Partizani shkatërron 4 me 0 Tërbunin

2 Dhjetor 2015, 22:20Sport TEMA

Djajtë e kuqë kanë mundur me një rezultat të thellë Tërbunin në “Qemal Stafa”. Partizani ka shënuar 4 gola në portën e miqve të cilët duhet ende të kënaqen me vendin e fundin në klasifikim.

Goleadën e kryeqytetasve e nisi Labinot Ibrahimi dhe më pas Raçiç arriti të dyfishonte rezultatin lehtë. Rrjetën e preku edhe Xhevahir Sukaj, i cili shënoi golin e tretë, ndërsa Raçiç kompletoi dopietën e tij me golin e katërt. Me këtë rezultat Partizani mbetet ende në krye, por me një ndeshje më shumë se Skënderbeu i Korçës.

Menjëherë pas ndeshjes vetë trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, u shpreh tejet i kënaqur nga loja e skuadrës dhe për fitoren e thellë të arritur ndaj Tërbunit. Tekniku i të kuqve foli dhe për rikthimin shpërthyes me dopietë të sulmuesit serb, Stevan Raçiç.

4 komente në “Partizani shkatërron 4 me 0 Tërbunin”

  1. mond says:

    na e bete Mancester kete Partizanin, “djajte e kuqë”…. edhe te shkruani nuk dini, edhe simbolet e ekipit nuk i dini,dhe komentoni kot me kot sikur fitoi me ndonje ekip te madh, po me Puken fitoi dhe kush e di cberi, se me Shkodren para 2 javesh mezi beri nje gol te dyshimte ne min e fundit.

  2. totila direktan prenos says:

    Koha qe kaloi prej 1991 dhe deri me sot na tregoi se PARTIZANI + DINAMO ishin ekipe qe i krijoji Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendeshme .
    Nuk kishin asnje lojtar te tyre por i mernin me DHUNE nga ekipet e tjera .
    I vetmi ekip qe i rivalizonte ate bote ishte 17 NENTORI i Tiranes .
    Mire e ka thene komentuesi i mesiperm ” mond” .

  3. Lelegu says:

    Ueee paska mundur te fundin fareeee ueee ca arritjeje….medioker!!

  4. Al says:

    Djajte e leshit do ti shikojme djajte kur te shkojne ne korce

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje