INTERVISTA/ Rrëfimi i Pjetër Arbnorit për gazetën TemA: Si me burgosën për krijimin e Partisë Socialdemokrate

arbnori

Pjetër Arbnori ka sot pervjetorin e ditlindjes se tij. Ne Janar te vitit 2005 ai ka rrëfyer në një intervistë për gazetën ‘TemA’ 70 vitet e jetës së tij.

Gjatë intervistës për gazetën ‘TemA’, Arbnori rrëfen momentet e arrestimit në vitin 1961, ndërsa ishte 26 vjeçar. Dënimi me vdekje dhe ëfarë përjetoi në këto momente.

Ridënimi në burg dhe takimet me shokët e burgut. Perceptimi që kishin këta desidentë për vendin dhe dëshira që vendi të merrte një drejtim perëndimor. Gjithçka për Arbnorin në liri dhe Arbnorin në burg, e rrëfyer nga vetë ai, në intervistën e dhënë gazetës ‘TemA’.

Zoti Arbnori, në prag të shtatëdhjetëvjetorit tuaj, sigurisht keni shumë gjëra për të renditur në kujtesë. Cilat detaje rikujtoni më me shumë dëshirë nga periudha e fëmijërisë?

Gjatë burgut të gjatë kam shkruar edhe një roman me natyrë biografike për fëmijë me titullin “Shtëpia e mbetur përgjysëm”. E kam përshkruar me dashuri, e kam paraqitur me realizëm, dialogu ishte i gjallë dhe plot humor të ëmbël dhe të hidhur. Si shpërblim pas tetëmbëdhjetë vjetësh vuajtje më dënuan për të dytën herë me dhjetë vjet burg shtesë. Më 1993, në liri kërkova dosjen hetimore gjyqësore dhe gjeta aty dorëshkrimin e romanit që ruhej si “provë hetimore” dhe botova ndoshta librin tim më të mirë. është periudha e fundit e pushimit fashist italian, e ardhjes së ushtrisë gjermane, e fillimit të lëvizjes antifashiste.

Në Shkodrën e viteve 1943-1944, përmes ndërtimit të një shtëpie dy dhomash që thuajse nuk përfundoi kurrë, ndërthuret historia e atdheut, e qytetit, e familjes, historia e edukimit shpirtëror, e gëzimit dhe e vuajtjeve, historia e qëndresës dhe e shpresës se do të shpëtonin nga diktatura e re. Fatkeqësisht, megjithëse kam punuar dhe kam krijuar gjithë jetën, më kanë mbetur shumica e gjërave përgjysëm, romani përgjysëm, shtëpia përgjysëm, dashuria përgjysëm, demokracia përgjysëm. Nuk kam qenë kurrë gjysmak, por i pakënaqur vazhdimisht me punën, kushtet e vështira të jetës na kanë bërë më të ndërgjegjshëm ndaj detyrave. Nuk jam i sigurt, në kam ikur dy apo tre herë gjatë jetës sime nga shkolla, dhe kjo ishte një aventurë e jashtëzakonshme. Sot ka shumë nxënës që shkojnë dy apo tri herë në shkollë. Në moshën 14 vjeçare angazhoheni në grupet ilegale antikomuniste.

Si organizoheshin këto grupime, çfarë veprimtarie konkrete kishin dhe cili ishte roli i 14 vjeëarit Arbnori gjatë kësaj kohe?

Shkodra, qyteti im, kishte një ndërtim shpirtëror të veëantë. Dritarja historike e perëndimit, qendër kulture e tregtare me shpirt demokratik dhe nacionalist ku nuk nguli rrënjë komunizmi filosllav, e fyer në regjimin e ri si qendër reaksionare, qendër prefekture me një burg ordiner të shndërruar në 13 burgje torturash dhe pushkatimesh në 1946. Unë nuk mund të isha tjetër nga ë’ishin shokët e mi dhe familjet e tyre. Më 1945 na mblodhën ne nxënësve te bashkia, nxorën mbi 10 të lidhur me pranga, demaskuan si tradhtarë e spiunë, pa gjyq shkresa dhe dëshmitarë i shpallën si të dënuar me vdekje, e në sytë tanë i kositën me mashinka e mitralozë. Njëri që nuk e zuri plumbi thirri me të madhe: “Në bazë të ligjit ndërkombëtar derisa më kursyen plumbat jam i falur edhe nga njeriu”.

Qamil Gavoçi, komandant i qarkut të Shkodrës, nxori nagantin nga brezi dhe iu drejtua viktimës: “këtij i thonë komunizëm, që nuk pyet për ligje ndërkombëtare”. Në 1946 shefi i seksionit të sigurimit Zoi Themeli, shefi i hetuesisë Fadil Kapisyzi dhe oficeri i sigurimit Pjerin Këira “zbuluan armët në kishën franëeskane”, arresuan shumë priftërinj të kulturuar, i dënuan dhe i pushkatuan pa patur asnjë provë. Dy vjet më vonë oficeri i sigurimit Pjerin Kçira deklaroi para gjykatës ushtarake se me urdhër dhe me ndihmën e shefit të sigurimit Zoi Themeli kishte futur armë në Kuvendin e Gjuhadolit duke dënuar pa faj shumë priftërinj katolikë. Shumë tregtarë shkodranë u konfiskuan ose u burgosën kur refuzuan të dorëzonin florinjtë. Gjithë këto padrejtësi të shoqëruara me zinë e bukës dhe triskat e mangëta të bukës shkaktuan urrejtje ndaj regjimit të ri komunist. Grupe të shumta të fshehta u krijuan nga të rinjtë studentë, intelektualë nga oficerë nacionalistë.

Shkodranët që kishin marrë pjesë në demonstratën antikomuniste më 28 nëntor 1939 u indinjuan kur i quajtën “reaksionarë”, “armiq”, vetëm se ishin shpirtërisht me perëndimin, Shqipërinë. Filluan arrestimet e studentëve Gjon Marka Ndoj, Gac ëuni, Viktor Kujxhia, Njac Kujxhia, Njac Sarreqi, Myfit Bushati, Ahmet Bushati, Ana Daja; u vranë në kufi, Mark Caca, Bardhosh Dani; u përjashtuan nga shkollat dhjetëra gjimnazistë, por u shtuan grupet e shumta të të rinjve që propagandonin, shtypnin e shpërndanin trakte dhe kur mundnin, përpiqeshin të lidheshin me të arratisurit e shumtë nëpër male. Në këto rrethana, sadoqë në moshë të re, u lidha me grupe shokësh si Kolë Jubani, Rrok Jubani, ëesk Jubani; Ali Spahia, Ndoc Kodheli, Tonin Topallaj Gabriel Përkolaj, Bep Jubani, Adnan Muka, Gjovalin Preka etj., secila palë me grupe treshe që zhvillonin aktivitete veë e veë nisur nga viti 1949 e 1950. Kryesorja ishte të mbanim gjallë rezistencën, propagandën, solidaritetin, ndihmën për familjet e të burgosurve. Shtypja dhe shpërndarja e trakteve; grumbullimi dhe transportimi i fletushkave që hidhte Komiteti Shqiptar Shqipëria e Lirë. Nuk përjashtohej dhe gjetja e pregatitja e ndonjë arme për vetëmbrojtje gjë që ishte tepër e vështirë. Synim kryesor ishte dhe nisja e ndonjë pjesëtari të grupit për t’u arratisur jashtë shtetit me qëllim që të na lidhte me Komitetin Kombëtar ‘Shqipëria e Lirë’. Dy tentativat që janë ndërmarrë me shokun tim Gabriel Përkolaj në korrik të 1953, i cili kaloi në Jugosllavi përmes malit të Taraboshit dhe shokut tim Gjovalin Preka, të cilin e vranë duke u arratisur në lumin Buna, duke e copëtuar me elikën e motobarkës në korrik të 1954.

Pasi morët maturën, u emëruat mësues në Shkodër, u pushuat nga arsimi, dhe përsëri u caktuat në Dukagjin në një shkollë të largët ku nuk shkonte njeri. Cila ishte eksperienca juaj e re?

Që i ri kam studiuar me sakrificë për violinë, kam qenë violinist në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës me dirigjent kompozitorin e shquar Prekë Jakovën, i cili ndërhyri në komitet ekzekutiv për të më emëruar mësues në shkollat tetëvjeëare të qytetit. Ndihma e miqve të mi më ndihmuan gjashtë muaj deri sa më erdhi pushimi nga puna me motivacionin “Pret marrëdhëniet me këtë komitet”.

Kërkova gjatë punë pa dobi derisa u gjet një shkollë 8-vjeëare në Dukagjin ku refuzonin mësuesit që të shkonin, si vend i largët që gjendej, 16 orë rrugë në këmbë. Eksperienca e mësuesit të maleve ishte e rëndë. Ngrënë e pangrënë në dëborë e shi me drita pishe. Me nxënës të rritur i hyra edhe më thellë të vërtetës së jetës. Nga malësia vajta ushtar. Provova punën, papunësinë pastaj ika në fermën Xhafzotaj dhe SMT Shijak. Puna e krahut në bujqësi më kaliti. Ndërsa motra ime Antonjeta ishte për herën e dytë në burg politik. Edhe kjo e rëndë shumë për familjen.

Më pas vijnë studimet në Fakultetin e Filologjisë. A u tërhoqët nga angazhimet e mëparshme dhe si kanë kaluar për ju këto vite?

Endrra ime e përjetshme kanë qenë studimet e larta. Bursë kuptohet që nuk më kanë dhënë. Kam kërkuar të drejtë studimi dhe ma kanë mohuar disa herë. Në vitet 1957-1958 pasoi një zbutje në politikën e dhënies së të drejtave të studimit. Asokohe dërgova kërkesën e përsëritur. Hartova me tepër kujdes dy garanci që kërkoheshin në dokumentet. Firma false, vula të marra “hua”. Më erdhi lajmi i mirë i pranimit. Nga frika se do të zbuloheshin shpejt, kërkova t’i jap provimet para afateve, sa më shpejt. Kam pasur avantazhin se të gjitha provimet e para i kisha me notë “shkëlqyeshëm”. I kam dhënë provimet e pesë viteve brenda viteve 1958 dhe 1959.

Në qershor të 1960 dhashë provimet e shtetit. Profesorët kanë qenë fisnikë me mua. Sidomos profesor Eqerem ëabej, Skënder Luarasi, Shaban Demiraj, Mahir Domi, Jakov Xoxa, Bujar Hoxha u miqësua me mua. Bënte përshtypje, një djalosh me kombinoshe blu, hipur në një motorëikletë ‘Jawa’, që vinte papritur jepte provimin e radhës dhe jo radhës dhe pasi merrte notën “shkëlqyeshëm”, zhdukej fushave të Shijakut për të mbajtur familjen, për të mbajtur motrën në burg dhe për të marrë diplomën. Vetëm një mendim nuk e kam ndërruar kurrë; dëshirën për liri, mendimin se diktatura e shëmtuar herët e vonë do të rrëzohet.

Që 14 vjeë kam kaluar nga njëri grup në tjetrin me shpresën se në fund të tunelit do të zbuloja dritën, madje mund të them se drita e perëndimit ka feksur gjithmonë për mua, për shokët e mi, për jubanët, për Tonin Topallajn, për Ali Spahinë me të cilin jam njohur që në dimrin e vitit 1950, për Riza Kucin me 1960 e të tjerë. Për këtë kam shkruar një roman me titullin “Brajtoni me vetëtimën e largët” ku ngjarjet i kam transferuar në Belfast e në Brightone Londër, por ai që dëshiron prapa angelezëve e irlandezëve që luftojnë për liri, njeh Shkodrën, Durrësin e Tiranën me problemet e tyre të njohura. Pas përfundimit të fakultetit, cili ishte drejtimi që ju morët ose më saktë ëfarë angazhimesh morët pas fakultetit? Më 1960 me diplomën “shkëqyeshëm” u emërova profesor gjuhe dhe letërsie tek ish Shkolla Amerikane e Kavajës, tashmë i plotësuar me dituri. Kisha një motocikletë ‘Jawa’ 250cc dhe me të shkoja ëdo ditë 12 km rrugës së bregut të detit mes pishave detare dhe kodrave me ullinj e me vreshta. Ishte një shkollë me tradita, që ka nxjerrë kuadro të shquara. A ndryshoi jeta ime?

Njoha shumë profesorë të mirë si Xhevdet Hydi e të tjerë. Njoha shumë të rinj, por mendja ime ishte e palëvizur përballë idealeve të shumë shokëve, që kishin dhënë jetën ose ishin kalbur burgjeve. Unë edhe kur u transferova në Durrës, krijova lidhje të reja me shokë të rinj që kishin ideale të ngjashme. Në moshën 26 vjeëare ju arrestoheni dhe dënoheni me vdekje. Mund të risillni në kujtesë si ndodhi kjo ngjarje dhe si e përjetuat atë moment? Ishte krejt logjike që një diktaturë ndër më gjakataret në botë, që ka si parim “zbuloje armikun që në vezë” pra para se ai të veprojë, që kishte qindra mijëra agjentë të papaguar dhe të paguar, do ta fuste kundërshtarin e dyshimtë në kllapë. Në grupin e Durrësit njëri prej shokëve të vjetër që e njihja që në gjimnazin e Shkodrës, gjindej nën presione të rënda psikologjike. Ishin bërë arrestimet e “grupit të ëamëve” dhe kudo në Durrës si në të gjithë Shqipërinë, qarkullonin thashetheme se Teme Sejko kishte urdhëruar për të sjellë nëndetëset në plazh të Durrësit për të goditur me silurë “udhëheqjen e partisë dhe shokun Enver”, ish-shoku më tha i alarmuar se “duan të na zhdukin ne ëamëve, nuk di si t’ia bëj”.

Pastaj erdhi edhe disa herë dhe më bëri disa ngacmime, që nuk m’i kishte bërë kurrë më parë. Unë u ktheva në sulm duke i thënë se ishte frikacak dhe kishte mundësi t’i kishte mbushur pantallonat që më parë. Gjithashtu kushërinjtë e një shoku tjetër të grupit e kishin shtuar shumë interesimin e tyre për gjykimet e mia dhe veprimtarinë time, të cilën për arsye kujdesi e quaja “të fjetur”. Kisha disa muaj që me anë të Tanush Kasos kisha rënë në kontakt me grupin e Uran Kalakullës dhe kishim zhvilluar biseda hapjeje lidhur me situatën, idetë dhe me të ardhmen e vendit në kushtet e prishjes me Bashkimin Sovjetik. Në njërën nga bisedat kishim qenë të një mendimi se mënyra më e mirë e kthesës së Shqipërisë nga perëndimi do të ishte rruga e socialdemokracisë perëndimore aq e njohur për qëndrimin e saj antikomunist, antidiktatorial në favor të pluralizmit. Aty shpreha mendimin se në një nga takimet e ardhshme do të paraqitesha tek shokët e mi me një punim themelor që do ta përcaktonim si ‘programi socialdemokrat’. Ishte fundi i majit të 1961-shit, koha kur zhvillohej i gjyqi i Teme Sejkos.

Gjatë atyre ditëve unë i kisha dhënë fletë-fletë anëtarit të grupit Z.Koëi, programin me titull: “Mbi gjendjen aktuale dhe detyrat për të ardhmen”. Z.Koçi kishte një makinë shkrimi gjë tepër e rallë në Shqipëri në vitet 1960. Dy makina shkrimi kishim tek Tonin Topallaj me të cilin kishim një grup në Shkodër, por për këtë nuk kisha vënë në dijeni as shokët e Durrësit, as të Tiranës. Ndoc Kodheli sëbashku me Ali Spahinë kishin pasur edhe ata një makinë shkrimi, gjë që ishte një pasuri e madhe. Po ashtu ndër të parët që ka shtypur trakte ka qenë në vitet 1950 edhe Bep Jubani, i cili kishte qenë njëkohësisht student gjimnazi dhe daktilografist pasdreke, i cili na ka ndihmuar shumë në shpërndarjen e fletushkave. Z.Koçi shtypte ngadalë natën dhe m’i jepte fletë-fletë daktilografimet. Në këto ditë më erdhi në shtëpi bashkëshortja e Z.Koçi. Dukej që ishte shumë e shqetësuar. Ajo më pyeti diçka të fshehtë që mund të kishim, por unë e mohova prerë, ajo ma përsëriti që duhej të ruheshim se merrnim veten dhe familjet më qafë. Me 27 maj 1961 në mëngjes, pasi lexova edhe një herë programin, u bëra gati për të dalë. Në çastin e fundit se ç’më ndjeu zemra, u ktheva dhe mora fletët e daktilografuara dhe i fsheha në xhepin e brendshëm të pantollonave të vjetra. Për të dytën herë u ktheva dhe mora një pako me letra e fotografi që kishin të bënin me grupet e vjetra të Shkodrës dhe kujtime të miat personale.

Sa vura këmbën në trotuar, më doli përpara një i njohuri im, që më quante shok. U ulëm në lokalin përballë apartamentit tim: -Nga po shkon? Pres dikë për të takuar. -Po vij me ty. Pres një vajzë, -iu përgjigja për ta larguar. -S’prish punë, nuk po ta ha. Po shkoj tek stacioni i trenit. -Po vij me ty dhe pastaj të lë. Eja kalojmë nga bulevardi, se kemi kohë për trenin e Tiranës.

Ia morëm rrugës për shëtitore dhe sapo kaluam Degën e Brendshme, dy çuna u përplasën në supe me forcë. -Ti eja me ne je, i arrestuar! Shoqëruesi bëri një kthesë artificiale sikur i erdhi e papritur.

Veprimi i parë i imi qe se ngrita sytë lart. Ishte një qiell i kaltër, i pastër dhe gjithë diell. Thashë me mend: shikoje dhe një herë qiellin se kush e di se kur do ta shohësh më i lirë.

Më arrestoi Kapllan Sako nënkryetari i degës dhe një oficer me emrin Pëllumb. Më ëuan në zyrën e kryetarit Kopi Niko. Pyetja e vetme ishte: – Ku do të shkoje? Ku do të shkoje? Në stacionin e trenit. -Ku do të shkoje dhe me kë do të takoheshe? Në stacionin e trenit.

-Po pastaj?

Prisja një vajzë nga Tirana.

Ata u shikuan sy më sy të çuditur. Nisën urgjent oficerin Pëllumb për të verifikuar “vajzën” dhe për ta arrestuar. Mbetën një copë herë të hutuar. -Ti do të shkoje sot në Tiranë. Pyetja e tyre ishte e saktë po edhe përgjigja ime ishte e saktë. Një orë ndenjën duke shikuar portofolin tim, letrat fotografitë, paratë letërnjoftimin. Ishin bukosur, nuk dinin si të vazhdonin pyetjet.

Pas një ore erdhi oficeri Pëllumb dhe tha i hutuar. -Erdhi. Si erdhi? Ku është? -Erdhi, e mora me vete, është tek shtëpia. Hyrje-dalje dhe telefonata të pambaruara. -Ti do të shkoje në Tiranë me Z.Koçin do të takoje x dhe y. Unë prisja një vajzë.

Vajzën e keni tek shtëpia. -Ti do të shkoje në Tiranë me Z.Koçin. Ja dhe programi që do të dërgoje. Do të takoheshe me Uran Kalakullën. M’i hodhën letrat e daktilografuara para syve. Ishin të miat, ato që kisha shkruar vetë. Nuk mund t’i mohoja. Mendova të shpëtoj çfarë mund të shpëtoja. Me atë manovër tregova diëka të njohur për të fshehur diëka të panjohur.

Nga apartamenti im vazhdonte kontrolli. S’kishin gjetur asgjë. Po – u thashë. – Pasi të takohesha me vajzën do të nisesha në Tiranë.

-Ku e ke programin? Jua jap unë. Tri katër vetura u bënë gati. Shikova nga dritarja e zyrës së kryetarit. Nga ajo ndërtesë ishin hedhur shumë veta në hetuesitë e para dhe kishin vrarë veten. Halla ime që kishte patur shtëpinë ngjitur me Degën duke parë njerëzit me trutë e dalë dhe kafkat e ëara, kishte fituar të rrahura të shpeshta zemre. E kisha hequr nga shtëpia e vet dhe e dërgova në një apartament tjetër. Një grumbull oficerësh më shoqëruan tek shtëpia. Shumë njerëz të frikësuar, por dhe kureshtarë më shikonin me bisht të syrit. Në kthesën e shkallëve pashë vajzën me fjongo. (Mos u bëni kureshtarë tani. Ajo i ka kaluar të gjashtëdhjetat). I thirra me forcë: -ëfarë do këtu? Ik te shtëpia. Nuk kanë punë me ty! Po këta nuk më lënë! -Ik! Ik!

Në dhomën e hallës gjeta një lëmsheli të sajuar nga tetë oficerë të Sigurimit. Halla e gjorë, të cilën e kishin marrë në punë, kishte mbetur e shastisur. I hodha sytë dhomës dhe me kënaqësi vura re se një trastë e keqe mbushur me peca pambuku me të cilët pastroja motorin ishte hedhur në mes të dhomës. Por kujdes. U qetësova dhe shkova tek një sirtar i bërë lëmsh.

Gjeta pantallonat e vjetra dhe nga xhepi i brendshëm nxora fletët e daktilografuara të programit që ia kishin zënë Z.Koçit. Kur ia dorëzova Sigurimit, u gëzuan si fëmijë. Mori secili nga një fletë dhe nisën t’i lexojnë me kërshëri. Ndërkaq unë shikova hallën në sy dhe më kokë i bëra shenjë nga trasta me pecat për fshirjen e motorrit. Halla u çudit. Ajo aq ishte hutuar nga arrestimi, saqë kishte kapur një pjatë që mbante nja pesë a gjashtë karamele për t’ua dhënë kontrollorëve.

Unë ia hoqa pjatën nga dora: -Nuk të kanë ardhur për urime! – i thashë dhe përsëri i bëra me shenjë nga trasta e pistë. Ajo kuptoi dhe uli sytë në shenjë miratimi. Nuk e dinte e gjora Hallë Rozi se disa muaj më vonë se unë, do ta arrestonin për ato të shkreta letra, dokumente dhe fotografi të fshehura dhe për të cilat deklaroi se i kishte djegur pa ditur gjë se ë’janë. Sigurisht arrestuan edhe nënën time Gjystina Arbnori, edhe motrën time Antonjeta Paci për të zbuluar ato letra, por pa sukses.

(Vijon)

 

REMOTE_ADDR:[]

9 komente në “INTERVISTA/ Rrëfimi i Pjetër Arbnorit për gazetën TemA: Si me burgosën për krijimin e Partisë Socialdemokrate”

  1. yyyyyyp xhixhi says:

    Po pres te marr informacion per ata qe e kane njohur me mire dhe me nga afer!
    Per nje gje jam i sigurte:
    Atij as qe do ti shkonte nder mend ne ate moshe dhe me vone qe te merrte guximinqe te krijonte nje parti politike ne ate kohe dhe ato rrethana.
    Jane thjesht lajthitje te moshes se katert…….
    Jane thjesht GENJESHTRA qe po na i servir gazeta online….
    ( Te jem i sinqerte nuk e lexova fare se cfare genjeshtrash ka thene.)

  2. XUME PROTOPAPA says:

    AH MERO MERO !

    Ate kohe kur ke intervistuar kete qelbesire, nuk enjhje historine earmeve “te futura nga sigurimi” ne sakrestine e Kuvendit te Françeskaneve.

    Po sot, eshte krejt ndryshe..dhe e di pse ?

    Sepse, Pjeter idiot Arbnori, e kishte me te degjuar kete histori, nje deshmitar direkt i ngjarjes, ka treguar para se te shkonte ne boten tjeter, nje te vertete krejt ndryshe.
    Ne intervisten e fundit qe I ka dhene qelbesires Fevziu, don Zef Pllumbi, tregon te verteten pa u menduar shume: “armet ishin tonat, I kishim per te mbrojtur Muzeun e Kuvendit te Françeskaneve, ku ndodhej edhe unaza e fameshme e Pader Shtjefen Gjeçovit” !

    Intervisten e ke tek portal I Feviziut Opinion.al ….hudhi nje sy

  3. kojshia i Pjetrit says:

    Pse nuk hapni dosjet me pza sa burgaxhinjve ja u ka fut nga mbas shpine Pjetri

  4. komosari says:

    ky ka qen bashkpuntor sigurimi neper birucat e burgjeve. mi biruce mo.
    pseudonimin t na e thot nanjoni qe e ka pas n lidhje

  5. Sokol.MI says:

    yyyyyyyyyyyyyyp.Nuk ke te drejte te i vesh ne dyshim kujtimet e Arbnorit.
    Qe Arbnori dhe 3-4 persona tjere kane tentuar te themelojne nji parti social-demokrate eshte e vertete.
    Pas denimit te kultit te Stalinit d.m.th pas ’56 deri ne ’61 ka ekzistuar nji fare lirie.qe njerzit jane munduar ta shfrytzojne.

  6. Kellira says:

    Ka edhe nje variant tjeter disi me te thjeshte.
    Ata qe u akuzuan per partine socialdemokrate kishin dyshime te forta se kush kish sajuar kurthin dhe kur i pyeten se cili ishte kryetari thane: Pjeter Arbnori.
    Hajt naten!

  7. Kellira says:

    Se t’vjen edhe per t’qesh.
    T’kishe “makine shkrimi” ishte gje e rralle.
    Kurse te ishe punetor fushash i perndjekur dhe te kishe motorr “Jawa” 250cc ishte gjeja me e zakonshme ne vitet ’50-’60.
    T’qeshim se s’qajme dot.

  8. qopeku says:

    Nuk e di se ku ka kane jetuar komentuesit e mesiperm,dhe c’fare origjine kane.Po nje gje duhet ta dine:Ato krime qe ka bere komunizmi ne Shqiperi,nuk i ka bere as Hitleri me gjermanet.Persa i perket Pjeter Arbnorit apo ndokujt tjeter qe i kane dal ndonje etiketim si ”spiun”, ju bije te ”nenes Parti” duhet ta dini se baballaret tuaj deri dje thoshin jeni bije te partise,harronin se ju kishin bere ata e jo sekretaret e partise dhe Dulla.Po ndoshta kete te fundit e kishin me gjithe mend se per DULLEN DHE PARTINE, JEPNIN EDHE JETEN EDHE GRUAN.Lerini te vdekurit,te shtypurit ,te torturuarit dhe te masakruarit neper burgje dhe internime ne paqen e tyre qe e enderruan aq shume por nuk e gezuan dot,nga fara e djallit pjese e ciles jeni edhe ju.TU VIJE TURP.

  9. Arben says:

    POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK, E NDERTOI KOMUNIZMIN MBESHTETUR NE FORCAT E VETA, PER 45 VIT ME RRADHE.

    TANI I ESHTE FUTUR KAPITALIZMIT KEMBA KEMBES.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *