Berisha për Remzi Hoxhën, ashtu si për baxhanakun: S’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin, dosjen e tij e zhduku Fatos Klosi

5 Nëntor 2015, 14:51Politika TEMA

Ashtu si për baxhanaku që iu vra në shpërthimin e Gërdecit, edhe për Remzi Hoxhën, Sali Berisha ka thënë sot në Kuvend se nuk ia kishte dëgjuar ndonjëherë emrin.

Ai ka akuzuar Fatos Klosin se i ka zhdukur dosjen, edhe pse është i akuzuar personalisht për vrasjen e tij.

Cdo njeri i zhdukur, i vrarë, i ashtu është keqardhje dhe dhimbje, por do sqaroj se as jam impresionuar e as impresionohem nga përdorimi politik i cdo ndodhie qoftë. E kam shpjeguar dhe e shpjegoj prape,  rastin e tij për herë të parë ma ka ngritur Adem Demaci, jam marrë me gjithë mundësitë e mia, nuk kisha pasur kurrë as informacion e as emrin nuk ia kisha dëgjuar, u tha se ka marrë pjesë në autobombën e Gligorovit, s’kam pasur informacion, u akuzua për atentat ndaj Sali Berishës, s’kam pasur informacion, zero informacion, u tha më vonë se ka folur se është takuar Arkani në Shkodër me Gazideden, Pjetër Arbnori s’ma kishte thënë, këto ishin sajesa të atyre që përdorën një njeri që mbase e zhduken vetë për qëllime politike, u tha se ka fol se është takuar Berisha me Milloshevicin, atij kam tentuar ti bëjë ate që meritonte, pyet Fatosin cfarë i ka thënë, cilin ka deklaruar non grata, unë s’kisha motiv, as me Gligorovin, unë dënova takimin e ftuar nga Micotaqits në Athinë që dështoi, takimet bilaterale me Milloshevicin i bëtë ju dhe kjo është e njohur.

Unë ika në opozitë, erdhi rebelimi komunist, kush e mori, SHISH e mori Fatos Klosi. Gjënë e parë që bëri Klosi zhduku dosjen e tij, nëse do ndokush sot janë dëshmitarët që e kanë ndjekur për dy dosje, dosja ndërtohet plotësisht, mendoni ju se Klosi po kursente, si ka mundësi për vitet që e drejtoi me krime nuk bëri hetimin, pse nuk e beri, si ka mundësi që Arben Rakipi nuk formuloi dot akuzën më të vogël.

Konstatova që cdo zgjedhje do dilte në skenë ky problem, këtë problem qeveria ime ka pasur zero informacion, nuk ekziston asnjë informacion, doni të shpifni për llogari të të tjerëve vazhdoni sa të doni, se kam kënaqësi kur ju dëgjoj të jetoni në kohën tim dhe ju garantojnë se nuk do dilni dot prej saj”, ka thënë Berisha.

Reagimi i Berishës erdhi pas thirrjes së deputetit Braçe, që i kërkoi të tregonte vendin se ku janë eshtrat e Remzi Hoxhes.

“Sa herë vij në sallën e Kuvendit, sjell në vëmendje atë që kam kaluar, por janë gjëra që janë mbyllur brenda qenies sime, por një gjë nuk ua fal, që na kërkoni të heshtim për ato krime që s’kanë lidhje me një palë, por kanë lidhje drejtpërdrejtë me funksionarë të asaj periudhe.

Dua të kujtoj rastin e Remzi Hoxhës, unë e kam njohur kur isha gazetar te Zëri i Popullit, ai ishte një  shqiptar i madh që ka luftuar për idealin dhe atdheun e tij, këtej e andej kufirit. Jemi në ditët, në vitin e 20-të kur ai nuk është më, sepse u rrëmbye, torturua, vra, zhdukën eshtrat, jemi në kohën kur  familjarët e tij kërkojnë kockat, për të pasur një varr e për ta qarë me ritet e shqiptarëve atje mbi varr. Keni detyrimin si gjysh, prind, vëlla, si çfarë të doni quajeni veten, t’i thoni familjes se ku janë eshtrat e tij, pjesa tjetër është e drejtësisë, ku janë eshtrat, është një gjë që e kërkon djali i tij për 20 vite, ia ke borxh ti, unë e kushdo tjetër, ti tregojmë dhe dorëzojmë eshtrat atij djali, eshtrat e një shqiptari të mirë që luftoi deri në fund për atdheun e vet, kjo nuk duhet të marrë fund.

I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm që padiskutim ashtu si cilindo keqbërës që ndodhet kudo në botë e po vjen këtu për llogari të drejtësisë, të sjellë edhe kasapin e atij regjimi, Ilir Kumbaron, ta sjellë këtu në bazë të vendimit të gjykatës që u sabotua vetëm që ai t’i shpëtonte drejtësisë. Unë nuk kompleksohem fare, ta bëjmë këngë, barsaletë, skeç po të duan këtu do jem, krim pa ndëshkim në këtë vend nuk duhet të ketë më”, tha Braçe.

17 komente në “Berisha për Remzi Hoxhën, ashtu si për baxhanakun: S’ia kisha dëgjuar ndonjëherë emrin, dosjen e tij e zhduku Fatos Klosi”

  1. Shume e vertete says:

    Te gjitha krimet e asaj kohe i beri Fatos Klosi me banden e tije te sigurimit,kete e di c’dokush ore lol!

    1. habija says:

      O Zeusi i te vertetes ,qenke fare trap ,me sa duket ske mesuar as aritmetiken e klases pare.Po foli Saala per ju idiotet eshte e sakte dhe e vertete absolute.Sala eshte me trap se ju.Fatos Klosi ka ardhur 2 vjet pasi ishte vrare Remziu ne krye te shishit

      1. Pilo Lala says:

        Remzi Hoxha eshte vrare nga Sefgjini, Kumbaro, Koldashi me urdher te Berishes dhe Gazidedes.
        Fatos Klosi nuk ka asnje lidhje.
        Si gjithmone Berisha kerkon ti coj ne shkrettetire Hetimet.
        Sillni Kumbaron nga Londra, se i tregon ai ku jane eshtrat e Remzi Hoxhes.
        Te pyetet edhe Izet Haxhija, sepse duket qe kete vrasje e dinin shume veta ne Kupolen e Berishes.

        1. Cubi says:

          Mire e vertete Saliu vrau jo vete nje Remzi Hoxha per 25 vjet po Enveri sa Vrau nga nga 1941 deri 1985 gjejeni detyre mediatike per tu zgjidhur.

          1. E hengshi says:

            Si cub duhet ta dish qe ne vitin 97 e ne vazhdimesi jane vrare me shume se ne kohen e xhaxhit!

          2. rebeli says:

            Po pse ne gare ishte Sala qe tja kalonte Enverit me te vrare popull?Qenkemi ne rregull se akoma nuk keni bere barazimin.

    2. E hengshi says:

      Mos hyr ne mrojtje te kriminelit, o lolo shume i vertete!

    3. Antispiuni says:

      Remziun eshte varrosur nga Gjoke Nikhasani te kenete tek ish-fazaneria. Gjoka ishte shefi i administrimit te ambjenteve te brendshme te viles se Vainit. Gjoka eshte vellai i Aleks Nikhasanit, ish nxenes i Gazidedes, ish n/drejtor i SHIK ne Lezhe ne ate periudhe. etj etj.
      bye nashi!

  2. teNi says:

    O manall shume e vertete . Remzi Hoxha eshte zhduk dy vjet para se te viheshte Fatos Klosi aty . Pastaj se kush e zhduku emrat dihen po te pakten te thon qe ska var .

  3. Hanxhiu says:

    Shikoni e lexoni “shqipen” e këtij gomari, malok Vuçidoli, për të kuptuar “inteligjencën” dhe “kulturën” e tij “të lartë”…! Asnjë fjali, apo frazë, nuk ka fillim e fund dhe me një hallakatje kuptimore e gramatiko-sintaksore, që të ngrë “lesht e kokës”…!!! Ky është “lideri absolut” i shqiptarëve…???!!!

  4. LORA says:

    Kur eshte zhdukur I ndjeri Remzi Hoxha ,1995,Fatos Klosi ishte pedagog ne Fakultetin e Shkencave te Natyres dhe nuk kishte asnje angazhim politik.
    Me vjen mire qe mortja brekedhjere tmerrohet nga zoti F.Klosi dhe akoma me mire qe e ngaterron ate ne kete ceshtje ,ne nje halucinacion tmerri.
    Qofte I mbare procesi I dekriminalizimit,tuj fillu nga kryekrimineli shqup-s

  5. ILIRIA says:

    Saliut ja deshte puna ta hashonte baxhanakun duke thene se nuk e njof e nuk e kam takuar ndonjehere por ju nuk do njifni veten tuaj per 2 vjet se zgjedhjet vijne shume shpejte dhe po nuk u vendos drejtesia do te ikni edhe ju per lesh sic iku Saliu me Lulushin por na vjen keq se do tja lini ne prag ketij populli te shume vuajtur nga rumpalla dhe paligjshmeria edhe kur mendoi se do ta vendosnit ju me premtimet tuaja boshe deri tani.

  6. AliBabai says:

    Saliu ne kete menyre akuzon ne publik Klosin se e zhduku dosjen, ne kohen kur Klosi ishte ne detyre. Nuk ka rendesi se kur u vra Remziu Hoxha, ky agjent i UDB’se.
    Klosi tani duhet ta padise Saliun per shpifje ose ta mbaj gojen te mbyllur qe mbyll edhe kete ceshtje me kete rast si fajtor Saliu. Dihet qe Gazidede merrte urdher dhe vepronte ne bashkpunim me Saline, pasi Gazidede nuk besonte me ne zotin Muhamet.

  7. Treviso says:

    Ishte takuar Arkani me Gazideden ne Shkoder dhe Pjeter Arbnori nuk me kishte thene gje……
    Une ika ne opozite dhe erdhen komunistat ne fuqi dhe Fatos Klosi zhduku dosjen e Remzi Hoxhes. Ky kriminel ku e din se Remziu paska pasur dosje dhe ja zhduku Fatos Klosi?!
    Si ka mundesi qe kryekrimineli i shqiptareve duhet tu njoftonte nga kryetari parlamentit per takimet e fsheta, qe u benin ne dem te shqiptareve.
    – Konstatova se ne çdo zgjidhe do te dilte ne skene, por qeveria ime 0 informacion nuk ka per kete. Kaq i sigurte eshte ky kryekriminel? Kete siguri ai e kishte ne ate kohe kur mendoi se i zhduku komplet provat, me njerez dhe me dokumenta. Pse nuk permendet ne asnje vend Kumbaro? Nuk ja thote dot goja, se semuret.
    Me vjen keq qe ne Shqiperi nuk ka shprese per drejtesi.

  8. Kellira says:

    Te nesermen e atentatit ndaj Gligorovit bulevardi Zogu i Pare deri ne shtepine Saliut. pertej shkolles De Rada, u mbush me ‘shiksa’ pabuksa qe rrinin cdo 10 metra. Makinat ne krahun ku kalonte Saliu nuk lejohej te parkoheshin. Kjo vazhdoi per shume muaj, ndoshta deri ne fund te mandatit pasi na u be e zakonshme dhe nuk na bente pershtypje.

    Zero informacion…

    1. LORA says:

      E kam thene,eshte brekedhjere,,,,vetem stani i krimineleve dhe kusareve nuk do qe t’a shikoje,,,,e kane per marshallah, ne kararin e kuserimit.

  9. He more Berisha o kulishi Serbise kurves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje