DOSSIER/ Të gjitha shkeljet ligjore në lidhje me ndërtimin tek “Laguna Blu”

Leja e pare qe skadonte me 28 gusht 2015

Leja e pare qe skadonte me 28 gusht 2015

lejelaguna3


1. Kontrata e Sipermarrjes date 25.09.2002 dhe Akt-Marreveshje date 10.10.2005 ndermjet Epidam Shpk perfaqsuar nga Agim Shenedjela dhe Aleksander Frangaj /Alba Gina;

Se pari vlen te theksohet se kjo kontrate eshte e panoterizuar dhe e parregjistruar ne ZRPP, e nenshkruar nga Agim Shenedjela I cili nuk kishte autoritetin per te vepruar ne emer te shoqerise Epidam. Sipas ekstraktit historik te Epidam Shpk, ne kohen kur eshte nenshkruar kjo kontrate, Agim Shenedjela ishte thjesht njeri nga ortaket dhe jo administrator. Gjithashtu kemi deklarate nga ortaket e tjere Ilir Trebicka dhe Adem Vila se nuk kane nenshkruar ndonje vendim asambleje per te autorizuar kete kontrate teresisht te panjohur prej tyre. Pra cdo veprim I kryer pa patur autorizimin perkates eshte akt juridikisht I pavlefshem, nul, qe nuk mund te prodhoje asnje pasoje. Pasaktesi ka edhe ne siperfaqen e kontraktuar prej 7500 m2, qe ne te vertete sipas vertetimit te hipotekes ne pronesi te A. Frangaj dhe A. Gina eshte 4676m2, nderkohe qe fushat sportive kane qene 2500m2.

Se dyti, kompleksi rezidencial “Laguna Blu” eshte krijuar si bashkepronesi nga Shoqeria “Epidam” Sh.p.k. ne parcelen me nr. 17, Golem, Kavaje ne baze te Lejes se Ndertimit nr. 27, date 07.10.1995 te K. RR. T. Kavaje, Marreveshjes se Zhvillimit nr. 1361 Rep., nr. 315 Kol., date 20.04.1996, Marreveshjes se Qirase nr. 1362, nr. 316 Kol. Te lidhura me Ministrine e Ndertimit dhe Turizmit, Kontrata per dhenie siperfaqe Pyjore per Qellim Turizmi date 05.08.1997, nr. 186 Rep., nr.772 Kol., me Drejtorine e Sherbimit Pyjor, Vendim nr.10 date 25.10.2002 i K.RR.T. te Qarkut Tirane. Ne Planin e Miratuar (bashkengjitur) parashikohej edhe nje zone rekreative dhe sportive, e perbere nga 2 fusha tenisi, nje fushe minifutbolli dhe nje fushe basketbolli te pozicionuara ne kufirin jugor te Parecles nr.17, ky dokument ishte aneks i cdo kontrate shitjeje ne kete kompleks. Fushat sportive janë parashikuar pikërisht me këtë funksion dhe destinacion. Mbi këtë bazë ato janë zhvilluar dhe ngritur pikërisht si fusha sporti. Në bazë të këtij plani janë nënshkruar edhe kontratat e sipërmarrjes nga Epidam me secilin prej banorëve aktuale të Laguna Blu, ku fushat sportive, destinacioni i tyre i specifikuar dhe sipërfaqja e tyre jo vetëm që i janë bashkëngjitur kontratës e sipërmarrjes mes Epidam dhe banorëve, por është parashikuar që ky aneks, me këto specifikime të shprehura qartë, është pjesë e kontratës së sipërmarrjes mes Epidam dhe banorëve. Secili banor kur ka nënshkruar kontratën e sipërmarrjes dhe ka paguar detyrimin përkatës tek Epidam, ka nënshkruar dhe pasur parasysh aneksin me specifikimet e lartpërmendura. Mbi bazën e këtyre kontratave secili banor ka të drejtë të përdorë mjediset e përbashkëta të specifikuara në Aneks, dhe kjo e drejtë pasurore parashikohet sipas kontratave për të paktën 99 vjet. (vendimet Manastiret e Shenjta k. Greqisë, 1194, Gasus Dosier k. Hollandës, 1995, etc. Ku specifikohet se e drejta për të përdorur një pasuri kundrejt, ndër të tjera, një kontrate përfshihet në nocionin e pasurisë sipas nenit 1. Prot. 1 të KEDNJ). Në kushtet kur, në bazë të këtyre kontratave kur përdorimi i fushave parashikohet specifikisht (ashtu si edhe deti), banorët kanë të drejtën subjektive që të mos cenohen në të drejtën e tyre për të gëzuar këto terrene, dhe praktikisht e kanë ushtruar në mënyrë të lirë dhe të pakushtëzuar këtë të drejtë ndër vite – që prej 2002, të gjithë bashkë. Në këto kushte madje ata mund të pretendojnë një pritshmëri legjitime për t’i kthyer këto terrene, në përputhje dhe vetëm për funksionet që kanë, në pronë të përbashkët të të gjithë bashkësisë (Princ Hans-Adam II k. Lihtenshejn, 2001, Jantner k. Sllovakisë 2003, etj).

Kujtojmë që të gjitha kontratat e sipërmarrjes, bashkë me aneksin e lartpërmendur janë regjistruar nga zyrat e noterisë dhe në zyrat e pasurive të paluajtshme të RSH.

Nga ana tjetër, lidhja e kontratës së shitjes mes Epidam dhe Aleksandër Frangaj, në kohën kur Epidam kishte lidhur kontrata sipërmarrje me 250 familje të Lagunës, është e paligjshme sepse Epidam nuk mund ta disponojë dy herë të njëjtën pasuri, një herë me kontratë sipërmarrje/përdorimi për 99 vjet dhe herën tjetër me kontratë shitje. Kjo do të ishte e mundur vetëm nëse kontrata e shitjes parashikonte si detyrim shtesë edhe kontratën e përdorimit për 99 vjet nga të gjithë banorët te terreneve sportive – pra edhe mos ndryshimin e destinacionit të tyre.

2. Legalizimi i ambienteve sportive (fushe e hapur e rrethuar me rrjete teli);

Ligji nr. 9482, date 3.04.2006, Per Legalizimin, Urbanizimin dhe Integrimin e Ndertimeve Pa Leje parashikon qarte dhe shprehimisht ne Nenin 2 se objektet qe legalizohen duhet te jene godina te perfunduara nga ana konstruktive dhe me mbulese. Ne rastin tone kane qene vetem fusha sportive pa mbulese te rrethuara me rrejte teli duke mos patur asnje ndertim mbi to. Por duket se ky fakt nuk ka qene fare problem nga Aluizni-n ne Maj 2013 dhe Gjykaten e Tiranes te cilet ne kohe rekord, vetem per 20 dite kane bere 4 seanca perfshire dhe marrjen e ekspertit duke realizuar legalizimin e ambienteve sportive ne nje zone te stimuluar. Gjithashtu deri me sot nuk po shohim asnje marrje pergjegjsie per keto veprime korruptive dhe as per mos-ankimin e ceshtjes ne Apel nga perfaqsuesi i ALUIZNI-t, dukej qe cdo gje ishte e miremenduar.

Gjithashtu kjo ndërhyrje, pra legalizimi bazuar formalisht në ligjin përkatës, nuk ka marrë parasysh interesat e banorëve të Lagunës. Së pari ajo nuk është bërë për një interes publik por në dobi të një prej banorëve. Së dyti ajo pengon përdorimin e terreneve në përputhje me funksionet e tyre – funksione të qarta me karakter publik, edukativ, sportiv dhe social. Së treti Kjo ndërhyrje, e bërë pa shpërblim, në një kohë që të gjitha familjet kanë nënshkrua kontrata dhe bërë pagesa në shuma shumë më të mëdha sesa zonat ngjitur duke pasur parasysh sidomos, planin e organizimit të fshatit turistik, dhe të drejtën e përdorimit të përbashkët të mjediseve të përbashkëta, përfshirë, fushat sportive, pyllin, detin, etj. Në të kundërt ose nuk do kishin blerë apartamente në këtë fshat, ose do kishin negociuar çmimin. Por Aneksi i kontratave të secilit prej tyre vërteton të kundërtën.

Ne baze te LIGJIT NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR RREGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN” duke patur parasysh edhe ndryshimet e fundit, edhe ne rast se fushat e sportit do te ishin konsideruar “truall i lire” duhet ose te bliheshin nga personat e interesuar, qe do te thote banoret e fshatit, ose nga subjekti i stimuluar dhe në përfundim të procesit të përcaktuar në nenin 9, trualli që mbetet i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, të përcaktuar nga plani i rilevimit, kalon në bashkëpronësi të detyrueshme dhe të patjetërsueshme në favor të subjekteve të interesuara dhe personit të stimuluar qe do te thote se ajo nuk mund te kalohet ne favor te nje apo disa prej banoreve te fshatit turistik, por do te kaloje ne bashkepronesi te te gjithe banoreve si subjekte te interesuar ne bashkepunim me personin e stimuluar.

3. Leja e ndertimit dhe dokumenti per nderrimin e subjektit ndertues:

Ne baze te Vendimit Nr.1 date 22.08.2014 Per Harmonizimin e Instrumentave te Planifikimit Vendor ne Funksion te Ndarjes se Re Administrativo-Territoriale, ishin pezulluar te gjitha dheniet e Lejeve te Ndertmit pervec disa rasteve te caktuara ne nenin 4-5 si punimet e infrastruktures, struktura publike, nderhyrje me karakter emergjent, leje zhvillimore me interes publik, dhe leje zhvillimore per struktura ne funksion te prodhimit. Ne nenin 7 te ketij vendimi thuhet shprehimisht se te gjitha lejet e dhena pas miratimit te ketij vendimi jane nul dhe te pavlefshme. Leja e zhvillimit ne fjale eshte e dates 3 shtator 2014, pra eshte nul dhe e pavlefshme.

Kjo Leje Ndertimi eshte dhene nga Komuna e Golemit mbi nje Fushe Sportive qe ishte miratuar me pare nga KRRTRSH-ja, jashte cdo kriteri urbanistik dhe pa u marre mendimi i komunitetit qe prekej direkt nga kjo leje.

Leja e Ndërtimit në emer të Mane TCI sh.p.k me investitor Aleksander Frangaj mban datën 03.09.2014. Afati i vlefshmërisë së Lejes është një 1 vit nga data e miratimit të saj, që do të thotë se brenda 1 viti Shoqëria Mane TCI duhet të kishhte filluar punimet. Në këtë kuptim, afati i fundit brenda të cilit duhet të fillonin punimet ishte data 02.09.2015 ora 24:00. Nëse deri në këtë datë nuk kishin filluar punimet, subjekti zhvillues dhe investitori duhet te aplikonin për marrjen e një leje te re nga organet kompetente.

C’ka ndodhur ne fakt? Këtu shfaqen elementet e paligjshmërisë/pavlefshmërisë së Lejes

Në datë 02.06.2015 në një kohë kur Leja e Ndërtimit ishte ende e vlefshme, pra subjekti zhvillues ishte brenda afatit per fillimin e punimeve, Investitori Aleksander Frangaj i drejtohet Komunës Golem ku i kërkon kësaj të fundit miratimin e zëvendësimit të subjektit zhvillues nga Mane TCI sh.p.k në KUPA sh.p.k. Kryetari i Komunës me Vendimin N.02.06.2015 miraton kërkesën për ndryshim subjekti zhvillues dhe shtyrjen e afatit të Lejes së Ndërtimit deri në 31.09.2016. Këtu qëndron e gjithë loja që ka bërë Kryetari i Komunës në bshkëëpunim me subjektin kërkues.

a. Referuar Nenin 40 të Ligjit N. 107/2014 “Për planifikimin e zhvillimin e territorit” parashikohet se, afati për fillimin e punimeve nuk mund të jetë më i gjatë se 1 vit nga data e miratimit të lejes së ndërtimit. Shtyrja e afatit të përfundimit të punimeve dhe ndryshimi i subjektit zbatues të përcaktuar në lejen e ndërtimit kryhen nga autoriteti që ka miratuar lejen, me kërkesë të subjektit të pajisur me leje ndërtimi. Shtyrja e afatit të përfundimit të punimeve bёhet vetëm një herë, për një periudhë jo më të gjatë se afati fillestar i përcaktuar në lejen e ndërtimit, mbi bazën e një kërkese të dorëzuar brenda afatit të vlefshmërisë së lejes dhe, në çdo rast, jo më vonë se 45 ditë përpara përfundimit të afatit të lejes. Kërkesa për shtyrjen e afatit parashtron arsyet për të cilat nuk ka qenë i mundur përfundimi i punimeve brenda afatit dhe shoqërohet nga kalendari i ri i punimeve dhe vërtetimi i pagesës së gjobës për shkeljen e afatit, sipas rregullave të vendosura në nenin 52 të këtij ligji.
Pra sic shihet, Ligji nuk lejon që afati për fillimin e punimeve të jetë më i gjatë se 1 vit, që do të thotë se kur kalon ky afat, subjekti duhet të aplikojë për Leje Ndërtimi te re. Ligji lejon vetëm shtyrjen e afatit të përfundimit kur një gjë e tillë është e motivuar dhe kur subjekti ka paguar gjobën përkatëse.

Kryetari i Komunës në Vendimin N. 02.06.2015 shprehet se “Afati kohor i Lejes se Ndërtimit shtyhet deri në datë 31.09.2016, duke e lenë të paqartë me qëllim kuptimin e saj që të përdoret nga Shoqeria zbatuese e punimeve dhe investitori si preteks për të justifikuar fillimin e punimeve në cdo kohë deri në datë 31.09.2016 (sa për dijeni Shtatori ka 30 ditë dhe jo 31 ditë). Por në kushtet kur Ligji nuk lejon shtyrjen e afatit të fillimit por vetëm atë të përfundimit, afati të cilin referon Kryetari i Komunës është afati i përfundimit të punimeve.

Referenca tjetër ligjore që përdor Komuna, Pika 2/2 e Nenit 47 te VKM 502, datë 13.07.2011 “Per miratimin e rregullores uniforme te Kontrollit te Zhvillimit te territorit parashikon:

“Për lejet e ndërtimit, të miratuara para fillimit me efekte të plota të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, të cilave u ka mbaruar afati apo janë në përfundim të afatit, mund të kërkohet, nga njësitë vendore, vetëm zgjatje e afatit të lejes, për një periudhë jo më të gjatë se afati i miratuar me lejen e dhënë dhe jo më shumë se një herë. Kërkesa për zgjatje afati shoqërohet me grafikun e ri të punimeve dhe në asnjë rast nuk duhet të ketë ndryshime të projektit të miratuar. Shqyrtimi i kërkesës për zgjatje afati bëhet nga strukturat përgjegjëse të njësisë vendore dhe miratimi i kësaj kërkese bëhet nga kryetari i njësisë vendore, me vendim, brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës

Pra ky referim në Rregulloren e vitit 2011 është i gabuar pasi Leja e Ndertimi në emer të Mane TCI dhe Aleksander Frangaj nuk është lëshuar para kohës së hyrjes në fuqi të Ligjit 10119, datë datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, por pas kësaj datë, rrjedhimisht baza ligjore e cituar është e gabuar.

Njoftimi i Shoqërisë Kupa sh.p.k i datës 3.09.2015 drejtuar Bashkisë Kavajë me objekt Njoftim për fillimin e punimeve provon përfundimin e Lejes së Ndërtimit. Më datë 03.09.2015 shoqëria “KUPA” shpk, i drejtohet Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë Kavajë, ku deklaron se në datë 3.09.2015 ka filluar punimet në zbatim të Lejes. Sic shihet Shoqëria Kupa sh.p.k i ka filluar punimet pas skadimit të lejes se ndertimit, pikërisht një ditë pasi afati 1 vjecar kishte përfundur. Kalimi i afatit prekluziv një vjeçar për fillimin e punimeve në zbatim të Lejes, e bën këtë të fundit të pavlefshme dhe rrjedhimisht shoqëria e ndërtimit nuk mund të kryejë asnjë punim, pa marrë paraprakisht një Leje të re ndërtimi për shkak se Leja e Ndërtimit Nr. Prot. 2828, datë 03/09/2014 ka rënë nga fuqia.

Konkluzioni, duke qënë se Lejes se Ndërtimit Nr. Prot. 2828, datë 03/09/2014 i ka kaluar afati, subjekti që po kryen punime në terrenet sportive në kompleksin Laguna Blu, po i kryen ato pa leje ndërtimi, ndaj dhe strukturat shteterore në nivel qëndror dhe lokal që merren me kontrollin dhe disiplinimin e punimeve duhet te ndërhyjne ne drejtim të vendosjes së gjendjes së ligjshmërisë sa më parë dhe të kallëzojnë pranë organeve ligjzbatuese shkelesin qe po konsumon vepren penale të kryerjes se ndërtimeve pa leje. Pervec te tjerash, KUPA shpk. ka filluar punimet me prishjen e fushes se basketbollit e cila sipas hartes ndodhet jashte prones se A. Frangaj dhe A. Gina, pra ka kryer nje krim te rende ndaj prones se perbashket dhe megjithe ankesat tona deri me sot asnje organ kompetent nuk ka marre masa per ndalimin e cenimit dhe kthimin ne gjendjen e meparshme.

Bashkengjitur:

Ekstrakt historik nga QKR; Akt-Marreveshje dt. 10.10.2005; Plani i miratuar i kompleksit Laguna Blu; Vendim Gjykate Nr.6997 dt. 20.06.2013; Leje Zhvillimore e Komunes Golem dt. 3.09.2014; Vendim I Komunes Golem per ndryshim te Subjektit ndertues dt. 02.06.2015; Kerkese per fillim punimesh dt 4.09.2015;

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “DOSSIER/ Të gjitha shkeljet ligjore në lidhje me ndërtimin tek “Laguna Blu””

  1. Admirues i Edi Rames says:

    Ec Edi Rama…te morsha te keqen..!!!

    Prandaj te dhame voten…qe te na hipesh mbi qafe Aleksander Frangajn dhe Blendi Fevziun (fytyren me te pershtire shqipfolese).

    Po mos u merzit, se vjen shpejt 2017.

    Pershendetje, nga nje socialist qe ishte ne greven e urise per ty, ne Bulevard.

    TURP te kesh.

  2. ▌sit..back..and relaks ▌ says:

    ore kush do shkoje ne burg nga funksionaret dhe punonjesit e shtetit qe kane ligjeruar dicka te paligjshme, kete duam te dime. nuk ka krim pa ndeshkim.

    1. Banori i lagunes says:

      Sakte. Ky eshte thelbi i problemit, paligjshmeria e ketij shteti me procedurat e kryera.
      Merua per te shfryre dufin ndaj Frangajt, ben shejtan-budallain duke e hedhur fajin vetem te Frangaj. Ai e njeh mire kete fshat, dhe e di qe 70-80% e banoreve te lagunes jane po aq kellira si dhe Frangaj, duke bere qe dhe ne, banoret e tjere te marrim urrejtjen e opinionit. Jane keta kellira qe ndertuan dhe me pare pa leje ne kete fshat, perfshire dhe kryeprotestuesin Nine Shkurti, qe sa bleu vilen, rrembeu jo vetem token shteterore por dhe veranden e komshiut. Dhe Mero gjen per ti marre interviste, pronari Adem Vila, qe deri tani i shkonte nga pas si kelysh qeni, Frangajt dhe Fevziu qe ta linin te qete te ndertonte lokalin pa leje buze detit.
      Prishja e fushave eshte kriminale, por nuk mund ta gjejme te drejten te formuluar nga nje profan jurisprudence si Papi Kalo,(duket dora e tij ne gjithe shkrimin e mesiperm plot gafa juridike). Papi e ben gafen qe ne paragrafin e pare: nuk e di akoma qe kontratat e sipermarrjes nuk depozitohen ne zrpp. Duhet gjetur nje jurist i zoti qe te kuptoje qe, se pari duhet te gjendet pergjegjesia te gjykata e kavajes, aluizni dhe komuna qe dha lejen, dhe nese vendimet e tyre gjenden te padrejta, çfryhet dhe tollombacja Frangaj.
      Perfundimi: vazhdoni dhe beni zhurme qe ti rriten klikimet Meros, se Sandri edhe sot vazhdonte ndertimin.

  3. Lili says:

    KAMENOVA e një kohe në Mal të Zi, Laguna Blu e QERRETIT të sotshëm në Shqipëri – parajsat e leckamanëve të dikurshëm e të kriminelëve të mëvonshëm.
    Kamenova është një pikë e bregdetit malazez ku ka ekzistuar Pushimorja e Kosovës, e ngritur ekskluzivisht për kuadrot e larta të regjimit, edhe më saktësisht për sefanë e eprorëve të lartë të Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme, pra, për policinë politike të Kosovës si pjesë e UDB-së së Serbisë e të Jugosllavisë. Pushimore për Nomenklaturën autonomiste.
    Bijtë e baballarëve komunistë, atje në Kamenovë, në kohën kur ishin fëmijë ose ende të rinj, kanë pasur privilegjin për të kaluar pushimet të bukura verore. Atje edhe e kanë mësuar notin, kanë perfeksionuar serbishten dhe kanë harruar shqipen.
    Pushimorja e Kosovës në Kamenovë ka qenë dhe realisht edhe sot do të duhej të jetë pronë e vendit tonë. Paraja dhe kreditë e larta kosovare e kanë pas urbanizuar atë vend të virgjër, veç shkëmb e gurë, me gjarpërinj të panumërt e të rrezikshëm helmues, të cilët kanë mundur t’i luftojnë e t’i çferrin përgjithmonë vetëm një lloj i çuditshëm i gjelave të sjellur apostafat nga Argjentina e largët.
    Aca Gjukanoviqi është ai që sot vrânë e kthjell në Kamenovë. E ka Milon vëlla. Çudi pse institucionet e Republikës së Kosovës nuk kërkojnë kthimin ose kompensimin e pasurisë kombëtare nga republika fqinje. Banka e Kosovës ishte aksionare e asaj pushimoreje, e cila tash shfrytëzohet nga serbët e malazezët tanë të ikur pas ikjes së ushtrisë e policisë jugosllave…
    Hashimi e ka mirë me Milon. Baton Haxhiu e ka cicmic me Hashimin edhe Jovicën. Edhe Veton Surroi një kohë e kishte mirë me Gjarpërin… Tash nuk e ka, sepse as Kosova nuk mund t’i ketë përnjëherësh e në të njëjtin mandat dy presidentë… Vetoni digjej e digjet hala që të bëhet qoftë edhe me zarf president i popullit me të cilin urrehen reciprokisht…
    Media e Kosovës asnjëherë nuk shtron pyetje se me çfarë biznesi vunë pasuri sheikësh padronët e RTK-së, KTV-së, Klan Kosovës, Kosovës Sot…, qeveritarë e parlamentarë të shtetit tonë të ri?
    Shumë nga këta kanë futur në dorë të tyre sipërfaqe të gjera e të bukura në bjeshkët e Kosovës si dhe perla të bregdetit shqiptar.
    Cila lidhje e cili interes reciprok, cila ndërlidhje mafioze po u bën të mundshme qeveritarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, por edhe pronarëve të mediave, deri dje xhepa bosh, që të zhvatin pasuritë kombëtare kaq serbez, kaq pamëshirshëm, kaq lirshëm e kaq paturpshëm?
    Në Shqipëri dihet, Berisha, Nano, Meta, PS-ja e PD-ja, LSI-ja…, kanë lejuar haptas të gjitha llojet e trafikimeve duke vënë në shërbim të kapove të mafias deri helikopterë, aeroplana e komplet infrastrukturën shtetërore. Edhe diplomacinë, edhe ambasadat. Ata kanë yshtur edhe popullin në përfitime të paligjshme por të vogla e jo konkurruese për trafiqet e krerëve mafiozë.
    Vulat e formularët e zyrave më të rëndësishme të shtetit shqiptar kanë qenë e janë ende në duar të grupeve kriminale. Plaçkitjet, vjedhjet, shantazhet deri dhe vrasjet janë bërë gjëra krejt të zakonshme që nuk habisin më asnjë njeri në Shqipëri. Bankat e kreditë kaherë janë zëvendësuar me firmat piramidale e me fajdet.
    Pavarësia e Kosovës ka qenë e mirëseardhur për mafian e Tiranës. Hapësira e saj mafioze është zgjeruar. Shqiptarët nuk janë të bashkuar në çështjet e demokracisë, rendit e ligjit, të lirisë e zhvillimit ekonomik, ndërkohë që një shtrese pushtetarësh dhe shërbëtorësh të tyre në të dy vendet janë shumë efikas, të suksesshëm e të lidhur ngushtë në mafiozllëqet e keqbërjet e tyre.
    Mafia pushtetore në Shqipëri ka mësuar fintat udbeske nga bashkëvëllezërit mafiozë të Kosovës. Fatos Nano me Sali Berishën e Ilir Metën, nga ana tjetër, kanë shpërblyer argatët e titizmit vrastar të Kosovës me troje, biznese, vila e apartamente në pikat më të rëndësishme turistike shqiptare.
    Mafia pushtetore e Kosovës ka shpërblyer mafian motër të Tiranës me gjithë kapitalin e Dardania Bankës, ku për një dekadë me radhë ishin derdhur shuma marramendëse të parave nga 3 përqindëshi për luftën, arsimin, shëndetsinë…, të gjitha të shkëputura nga kafshata e gojës së shqiptarëve halleshumë të Diasporës.
    Në duart e matrapazëve e profiterëve tiranas Nano&Company ka ra një pjesë e madhe, ndoshta copa më e madhe e parave të mbledhura nga Fondi Vendlindja thërret. Të gjithë leckamanët e Sigurimit që Ramiz Alia dhe shteti komunist para një çerek shekull i kishte hedhur në gjirin e Mërgatës shqiptare të Kosovës nëpër Evropë, sidomos në Zvicër e Gjermani, për qëllime ideologjike sigurisht, duke plaçkitur kosovarët përmes mashtrimit patriotik, në bashkëpunim e me ndihmën e disa injorantëve të pa shkollë të LPK-së, sot janë në krye të listës së pasanikëve e të milionerëve në Shqipëri, Kosovë e në botën e jashtme.
    Milionerë të dalë nga leckamanë kemi andej e këndej. Kemi edhe nga pjesëtarët e të përgdhelurit e regjimit të kaluar titist. Këta janë zhvatësit e të gjitha ndihmave e fondacioneve të jashtme destinuar mëkëmbjes së shkollave e mediave.
    Të gjithë e dijnë se Shkëlzen Maliqi dhe Veton Surroi ishin shokë që nga fëmijëria, ishin edhe vëllezër ideologjikë. Të dy djem baballarësh të tmerrshëm e kriminnelë komunistë (Mehmet Maliqi e Rexhai Surroi), të dy me prindërit e tyre me vite janë rreshkur në Kamenovën e periudhës jugokomuniste.
    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ka miqësi fort të mëdha me kosovarë tjerë, pos me titistë e serbofilë të dëshmuar si Shkëlzen Maliqin, të birin e Mehmet sekretarit të brendshëm, që e ka afruar te kabineti i tij si këshilltar për Serbinë ! Ndërsa Veton Surroit i fal dhe i shton pasuri sikur t’i kishte të babë Kristaq Ramës.
    Atje në Qerret, në Laguna blu, duket se është mbledhur e gjithë zdrala mediatiko-politike gjithëshqiptare.
    Tash atje ka filluar lufta brenda llojit. Nuk mbetet tjetër pos të urojmë që t’i hanë kokën njëri tjetrit pa ua parë sherrin populli i varfëruar.
    Aleksandër Frangaj, sigurisht, nuk mund të jetë më horr se Veton Surroi. As se Baton Haxhiu…
    Një lehtësim për zgjidhjen e problemit të Laguna Blu-së në Qerret: Ndoshta nuk do të kishte qenë keq që Vetoni, Batoni, Maliqi e të tjerë mafiozë kosovarë të ekspulsohen drejt Kamenovës së baballarëve të tyre tito-rankoviqistë. Shqipëria ashtu kështu do të ketë shumë punë me mafian e saj.

  4. agim says:

    O Zot fali se nuk dine ç’bejne

  5. Andi says:

    Hajdutllek i paster, manipulim me shtetin, ose me mire kapje e shtetit!!! Pedagoge te juridikut, ja ku e keni nje cazuz per t’ua treguar studenteve tuaj. Qeveria tregon edhe nje here se di te merret fort vetem me te pafuqishmit, ndersa klientet dhe sherbetoret kane tjeter trajtim. Jam kurioz te shoh justifikimet e Rames dhe arrogancen kur te pergjigjet se kjo eshte ceshtje private. Prisni se nuk keni pare gje akoma…

  6. Ina says:

    Mire e keni ju, por Rama ne Top Stori, tha qe Frangaj eshte me te drejten…kurse i krahasoi te gjithe banoret e Laguna Blu, me banoret e nje pallati… e paska tredhur mire Frangaj mesa duket. E paska futur mire ne thes….Pasi i beri beri paralelizmin per komunitetin e Laguna Blu, ..nuk pati turp dhe konfirmoi se mbronte interesat e komunitetit.

    Me fal o Zoti Rama, por ti qenke bere per t’u qare me lot me poezite e Nolit e te Fishtes”…qenke blere mire Zoti Kryeminister !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *