Fevziu e pranon “padashje”: Po goditet Ilir Meta, edhe pse në dosje ka emra politikanësh të tjerë

fevzoBlendi Fevziu e ka pranuar se publikimi i një mesazhi mbrëmjen e djeshme më emisionin “Opinion” nga ana e Artan Hoxhës, dhe më pas disa dokumenteve, sipas të cilëve Ilir Meta kishte kërkuar 200 mijë euro nga Kastriot Ismailaj, ka qëllim goditjen e Metës.

Ai thotë se ka një dosje me 8 mijë faqe për politikanët shqiptarë, por në media përmendet vetëm Meta.

Fevziu bën edhe naivin më pas, duke thënë se është e çuditshme që përmendet vetëm Meta.

Sipas Fevziut, pas dokumenteve të paraqitura nga Artan Hoxha në TV Klan, Meta dhe aktorët e tjerë politikë duhet të reagojnë.

Të gjithë shurdhë dhe të gjithë qorrë! Kjo është logoja që mund të shoqëronte një deklaratë të djeshme të gazetarit Artan Hoxha, bërë në emisionin Opinion. I ftuar në një emision për gazetarinë investigative, Hoxha ka lexuar një letër zyrtare të prokurorisë, pjesë e përgjimeve të Kastriot Ismailajt, në të cilën citohej edhe një sms që këtij të fundit i kishte ardhur nga një numër që në atë kohë e dispononte Ilir Meta. Hoxha e lexoi vetë sms dhe teksti i saj është i njohur. Nuk ka asnjë dyshim që Hoxha kishte llogaritur që ta publikonte letrën në mundësinë e parë në një vëmendje maksimale siç është ajo televizive. Sot ai ka fikur telefonin pasi ka hedhur ne Facebook e tij disa prej letrave zyrtare. Rasti e solli që dje pas emisionit, t’i hedh një sy për pak minuta  dhe të fotografoj me celular disa prej letrave të tij. Letra të firmosura nga prokurori dhe oficeri i policisë gjyqësore, letra ku shënohej vendimi i gjykatës për vënien në përgjim të numrit dhe ku në kllapa shënoheshin emrat e personave që flisnin me Ismailajn. Kishte ndër to disa emra politikanësh, disa emra gazetarësh të njohur e po ashtu botues me ndikim në atë kohë, që kishin rënë në rrjetën e përgjimit, me apo pa shkak. Thjeshtë për një telefonatë. Kishte shumë biznesmenë dhe njerëz që flisnin për milion dollarë dhe për investime nga Tanzania në Afrikën e Jugut. Për blerje minierash floriri dhe për investime në Shqipëri që s’janë bërë kurrë. Ishin vetëm pak fletë të një dosje, që një burim shumë i informuar i huaj, i ka konfirmuar Opinion.al se përbëhet prej afro 8000 faqesh. Një dosje për të cilën askush nuk di të thotë se ku ndodhet, kush po e heton dhe çfarë ka brenda.

Nuk ka asnjë dyshim që publikimi i dosjes synon goditjen e Metës nga kundërshtarët apo partnerët e tij politikë. Kjo gjë mbetet e paqartë. Për faktin që i vetmi që u përmend është Meta, ndërkohë që në dosje figurojnë edhe emra të tjerë. Por më e rëndësishme se sa beteja politike dhe goditja ndaj Metës që tashmë nuk është e re, ka një seri pikëpyetjesh dhe çudish që shoqërojnë këtë histori. Një histori që të gjithë bëjnë sikur nuk e shohin dhe nuk e dëgjojnë!

I pari hesht Meta. Meta duhet të thotë nëse përgjimi është i vërtetë apo i montuar. Nëse është i vërtetë çfarë ka dashur të thotë me të dhe cili ka qenë kuptimi!

I dyti hesht Prokurori, që nuk shpjegon se si është lënë në përgjim një njeri me imunitet deputeti, ende në fuqi në vitin 2008?! Si e ka bërë këtë pa vendim gjykatë (Nëse besojmë versionin që Hoxha deklaroi dje) dhe mbi të gjitha si e ka transkriptuar kur nuk ka pasur leje ligjore për këtë?

I treti hesht Parlamenti, të cilit i është përgjuar pa leje një deputet dhe kjo përbën shkelje të ligjit!

I katërti hesht shteti, të gjitha strukturat e tij, që nuk tregojnë se si ka dalë një dosje e mbyllur me vendim gjykate dhe e destinuar të asgjësohet, nëpër media?! Si mundet dokumentat e shtetit të qarkullojnë kaq lirshëm edhe kur bëhet fjalë për përgjime delikate, ku përfshihen edhe njerëz që nuk kanë lidhje me çështjen, por janë thjeshtë miq të Ismailajt?! Kush e ka nxjerrë dosjen? Prokuroria? Gjykata? Policia? apo të gjitha nga pak? A është nxjerrë dosja për shantazh dhe ndaj kujt do vijojë më pas ky shantazh? Askush nuk e sheh dhe askush nuk e dëgjon!

Hesht opozita që zakonisht flet për gjithçka por kësaj herë bën sikur nuk e ka mendjen ose sikur nuk e ka parë! Nuk ka folur ende. As për të dhënë një version të sajin.

Hesht Kryeministri, i cili si në rastin e parë sërish ndihet jashtë çështjes dhe vijon të qëndrojë jashtë, edhe pse bëhet fjalë për aleatin e tij kryesor! Nuk ka folur deri tani. As për ta mbrojtur.

Heshtin të gjithë! Heshtin dhe nuk shikojnë! Ose dinë më shumë se sa dimë ne…”, shkruan Fevziu.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Fevziu e pranon “padashje”: Po goditet Ilir Meta, edhe pse në dosje ka emra politikanësh të tjerë”

  1. wien says:

    Heshtja e te gjitheve, tregon me se miri ,qe ky eshte nje shtet rrumpalle dhe asnjeri nuk eshte i paster
    I dashur Fevzi!!!!!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    “Fantomasi” me kostum, lexoi dokumentet voluminoze dhe sapo zbuloj qe ishte nje cironge midis peshkaqeneve.. I zhgenjyer, teresisht, sikur kujtonte se ishte “big shot” me kollare dhe kellciste goten e shampanjes me peshkaqenet qe ai s’kishte idene sa te medhenj ishin, po ben rrolin e te drejtit.. Megjithese I dhan toka dhe u ndjeh I plotfuqishem, kujtoj se I kishin prere thelen e mishit me te mire.. Sapo zbuloj qe I kishin hedhur nje kocke dhe ka bere kamikazin gjate gjithe kohes.. DONKEY.

  3. kaonia says:

    Bla bla bla ngelem duke komentuar plerat ,e atyre su ha kari fare . I shajme e ham inat me veten se si ka mundesi ….po keshtu qenka e shkruar per kete vend e per keta njerez te mjere …tani s me ngelet tu them gje tjeter vetem te qesh me vete si plaku Mere e tu nem si plak e lige vdekshi qe nga Saliu i pari te ky frikacaku i gjate i rilindjes e gjer te koke lopa i lsi.

  4. E po kjo pune! says:

    O Blendo, eshte heshtur per gjera qe bejne MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU nga deti, tek 21 janari, Gerdeci dhe pafund… jane te gjithe marionetar dhe lexojne tekstin qe e sjellin nga jashte dhe ju te medias nuk beni perjashtim

  5. TJ says:

    Jane gazetare te shitur!

  6. Plaku says:

    Te gjithe heshtin o Fevzo. Ti po hesht me shume. Mire ben qe meshon vetem te Meta, te cilin e degjuam ne emisionin tend, po perse nuk shton ndonje nga ata emrat qe thua se kane materiali qe nxorre mbreme!? Apo eshte pune me zarar!?

  7. timmy says:

    po heshtin se duhet te flas drejtesia hyjnore se tokesoren e ka marre ilir meta me vehte ne berlin bashke me sa e sa 200 mije euro te tjera pa fund.

  8. LORA says:

    Ja dhe fevzo-kellira nuk po duron te jape goditjen e tij te shumfishte (nje blackmail I rende) ,,,me shpresen e nje kocke te madhe ,te madhe.
    Turpi ka marre malet ne raport me paturpesine pa limit te gebelsianeve te KLAN-tv.

  9. Meta ka blere Temen says:

    Tema si shume po e mbroni Ilir Meten. Mos keni marr ndonje shuk me pare? Doni te shplani trunin e njerezve.

  10. Thanasi qe ta plasi says:

    Ti o Blendi thua heshtin te gjithe po qe edhe Meta vete hasht a e ke vene re?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *