Ilir Beqaj kërkon falje: Njeri jam edhe unë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

ilirIlir Beqaj ka kërkuar falje pasi e cilësoi deputeten e PD-së, Albina Deda, kafshë.

Ai tha se u rrëmbye.

“Në fillim dua të kërkoj ndjesë për zonjën Deda për fjalët e pahijshme.

Sigurisht janë fjalë që nuk duhet të përdoren nga askush, por mesa duket edhe unë si njeri i gjallë e tejkalova atë që po përsëris që askush nuk duhet t’i përdorë, aq më shumë ata që janë në funksione të larta publike.

Shpresoj që kjo ndjesë publike të vlejë që në ditët në vijim të përdorim sa më pak fyerje dhe ofendime, në mënyrë që diskutimet të shkojnë në një rrjedhë sa më normale.

Edhe njëherë ndjesë zonja Deda,” tha Beqaj.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *