Bakalli i përgjigjet Fugës: Sokrati nuk arriti ta mposhte dëshirën për t’ia shprehur nxënësit të tij të preferuar sesa shumë ia donte të mirën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

gilman bakalliQëndrimet e ndryshme për Reformën në Arsimin e lartë kanë përballur në debat dy profesorët Artan Fugën dhe Gilman Bakallin.

Edhe pse pa cituar emra ata të dy kanë replikuar në faqet e rrjetit social Facebook ndaj njëri-tjetrit.

Bakalli i është përgjigjur Fugës për një status, ku e quan atë nxënës që i do të mirën dhe ku shkruan se profesori i UET  “vuan nga sëmundja e mërzisë urbane dhe se e kishte humbur fare toruan”.

Përgjigja e Gilman Bakallit:

Edhe atë natë, si çdo natë, Sokrati nuk arriti ta mposhte dëshirën për t’ia shprehur nxënësit të tij të preferuar Alkibiades se sa shumë ia donte të mirën. Ndjehej i lodhur nga ecejaket e shumta tregjeve të Athines, prandaj nuk shkoi ta takonte tek sheshi i stërvitjes. E mori në telefon dhe i tha se e vlerësonte shumë si djalë të lexuar, të letrave, trim në fushën e betejës, se ia adhuronte trupin me muskuj dhe forcën e këmbës e të krahut. Alkibiades e falënderoi mjeshtrin për telefonatën dhe i premtoi se sapo te lirohej paksa nga ca punë private do shkonte ta takonte vetë Mjeshtrin tek shtëpia.

Statusi i Artan Fugës

Ai u curufjas brenda një dite.

“Unë nuk jam unë”,

bërtiste duke vrapuar nëpër rrugë, trokitur nëpër dyer shtëpish,

“ai nuk është ai” –

dhe nuk di pse hidhte kasketën lart në qiell dhe e priste me majën e këpucës.

“ne, ju ata, ato, nuk jemi ne, ju ata, ato”

ne jemi ata,
ju jeni unë,
ai është ajo
ti jam ne…

Fliste pa kuptim,

dhe i jepte dorën çdo njeriu që i dilte përpara.

Në një moment u përplas me një shtyll prej druri të kalbur :

Më fal zotëri – iu drejtua shtyllës, – jam i mërzitur, kam muaj që punoj falas.

Vuaj nga sëmundja e mërzisë urbane.

E kishte humbur fare torruan.Nuk dinte as se çfarë diplome kishte, ishte gazetar, mami, apo naftëtar?

Të gjithë qeshnin me të.

Qentë e lagjes i kafshuan brrekët.

Gajasjeeee

E mora përdore, dhe i thashë :

Hajde këtej në trotuar o budallë se do të të shtypi vetura, mos u bëj gazi i botës!

I desha gjithmonë të mirën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Bakalli i përgjigjet Fugës: Sokrati nuk arriti ta mposhte dëshirën për t’ia shprehur nxënësit të tij të preferuar sesa shumë ia donte të mirën”

  1. jari says:

    Te holle e ke penen Gilman!

  2. bora says:

    Prof Artani, mos ji kaq folklorik o i nderuar!

  3. toni says:

    i duhet dhene fund kesaj forme indirekte te foluri. une si lexues dua te di se ke shigjeton Fuga dhe pse Bakalli i jep konotacione homoseksuale (raporti Sokrat-Alkibiades, ku aktivi eshte ky i fundit) statusit.

Lini një Përgjigje te bora Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *