INTERVISTA/ Namik Dokle: Të nevojshme impulset e reja në qeveri

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

dokleNga Luljeta Progni –

Gjithnjë ka nevojë për impulse të reja në qeveri ka thënë deputeti socialist Namik Dokle.

Në një intervistë për emisionin “Tema e Javës” në Tema TV, Dokle komentoi zhvillimet më të fundit në koalicionin qeveritar, dorëheqjen e Nasip Naços si ministër i drejtësisë duke e cilësuar atë si një akt i përgjëgjshmërisë politike. Dokle thotë se është i nevojshëm rifreskimi i kabinetit qeveritar i cili sipas tij nuk mund të jetë si i dhënë një herë e deri në fund të mandatit.

Reformat sipas Dokles diktojnë edhe nevojën e impulsive të shumëpërfolura për qeverinë Rama. Duke analizuar historinë e dorëheqjeve të bujshme të tranzicionit në Shqipëri, në një intervistë për emisionin “Tema e Javës”, Dokle flet edhe për dorëheqjen e tij si kryetar i kuvendit në vitin 2002.

Deputeti socialist komentoi edhe dorëjheqjen e Nasip Naços nga posti i ministrit të drejtësisë. Dokle thotë se ishte një akti politik e civil pasi i hapi rrugë konsensusit për reformën në drejtësi.

Si një prej të paktëve politikanë që kanë dhënë dorëhqejë të panxitur nga presionet e pazaret politike, Dokle mendon se akti I dorëheejes është personal por i lidhur ngushtësisht me nivelin demokratik të klasës politike por edhe të shoqërisë.

Dokle veçon dorëheqjet e Pandeli Majkos nga posti i kryeministrit por edhe nga funsksionet e tij në Partinë Socialiste. Ai thotë se Majko është një ndër politikanët më të civilizuar në historinë e tranzicionit. Arroganca e drejtuesve të partive apo institucioneve, për Doklen është problem kryesor që jo vetëm ka ndikuar në mungesën e dorëheqjeve si akte të përgjegjshmërisë politike por edhe si faktor pengues në qeverisjen e mirë dhe ecjen përpara në rrugën e reformave.

576×324

– See more at: http://www.tematv.al/video/FqjqXIluK74fHTFISn4V#sthash.co8p8Vew.dpuf

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *