sic kane bere dhe bejne nje pjese e madhe tani. Bile shume prej tyre pasi mbarojne per bachelor i punesojne, i thone mos beni asgje, pasi punen tuaj e bejne budallenjte, dhe gjate orarit te punes vetem mesojne dhe vazhdojne per master dhe me pas per doktorature.Me kujtohet ai skeci qe shefi nuk dinte asnje gjuhe te huaj!

  26. roni says:

    Diskush ketu thote Ky eshte kryeminister si thote keto gjera,,, hajde hajdar hajde,,,, por cfare duhet te thote nje kyetar shteti nese cfare ka poshte vetes mendojne te shkojne ne pune per te pire kafet, bere lloqet dhe kush mbledh me shume pike me computer games….pa thene ketu qe ca nga keta, e bon telef chatting and facebookun dhe ndonje porn site kur i jane cuar lart testoteronet,,,dhe kjo lloj race qe futet ne keto lloj punesh qe ne 99% te rasteve jane te kapura politikisht,,, jo vetem sot por ne tere historine e administrates shqiptare,,,me ndergjegje te plote perdor cdo lloj menyre per te kapur koeto pune.
    Pyetja e shekullit eshte si zgjidhet,,,,,dhe a ka zgjidhje,,,,per te dhene te te verteten adminsitratat ne shume vende te botes jane te presdispozuara per nje doze zvarritje, me stilin merre shtruar bucko,, por gjithesesi jo ne kete derexhe qe ka administrata ne kete vend. Si zgjidhet,,,,,transparence dhe ekspozim te cdo procesi qe ata kryejne dhe denoncim nese nuk kryhet ne afatet qe percakton ligji,,, dhe sigurisht e di qe kjo eshte disi larg per vende si ne,, po depolitizim i tyre,,,qe ata mos ndjehen te mrojtur nga partia e dashur te ciles i sherbejne dhe presin qe edhe ajo ti mbroje edhe kur luajne games ne orar te punes.

  27. demo says:

    Mos u cuditni se e tha per vehten e tij.Tashti e tutje ju qe e kritikoni do te shihni se puna ne administrat do te eci me mire.

  28. 007 says:

    Ty nuk duhet te komentosh, por te marresh masa urgjente, Adimistrata Shqiptare eshte Katastrof, Hipotekat e Ilirit jane Skandali i Skandaleve, merre masa urgjente se me kete Administrate qe kemi, jo ne Evrope nuk shkojme dot, por as ne Afganistan nuk na pranojne, Media Shqiptare duhet te merret me kete pune, se eshte vertet problem shume i madh, kemi nje Administrate Mesjetare, duhen reforma urgjente ne Administrate, Milena Harito me sa shikoj une nuk eshte per kete pune!!!

  29. Era e Malit says:

    Loja e thjeshte me letra vjen nga frengjishtja dhe quhet “Solitaire”nderkohe qe lexohet “Soliter” dmth Vetmitar…fiks per ata qe punojne ne shtet dhe dredhin zinxhirin gjithe diten.

  30. xeni says:

    Ngaqe jemi dembela prandaj kerkojme ne administrata na pelqen rehatlliku

  31. administrata e vulosur me miratimin e kodit civil , pamundesia per te rregulluar [radion e prishur] …drejtesine…….e

    kane kryqezuar Ramen tamam si Krishtin !

  32. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Krahasimi eshte me nje te panjuhur,ne kohen e socializmit enverian,apo mavive te Rames,administrata eshte me e madhe neper ministri,ku tani nuk ka mbetur gje pa u privatizuar ?
    Administrata eshte “ushtria” e Kryeministrit,ne gazerme, ata domino dhe solitario do luajne.
    Po te dergohen ne lufte kunder korupsionit, do perplasen ne front me te besuarit e tenderave te ministrave !
    Kreministri ka te drejten e reformave ne administrate,te largoj masen e tepert,parazitizmin,per aq kohe sa ai e shikon te arsyshme.
    Nje kryeminister pa administrate eshte si nje burre pa koqe per grate !

  33. nini says:

    Pohimi i kryeministrit se ne shtet luajne ne komjuter me letra eshte mese i sakte .Por c’ti besh Haritos, qe thote se tani ne administrate njerezit rekrutohen me konkurse .Ku jane keto konkurse ,se kemi tre vjet qe bejme aplikime dhe nuk kemi marre ,nje pergjigje qofte dhe negative . z.Rama ta kesh te qarte, se akoma konkurset behen ne shtepite i drejtoreshes se DAR it dhe ministres Harito ,se asnji se ka idene se ku behen ne te vertete ,dhe prandaj DARi ka zgjedh hajdaret ne administrate, qe ta bejne telef kompjuterin ne ato ore qe rrine ne pune .Me kete administrate qe ishte dhe eshte akoma prej kaq vitesh si me PD dhe me PS ,me keq do shkojne punet ,se ka pa aftesi ,dhe jo merite .Vej dore sa nuk eshte vone se njerezit jane acaruar nga padrejtesite ,kur prisnin me shprese ” Rilindjen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje