Koço Kokëdhima merr kontrollin mbi urbanistiken e bregdetit jugor

cec

Nga pesë kompani që konkurruan në garën për shërbime konsulence me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për 26 Bashki, me objekt “Hartimi i Planit të Përgjithshëm Vendor për bashkitë Vlorë, Himarë, Sarandë Konsipol”, Komisioni ka vlerësuar me më shumë pikë, të vetmen kompani që nuk kishte partner ndërkombëtar dhe që në begraundin e tyre vijnë nga punë anonime, kryesisht topografike dhe pa ndonjë performancë të pranueshme publike.

Kompania fituese është bashkimi i C.E.C Group me Erald – G, e para një kompani me bazë në Kuçovë, me punime të mëparshme kryesisht topografi rrugësh, pas së cilës qëndron Koço Kokëdhima, dhe e dyta një kompani pa ndonjë performancë publike nga periferia e Veriut, pas së cilës qëndron një zëvendësministër.

Katër kompanitë e tjera janë studio të vërteta arkitekture dhe urbanistike me partner të njohur ndërkombëtar, që nuk janë përfillur .

Bëhet fjalë për një projekt i cili do të ketë ndikimin e vet në të ardhmen e pjesës më të bukur të territorit të Shqipërisë, në riverën shqiptare, nga Vlora në Kepin e Stillos, dhe që duket se më shumë kujdes është bërë të mbetet në dorën e Kokëdhimës, se sa të gjendet një kompani serioze për të dhënë idetë e saj.

Studimi i bregdetit shqiptar është një odiese e gjatë korruptive, që nis me Berishën në vitin 2005, kur caktoi dhëndrin e tij të bënte planet urbanistike dhe të përfshihej në konflikte klienteliste, derisa shkoi në konflikt me Bankën Botërore në vitin 2007, konflikt që shkaktoi tërheqen e BB nga projekti.

Për tetë vite bregdeti u mbajt i bllokuar dhe u tentua të shiteshin njolla ndërtimi dhe të bëhej biznes me to.

Tani duket se ka rënë në një zot të ri, i cili me sa duket ka bezdi dhe arkitektët.

REMOTE_ADDR:[]

39 komente në “Koço Kokëdhima merr kontrollin mbi urbanistiken e bregdetit jugor”

  1. Bona says:

    Sigurisht qe do ta fitoj kompania e 2k ndryshe nuk kishte si te ndodhte. Rama e ka shpallur cifligar te jugut Kokedhine dhei ka lene dore te lire te bej cte doje deri aty a te kontrolloj edhe fatin e njerezve qe jeton aty.

      1. toni says:

        Koco eshte kok shteti dhe i lumte, se eshte nje nga figurat politike i cili ka dhen kontributin e tij per zhvillimin e vendit si dhe nuk ka lene njeri pa ndihmuar pa kurrefare kushti

        1. ismet says:

          koco nuk eshte koke shteti, por keshte koke K…

    1. Tarrasi says:

      Perse i bini ne qafë kot Koços !?
      A nuk ju tha shoku i Koços, Edi Rama, se “çfare faji kam une qe kam shoke te zote qe fitojne tendera”?

    2. bregdetari says:

      PRISNI, PRISNI SE KINI PER TE PARE TE TJERA BEMA TE KOKEDHIMES

      1. ema says:

        Bema pozitive, sigurisht per te miren e te gjithe neve. Po ku ka me mire se vet Z.Koco , si ai shqipria te kishte 1 milion burra

    3. ben says:

      E mor popull qor nuk keni pare asgje akoma.

      Kjo eshte rilindje jo shaka.

      ca dallkauke nga kucova fitojne mbi studiot me te mira arkitekturore shqiptare dhe te huaja.

      Per ta kuptuar njerezia kjo eshte njelloj sikur shoferi I ambulances se kucoves te fitonte tenderin e te gjitha nderhyrjeve kirurgjikale ne shqiperi. Dhe te eleminoheshin gjithe spitalet e medha private dhe gjithe kirurget e shqiperise.

      Edhe Themie Thomai ishte me e denje e me me kulture se kjo zhaba e rames.

      1. andi says:

        Beni, me shume sinqeritet nuk shikoj asnje problem, qe dhe sikur ta kete marre kompania e Kocos, ca problemi ka mor burre, per aq koh kur nje projekt eshte ne funksion te popullit. A jeni ne terezi ju apo jo ??? !!

        1. ben says:

          Andi ti besoj se je rrefugjat ose puntor te kompania ne fjale.

          Vlla nese operacionin plakes tende fo ja bente shoferi I ambulances ka problem???????

          Nese projektin e pallatit e ben nje ekonomist ose rrobaqepes ka problem??????

          Nese projektin e nje rruge e ben nje druvar . Kurse zbatimin e ben nje farmaci a ka problem? ??????

          Nese per te rregulluar computer ose tel cellular e con te kepucari. A ka problem?????????

          Nese udheheqesi I ben te gjitha profesionet pse te harxhojme leke e kohe per shkolla ?????????

          Dallkauke keni rene shume me poshte se niveli I parardhesit tuaj shpellarit sali.

      2. Mami Benit says:

        beni te keqen mami hajde ne shtepi se tu ftoh supa xhan, se mbarova pune me dashnorin nga Kucova. Beji nje ze dhe babit

        1. ben says:

          Motra

          Edhe mashkull te jesh brenda ti je thjesht motra.

          E di ku eshte problemi me I madh I cupelinave te semaforit si puna jote???

          Kujtojne se duke plotesuar tekat e tutorit do perfitojne ndonje gje. Por ne fund marin vetem ate per te cilin kane punuar carin.

          Prandaj bija ime jam I sigurt qe ti do kesh fundin e semaforistes se je shume shume cheap.

          1. Mami Benit says:

            Beni te keqen mami lere mos shkruaj ne forume se i prish pune mamit se nuk me japin lek dashnoret nga Kucova pastaj. Nuk meresh dor dhe me dashnoret e mamit dhe me arkitekturen dhe me semaforin. Ne si fis kemi zgjedhur semaforin, leri te tjeret te meren me arkitekturen.

            1. ben says:

              Bija ime nuk je e vetmha semaforiste qe mer diplome arkitekure te kristali. Te gjitha keshtu deklaronin ne dogane jemi arkitekte.

              Tani qe ka rene puna andej. U kthyet ketu se vetem ju mund te beni nje pune te tille ku…sh.

    4. Rilindjen e ka zene pleviti says:

      SKANDAAAAAAAAAAL !!!
      Nje studio amatoresh, do beje projektin e bregdetit

      SKANDAAAAAAAAAAL !!!
      Nje studio amatoresh fiton gati 20% me shume pike, se sa gjithe firmat e tjera prestigjioze

      SKANDAAAAAAAAAAL !!!
      Koco Kokekari duhet ndaluar sa me pare ne makuterine e tij per tu bere Xeni i Bregdetit. Boll i shkelet vlonjatet ne kallo, se ne stadium bertasin Q.. Motren, por ne politike te bejne gropen.

    5. kastriot says:

      1.Projekti eshte nga nji kompani gjermane.
      2.Kokedhima eshte personalitet i larte Dhe koha e ka treguar që cdo Pune, biznes, ide projekte i Kryen brenda formatit Te ligjiti si Dhe me funksion Te popullit Dhe zhvillit Te vendit, Prandaj lejeni rehat Te punoj,

      1. ismet says:

        edhe ty kshu ta ka formatu grun? ai eshte kokra e hajdutit mo, ai duhet varuar ne shesh

  2. Leo says:

    Mire do ishte te ishte te merrej nje cike ISIS me kete po si thone fjales nuk qellon rrufeja ne ate vendin e dini vete

  3. ARGITA says:

    KOKDHIMA ESHTE TURPI I KOMBIT PS NGA DISA FIGURA TE KORUPTUARA DO HUMBASI SI DHE NGA DY TE KORUPTUARIT FRANGAJ E KOKDHIMA NUK JU JEP NJERI VOTA JUVE ME KETA O PS O TAULANT BALLA ME SHOKE

  4. Victor says:

    Ky eshte superkorrupsion qeveritar!
    Nje prove tjeter flagrante korrupsioni e kesaj qeverie hajdutesh!
    Deri kur do duroni o popull !
    Apo pret qe keta hajdute ta shndrojne Shqiperine ne shkretetire ku askush nuk do investoje dhe i gjithe populli te perfundoje refugjat ne kerkim te bukes se gojes!
    Cpret akoma o popull!
    Nuk te mjaftuan 25 vjet gjume letargjik !

  5. Labi says:

    O popull!O Huri i gjat ! Kocon kerkove Koqen te dham, dhite dhe Vloren sic e ke suran !

  6. xhuve says:

    Kam hallin e ambasadorit LuLu qe do te drejtoje reformen e drejtesise ne Tirane,ke te kapesh perpara,Salen apo Edin.,Meten apo Bashen,apo Koco kokevrimen qe eshte dhe K/minister i republikes se Jugut ,kurse ne veri nuk ja mban akoma sepse Basha i hengri 220 milione dollare me Familjen Berisha.Ne veri ka vetem varferi dhe sherr,bejne perjashtim Lezhjanet qe kane pushtuar komplet shtetin,majtas apo djathtas.Gjynah qe Frangaj apo gazeta 55 nuk fitoi ndonje cmim per qelbesirellek.Kam shume deshire te punoj me Kocon,por nuk e gjej dot,pyeta dhe Dash Pezen e rakise,pyeta dhe Rucin e tepelenes,pyeta dhe Blushin por asnje nuk dinte gje.Te gjithe ishin te zene me reformen ne drejtesi.

  7. ENDRI says:

    KY ESHTE DASHNORI RAMES APO RAMA ESHTE DASHNORI KTIJ. MESA PO DUKET BURRI I JEP GRUAS PAJEN ME TE BUKUR.

    JU RAFTE KANCERI MU NE FYT, MOS I HONGSHI E GEZOFSHI.

    SA TE KEMI KETE POPULL VARI KARIN DO BOJ QEF KOCUA DHE RAMUA, ILIRI DHE LIRIA, SALIU DHE MONIKA.

  8. drejtsia says:

    Ne qoftese eshte e vertet,atehere eshte me se e drejte qe thone se kokdhima po behet BEU i JUGUT me firmen dhe vulen e Rames.Fatkeqsi per turizmin tone

  9. bra,ho,ho says:

    Shqiperin e mesme dhe te jugut e kemi nen kontroll,ne Jug kemi Koqon,ne Shqiperin e Mesme kemi Sandrin,problemi eshte me Veriun, Ndoc kaubojsi nuk e ka mare plotesisht nen kontroll situaten.

    Natyrish nen dhe me denoncimet kordinuese te Braçes mavria.

  10. Liri says:

    Koco padroni i Shqiperise….
    Korledhima po ben kerdine…
    Cfare prisni tjeter nga Rilindja.
    Jepi Kokedhi, Jepi se nuk e ke nga xhepi.

  11. gezim says:

    Na ka marre madhi te shikojme PS-ne e viteve kur drejtohej nga Nano, pasi i gjithe ansambli ishte akademik, jo se ishte ideal sigurishte por ne krahasim me drejtimin e sotem ku shikojme kriminel, trafikante, hajdute, indiot, etj. PD-ja do nrrinte ne pushtet dhe nja 10 vjete te tjera po te largohej ai krimineli me fame nderkombetare por, fati i ketyre qe jane rreshtuar me singlen e PS-se pasi pervec sigles e interesit per tu pasuruar nuk kane as nje lidhje me PS-ne

  12. stela says:

    Ah k’tu o bo, muti der’ m’gju…..

  13. B52 says:

    Kaq injorant je o popull qe po e vjedhin e shesin kete vend si iu do qejfi si me Sale malokun e Koqon nga bregu. Do ta qelbin dhe bregun tani me pazarlleqet e Koqos e vaj medet si u katandis ky vend. Po si e luftoka korrupsionin kjo qeveri kur ua jep tenderat ministrave, zv miinistrave e deputeteve te vet?
    Turp per keta qe na qeverisin!!!

  14. Emigranti says:

    E nje jeta gje po ndodh ne jug. SiEnferri ,si saliu, si Edi me kokedhine masakrojne pa pyetur me pare te zotet e vendit.Atje pronare te tokes jane kisha dhe shume qytetare qe ju ka ardhur shpirti ne maje te hundes nga keto palaco qeveri . Ka me shku gjith Shqiperia neStrazburg per pronat. E duan te hyne ne Evrope keta mashtrues.

  15. dritan says:

    Jo kompania eshte GJERMANE nga LANDI i BREMENIT . Te pakten kete thojeni

  16. Anisa says:

    Nje njeri hedh gurin, 100 budallenj i shkojne nga prapa
    Pse flisni pa fakte konkrete?

  17. mimi says:

    dhe ata qe kane mar pjese i kane vene leket me te vjedhuer njera firme dea …. ka qene drejtor vodhi 10% e rugeve vuri para dhe filloi te ndertoj pallate tani marin pjese ne tendera per te vjedhur perseri.

  18. ervini says:

    Ky eshte shembulli tipik i nje vendi ku sistemi gjyqesor eshte nul.Pikerisht ne vende te tilla lulezon gazetaria amatoreske, shpifja pa baza dhe pa fakte, pergojimi, paragjykimi dhe me pas mbajtja e isos nga turma symbyllura, si ne rastin konkret. Te flasesh keshtu per nje tender qe nuk eshte shpallur akoma pa baza dhe pa asnje fakt konkret,komplet ne tym, nuk eshte profesionalizem.

  19. Qytetaria says:

    Ekziston nje dyshim i madh qe ngaterron prej vitesh ekzistencen tone, te ketij populli shqiptar te vetedijshem e krenar: kur vidhet, pse vidhet dhe kur punohet, pse vidhet.
    Pas njezet e pese viteve me ne fund na serviret nje proces garimi i bazuar ne konkurrence e ne transparence e megjithate as kjo nuk mjafton per te ndalur lumin e thashethemeve qe vecse demtojne faktet qe flasin me fort se fjalet e pazarit.
    Cdokush qe disponon fakte dhe prova per parregullesi, te mos kompleksohet e te trimerohet duke bere detyren qytetare e duke denoncuar jo keshtu neper rreshta e radhe gazetash qe perngjajne faqeve roze.

  20. njesia says:

    Po ca kompanie gjermane kjo! Si e paraqesin disa komentues? Tek faqe web, portofoli punimeve kjo kompani vec ne hqiperi ka bere pune. Keto jan lojra, bravo mero qe po ja cjerr surratin

  21. fabi says:

    pse merreni me llafe kot se koti ????
    ne qe jemi arkitekt duhet te shohim CV e firmave pjesmarrese, si mund te gjykojme per nje cope leter dhe disa akuza kundrejt nje deputeti.
    kush jnae firmat qe kane marre pjese aty dhe ca punesh kane bere? clidhje ka a eshte shqiptare apo e huaj nje studjo arkitekture, kur e dime shume mire punet qe jane bere deri me tani ne shqiperi. Lerini ekspertet te flasin, jo te gjithe duhet te merremi me arkitekture

  22. Kalman says:

    Ja varen zoret ujkut ne qafe. KOmenti me me teper fjale esht i tepert. Tani le ta beje drejtor kushuririn e tij te pare injorantin nga Saranda Jano kokedhima. Ku e lam e ku na mbeti Vaj vatani mjer mileti. Vargje te vjetra por qe i pershtataen kohes me se miri.

  23. Pelasgian says:

    Po Linden akoma sja ka dhene Koqes?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *