Rrëzimi i avionit rus, CIA mbështet ISIS

5 Nëntor 2015, 14:46Bota TEMA

ISIS ka marrë përsipër sulmin ndaj avionit rus me 224 persona në bord i cili ra pak ditë më parë në malin Sinai.

ISIS deklaroi se kishte vënë një valixhe bombë dhe sulmi ishte për t’i shpallur luftë Putinit.

Edhe CIA e mbështet këtë version.

Ata deklarojnë se sipas hetimeve të tyre avioni është rrëzuar pasi në të ka shpërthyer një bombë.

Lideri i ISIS Al Baghadadi ka deklaruar se kishin një të infiltruar në avion që ka bërë shpërthimin e bombës.

Pas deklaratës së CIA-s gjithë Europa perëndimore ka ndërprerë fluturimet turistike drejt Sharm El Sheikh.

7 komente në “Rrëzimi i avionit rus, CIA mbështet ISIS”

  1. enter''" says:

    Po keta idiotet ku I kane provat qe thone dicka te tille?

  2. tremors says:

    Po jo more gazetar trap. CIA nuk mbeshtet ISIS o bole. FAA thote qe ka pasur shperthim ne bord. Pupupu ca tituj karandashe

  3. druni says:

    amerika i di te gjitha :)))) ashtu sic dinte edhe bombat e shkaterrimit ne mase t e sadamit (qe nuk u gjeten ndonjehere), ashtu sic dinte edhe domatet me helm dhe cadrat pistolet te saliut e kshu budalliqesh me oke nga mjesi deri ne darke, me pak llafe amerika i di te gjitha.

  4. Shqipetar me pashaporte, dhe frymemares says:

    CIA mbeshtet ISIS thone loqet. A perfituat ndonje gje nga ky titull keq-sugjestiv ? Tregon mungese ndershmerie intelektuale. Nje ka thene se politika eshte prostitucioni i intelektualizmit. Tani, te pakten ne Shqiperi, duhet thene se gazetaria eshte prostitucioni i politikes. A ka me njerez te ndershem ne kete vend ? Nqs gazetari di te lexoje, dhe arrin te lexoje kete koment, i sugjeroje te hidhet nga ndonje pallat ne mes te Tiranes qe te bej buje per nje artikull qe bie ne sy. Legen gazetar.

  5. Udhetari says:

    O gazetar injorante, o gazetar idiot ! rregulloni titullin se s ka lidhje…
    O truthare qe jeni bere gazetar me kurse dymujorshe!

    1. tt says:

      Jo jo, titulli ka 100% lidhje. CIA sigurisht nuk ka dore te rrezimi avionit, por qe ka dore te lindja dhe forcimi i ISIS – kjo eshte provuar e sterprovuar sot.

      1. zzz says:

        Titulli permbledh artikullin, jo c’faredo fakti ose imagjinate qe qarkullon neper bote. Artikulli nuk ka lidhje me titullin. Titulli sensacional, artkulli me pak se medioker pa asnje lidhje me njeri tjetrin. Gazetari 101.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje