The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit

16 Janar 2016, 17:54Ekonomia TEMA

Revista prestigjioze “The Economist, në numrin e saj të fundit ka botuar një artikull prej tetë faqesh, për Shqipërinë, apo sikurse e cilëson artikulli, “vendin që udhëheq reformat në rajonin e Ballkanit”.

Raporti, i prodhuar nga Quantum Productions, është publikuar nga “The Economist” dhe gjatë javës së ardhshme do të bëjë xhiron e botës, duke mundësuar promovimin e gjerë të Shqipërisë.

Kjo javë përkon edhe me zhvillimin e punimeve të Forumit Ekonomik Botërore të Davos në datat 20-23 janar, ku “The Ecnomist” zë një vend të rëndësishëm në mediat e pranishme.

Artikulli përshkruan disa nga zhvillimet kryesore të ndodhura në Shqipëri që nga shtatori 2013 kur qeveria e re mori detyrën, duke vendosur një theks të vecantë tek reformat gjithëpërfshirëse dhe mundësitë që Shqipëria ofron në sektorë të ndryshëm.

“Në krye të qeverisë, njëkohësisht shtysa më e rëndësishme për reformat, është kryeministri Edi Rama, i pari kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin”, shkruan artikulli.

“Shqipëria ka pritur shumë vite për këto reforma dhe ne po i bëjmë ato të mundura. Ka qenë një punë e vështirë por e domosdoshme dhe ne jemi të inkuruajuar nga mbështetja qe kemi marrë”, citohet kryeministri Rama.

Artikulli nënvizon tre reforma të rëndësishme që kanë dhënë rezultate positive, sic janë reforma për rikthimin e stabilitetit makroekonomik dhe fiskal, reforma në energji dhe ajo administrative-territoriale.

“Në Kabinetin e z. Rama, një nga ministrat e orientuar drejt reformave është ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, z. Arben Ahmetaj, i cili ka këmbëngulur tek lehtësimi i procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend, përkrah reformës për garantimin e stabilitetit makroekonomik, pjesë e së cilës ishte vendosja e sistemit progresiv të taksimit dhe marrja e masave ambicioze për përmirësimin e transparencës”, shkruan artikulli.

“Në 2014, mbledhja e taksave u përmirësua në mënyrë të ndjeshme duke arritur një nivel rekord”, thotë ministri Ahmetaj.

“Në paketën e fundit fiskale ne zeruam taksën e biznesit të vogël, një hap që nuk kishte ndodhur kurrë më parë për mbi 83,000 mijë biznese të kësaj kategorie, ndërsa ulëm në 5% tatim fitimin për bizneset me xhiro nga 50,000 – 80,000 dollarë në vit”, vijon Ahmetaj.

Artikulli shkruan për reformën në energji dhe paketat e mbështetjes sektoriale të prezantuara në manifakturë dhe bujqësi.

“Me një ekonomi tregu në zhvillim, nivel të ulët të taksave dhe fuqinë punëtore të re, të edukuar dhe konkurruese (mosha mesatare është 32 vjec), Shqipëria përfaqson një atraksion për investime. Krahas ndërmarrjes së reformave strukturore gjithëpërfshirëse, qeverisa shqiptare është e vendosur të krijojë kushte të favorshme për investitorët në energjinë e rinovueshme, turizëm, agrobiznes, infrastrukturë dhe shërbime”, thuhet për klimën e investimeve në vend.

“Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më popullore turistike në Ballkanin Perëndimor.

Kjo nuk duhet të përbëjë një surprizë. Shqipëria është një thesar I fshehur ku mund të gjesh site arkeologjike të harruara, peizazhe spekatokale të maleve të lartë dhe një vijë bregdetare mbresëlënëse që shkrin detin Adriatik me atë Jonian.

Shqipëria ka disa qytete që janë pjesë e pasurisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, katër stinë për sportet e aventurës, vlera kulturore dhe histirike unike, të cilat janë mbajtur secret nga pjesa tjetër e botës për shumë kohë. Shqipëria është vetëm një ore larg kryeqyteteve të mëqdha në Europë dhe ka akses pa viza për të gjithë qytetarët eurpianë dhe mbajtësit e vizave Shengen”, vijon artikulli.

“Qëllimi ynë tani është ta kthejmë Shqipërinë në një nga destinacionet më tërheqëse në Mesdhe”, thotë Ministri Ahmetaj.

Artikulli shkruan gjtihashtu për incentivat që ofron ligji i ri për turizmin, për tërheqjen e investimeve në industrinë e turizmit me qëllim modernizimin e sektorit.

“Të sjellim investitorë cilësorë është prioriteti ynë. Ne këmi nevojë ta ngrejmë sektorin e turizmit në një nivel tjetër, sa i përket mikpritjes dhe cilësisë së shërbimit, në një nivel të denjë për buykuritë që ofron vendi ynë. Shqipëria është Europa e pazbuluar që lë gjurmë të gjata tek gjithkush e viziton atë”, përfundon ministri Ahmetaj.

Pjesë e artikullit janë gjithashtu intervista të zhvilluara me kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit qeveritar.

15 komente në “The Economist: Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit”

  1. qipidhasi says:

    Haha talin apo s’tallin trapin edhe keta te huajt, njelloj si i thoshte Vuçiç palloshit lideri i ballkanit.

  2. intelektuali says:

    ELOZHET E “THE ECONOMIST” JANE NJE SOJ SI CMIMI I PARE NE BOTE TE SHQYPNISE PER USHQIMIN NE KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES.

    Ne nje kohe qe situata ekonomike ne vendin tone dhe kur Shqypnia praktikisht eshte ne CAJTNOT financiare dhe po jeton vetem me borxhet qe ka marre nga Bota dhe ne nje kohe kur media shqyptare papushim publikon artikuj per situaten e rende financiare te vendit dhe se se GDP ja jone kombetare ka mbetur ne vend numero dhe se cmimi i karburanteve ka vlerat me te larta ne Ballkan, na mbetet te pyesim:

    KUSH KA QENE AI QE KA PAGUAR PER KETO LAJME QESHARAKE QE PERHAP PRESTIGJOZJA “THE ECONOMIST”?

    Sepse qe nga koha e Takses Famoze Progresive te Rilindjes Socialiste reforma e Edvinit dhe Likes eshte kthyer anapolla ne favor te pasanikeve barkderra dhe kete gje e deklaroi shefi i misionit te FMN-se para disa ditesh. Nga ana tjete refora e kerkuar ne Drejtesi ka mbetur ne ngercin parlamentar dhe nuk dihet si do te perfundoje, mbase si Taksa Progresive e Edi Rames, por mbase sic e pesoi Kushtetuta e Shqypnise para do viteve me pare ne pazaret e pista midis Edvinit dhe Saliut ne terrin e nates qe i solli Vatanit kaq te keqia dhe ZULLUME enveriste, pandaj edhe eshte me vend qe te themi:

    ELOZHET E “THE ECONOMIST” JANE NJE SOJ SI CMIMI I PARE NE BOTE TE SHQYPNISE PER USHQIMIN NE KOHEN E QEPES TE ENVER HOXHES.

    1. Laci1 says:

      O rrk vetem emrin mos e vendos intelektual se me 200% ben pjese ke analfabetet e shqiperise .

  3. Ai says:

    … mire po vepron Z.Ram, po kush e le … kriminelet, hajdutet, pazarrxhinjte Berisha, Basha dhe Meta ?

    … Z.Rama i vetmi qe mund te shpetoje, coje perpara dhe civilizoje Shqiperine.

  4. me zhdukjen e hafijeve serbo-antishqiptare ne Tirane , vendi yne ka shume perspektive te jete nji ‘stoli’ e Europes !

  5. Pop says:

    Tani shqiptarët mendojne qe kur shkruajne keq kanë te drejte mediat e huaja kurse nqs shkruajnë mire atëherë tallin bythen.

  6. Akili says:

    Ky artikull i The Economist eshte nje konfirmim dhe mbeshtetje e rruges se reformave qe ka ndermare Qeverisja dhe Kryeministri Rama. Frytet e ketyre reformave kami per ti ndjere ne nje kohe te shkurter e a atehere do bindemi qe ne koalicioni i 1 milion “qelbesirve” kemi bere gjene me te mire per Shqiperine duke i dhene mbeshtetje plebishitare Aleances per Shqiperine Evropiane dhe Rames personalisht.

    1. intelektuali says:

      O Akili i Edi Rames po na thuaj more derdimen se cilat Jane reformat famoze te rilindjes Socialiste, se FRYTET qe po shohim keto 2 vjet qeverisje jane:

      – reforma per t’i dhene pension shtese Nexhmije Hoxhes dhe Vito Kapos dhe xhelateve te Enverit me soj e sorrollope te Partise se Punes nga pas
      – reforma per te dekoruar me medalje po keta xhelate te Enverit qe mbushen lumenj me gjak njeriu gjate diktatures se tyre komuniste dhe qe nuk dine te kerkojne falje per krimet e tyre dhe qe Drejtesia e Edvinit dhe Likes nuk i gjen fajtore per krimet e komunizmit ne vendin tone, perkundrazi media jone debile kombetare u jep papushim tribune per deklarata kercenuese ndaj miletit dhe popullates qe kerkon vetem te VERTETEN.
      – reforma e Takses Famoze Progresive qe ka perfunduar si kokoshi ne nje thele dhe eshte kthyer anapolla per te privilegjuar barkderrat e Partise qe ushqejne Mafien e Kuqe me pushtet qe la pas Enveri per ta mbajtur Vatanin si nje CIFLIG feudal ne mes te Evropes. Apo nuk e degjove FMN si e vleresoi sistemin tone fiskal para do ditesh?
      – reforma e shendetesise falas, e arsimit falas dhe shume BAMIRESI te tjera njesoj si te Kohes se Qepes te Enverit, qe ne fakt kane pasuruar cunin e Hamit Beqes, besnikut te Partise se Punes dhe i kane bere shqyptaret si hije nate duke kerkuar ne Bote nje vend per te shpetuar koken si emigrante mjerane.

      Keto jane FRYTET e reformave qe pret ti o DUDUM i Edvinit dhe Likes, se ne intelektualet properendimore shqyptare qe Enver Hoxha i vrau dhe i masakroi vetem pse e donin Vatanin si te gjitha vendet e tjera Demokratike, te themi o DUDUM i Partise se Punes:

      SHKO DHE PI NDONJE KAFE ME LEKAT QE TE KANE PAGUAR, POR MOS FOL BROCKULLA PA LLOGJIKE NE TEMA!

  7. Dr says:

    Mero,mos publiko artikuj te paguar njelloj si lajmi i mesiperm per pagesat e Berishes firmes lobuese amerikane….
    Mos ia fut kot ! Mos u shit !

  8. Elianto says:

    Te artikulli shkruahet qartesisht qe eshte advertisement, pra eshte raklame e paguar, qe The Ekonimist ka zgjedhur te botoj.
    Nuk pasqyron bindjet e The Economist, nuk eshte shkruar nga gazetare te The Economist. Si cdo reklame, pra, ka brenda gjera te verteta dhe te paverteta, por kurresesi nuk ka gjera negative.

  9. Shahisti says:

    Kur degjoj kete fjalen “lider” per cdo gje qe ka lidhje me Shqiperine sepse me vjen per t’u shqyer gazit.

  10. fieraku NGA ferrasi says:

    O Akili mbeshtete kemben ne toke
    MOS futuro me presh.
    Te kete valle soorrosaxhi te dhi ekonomist?

  11. Akilis says:

    Eshte hera e pare thote artikulli, per suksese.
    Atehere deri tani a ka patur abuzime, vjedhje, qe do ishin ne bankat e akuzuarve, apo ci qi temen ddhe keta sa te behen te pasur dhe me shpresen qe do jetojme mire.

  12. butrinti says:

    SA BUKUR DO QE TIRANA PA XHAMIT E SHPIFURA HIDHINI PER TOK TE GJITHA XHAMIT

  13. Mentari says:

    Shqiperia eshte nje kokerr e qelbet e Ballkanit,eshte nje kanal haleje e korrupsionit,e krimeve monstruoze si vrasjet,cnderimet,vjedhjet,kercenimet,droga e prostitucioni e bixhozi illegal qe shoqerohet me papunesi golopante afer 50% e popullsise dhe me nje emigrim te frikshem ne permasa ivmasive te largimit te shqiptarve nga vendi I tyre dhe kjo vjen nga mosbesimi dhe keqqeverisja e e shtetit shqiptar qe eshte okupuar nga indivite mafioze te tiipit Ilir Meta me shoke.Per cilin vend e ka fjalen kjo gazete? se per shqiperine besoj se kjo eshte shum larg rialitetit.Kush e ka s[ponsorizuar kete artikull? PS dhe qevrtria e mafiozeve per te mashtruar popullin e vet injorant? nuk ka tjeter shpjegim per kete mashtrim artikulli.Cfar Reformash flet ky artikull mashtrimi ? ate te Pallatit te Kock Kokedhimes ne Borsh? apo keshtjellen e Edi Rames ne Dajt? qeveria shqiptare e sotme eshte fatkeqsia e Kombit shqiptar dhge vecanerisht e popullit te shqiperise,Ata ne krye te qeverise shqip[tare te sotme jane indivite qe as skuqen dhe as zverdhen asnjehere ne jeten e tyre dhe jane venten spekullator qe po e demtojne shum rende shtetin dhe vendin e shqiptarve qe quhet dhqiperi.Marrin borxhe vetem e vetem per te paguar rrogat qe eshte krim ekonomik dhe krim shteteror e krim kundr popullit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje