“Tërbohet” lumi Shkumbin! Çahet argjinatura në Çermë, shembet një urë në Elbasan

shkumbinLumi Shkumbin ka dalë nga shtrati në shumë duke shkaktuar përmbytje.

Të paktën 120 banorë janë izoluar në rrethin e Elbasanit për shkak të shembjes së Urës së Broshkës. Ujërat e lumit kanë shkaktuar përmbytje edhe në fshatin Paper.

Ndërkohë, përmbytjet kanë nisur edhe në Çermë të Lushnjës, për shkak të çarjes së argjinaturës. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka urdhëruar evakuimin e banorëve për shkak të rrezikut.

Ai ka njoftuar se po merren masa për riparimin e argjinaturës. Të gjithë ekskavatorët janë drejtuar për në pikat e rrezikshme. Prurjet e lumit kanë qënë shumë të larta për shkak të reshjeve, 203 m/kub në sekondë.

Nga ana tjetër, lumi Erzen ka dalë nga shtrati duke përmbytur rajone të tëra gjatë rrjedhës së tij. Fotoja e mëposhtme tregon përmbytjet në fshatin Sukth të Ri.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në ““Tërbohet” lumi Shkumbin! Çahet argjinatura në Çermë, shembet një urë në Elbasan”

  1. jim says:

    Ministri Panariti ka “urdheruar” evakuimin e banoreve….Po tjeter cfare ka bere Ministri? A ka pire ndonje “gote vere”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *