Aplikimet për Lotari Amerikane, shqiptarët ‘lider’ në botë!

lotariaShqiptarët nuk duan të ikin vetëm në Gjermani, por edhe në Amerikë dhe shifrat nga viti në vit rriten. Nëse në Gjermani shkohet vetëm me pasaportë, në SHBA nuk mund të shkosh pa pasur dokumente, por një mundësi është Lotaria Amerikane.

Departamenti Amerikan i Shtetit, bën me dije se në vitin 2012, numri i shqiptarëve që kanë aplikuar për këtë Lotari ishte 122 mijë e 567 persona, ndërsa në vitin 2014 numri i tyre shkoi në 198 mijë e 625 shqiptarë.

Për vitin 2015 ende nuk ka statistika zyrtare, pasi tetori i vitit 2015 kur edhe u kryen aplikimet për të jetuar në SHBA, do të pasqyrohet në statistikat e vitit fiskal 2016.

Nga të dhënat bëhet me dije se Shqipëria zë vendin e parë në rajon për numrin e aplikimeve, duke lënë pas Maqedoninë dhe vendet e tjera, raporton Dita.

Serbët përshembull aplikuan më pak vitin e shkuar, por shifrat janë shumë larg krahasuar me Shqipërinë.

Megjithatë, bullgarët vijnë pas Shqipërisë për sa i përket numrit megjithëse popullsia atje është dyfish më e madhe se ajo e Shqipërisë. Shqipëria lë pas edhe vende si Siria apo Afganistani. Vetëm Gana është vendi i parë në botë për aplikimet, ku rreth 1.7 milionë kanë aplikuar për lotari.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Aplikimet për Lotari Amerikane, shqiptarët ‘lider’ në botë!”

  1. 11112015 says:

    hajde Rama bravo, ja fute dhe sales, ai mendonte se ishte pas gjermanise, ti je direkt pas ganes, te pakten ti e ke statistike te vertete.

  2. Angry Birds says:

    me patriotizmin qe na ka rene bashke me breket, dhe me demagogjine e shtetberjes e cila u be si ajo reforma leniniste 2 hapa para dhe nje hap mbrapa, per shqiptarin e ndershem ka dy rruge ose ik atje ku shteti eshte gati dhe nuk ka nevoje te ndertohet duke harxhuar dekada te nje jete qe vjen vetem nje here, ose rri ketu te degjosh pordhet e ketyre, dhe ate historine e Boom it ekonomik me 2 % ne vit rritje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *