Klosi: Në 2010-2013, fondet e shoqërisë civile i merrnin vetëm 5 organizata të lidhura me PD

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

blendi klosiMinistri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, në reagimin e tij ndaj qëndrimit që mbajti opozita në seancën e sotme plenare ndaj projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Këshillit Kombëtar për Shoqërinë Civile”, ka theksuar se kjo nismë ligjore është konform të gjitha standardeve europiane dhe që aktualisht implementohet dhe në vendet të tjera në rajon.

Klosi ka bërë të ditur se Këshilli Kombëtar për Shoqërinë Civile që krijohet në bazë të këtij ligji, do ketë në përbërjen e vet shumicën e anëtarëve të ardhur pikërisht nga shoqëria civile, çka do të orientojë edhe vendimmarrjen e tij. “Ajo që sjellim nëpërmjet këtij projektligji është në fakt një diferencim pozitiv i Këshillit Kombëtar të Shqipërisë Civile, pasi mazhorancën do ta kenë përfaqësuesit ekstraqeveritarë, pra jo përfaqësues të qeverisë dhe natyrisht vendimmarrja do të merret për atë që ata të bien dakord dhe të kemi mundësi që të marrim mendimet e tyre.

Këshilli, siç e thashë, vjen si një model i munguar, por që tashmë pritet të ecë dhe funksionojë mirë”, – tha ministri Klosi.

Gjithashtu, ai ka sqaruar se drejtimi i këtij këshilli nga një përfaqësues i MMSR-së bëhet për vetmen arsye, për t’iu dhënë një peshë shumë më të madhe këshillave dhe vendimeve që ky Këshill do të marrë.

“Pse përfaqësues i ministrisë? Për t’i dhënë autoritet këtij këshilli, i cili është një mundësi më shumë që krijon qeveria me qëllim që përfaqësues të shoqërisë civile të kenë ku të trokasin, të kenë ku të ngrenë shqetësimet e tyre dhe të kenë mundësinë që ato që bëjmë, t’i bëjmë së bashku. Natyrisht, ne nuk kërkojmë që shoqërinë civile ta fusim nën sqetull, ashtu siç fatkeqësisht keni kërkuar më parë, por kërkojmë ta kemi një partner social dhe real”, – u shpreh ministri Klosi.

Ai ka hedhur poshtë gjithashtu edhe akuzat që ka ngritur opozita se me fondet e këtij këshilli janë favorizuar organizata rinore politike. “Përmendët një rast dhe këtu gënjeni, e nderuar kolege deputete, që ka marrë organizata e Forumit Rinor të PS-së. Në asnjë rast, në asnjë moment nuk ka marrë një organizatë politike, siç është organizata e Forumit Rinor të PS-së. Janë institucione të tjera”, – u shpreh ministri. Klosi bëri të ditur gjithashtu se në kohën që vendin e qeveriste PD-ja, fondet e këtij këshilli shpërndaheshin vetëm për 5 organizata që ishin të lidhur politikisht me qeverisjen e shkuar. “Unë kam këtu të gjitha projektet që nga tetori i vitit 2010, kur AMSHC-ja ka filluar të funksionojë, e deri në prill të 2014-ës. Po të shikosh projektet, fatkeqësisht, në kohën kur ju e keni drejtuar këtë institucion, këto projekte kanë qenë të gjitha të përqendruara në pak duar. Në vitet 2010-2013 janë të përqendruara vetëm në 5 organizata, në 5 anëtarë të ish-institucionit që ju keni përfaqësuar. Vetëm 5 organizata kanë marrë pjesën më të madhe të këtij buxheti dhe të gjitha këto organizata janë krejtësisht të lidhura me pushtetin që ju përfaqësonit”, – tha Klosi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *