INTERVISTA/ Edi Rama: Isha krahu radikal i lëvizjes antikomuniste. Ja dy arsyet pse nuk hyra në Partinë Demokratike

14 Dhjetor 2015, 11:11Politika TEMA

Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë pozicionin e tij në lëvizjet demokratike të Dhjetorit, duke shpjeguar dhe arsyet që e ndanë atë nga Partia Demokratike.

Në një intervistë me gazetaren Monika Shoshori Stafa, publikuar në gazetën “Shqip” ai lë të nënkuptohet se partia e parë opozitare kishte adoptuar një vijë oportuniste në raport me komunizmin.

Për mua dhe për ne që të themi ishim krahu radikal i lëvizjjes që vinim nga Akademia e Arteve, përjashto ndonjë individ të veçantë, ishte e pamundur që të pranonim si përfaqësuesen tonë Partinë Demokratike. Dhe refleksionet lindën si nevojë për reflektim, jo si një bërthamë e një partie politike, por si një hapësirë për t’u dhënë zë të gjithë atyre që nuk gjenin hapësirë në kutinë ku u fut Partia Demokratike”-theksoi Rama

Ai thotë se Akadameia e Arteve ka rolin e vet në përmbysjen e diktaturës me provokimet që i bënte regjimit përmes artit të ndaluar.

“Ndihej qartë që frika e kishte prekur atë nomenklaturë, deri aty tërësisht inerte dhe mendjemadhësisht të bindur që do t’i rezistonte asaj dallge të madhe dhe nga ana tjetër përshkallëzimin në Akademinë e Arteve të një procesi pikërisht për të matur hapat dhe për të parë sesa i fortë ishte ai regjim duke provokuar në vazhdimësi përmes vënies në funkison të elementëve të artit të ndaluar “-shton Rama

Kryeministri thotë se është i shqetësuar që komunizmi nuk është ka gjetur akoma vendin që meriton në kujtesën historike të shqiptarëve.

“Mua më ka shqetësuar gjithmonë mungesa e vullnetit për t’i dhënë vendin e vet në kujtesën tonë historike, të gjithë asaj barbarie që ishte regjimi komunist. Dhe hapja e dosjeve është një hap shumë i rëndësishëm përpara, ashtu siç hap shumë i  rëndësishëm përpara është krijimi i një institucioni të mirëfilltë i arkivimit të kujtesës historike të komunizmit”.

Ndërsa nga Lindja ‘The Wind of Change’ ishte bërë kolona zanore e mëngjeseve të çdo qytetari, Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, ende kishte ndalur nga kalbja e sistemit të vjetër. E zhytur në krizën e skajshme ekonomike, ajo vazhdonte të dukej sikur i përkiste një orbite tjetër ku koha kishte ndalur. Cili ishte perceptimi juaj për atë kohë?

Kur filloi ndryshimi në Lindje askush në Shqipëri nuk e perceptoi këtë ndryshim si fillimin e fundit të regjimit komunist për shkak se ishin mësuar me idenë që regjimi komunist në Shqipëri ishte diçka krejt tjetër, në formën e tij  shumë brutale dhe i izoluar jo vetëm nga Perëndimi, por edhe nga Lindja. E vërteta është se në atë kohë unë kam qenë gjithmonë i mendimit bashkë me të tjerë njerëz, të cilët ndanin idetë antikomuniste që vetëm nëse Rumania do të binte, atëherë gjeopolitika në Shqipëri do të kuptonte se kishte një sinjal edhe për të. Pasi në Perandorinë e Lindjes regjimi i Çausheskut ishte ai më brutali dhe më i ngjashmi dhe pse me shumë distancë nga regjimi ynë. Dhe faktikisht, unë besoj dhe po të shikoni edhe nga mënyra se si u përshkallëzuan reagimet e Byrosë Politike, fotografia e Çausheskut së pushkatuar me kravatën e kuqe, ishte ndezja e llambës së alarmit në Byronë Politike. Deri në atë moment ishte frenuar çdolloj reagimi me vetëdijen e gabuar se Lindja po binte si rezultat i kalbëzimit të revizionizmit dhe se çka ndodhte në Lindje nuk kishte të bënte fare me mbijetesën e Byrosë Politike.

 

Në dhjetor të vitit 1989, Ramiz Alia thirri me të shpejtë një mbledhje të Byrosë Politike, ndërsa Sigurimi i Shtetit ishte më shumë se kurrë në gatishmëri për të kontrolluar se ku ishte turma, jo vetëm popullore. Në janar të 1990 organizohet një protestë e heshtur me kodin e çuditshëm si numër telefoni, 28/18. Zhvillime pas zhvillimesh, a shfaqej e qartë Tirana e bulevardeve ose ende e turbullt, e trembur, e pasigurt ballë një thirrjeje të re ulëritëse në sfond? Si e keni perceptuar ju? 

Për sa më takon si dëshmitar i asaj kohe momenti i pushkatimit të Çausheskut dhe rënia e regjimit të tij, sollën dy përshkallëzime. Nga njëra anë përshkallëzimin e Byrosë Politike ku ndihej qartë që frika e kishte prekur atë nomenklaturë deri aty tërësisht inerte dhe mendjemadhësisht të bindur, që do t’i rezistonte asaj dallge të madhe dhe nga ana tjetër përshkallëzimin në Akademinë e Arteve e një procesi pikërisht për të matur hapat dhe për të parë se sa i fortë ishte ai regjim duke e provokuar në vazhdimësi përmes vënies në funksion të elementëve të artit të ndaluar. Dhe kjo shoqërohej paralelisht edhe me zhvillime të tjera sporadike si ajo që përmendët ju, ose ajo tjetra në Kinostudio, pra përgjithësisht në rrethin e artit e të zhvillimit të kulturës dhe ishte tamam si matja e forcave në distancë mes dy trupave që ishin të destinuar të përplaseshin me njëri-tjetrin.

 

Megjithatë, nuk duket e qartë, kjo lloj vale në Akademinë e Arteve ose dhe në Kinostudio. Ishin pak të pasigurt në vetvete përtej këtyre zhvillimeve?

Jo, ishte një përpjekje shumë kurajoze, por njëkohësisht edhe lidhur me pasigurinë se deri ku regjimi ishte i gatshëm të shkonte për të na thyer. Dhe praktikisht u desh një vit që të kryhej cikli i plotë i përballjes dhe që u materializua më pas me përplasjen finale që solli edhe lejimin e pluralizmit.

 

Më lejoni të citoj nga libri juaj “Refleksione” me bashkautor Ardian Klosin disa rreshta që sot ngjajnë si dje: “Shqipëria i ngjante në dhjetor të ’90-s një pusi të thellë që sapo i ishte hapur kapaku. Kur iu dha shtysa atij kapakut u munduam edhe ne, që të vinim një dorë. Shohim e shohim teposhtë dhe nuk e kuptojmë pse nxikan kaq shumë të vërtetat, pse nuk u gjendka dot fundi i tyre”. Ndihet shqetësim në këto rreshta, z. Rama dhe të mendosh që secili nga ne në atë kohë jetonte entuziazmin e tij për  ndryshimin e madh. A mund të më tregoni cilat ishin këto të vërteta? Besoj ka ardhur koha.

“Refleksionet” kanë qenë të lidhura me një zhgënjim të madh nga qasja që zgjodhi partia e parë e paskomunizmit, Partia Demokratike, e cila u njehsua për një periudhë të gjatë kritike të themi të kohës, me Ramiz Alinë. Dhe ky njehsim solli qoftë refuzimin për të trajtuar çështjen e të burgosurve politikë, qoftë dhe refuzimin për të goditur pa referenca Enver Hoxhën, si kult i kudondodhur dhe pas tij, Ramiz Alinë, si zëdhënësi në tokë i atij kulti. Dhe sigurisht që pa këto dy pjesë, Lëvizja Demokratike ose antikomuniste ishte e destinuar të provokonte zhgënjim për ne që kishim kohë që e shikonim ndryshe horizontin dhe që ishim të stërpërgatitur brenda vetes për të përballur në tërësinë e vet problemin e rrënjëve të regjimit që ishin jo thjesht të ngulura politikisht, por kulturalisht, shoqërisht dhe të shtrira në të gjithë teksturën e vetëdijes sociale në atë kohë.

 

Më tej shkruhet kështu: “Na ngriu  fjala në buzë, sepse tani e tutje edhe kryengritja paqësore humbi kuptimin e saj, sepse asaj i dhanë një kanal ku programi duhej të futej. Po ne që s’hymë dot, si t’ia bëjmë“? Pse nuk hytë ju z. Rama?

Qartazi për arsyen që sapo ju fola. Për mua dhe për ne që të themi ishim krahu radikal i lëvizjes që vinim nga Akademia e Arteve, përjashto ndonjë individ të veçantë, ishte e pamundur që të pranonim si përfaqësuesen tonë Partinë Demokratike, e cila faktikisht nuk pati një qasje haptazi të qartë në raport me ato qasje që ju shpjegova më sipër. Dhe “Refleksionet” lindën si nevojë për reflektim, jo si një bërthamë e një partie politike, por si një hapësirë për t’u dhënë zë të gjithë atyre që nuk e gjenin dot këtë hapësirë në kutinë ku u fut Partia Demokratike. Dhe faktikisht, ajo periudhë hezitimi shërbeu si një periudhë për të kontrolluar pushtetin brenda Partisë Demokratike dhe pasi u kontrollua pushteti u kalua në një antikomunizëm barbar, që nuk kishte lidhje më me vlerat dhe parimet që demokracia e sapolindur duhet t’i mishëronte përmes Partisë Demokratike.

 

Gjatë viteve të fundit ka pasur diskutime të gjata dhe të ashpra në lidhje me kujtesën e ardhshme historike dhe kulturore të Europës. Çështjet më të diskutuara dhe më kontroversale në forumet europiane janë ato që kanë të bëjnë me historinë e vendeve ish-komuniste. Konfliktet për t’i përkujtuar dhe memoralizuar ngjarjet e errëta të komunizmit janë nxitur kryesisht nga perceptimet të ndryshme kombëtare, ngjyrime thuajse totalisht politike. Po ashtu dhe diskutimet mbi trajtimet e tyre ende pa asnjë vlerësim ndaj së kaluarës, sjell shqetësim për Europën që pret të na përcillet si bashkudhëtare të vlerave njerëzore. A keni një reflektim tuajin mbi këtë çështje?

Ne kemi një problem të pazgjidhur me çështjen e datave, sepse ka rezultuar e pamundur në një çerekshekulli që të biem dakord për të njohur të njëjtën datë për atë pjesë që lidhet drejtpërdrejt  me partitë politike ose me bashkëkohësinë tonë. Kemi pranuar 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk pranojmë dot 29 Nëntorin  si datë çlirimi dhe pastaj vijmë te datat e tjera që janë të gjitha jokonsensuale, për shkak se janë të gjitha të vendosura aty për qëllime politike. Por më shumë sesa kujtimi i një date mua më ka shqetësuar gjithmonë  mungesa e vullnetit për t’i dhënë vendin e vet në kujtesën tonë historike, të gjithë asaj barbarie që ishte regjimi komunist. Dhe për t’i dhënë të drejtën e dritës së diellit të gjitha skutave të asaj historie në mënyrë që njerëzit të shikojnë dhe të gjykojnë përmes syve të tyre, jo të jenë të detyruar të shohin përmes syve të një partie ose të një partie tjetër, që imponon një mënyrë të vetën të të parit të gjërave. Dhe hapja e dosjeve është një hap shumë i rëndësishëm përpara, ashtu siç është një hap tjetër shumë i rëndësishëm përpara, krijimi i një institucioni të mirëfilltë i arkivimit të kujtesës historike të komunizmit.

8 komente në “INTERVISTA/ Edi Rama: Isha krahu radikal i lëvizjes antikomuniste. Ja dy arsyet pse nuk hyra në Partinë Demokratike”

  1. Dean says:

    Mos more!
    Me radikal se “nordiket” e Tropojes?!?!?!?!??
    Po histori shkruan se nje fare azem hajdari me birishen sollen “demokracine” ne Shqiperi. Ke te besojme,ty apo Alpinet?

  2. Jobi says:

    Ju re gjithe benit berthamen e sigurimit te shtetit mjafte me edhe hipkrizia ka marre fund me ju. Jeni te gjith pjese e nje bajge te madhe

    1. .... says:

      Ky ishte rrrradikal, por qe ne perberje te Partise se dhe levizjes se re te ishin edhe femijet e DIKTAORIT pse jo. A e mohon dot kete Edi!??? E ke thene tek Instituti i Arteve ne prezence te qindra veteve. Ne mos gaboj sapo kishe ardhur nga KORFUZI, ku ishe per pushime………….

  3. rruga kavajes says:

    Radikal a e dini cdo te thote ? Me shkul nga rrenjet gjithcka qe te behet pengese per realizimin e qellimeve tuaja edhe duke vra e pre ! Prandaj merreni me shume rezerve kete shprehje…

    1. emigranti says:

      prandaj i dekoroj vrasesit e diktatures, sepse donte te shkulte me rrenje???? popull kot ..

  4. edepsiz katil xhahil tahyp rexhepi says:

    Edi rama dhe sot eshte radikal i djathte. Fashist qe nuk ka asnje lidhje me te majten. Thjesht karierist. Pa ideale. E perzune qi qen andej e mori nano i dha nje cope buke dhe si qen i keq i kafshoi doren

  5. Profesori says:

    Cfare mut radikali je ti mor mashtrues klasik. radikal ti, i biri i atij kelyshi qe prodhoi shtatoren e dikatatorit te trete ne bote ne gjithe historine e njerezimi. Po te ishe radikal anti – komunist per cfare te duhen ajo skote ultrakomunistesh qe ke nga pas, si : Gramoz Ruci, Ditmir Bushati, Mrika vata, Arta Dade,Saimir tahiri, Ilir Mustafaraj,Milena Harito, Sonila Qato, Ilir Gjoni,Damian Gjiknuri, Ilir Meta, Pandeli majko, Spartak Braho, Agim Nesho, Genc Kondi, Qemal, Bardhyl, Skender, Ymer, Luan, Greta,( te gjithe keto nga dinastia me fuqishme komuniste Minxhozi ),Arben Cuko, bardhyl Cani, Filloreta Kodra,Shpetim cani, Shpetim Idrizi,Ilir Beqaj, Astrit, Benet, Petrit ( nga dinastia komuniste e shkodres Beci),Ardian Fullani, Nine Shkurti, Mico Dhapadhopulli, Agim e Arben Fagu, Ibrahim Shehaj ( babi i Briseides se portokallise ),Fatos Ibrahimi, Altin Thano, Viktor malaj, Mhill e agim Doci, Shyqyri Coku,Zef Cuni, Artan Shkreli,Petro Kocja, koco kokedhima, Ylli e Arben Bufi,ledia Shamku,Andrea e Koco Stefani, Gjergj Zheji, Edi mazi,Mirela e Arben Kumbaro,Ad e Edlira Dvorani,Sherif Bundua, Ahmet Ceni, Ahmet mancellari,Ver Llapa, Gezim Kullufi,Engjell Pere, bashkim Berberi, Sokol kraja, Edmond, Pelivan,Mithat,hasan e ky zv/ministri kozimondo i ministrise se financave ( te gjithe nga familja gjakatare e Luceve ne Tragjas ), Mithat e besnik bare , Nevzat e maksim haznedari, Dhimiter shkodrani, Roland, Agron, Agim, fatos, Miriam, Medi bushati ( nga dinastia kriminale kapo , Vilma, majlinda, Drini nga kasollja e nushajve, Ermal, Shpati, telemak , sokol, pranvera, valbona, rexhep kolli, fecor shehu, kopi niko, liljana,Ilir, nexhmije ( nga familja dikatatorit qe i ke per zemer), paulin radovani,gjon ndrejaj, tatiana elezi, adriaagron cela,pellumb ago,idajet beqiri,fatos klosi % sons nga mallakastra, Mehmet Shehu,Koxi coce, gjergj teneqexhi, veri koci, gjon radovani, arianit cela, mhill e agim doci, zef loka, arian kraja,skender kraja, hilmi seiti,arben dervishaj, elefter koka, armanda duka,e me qindra e mijra kriminele te tjere qe nuk ka liber shtepie qe mund t’i rregjistroje. Ti je nje -person konfuz me dashje, nje imoral i pashembellt ne historine tone por mbi te gjitha nje drogmen dhe hajdut i niveleve teper te larta. je nje person me pasuri te klasifikuara dhe te rregjistruara nga institucionet nderkombetare te investuara ne off-shore. Nuk kam kohe qe te llogaris bashkepunetoret tuaj kriminele, sepse me ka ardhur koha e shurrimit e caktuar nga ana e kryebashkiakut, Erinka velina. komuniste

    1. toni sport says:

      O Profesor leshi ske permend Saliun,Gramozin Arbenin LulziminJozefinen,Tritanin,Azemin dhe plot pedeista qe nuk me kujtohet rradha behu me i besueshem te gjithe thuaj, dhe je ne rregull me ndergjegjen tende.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje