Zbulohet surpriza e parë e Natës së Bardhë, John Newman vjen në Tiranë  

 

John NewmanArtisti i njohur britanik, John Newman, ka lajmëruar në profilin e tij se do të jetë i pranishëm në Tiranë për të festuar natën e bardhë. Kjo është surpriza e parë që zbulohet për festimet e Natës së Bardhë ndër shumë organizime të tjera që Bashkia e Tiranës po përgatitur për këtë ditë. “Shqipëri! Do të jem në Tiranë më 29 nëntor për të festuar Ditën e Çlirimit dhe Natën e Bardhë. Shpresoj t’ju shikoj atje”, shkruan Newman në profilin e tij zyrtar në Tëitter.

 Lajmin për mbërritjen e artistit të njohur e ka konfirmuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u ka kërkuar të gjithë miqve të tij që të shpërndajnë lajmin e mirë dhe të sjellin me vete shoqërinë e tyre për t’’iu bashkuar kësaj feste. “Pas JessieJ, këtë vit do të na bashkohet për festimet e Natës së Bardhë artisti tjetër i famshëm britanik John Newman. Shpërndaje lajmin dhe sill ccdo shok e shoqe në Tiranë në datë 29 Nëntor”, shkruan Veliaj.

Më 29 nëntor Bashkiae  Tiranës ka njoftuar se do të jetë një ditë pa makina dhe do të festohet nata e bardhë me koncerte, muzikë, filma artistikë dhe argëtim.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...