Shqipëria në udhëkryq të demokracisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

1486894_628278107230807_1519155245_n

Nga Elez Biberaj

 

Njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së regjimit komunist totalitar të Enver Hoxhës, shqiptarët kanë të drejtë të ndihen krenarë për arritjet politike dhe ekonomike që ka shënuar vendi i tyre. Shqipëria tashmë është një vend i transformuar. Janë zhvilluar tetë zgjedhje parlamentare që nga viti 1991, me rotacion pushteti mes dy partive më të mëdha politike. Shqiptarët përgjithsisht i kanë pranuar normat demokratike dhe demokracia shihet si sistemi ideal politik. Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe ndarja e pushteteve janë të mishëruara në kushtetutë. Zbatimi i reformave ka sjellë rritje ekonomike të qëndrueshme, përmirësime në infrastrukture, dhe ulje të varfërisë. Shqipëria po ashtu ka parë lindjen e një media dinamike dhe të shumëllojshme. Dhe ndërsa niveli i angazhimit qytetar nuk është shumë i lartë, roli i shoqërisë civile po bëhen gjithënjë më i rëndësishëm dhe në disa raste ajo ka arritur të ndikojnë në procesin vendim-marrës të qeverisë.
Qëndrimet e Shqipërisë në politikën e jashtme kanë qënë në përputhje me interesat kryesorë rajonale e botërore të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Përmes partneritetit me Shtetet e Bashkuara, anëtarësimit në NATO dhe tani, edhe si vend kandidat i BE-së, Shqipëria është pozicionuar vendosmërisht më Perëndimin. Kursi që kanë përqafuar shqiptarët është ai i thellimit të lidhjeve historike me Evropën e me vlerat demokratike, dhe kundërshtimin i ekstremizmit fetar. Shqipëria ka mbështetur fuqishëm bashkëpunimin dhe pajtimin në Ballkan dhe roli i e saj në rajon është rritur ndjeshëm.

Megjithë këto arritje mbresëlënëse, Shqipëria demokratike e gjen veten në udhëkryq. Ajo vlerësohet shumë më ulët se shumica e ish vendeve të bllokut sovjetik dhe republikave jugosllave për treguesit e demokracisë, dhe ende nuk ka krijuar një sistem mirë-funksionues demokratik. Shqipëria vuan më shumë se vendet e tjera që kanë kryer tranzicionin nga komunizmi në një sistem shumë-partiak, nga cilësia e ulët e demokracisë. Siç thekson edhe raporti i fundit i Komisionit Evropian, Shqipëria duhet të bëjë shumë më tepër për të forcuar shtetin ligjor, për të intensifikuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për funksonimin e duhur të institucioneve të shtetit, për të pastruar parlamentin nga elementët kriminalë dhe të korruptuar, dhe për të realizuar reforma të thella në drejtësi.
Ka shumë faktorë që shpjegojnë përparimin e dobët demokratik të Shqipërisë: mungesa e një kulture demokratike, trashëgimia komuniste, dhe dobësia ekonomike. Por, pa dashur të minimizoj rëndësinë e tyre, nuk ka asnjë dyshim se shumë prej vështirësive me të cilat përballet Shqipëria janë pasojë e drejtëpërdrejtë e qëndrimeve dhe vendimeve të elitave të saj qeverisëse. Gabime, dështime, politika jo të drejta, dhe raste të humbura kanë qënë tipare të përbashkëta të qeverive demokrate edhe të atyre socialiste.

Shqipëria ndeshet me një numër sfidash të ndërlikuara. Ato do të vënë në provë aftësitë udhëheqëse të politikanëve të tanishëm dhe do të përcaktojnë në se Shqipëria do të arrijë të konsolidojë plotësisht demokracinë e saj.

Çështja më jetike mbetet ekonomia. Shqipëria renditet mes vendeve më të varfëra në rajon, me papunësi të lartë dhe mundësi të kufizuara ekonomike. Segmente të tëra të shoqërisë besojnë se nuk kanë asgjë në dorë për të përcaktuar të ardhmen e vendit të tyre, ose për të ndikuar tek vendimet politike që kanë të bëjnë me interesat e tyre jetike. Shqipëria është një nga vendet që prodhon numrin më të lartë të imigrantëve. Rreth 20 për qind e popullsisë është largur nga vendi që nga fillimi i viteve ’90. Dhe siç kemi parë me valën e fundit të emigrantëve, Shqipëria po humbet shumë nga qytetarët e saj të edukur dhe në moshë të re – që janë pjesa më vitale e popullsisë. Humbja e shpresës dhe përkeqësimi i gjendjes ekonomike, janë tregues që Shqipëria mund të jetë në prag të humbjes së garës mes mundësive ekonomike dhe pakënaqësisë.

Korrupsioni, paligjshmëria e përhershme, dhe dështimi për të forcuar shtetin ligjor, përbëjnë një kërcënim serioz për vetë ekzistencën e demokracisë në Shqipëri. Korrupsioni ka hedhur rrënjë në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë. Mbajtja e një posti publik ose në administratë është kthyer në rrugën më të mirë për t’u pasuruar. Pasuria dhe pushteti janë përqëndruar në duart e një grupi të vogël. Drejtësia shihet si një nga institucionet më të korruptuara në Shqipëri. Korrupsioni dhe mungesa e shtetit ligjor mishërohen më së miri tek kriminalizimi i parlamentit dhe tek paturpësia se si zyrtarët përpiqen për të ndikuar tek vendimet e gjykatave. Rrallë ndodh që zyrtarë të zgjedhur apo të emëruar të ndëshkohen për abuzim pushteti, korrupsion apo shkelje të tjera. Prandaj nuk është për t’u habitur që publiku nuk ka shumë besim tek fushata e qeverisë kundër korrupsionit dhe tek kryerja e reformave të thella në drejtësi.

Media në Shqipëri ka bërë pak përparim drejt të qënit një pushtet i katërt funksionues. Shumica e mediave janë të lidhura me qeverinë ose me parti apo politikanë të caktuar. Ndonëse qeveri të ndryshme e kanë shpallur veten si kampionë të shtypit të lirë, shpesh ato kanë ushtruar trysni me forma të ndryshme ndaj mediave, si mosdhënie reklamash, apo duke u bërë trysni pronarëve ose bizneseve të tyre. Biznesmenë të njohur, të lidhur ngushtë me partitë politike në qeveri ose opozitë, kanë blerë gazeta dhe stacione të rëndësishme televizive. Shumë gazetarë, të pambrojtur nga trysnia politike dhe ekonomike, praktikojnë gjerësisht auto-censurën dhe kanë një mungesë profesionalizmi dhe etike. Vendosja e një shtypi vërtetë të lirë, do të kërkojë që gazetarët t’i mbrojnë më me forcë të drejtat e tyre. E lidhur ngushtë me këtë, është nevoja që gazetarët t’u qëndrojnë besnik standarteve profesionale të gazetarisë. Në shumicën e rasteve, nuk ka asnjë lloj muri-ndarës midis zyrtarëve qeveritarë dhe pronarëve të mediave nga njera anë, dhe gazetarëve nga ana tjetër, një ndarje e nevojshme për të siguruar integritetin redaksional dhe pavarësinë e shtypit.

Ndoshta pengesa kryesore që Shqipëria nuk ka arritur potencialin e saj të plotë demokratik, ka qënë polarizimi politik. Politika në Shqipëri vazhdon të jetë tejet konfrontuese dhe përçarëse. Dy forcat kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, nuk kanë pranuar të angazhohen në arritjen e kompromiseve, që janë një normë e zakonshme në një shoqëri demokratike. Qëllim kryesor i tyre ka qënë sigurimi dhe mbajtja e pushtetit. Në funksion të realizimit të këtij qëllimi, ato janë angazhuar në praktika të dyshimta demokratike – nuk kanë respektuar shtetin ligjor, kanë shpërndarë pasuritë publike sipas parapëlqimit partiak, kanë ndryshuar rregullat e lojës nga një palë zgjedhje në tjetrën dhe kanë ushtruar trysni ndaj institucioneve të pavarura dhe grupeve të shoqërisë civile. Kur janë në opozitë, ose gjatë fushatave elektorale, politikanët shqiptarë e portretizojnë veten si udhëheqës frymëzues, reformatorë, konsensual, dhe mbështetës të reformave politike dhe ekonomike që synojnë shndërrimin e Shqipërisë në një shtet funksionues demokratik. Por kur vijnë në pushtet, shumë shpejt largohen nga rruga demokratike, shmangin kontrollet dhe balancat institucionale, që më parë i mbështesnin, konsolidojnë pushtetin me qëndrime anti-demokratike, dhe përpiqen të kapin shtetin për përfitime ekonomike. Çdo qeveri e re ka kryer spastrime të mëdha në administratën shtetërore. Shqipëria ende nuk ka arritur të zëvendësojë klientelizmin dhe interesat partiake, me meritokracinë për punësimet në administratën publike.

Është e vështirë për të kuptuar vazhdimin dhe intensifikimin e polarizmit të ashpër politik sot kur dallimet ideologjike mes partive kryesore politike janë ngushtuar ndjeshëm. Ndërsa pranohet gjerësisht se pushteti politik mund të fitohet në mënyrë të ligjshme vetëm nga kutitë e votimit, zgjedhjet në Shqipëri shoqërohen me dramë të madhe. Ato shihen si një betejë për jetë a vdekje, vetëm me fitues e të mundur, dhe jo si një garë mes platformave politike.

Në parlament, debatet janë kthyer në një teatër politik. Fyerjet vulgare, shpifjet dhe gënjeshtrat janë bërë pjesë normale e debatit politik. Kjo retorikë armiqësore dhe provokuese ka krijuar një atmosferë toksike në parlament, që nuk e ndihmon debatin demokratik. Polarizimi politik e ka bërë shumë të vështirë gjetjen e individëve që shqiptarët mund t’i shohin si shembuj pozitiv. Njëzetepesë vjet më parë, ne tek Zëri i Amerikës, mund të intervistonim në periudha krizash të thella personalitete të shquara, si Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, deklaratet e të cilëve kishin ndikim. Sot, është vështirë të gjesh një personalitet që të pranohet si figurë bashkuese dhe një forcë e moderuar.
Zgjedhjet e vitit 2013 krijuan shpresë dhe pritshmëri për ndryshime e reforma. Socialistët korren nje fitore të thellë, duke siguruar kështu një mandat të jashtëzakonshëm për të bërë ndryshime. Me përjashtim të qeverisë së parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në mars të 1992, asnjë qeveri tjetër nuk ka patur një mandat të tillë, dhe bashkë me të, edhe mundësinë për të kryer reforma të thella politike dhe ekonomike.

Kryeministri Edi Rama kishte bërë shumë premtime gjatë fushatës së tij të bujshme elektorale për të forcuar shtetin ligjor, luftuar korrupsionin e krimin e organizuar, për të reformuar drejtësinë dhe modernizuar ekonominë. Ndërsa qeveria ka bërë përparime në shumë fronte, kryeministri Rama nuk arriti të shfrytëzonte mundësitë e këtij momenti vendimtar për të ndjekur një kurs të ri. Me që gëzonte një shumicë të mjaftueshme në parlament, Kryeministri Rama nuk e pa të nevojshme të ndërmirte masa serioze për një marrëdhënie më normale me opozitën. Ndonse para zgjedhjeve ai mbeshteste pavarësinë e insitucioneve dhe kërkonte respektimin e ndarjes së pushteteve, pasi erdhi ne pushtet ai nuk ngurroi që të perpiqej për t’iu shmangur sistemit të kontrollit dhe balancave të institucioneve. Deri tani nuk ka shenja se marrëdhëniet e qeverisë me opozitën mund të përmirësohen së shpejti. Është e pabesueshme që për vite të tëra nuk ka patur ndonjë takim kokë-më-kokë mes udhëheqësve të të dy forcave kryesore politike.

Partia Demokratike është ende në procesin e rimëkëmbjes pas humbjes së thellë elektorale. Ajo ndeshet me sfida të shumta dhe do t’i duhet kohë të rehabilitohet në sytë e elektoratit shqiptar. Sali Berisha, i cili e kishte dominuar partinë për më shumë se dy dekada dhe shikohej nga baza e partisë si udhëheqes i domosdoshëm, dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në vitin 2013 pa përgatitur më parë brezin që do ta pasonte. Dorëheqja e tij ka krijuar një boshllëk të madh. Lulzim Basha po ecën me kujdes drejt konsolidimit të pushtetit, duke u përpjekur t’i mbajë të bashkuara grupet e ndryshme në parti. Por ai ende nuk ka arritur të krijojë profilin e tij politik. Ai ka zgjedhur rrugën më të lehtë, siç kanë bërë zakonisht udhëheqësit e opozitës gjatë njëzetepesë vjetëve të fundit, duke luajtur rolin e kritizerit të ashpër, duke nxirrë gjithshka që bën qeveria dhe duke ndjekur disa prej taktikave të dëmshme që socialistët kishin zbatuar para zgjedhjeve të 2013. Zoti Basha duhet të luajë rolin e një udhëheqësi vizionar, që shikon nga e ardhmja dhe bashkëpunon me qeverinë për çështjet dhe reformat e rëndësishme.

Ndërsa Shqipëria po shqyrton mundësinë e reformave në drejtësi dhe kushtetutë, bashkëpunimi midis qeverisë dhe opozitës është jetik. Të dyja – qeveria dhe opozita – duhet të ndajnë si barrën ashtu edhe përfitimet nga reformat.
Që Shqipëria të bëjë një shkëputje të qartë nga e kaluara dhe të konsolidojë plotësisht sistemin demokratik, udhëheqësit e saj duhet të bëjnë një vlerësim real dhe të nxjerrin mesime të vlefshme nga mënyra se si është qeverisur vendi deri më tani. Por cilat janë disa nga këto mësime që mund t’ju ndihmojnë vendim-marrësve në të ardhmen? Unë do të përmend katër mësime të përgjithshme.

• Përqëndrimi tek interesat partiake dhe objektivat politike afat-shkurtëra, në vend të interesave themelore kombëtare, sjell pasoja të rënda dhe afat-gjatë për politiken e brendshme dhe të jashtme. Reformat graduale janë të lehta politikisht për t’u kryer, por ato sjellin ndryshime të vogla. Përvoja e deritanishme deshmon se ritmi i ngadaltë i ndryshimeve e ka zgjatur agoninë e shqiptarëve dhe integrimin e vendit të tyre në BE. Sfidat madhore të vendit mund të përballohen në mënyrë më të efektshme permes përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe opozitës. Zbatimi i reformave rrënjësore që kanë të bëjnë me çështjet themelore kombëtare, dhe që do të kenë një jetë më të gjatë se sa mandati i një administrate, kërkojnë konsensus të gjerë.

• Dy, përpjekjet e udhëheqësve politikë për të kufizuar hapësirat e kundërshtarit, për të ushtruar kontroll autoritar mbi partinë e grupin e tyre parlamentar, institucionet e pavarura, median, dhe shoqërinë civile, kanë prirjen të sjellin rezultat të kundërt dhe në një këndvështrim afat-gjatë, minojnë përparimin demokratik dhe dëmtojnë mundësitë e vendit për zhvillim. Tashmë duhet të jetë e qartë se Shqipëria nuk mund të shndërrohet në një shtet funksionues demokratik pa institucione të fuqishme të pavarura.

• Tre, përvoja e shumë vendeve në tranzicion dëshmon se qeveritë që nuk dëgjojnë zërin e popullit dhe nuk respektojnë aspirtat e qytetarëve të tyre për mundësi më të mëdha politike, sociale dhe ekonomike, rrezikojnë veten e tyre. Shembujt e fundit në Ukrainë dhe Rumani janë domethënës. Ishte pakënaqësia dhe zemërimi popullor ndaj elitave të korruptuara që nxiti protesta masive që çuan në rrëzimin e presidentit Victor Yanukovych dhe dorëheqjen e kryeministrit Victor Ponta. Ndërsa gjendja në Shqipëri nuk është e njejtë me atë në Ukrainë dhe Rumani, nuk ka asnjë dyshim se hendeku midis atyre në pushtet dhe atyre pa pushtet është shumë i thellë. Pesimizmi është në ngritje dhe shumë shqiptarë kanë humbur shpresën. Rritja e vështirësive ekonomike, paaftësia e qeverisë për t’u treguar e vendosur në luftën kunder korrupsionit dhe shtimi i pakënaqësisë sociale mund të çojnë në përplasje serioze.

• Dhe katër, marrëdhëniet jofunksionale mes aktorëve kryesorë politikë kanë pasur pasoja shumë të rënda për vendin. Paaftësia e demokratëve dhe socialistëve për të bërë kompromis dhe punuar së bashku, ka rezultuar në një qeverisje të dobët dhe ka ngadalësuar integrimin në Bashkimin Evropian. Në se nuk vihet nën kontroll, ky konflikt i papërgjegjshëm dhe jo-parimor, dhe retorika e ashpër armiqësore që e shoqëron, mund të dëmtojë seriozisht qëndrueshmërinë e Shqipërisë.

Mbetet për t’u parë në se udhëheqësit shqiptarë kanë vullnetin politik për të zgjidhur disa prej mangësive dhe gabimeve më të mëdha, që kanë penguar Shqipërinë të arrijë potencialin e saj demokratik. Deri tani, reformat e thella, qeverisja e mirë, dhe lufta ndaj korrupsionit nuk kanë qënë përparësi e qeverive të ndryshme që kanë drejtuar vendin. Gjendja aktuale, gjithsesi, është e rëndë dhe çmimi i dështimit mund të jetë i madh për elitat politike dhe vendin në tërësi.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë treguar angazhim të thellë për përparimin demokratik të Shqipërisë. Ato kanë mbeshtetur udhëheqësit shqiptarë me shpresë se ata do të udhëhiqnin vendin e tyre drejt një demokracie të vërtetë, e jo që të ndiqnin praktika jo-demokratike e të pasuroheshin në mënyrë të paligjshme, duke vjedhur kështu të ardhmen e popullit të tyre. Ndërsa shtytja për ndryshime reale duhet të vijë nga brenda, bashkësia ndërkombëtare duhet ta ndihmojë Shqipërinë ta përfundojë procesin e konsolidimit të demokracisë. Bashkësia ndërkombëtare mund ta bëjë këtë duke përdorur levat e ndryshme që ka në dizspozicion për të ushtruar trysni mbi vendim-marrësit shqiptarë. Ata që luftojnë me të vërtetë për një Shqipëri të begatë, demokratike e të drejtë duhen mbështetur, ndërsa politikanët, zyrtarët dhe biznesmenët e dyshuar për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar duhet të përballen me ndëshkime të rënda.

Vendim-marrësit në Tiranë shpesh e shohin mbështetjen që jep bashkësia ndërkombëtare si një ripohim të politikave të tyre. Por ata duhet ta dinë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk mbeshtesin individë të caktuar politikë. Ato mbeshtesin aspiratat e popullit shqiptar për një proces politik gjithë-përfshirës, për vendosjen e shtetit ligjor, dhe për krijimin e një qeverie të efektshme dhe të përgjegjëshme. Nuk ka në të vërtetë asnjë arësye bindëse sot, se përse Shqipërisë i duhet dhënë ndihmë pa kushte. Ndërsa Shqipëria është e rëndësishme, ajo nuk është pjesë e interesave jetikë të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Shqipëria është thjesht pjesë e strategjisë së tyre periferike. Bashkësia ndërkombëtare, e angazhuar sot me çështje të shumta dhe shumë më urgjente se Shqipëria, nuk pritet të jetë më aq e gatshëme për të ndihmuar, në se udhëheqësit në Tiranë perceptohen si të korruptuar, të përçarë, dhe me një angazhim të dyshimtë ndaj demokracisë. Kështu, udhëheqësit shqiptarë duhet të jenë të ndërgjegjshëm nga rreziku i një “lodhjeje me Shqipërinë.”

Sot, njëzet e pesë vjet pas përmbysjes së komunizmit, elita politike shqiptare e ka vetë në dorë të nxjerrë mësimet e duhura nga gabimet e së kaluarës dhe të krijojë një sistem ekonomik dhe politik gjithëpërfshirës, me mundësi për të gjithë, që ndërton një të ardhme që forcon demokracinë, shton transparencën dhe përgjegjësinë, dhe përkrah politika zhvillimi të qëndrueshme. Zbatimi i reformave rrënjesore kërkon udhëheqje të efektshme. Që Shqipëria të arrijë potencialin e saj dhe të gëzojë të mirat e plota të një demokracie të konsoliduar, udhëheqësit e saj duhet të venë interesat e larta të vendit para interesave personale dhe të zbatojnë një spektër të gjerë reformash politike dhe ekonomike. Në se dështojnë në këtë pikë, udhëheqësit shqiptarë do t’i mohonin popullit të tyre një të ardhme më të mire.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

64 komente në “Shqipëria në udhëkryq të demokracisë”

  1. kanina says:

    Falemdinderit per kete analize te shkelqyer, Zoti Biberaj! Faleminderit per kontributin tuaj gjate ketyre 30 viteve te fundit per reimekembjen e Atdheut tone te dashur. Pseudo-elita politike shqiptare duhet te kishte degjuar zera si i juaji, per ta drejtuar Shqiperine drejt perparimit, demokracise se vertete dhe begatise. Ne fakt, ajo ka qene ne duar jo te pastra keto 25 vjet pas rrezimit te diktatures komuniste.Edhe nje here respekt e mirenjohje per Ju!

      1. Cubi says:

        Arkitekti i ketij udhekryqi Elez Biberaj dora vete ja e pranon si pendese apo po raporton se e ka bere detyren e ngarkuar……

        1. ivani i madh says:

          Eshte per tu cuditur qe Tema i paska per zemer keta plera si Biberaj qe beri te pa mundur te realizonte misionin e tij pro serb duke ndimuar spiunin e tyre Berishen te merte dhe e te shkatronte gjithe ekonomine e shtetin shqipetar te ngritur me aq mund e dirse.Filloi neperka Biberaj te vjelle helmin e tij nepermjet gazetes Tema qe llogjet e Biberajt ,Mersiles ,Kelit qe i bejne hymne tradhetise e vrasesve e krimineleve Zog, Berisha e te tjere.

    1. Barboon Bath're says:

      I shkreti ti o Kanina, te ka bere lavazh trurit nje shpellor i qyteteruar….

      1. Azio says:

        More ky Kanina mos eshte vete Sali Berisha?Sepse e pamundur te pranohet nga shqiptaret qe e duan Shqiperine se demokracia na qenka ne udhekryq,pervec ketij palocos.
        Vazhdo ti Biberaj,bej sherbim serbit dhe berishovicit,sepse ata te sollen ketu ne amerike dhe te ushqyen si nje kelysh te bindur, ne sherbim te tyre.Ti me sa mbajme mend ne ke nja 25 vjet qe leh si qen.Ne emigranteve na e ke shpifur me shkrimet e tua mediokre qe I ngjajne shkrimeve te injorant eve qe se kane idene,se cfare behet ne atdhe.Ti mbetesh akoma ne shekullin e 19 kur koleget e tu po shkruajne per problemet e shekullit te ri.Ti je nje cope mediokre qe se ke shokun dhe nje sahanlepires i patriotik tend, monster Sali Berisha.

      2. undefined says:

        Kanina nuk ka ndryshim nga ju koqet e Janulles qe i beni tifozllik grekut e rusit imagjinoheni se sa tru keni ju keshtu qe nuk ke pse e akuzon Kaninen per lavazh kur nje e tille te eshte bere edhe ty o dele e Janulles

    2. Kusaxhe says:

      Njeri nga prestare t e shkaterimit te demokracise Shqiptare turp per ty E Biberaj

    3. era says:

      o elez pse ke edhe emer kanina. Ti edhe elez e ke shume, mire do ishte te ishe pa emer fare, fare e keqe

    4. rebeli says:

      Kanina,per te kuptuar se çfare mendoj une lexo komentin e Cubit.Megjithate po shkruaj nje opinion te shkurter.Elez Biberaj eshte kontributi numur nje per dimensionin e peshtire deri ne urrejtje te demokracise shqiptare.Atij duhej ti kishin rene tri pale djerse kur te shkruante kete hartim.Me ndihmen e tij Sali Berisha e beri demokrtacine shqiptare si fytyren e vet.Kaq.

    5. Nina says:

      ????????????????????????

    6. Nina says:

      ????????????????????????????????????????????????

    7. Nina says:

      ??????????????????????

    8. Naim Frasheri says:

      Po si ska Njeri ne Amerike Tja Qirosi Fisin ketij monstre Serbe

  2. TJ says:

    Te vjen keq per analizen qe ben Biberaj!Zeri I Amerikes ne shqip ka humbur soriozitetin dhe besueshmerine e 25 viteve te shkuara kur shume njerez hyne ne burg pse degjonin VOA ne shqip si shpresa jone! Tani ngjan me shume si nje stacion i Berishes! Keqardhje, por realiteti flet vete!

  3. Enigma. says:

    Po perse iket nga Shqiperia mor zoteni dhe tani na kakarisni nga larg ,si kokoshi ne maj te plehut per te na dhen mend?
    Edhe ne è dime se ku qendron e keqja,por duhet nje force e madhe mbeshtetese per te zhbire te keqen.Dhe Po ta them o zoteri: Se pa u shkulur nga rrenjet Sali Berisha,ky vend nuk ecen perpara!

  4. Avni Rustemi says:

    Pse nuk ka shkruar me pare ky fshataro-qytetar medioker.

    Nuk ka Tropojane ne qeveri ky eshte problem i madh per te dhe gje e mire per vendin.

    Nuk quhet ndihme kur hiqesh i paanshem dhe je puro i njeanshem, kjo quhet percarje.

    Ne gjuhen tende te adaptuar (se ti asnjeren nuk di mire) do te thosha:

    Please go back to your ” hole” and don’t talk, you lost your chance many years ago when you recommended the wrong people to be our leaders.

    That time we naively thought you represented America the idol of democracy and beleived you.
    Never again-your intensions are not sincere.

    Regards,

    Avni Rustemi

  5. Euro Maloku says:

    Si more e keni fshire porosine time per kater pikat e Elezit.
    Ndoshta me paraqitni pyetjen e me poshteme.
    Kujt i atribuohet shprehja:
    Kujdes ELEZ vellai!Kujdes avjoni!Bidoni!

  6. nini says:

    Ne Shqiperi per 25 vjet te ndryshimit te sistemit ,nuk kemi pasur demokraci ,por demokrature ,ku politikanet kurre nuk e vune pushtetin e tyre per te respektuar ligjin ,por krijuam shtetin per pasurimin e tyre dhe klanit qe i rrinin pas ,dhe shtetin qe kurre nuk zbatoj drejtesi per shqiptaret . Mos harro se ti dhe Rajersoni , keni kontributin tuaj ne mos berjen shtet ligjor ne Shqiperi ,duke na dhuruar ne krye te shtetit jo lider por autokrat si Saliu . Te pakten mos u prononco se shumica e shqiptareve , nuk kane respekt per ju ,se e dine se cfar peripecish kane kaluar nga pseudodemokratet si Saliu dhe shoke qe ju vendoset me dhune ne pushtet . Deshiren per ndryshimin e Shqiperise per te mire e ke pas te madhe ,por konkluzioni eshte kjo gjendje ku jemi sot . Qeveria e sotme mund te keter te meta ,por perpjekjet per shtetin ligjor jane te medha .

  7. Gjon Leka says:

    Si shumë prite o Elez për të parë këtë gjendje të mjeruar ku ka zhytur Shqipërinë tonë kushëriri yt nga Viçidoli. 25 vjet rrumpallë e mjegull që të vidhnin e grabisnin pa u ndëshkuar. Këta, me amoralitetin e tyre i kanë çelur rrugën prognozave më të zeza. Pastaj, kur të fillojë ndonjë hata, do të themi se monizmi ishte lule …

  8. ,,,,gjenerali ushtrise vdekur i vuthajve.. says:

    zoti mero

    liroje censuren

    te jesh I sigurte qe jane 101 perqind kunder ketij serbishtfolesi

    a je kunder berishes ??

    nuk ka kuptim te jesh pro elezit

    a je burre ao mero ?

    ky nuk eshte vetem antishqiptar por dhe anti amerikan dhe kete mund ta verteoj ne cdo studio apo gazete

  9. x says:

    NE SE DIKUSH KA DORE NE SHKATERRIMIN E KOMBIT SHQIPETAR KY ESHTE I PARI SE BASHKU ME RAJERSONINNUK E DIME A KA PJESE NE HIDROCENTRALET E LURES.

  10. faro says:

    Biberaj le te rregulloj se pari voa e tij, qe te kthehet ne kanal serioz dhe i besueshem, sepse e ka humbur fare, fare, fare seriozitetin.
    Eshte thjeshte nje demagog si ata te bashkimeve prtofesionale te kohes se diktatures, qe na lexonin gjithenje te njejten gje:
    Librin e rrenave

  11. gezim says:

    Ky “analisti madh” e kuptoje sot qe berisha ka vdekur politikisht hajde tani coc do te them . Nuk pret njeri mend nga ti ne shqiperi te gjithe populli edi qe shqiperia eshte prej 25 vjetesh ne kryqezim te rrugve demokratike.

  12. nini says:

    Z. Elez! Tunjatjeta e mirseerdhe ne kete gazete sot.Jeni nje shqiptar I amerikanizuar dhe shume I interesuar per kombin tend,Shqiperine.Edhe gjate sistemit komunist te kam degjuar fshehurazi ne radio. Edhe pas renies se sistemit kam thene tani do ta shohim e lexojme nga afer Elez Biberajn. Origjinen e keni nga Tropoje dhe njoh edhe te tjere bib eraj dhe kam respect per ta. Keni qene ne Shqiperi po nuk kam ndonje rast qe te tra promend se cke thene apo bere per ne. Tani jeni larguar direct nga Zeri I Amerikes dhe punoni ne nje vend me te specializuar te propagandes. Tani po futem pak,jo shume ne teme. Asgje nuk me ka pelqyer ne kete analize qe keni ber ne artikull. Asgje nuk me duket e sinqerte dhe as e ndershme. Ke ardhe ,ke fole dhe po shkruan vetem per te trreguar se tani nuk fonksionon fje persembari ne Shqiperi
    Ke shume aftesi per te na treguar se perse kemi mbetur ne kete gjendje. Ti I ben njesoj te gjitha partite,e kryesisht partine demokratike e ate socialiste. Ti kur pranon nje fitore aq te thelle te Ps-se pse anashkalon shkaqet pse ra pd-ja?. E di se ke Sali Berishen tend qe I ke dhene kurajo 20 e ca vite duke e quatur shpetimtarin e Shqiperise. Shikoje ku e ka leshuar. Vetem ne vitin e prapsdhte te 97-tes qe beri vete Sali Berisha u vrane 3800 shqiptare duke future konfliktin Veri-Jug. E din apo jo? Po,po, e din! A e din se si I futi duart Serbia ne Shqiperi ne ditet me te veshtira te fillimit te demokracise me mbeshtetjen e Sales? Po,po, e din! A e din se si Sali Berisha e futi Shqiperine ne Konferencen Islamike dhe filloi puna per ta shnderruar Shqiperine ne qendren kryesore kamikaze te Lindjes se Mesme ne Ballkan e Europe? Po,po, e din!
    Z Elez duhet te kujtoni se drejtesine pikerisht Sali Berisha e leshoi ne kete dite qe eshte sot. Dhe pika e ketij fillimi eshte Gerdeci I Shkelzenit te Sales. Qe ketu Sali Berisha filloi marrshimin galopant per te future cdo segment te drejtesise shqiptare nen sqetull. Dhe e arriti. Dhe tane sa duhet qe ta nxjerrim nga ky batat. Edhe kete e din shume mire. Ti thua se sot dialogu pozite -opozite eshte shume I acaruar. Dakort, jam edhe une me ty. Po psek e tregon shkakun?. Ja, po ta them une [sic thote Sala vazhdimisht ne parlament]Reforme ne drejtesi po ecen shume mire,fale SHBA-se e BE-se si dhe vecanerisht Venecias. PO a ta merr mendja se kur ajo reforme te filloje te zbatohet do behet edhe pastrami I Shqiperise? Se ajo nuk do te behet per dekoracion. Sali Berisha ,me gjithe familjen e tij biologjike e politike e ka vendin pas hekurave. Andaj eshte e natyrshme qe nuk I zen vendi-vend dhe jane ne agresivitet te plote. Se bejne luften per jete a vdekje. Ti merr mendja keto ndopak? E po duhet ti analizosh mire para se te besh propaganda. E ke marre vesh me siguri se PD-ja me 8 dhjetor do beje proteste? Po e di se e din. Sepse pikerisht per kete ke dale sot me kete artikull ne mbeshtetje te tyre. Elez pse ke jeten te tere ne Amerike duhet ta dishe se shqiptaret jane te squet. Prandaj edhe nuk ua hedh dot lehte
    Une mendova qe ne fillim se do te na inkurajosh per te perfunduar sa me pare reformen ne drejtesi dhe me vene drejtesine ne pune qe te vere ligjet aty ku duhen,po jo, ke fole vetem ne siperfaqe. E prandaj nuk te besojme shume. Te keshilloj te jeshe me I hapur me I sakte dhe I drejte e mbi te gjithe I drejperdrejte ne drejtesi. I kupton shume mire. Ne te ardhmen besoj se do flasesh me mire per reformat qe kemi filluar te bejme duke na dhene kurajo e besim se se do ta bejme shtetin ligjor qe e masakroi Sali Berisha. Pershendetje nga nje arsimtar 77 vjecar qe jeton ne Micigan

  13. Arben says:

    Zotit Biberaj i kane rene puplat teresisht me librin e Abrahams ‘Modern Albania’.

    Abrahams tregon ne detaje se si Bieberaj dhe zeri i Amerikes i ka sherbyer rregimi te Berishes se pare deri ne marrezi. kur Berisha djegte gazeta dhe burgoste opositen Zeri i amerikes cirrej ne mbrojtje te arritjeve te papara te demokrateve. Shume domethenes eshte mbrojtja e Berishes ne kongresin amerikan, kur vendi po digjej me te gjithe zullumin e demokrateve.

    Amerikanet qe ne ate kohe nuk kishin informacion u mbeshteten tek keta palaco. te njejtin gje bere zeri i amerikes gjate rregimit te dyte te Berishes. kur raportet e huaja filluan te nxjerrin ne pah pisllekun qe kishte zene vend ne gjirin e demokrateve Biberaj na fliste per konsolidim demokracie.

    Tani ka filluar dhe del te flase per problemet me qeverine. Cte thuash, vemje e demshme qe mbase i ka bere keqe ketij vendi me propaganden e tij dhe ka keqperdorur zerin e amerikes dhe leket qe ka derdhur ne ate kanal per propagande te njeanshme.

    1. Agim says:

      Pershendetje!
      Libri i Abrahams eshte shume, shume interesant! E lexova, apo me sakte e gllaberova per dy dite. Keshilloj te gjithe ta lexojne, sepse do te mesojne shume rreth tranzicionit ne Shqiperi! Sidomos ata qe jane me pak se 30 vjeç sepse ne kohen kur Saliu ishte president ishin shume te vegjel. Libri eshte i ndertuar me bisedat qe autori ka pasur me aktoret kryesor te tranzicionit shqiptar apo me perjetimet e tij…. eshte nje pasazh shume intersant dhe gazmor qe me ka ngleur ne mendje ku shkruhet: ‘Arben Imami u bashkua serish me Berishen pasi njerez afer ish-presidentit e kishin rrahur ate ne menyre barbare para disa vitesh kur Imami i ishte kundervene Berishes…pyetjes se pse Imami (ky burre i perdale modern)ishte bashkuar serish me Berishen pergjigja ishte: U ashkova sepse qeveria e Nanos ishte e korruptuar, sepse ministrat e kabinetit Nano ishin te gjithe te perfolur per korrupsion…..dhe autori e mbyll; vete Arben Imami kishte qene tre here minister ne dikastere te ndryshme ne qeverite e kryesuara na Nano.
      (: (:
      p.s
      Sa per autorin; dihet se kush eshte se dhe se çfare perfaqeson! Eshte i vetmi autor (midis dhjetrave qe kane shkruar per Shqiperine post komuniste) ne 25 vjet tranzicion qe ka shkruar pro regjimit kriminal te Berishes! Nuk egziston asnje liber tjeter qe te mbroje regjimin Berishist siç e ka mbrojtur ky shtrembrues profesionist historie!

  14. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    Tema ju lutem behuni me serioz!
    Mos na lejoni qe te dalim nga kallepi njerezor e te shprehim mendimet tone per esad pash toptanin modern tipa te iktij lloji Vatani u ka treguar gjithmone vendin por kohet kane ndryshuar dhe e gjefte nga Zoti
    Publikimi I intervistes se ketij ditshkurtri ketij plehre te shekullit 20 dhe 21 eshte me te vertet sharje
    dirigjenti I masakrave me te medha te ketyre 25 viteve te fundit ka goj e flet?
    Oh Zot pafytyrsia spaska fund !

  15. Djevaline Nerguti says:

    Shtetet e bashkuar edhe be Kane treguar angazhim te thelle per perparimin demokratik te Shqiperise..etj etj!?
    Vertet e mendoni ju Zoti Biberaj se kjo eshte e vertete? Lind pyetja pse keto referendumin nuk e pranuan dikur? Pse keto per 25 vjet rreshte Kane perkrah pikerisht vetem politikanet qe nuk Jane demokrate,qe nuk promovojne vlerat demokratike ,qe nuk duan Shtetin e se Drejtes!.Pse keto ,bashke me voa,nuk Kane perkrah shtypin vertet te lire e pluralist,as neShqiperi as ne kosove-e kete po va them nga pervoja ime per vetem ato 3000 marka qe dikur guxova me kerkuar si ndihme per Republiken e qe nuk mû akorduan edhe pse kemi deshmuar pluralismin tone,vlerat demokratike qe na fryemezojne ne angazhimet tone kudo ne Atdhe e jashte Atdeut! Kur keni ftuar nje gazetar te pamvarur ne vao?…Me shkelzen maliqa e bâton haxhija apo mero baze mendoni ju se keni perkrah shtypin e lire?me njerezet déri ne fyt te komprometuar me pushtetaret ma antishqiptar mendoni me na bind se keni perkrah shtypin e lire ju ne voa? Stop me,se vertet po behuni qesharak!
    Deshtimi nuk eshte i shqiptareve te cilet masivisht nuk i votuan keto pushtetare,po eshte deshtimi i politikes amerikane e evropiane ne Shqiperi nese pranojme se keto Kane pas ur nje politikes dashamirese ndaj Shqiperise e shqiptareve.
    Po ka te tjere qe mendojne se pikerisht shkaterimi i shqiperise ishte qillimi i vertet,i çilin u arritit fort bukur, me kete perkrahje te palekunder te amerikes e evropes per njerezet ma te korruptuar e ma te deshtuar ne shtetformin!
    Edhe nje OJQ i kishte reguluar punet ma mire se ju me ameriken e evropen ne nje vend kaq te vogel ,pa pengesat qe ju me ameriken e evropen perkrahet ,e qe Kane emer e mbiemer ne Shqiperi ….po qe kane edhe kontot plot me paret e shqiptareve neper bankat e amerikes e evropes !Paret e korruptionit qe kishe amerika e evropa po na ndihmojne me’ luftuar ‘Duke pranuar me te madhe keto pare!
    Edhe ne qofte se pritni pas 25 vjete- qe kjo elite politike te bej ate ‘copy past’te paragrafit te fundit,vertet jeni jashte cdo réaliti edhe kuptojme atehere se pse voa bashke me ameriken ku ju keni nje rôle ‘keshillues’ deshtojne Kaq shume ne ‘ demokratizmin’ne Shqiperi apo ne kosove,e pse kete’demokratizim’ e keni vetem si slogan bajat pa asnje permbjate si dikur sloganet e Enverit!
    Enought is enought!

  16. Anna says:

    plehre me vine zorret ne goje….
    Si s’te vjen turp e ke fytyre e na ben analizen e demokracise shqiptare ti armik i betuar i popullit sqiptar …ti bashke me ate hunde shkabonjen e serbise mbyllini gojat e qelbura e te peshtira….mut…

    1. Hej says:

      Po censuron meroja hahaha

    2. mbaho says:

      Cfar shkolle ka mbaruar ky rufjan qe ka guxim e flet si kurvar dhe mbron me pa turpesi pislliqet qe ka bere se bashku me kufomen e gjalle, kriminelin Berisha.

  17. gegetoske says:

    Moderator!
    Je nje monster sikur eshte ky,ANTISHQIPTAR i betuar dhe i qelbur!
    Pse e hoqe komentin?????????????????
    Po qe se BYTHE, leshoje komentin dhe spjego arsyen bllokimit!

  18. cimi says:

    Kur te shkruhet historia e VANDALIZMIT TE 25 vjeteve te Sali Berishes, Elez Biberaj do te konsiderohet nje tradhetar i te njejtit rang me Sali Berishen. Te dy do te mbajne vulen e turpit.
    Historine nuk do ta bejme ne shqiptaret qe nuk jemi shitur te te huajte.
    Komenti im eshte i regullt, prandaj ju lutem lejeni ta lexojne njerezit.

  19. gegetoske says:

    Ate respekt qe kam patur per kete fletushke -fleterrufe, cdo dite e nga pak fillova ta largoj deri sa erdhi momenti qe ta hedh ne kosh te plehrave dhe te perfundoje ne vendhedje te mbeturinave…………

  20. arben says:

    Limon i shtrydhur ne sherbim te Serbise se bashku me Berishen.Pseudopatriot qe nuk ja vlen te meresh.

  21. petrit says:

    o Elez a pive ndonje kafe me Berishen ?kaq mjafton.te tjerat i dine vete shqipetaret.

  22. Olti says:

    Ne udhekryq shqiperia ka qene kur be pushtet ka qene Sali Berisha, patrioti juaj Z. Biberaj. Legen Burre! Vemje e peshtire. Si nuk te pame nudge te beje analize realiste per 97, vrasjes politike, grushtin e shtetit ne 98, Gerdecin, 21 Janarin, korrupsionin ne kohe te Berishes, qe po e vuajme dye sot. Go and f…. Yourself! Bobo as turp. Si mund te jene burrat keshtu….

  23. Eni says:

    O z. ELEZ,Që Shqipëria ka bërë përparimet që ne që jemi këtu nuk po i shohim, sepse ritmi i ecjes përpara në botë kudo duhet pritur në rritje,sepse janë sot të tjera mundësi( telegrafi në kohën e I.Qemalit ishte luks i qeverise,karroca në kohën e Zogut po ashtu,gazi molotov në kohën e Enverit + lopata ),ndërsa sot një fëmijë lidhet me tëtërë botën… shkurtimisht Shqipëria ka bërë 100 hapa prapa(pa përmendur Kosovën) dhe merr e shih treguesit,nga të cilët:me një popullsi sa 3/4 e asaj para 1990,me një burim të ardhurash nga emigracioni rreth 20vjet x 700milion Eu=14 miliard(bilion) nga =0 para 1990,ku bujqesia eshte zvogeluar deri 2/5,frutikultura e pyjet nën 50%, me ndërtime jasht standartit,me ushtri =0,me hajdutë mbi 200 000,pa shkencë me diploma falco,me kurveri rrugëve,me një rini që nuk don të punojë…..Eja në Shqipëri e shih ….

    Historia do ta vërtetojë që e keqja e Shqipërisë ka qënë dhe është bloku me Sali Berishën….Hajde një ditë në mbledhjen e Kuvendit e shih se si punohet dhe a mund të punohet me këtë blok antikombëtar dhe anti popullor….Pastaj rishkrueje artikullin..por jo me mendemadhësi…….por me realitet.

  24. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    E.Biberaj,eshte ne te mire te kombit shqiptar,mos i sherbet politikes berishjane,por demokracise se vertete.
    Me kete shkrim,mendon se shqiptaret jane adolishente politik,do bashkohen me thirjet e tu per destabilitet !
    Do beje mire te vetlargoheshe nga politika ne Shqiperi edhe per 25 vjet te tjera.
    Koha dhe cikli i njerzve te tu te besuar,per te shkateruar Shqiperine,ka perfunduar.

  25. mimoza tufa says:

    populli do demokraci jo rumpalle politikanet tane jane rugace ,kriminele ,hajdute te babezitur qe s.ngopen kure jane tradhetare,te pabese,te paedukuar.te pashkolle .injorante te uletne cdo drejtim nuk ka besim njeri tek ata dhe tek ti qe ke bere kete artikull o elez trapi

  26. Salver Edmagari says:

    Ato qe thote Elez Biberaj jane te verteta qe nuk mund te rrezohen, as edhe te anash-kalohen. Merrni ato qe vlejne, jo ato qe shihen se nuk vlejne. Jane arsye te ditura perse tregohet “pakez” i bute ne qendrimin kritik ndaj Sali Berishes. Verejtjet ndaj Edvin Rames jane me se te drejta dhe te qendrueshme, ndaj fansar roze jane zhgenjyer thelle se kushedi se ç’prisnin prej tij dhe Ilir Metes. Saliu, fatjosi, shtangisti, piktori jane drejtperdrejt dhurate e pas-komunizmit ramizist – ne te njejten kohe pasqyre e nje vendi e populli qe i meriton keta lloj pseudo-liderash. Edhe Elez Biberaj e ka dozen e vet ne kete mes. Tung!

  27. nari says:

    Nuk shuhet kurre dashuria e Elezit per Sali Berishen.

  28. SuloKapedani says:

    Zotria Elez tani u kujtua te beje nje analize per te sulmuar Ramen dhe te mbroje salen sepse ai ishte ideatori kryesor i shkaterrimit te shqiperise ne bashkepunim .Tani gjoja i vjen keq dhe jep keshilla.Nuk ka nevoje shqiperia per mustaqet e tua o elez,ti ke vlejtur vetem per pune te keqia.Udhekryqin ti nuk e rregullon kurre,ti vlen vetem per spiunlleqe nderkombtare.

  29. Mentari says:

    Zoti Biberaj thankyou per analizen qe i ben qeverisjes dhe shtetit shqiptar ne keto 25 vjetet e fundit.Por ajo qe e ka sunduar shqiperine ne keto 25 vjet eshte Kultura inferiore Enveriste,eshte paaftesia Enveriste dhe ne fund te fundit eshte shkolla e vdekur Enveriste shkolla me primitive qe ndertoj per 50 vjet regjimi antinjerzor dhe antishqiptar Enverist.Korrupsioni ne ish regjimin Enverist ishte norme tek cdo nenpunesi dhe ajo norme u be defakto kulture qe sot ky popull po e vuan kaq shume.Patriotizmin shqiptar Enver krimineli e vrau qysh ne fillimet e 1944,vrau inteligjencen e Meritokracise dhe futi shkerdhatokracine Krahinore primitive qe sot eshte bere kanser ne trurin e shqiptarve.Nuk besoj se kjo shqiperi ka prodhuar mbrenda vendit indivite me Moral dhe ionteligjence te pranuar qe te qeverisin kete vend.Ky shtet dhe ky vend prodhon vetem injorante,idiote dhe Gomar .Duhen dhe duhet patjeter indivite qe te kene jetuar e punuar te pakten 20 e me shum vjet ne shtetet perendimore qe te qeverisin kete vend dhe po nuk erdhen ata ky vend keshtu do te mbetet nje vend qe prodhon Imoralitet,injorance dhe idiotizem qe eshte deshtim e tradheti kunder interesave te ketij vendi e ketij Kombi

  30. jeta says:

    ky zoti Biberaj eshte nje nga shkaterrimtaret e Shqiperise bashke me Sali Berishen: gjeten shesh dhe bene pershesh.

  31. faturino says:

    Elez, Mund te shpjegosh babain tend se cpune ka bere ne Gjirokaster?

  32. antienveri says:

    Nje verrejtje per Elez Biberajn nga pinjollet e intelektualeve properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga regjimi gjakatar i Enver Hoxhes:

    QEBDRIMI ZYRTAR I SHBA LIDHUR ME AFERAT E GERDECIT DHE LHL-VE TE ASADIT NUK E KANE NDIHMUAR DEMOKRACINE SHQYPTARE

    Perpara se te shkruash DACIBAO per demokracine shqyptare o Elez Biberaj ktheje koken prapa per te gjykuar edhe qendrimin e demokracise amerikane dhe vecanerisht Zerin e Amerikes – VOA per aferen vrastare te Gerdecit dhe disllokimin e LHL-ve te Asadit ne Shqypni sepse o Elez Biberaj VOA u be stacion shurdhememec kur:

    Sekretari i Pare i ambsades amerikane ne Tirane dha i pari alarmin per implikimin e zyrtareve te larte te ambasades ne aferen e fishekeve te ndryshkur kineze per ne Afganistan dhe per vjedhjen makaber te armatimit te Ushtrise shqyptare nga firma Saliu&Son me bekimin nga Pentagoni dhe me financimin bujar nga qeveria e Bush Junjorit me 300 milione USD. Kur plasi BUMJA ne Gerdec dhe u konstatuan 26 te vrare, midis tyre edhe femije, Ne Tirane ne terrin e nates zbarkoi sekretarja e shtetit Kondoliza Rajs per te pergenjeshtruar sekretarin e ambasades lidhur me implikimin e zyrtareve te larte te kesaj ambasade ne aferen mafioze vrastare te Gerdecit dhe SHBA nuk i demshperbleu familjet e viktimave sic kishte vepruar me pare ne shtete te tjera ne raste te ngjashme. Ketu lind pyetja:

    CFARE MESIMI DEMOKRACIE I DHA SHQYPTAREVE SEKRETARJA E BUSHIT, KONDOLIZA RAJS KUR GENJEU DHE MASHTROI ASHIQARE PER GERDECIN?

    Ne SHBA Drejtesia amerikane e denoi partnerin e Shkelzenit dhe te Saliut me burg, nderkohe qe DASH nuk morri asnje pike te fajit per Gerdecin megjithese kishte financuar vete kete afere te piset dhe mafioze me pasoja tragjike per popullaten. Qe te vazhdojme me tej:

    Kur sekretari i shtetit John Kerry u genjye nga Putini i Rusise per te mos binte nga pushteti Diktatori vrastar Bashar Asad ne Siri, keta te dy vendosen qe armet kimike ose LHL e llahtarshme ruse te Asadit, me te cilat ai kishte bere kerdine ndaj popullates ne Siri t’i depozitonin ne Shqypni pa kurfare studimi apo masash paraprake. Per kete qellim perseri ne terrin e nates lidhen mareveshjet dhe po te mos ishte ngritur Shoqeria Civile ne kembe, Shqypnia sot do te ishte nje depo e rrezikshme e arsenaleve sovjetike te armeve kimike me pasoja fatale per jeten e popullates. Perseri ketu ngrihet pyetja:

    CFARE MESIMI DEMOKRACIE DHA JOHN KERRY NE LAKMINE E TIJ PER TE MARRE CMIMIN NOBEL PER PAQE NE KURRIZ TE SHQYPTAREVE DUKE I YSHTUR ATA ME LEKA BADIAVA NE KEMBIM TE HELMIMIT TE VATANIT?

    Vertet Shqypnia eshte nje vend i vogel dhe mbase eshte e vertete qe tani per tani eshte jashte perimetrit te interesave amerikane ne Bote, por po te vazhdoje SHBA t’i trajtoje shqyptaret ashtu sic i trajtoi Kondoliza Rajs apo John Kerry do te vije dita qe Pentagoni dhe Ushtria amerikane nuk do ta kerkojne Al Kaedan dhe ISIS-in ne Afganistan dhe Siri apo Irak, por ne Evrope, ne Kosove dhe Shqypni.

  33. Realisti says:

    Jo pa arsye ka lënë në harresë mbrapështitë e politikës autoritariste të Sali Berishës.

  34. LORA says:

    Verdikti i shenjteruar I 23/06/2013 dhe 21/06/2015 ia paska fut vaterlone ne bythe edhe mentorit te bandes se geshtenjave te Tropojes,,elez-efendiut.Ky verdikt e paska fut ne udhekryq te shkretin,,,,hajde me shendet i qofte.
    Megjithate ky elez-carcafi me siper eshte tregues,per mua,i nje biznesi te fundit te tij me kryenevojtarin shqup-s.
    Ja keshtu dua t’a shoh shkermoqjen e bandes me te rrezikshme te historise moderne te shqiptareve,,,trustit te geshtenjave qe mori zvarre ne humnere ,pergjate 1990-2013,fatin historik,ekonomine,financat dhe erzin e shtetit te shqiptareve.

  35. arben says:

    Problemi kryesor ketu eshte qe Biberaj pavaresisht propagandes pro-berishiane tashme te mire dokumentuar vazhdon te ftohet nga pseudo akademiket tane si A. Rakipi dhe aiis i tij,shoqata qe notojne mes lekeve te donatoreve dhe lidhjeve politike.

    I bie qe leket e donatoreve shkojne tek pronaret e shoqerise civile per te paguar publikimet e tyre patetike dhe ne fund per te genjyer te gjithe ato qe i marrin keto publikime peshtirosese te mireqena. Dhe jane shume ato qe bazohen ne keto publikime sepse gjoja jane te financuara nga donatare te paanshem, por ingranazhi i brendshem eshte i teri i ndryshkuar nga lidhje partiake dhe klienteliste.

    me pak fjale, leket shkojne per genjeshtra te shitura me tekste mediokre.

  36. petraq says:

    biberaj je nje demagog boll je ngopur me gjakun e shqiptareve tani ata kane qeverine e tyre rama meta dhe do ta perkrahin deri ne fund.

  37. Fadil says:

    -PO BESA! PO SHIHET SA KRENARË JEMI, O BIBERI (ERËZA) E GJELLËRAVE TË HUAJA IMPERIALISTE!
    -SHQIPTARËT DHE SHQIPTARET QE 25 VITE TË ZEZA, -KANË DREJT ME DALË JASHTË SHQIPËRISË,-ME IKË, KAH SYTË KËMBËT, NGA PAPUNËSIA, NGA VARFËRIA,
    NGA TURPET, NGA KRIMET, NGA DROGAT, NGA HAJNITË (POZITË-OPOZITË;
    NGA VËLLAVRASJET, NGA PROSTITUCIONI, NGA MËRITË,
    QË I KANË NDËRSYER PARTITË DEMONKRATIKE TË ZHYTURA NGA REAKSIONI, E TË TJERA “FITORE FANTASTIKE”!!!
    O MENDJE LESH!…
    TURP TË KESHË!
    TË MOS I SHIKOSH AS KUPTOSH, KËTO “TRAGJEDI TË REJA”,
    O JE IDIOT QË S´E KE DASHUR KURRË VENDIN TËND,’
    AS NUK E DONË,-DUKE BREDHUR “ME LUKSE”, NËPËR BOTË;
    OSE JE TEJET EDHE SYLESH…

  38. PHILADELPHIA says:

    elez biberaj ,sali serb berisha lulezime bashovic 3 armiqte dhe tradhetaret me te medhenj te KOMBIT SHQIPETAR .VDEKJE TRADHETAREVE -LIRI E SHQIPETAREVE.

  39. Kole Juncaj says:

    Jam qe 40 vite ne Amerke, Dij ca gjera per ca shqipetare; Elez Biberaj, Harry Bajraktari, kryetari I Vatres Gjon Bucaj,dom Rrok Mirdta, dom Zef Oroshi, dom Preng Ndervashaj, gjere sa ishte jugosllavia e titos keta kane qene TITISA. Ne vecanti, Elez Biberaj dhe Harry Bajraktari kane qene titista me mbare kallepin e tyre familiar.

  40. kameleoni says:

    Mos bej asnje shkrim, nuk te vlejne,shume mire e kane pasqyruar komentuesit mendimin per ty, nuk i heq asnje pike dhe presje, ti bashke me ate patriotin tat jeni shkaterrimtaret e ketij vendi, dhe kete e di shume mire, referoju gjithe kesaj kohe dhe rri struku ne ndonje vend dhe me fol me.

  41. lume e det says:

    Ne shqiperi reth 80 per qind e popullsise qe jeton ne vend, jane trashegimtaret e politikes se shkuar gjakatare… qe nga politika tradhetare e te ashtuquajtur politikaneve gjer te spiunat e neveritur te “partise “.nuk ka per tu bere ky vend ne qofte se nuk futet fryme e re politike e ardhur nga vendet perndimore… Ndryshe do te ngelet gjithmone peng i “famekeqeve komuniste “!!!

  42. k77 says:

    Nje nga shume qimet e nje loqeje si Sali Berisha!

  43. anticensurë4654 says:

    po ky çpati???
    dhe ky po flitka sikur të jetë në opozitë??
    lezo e lexova deri nga mesi dhe mi ngriti nervat!mu duke sikur të ishe president i shqipërisë,më mirë pretendent për president se si president do të bëje të njëjtën gjë,po më duket aq e bukur kjo që shkruan sa mendova një moment se të kanë bërë ndonjë elektroshok,ose ke qënë në koma për një periudhë 10 vjeçare!!
    shko mor kërmë e qelbur!!ti je artizani i këtij korrupsionidhe kësaj mynxyre!!

  44. adam says:

    kur flisje ne voa ne 90 te kam degjuar deshire te madhe dhe me po aq deshire do te peshtyja ne surrat….. qelbesire

  45. Preng Gjoka says:

    Ne Shqipetaret e pritem me shprese te madhe Demokracine, por ne krye ti o rrufjan solle ne krye krye spiunin Serb dhe e shkaterruan, e pergjaken, e vodhen , plackiten ata qe me rekomandimin tend solle ne fuqi. Je nje antishqipetar i maskuar si patriot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *