70 vjet FK Partizani/Abdurrahman Roza Haxhiu një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas

8 Shkurt 2016, 19:31Sport TEMA
70 vjet FK Partizani/Abdurrahman Roza Haxhiu një nga dëshmorët

 

Klubi legjendar i sportit shqiptar,festoi më 4 Shkurt 2016,70-vjetorin e themelimit.Një histori e nisur menjëherë pas çlirimit të Shqipërisë në Luftën II Botërore,më 4 shkurt të vitit 1946 në Tiranë për të përfaqësuar partizanët e brigadave të Ushtrisë,por edhe të rinjtë e Shkollës Ushtarake.Fk Partizani është një klub që rriti disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit shqiptarë ndër vite ku një ndër yjet e asaj kohe është emblema e sportit shqiptarë Abdurrahman Roza Haxhiu.Roza Haxhiu,siç njihet nga të gjithë, lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Roza Haxhiu,jetoi shumë pak,reth tri dekada e gjysëm,e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij,ja kushtoi futbollit,sportit të zemrës.Madje,në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij,Roza është nga ata luftëtarë,që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit,i aksidentuar për vdekje,nga një goditje vdekjeprurëse në kokë,e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.Dhe kjo i ndodhi,kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit,duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij,por edhe të sportit mbarëkombëtarë.Kësisojë,ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas…Pas çlirimit të vendit,veç sport-klubeve tradicionale u krijuan edhe ata më të rinjtë,siç ishin Partizani e Dinamo.Por Roza tërhiqej si me magnet nga Partizani.Roza Haxhiu i përket brezit më të shquar të futbollit partizanas.Fjalë pakë e punë shumë,-të tillë e cilësojnë Rozën,shokët me të cilët luajti në ekipin e Partizanit,si Besim Fagu,Refik Resmja,Miço Papadhopulli,Miço Ndini,Robert Jashari,Fatbardh Deliallisi,Sulejman Maliqati etj.Kolegët e tij,futbollistë të ekipeve të Partizanit dhe të përfaqësueses kujtojnë shumë takime kombëtare e ndërkombëtare,ku Roza Haxhiu spikati si një futbollist i klasit të lartë,si një mesfushor vallëzues,por edhe qëndërmbrojtës i pakalushëm.Mjeshtër i merituar i sportit Besim Fagu,një nga futbollistët e parë të Partizanit dhe të përfaqësueses kombëtare Shqiptare,kujton:”Roza ishte një nga lojtarët e rinj të Partizanit,që së bashku me Resmen e Maliqatin,premtonin shumë për të ardhmen e futbollit tonë.Ishte një djalë i qeshur,i qetë,i dashur me shokët dhe me një humor të veçantë.Përdorte mirë topin me të dyja këmbët,kishte trup të rregullt me një teknikë të përsosur.Më kujtohen mirë viteve ’50 për arsyen e vetme,se ato ishin vitet e rivalitetit të madh midis Partizanit dhe Dinamos në kampionate.Veçanërisht finalja dramatike Dinamo-Partizani në vitin 1957 do të mbetet e paharruar për mua.Fituam 3:1.Këtu spikati talenti i madh i Rozës.Roza Haxhiu shënoi golin e tretë dhe të fundit të ndeshjes Partizani-Dinamo në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”,e cila përfundon me fitoren e merituar të Partizanit 3:1,një gol me të vërtetë të shkëlqyer…”.Ish-futbollisti i Partizanit,Miço Ndini,kujton:”Roza ishte një futbollist universal.Zakonisht luante si mesfushor i djathtë,por edhe si qëndërmbrojtës dhe sulmues i mirëfilltë.Luante mjaftë mirë në ajër dhe shikimin periferik e kishte shumë të zhvilluar”.Ndërsa Mjeshtri i merituar i sportit Refik Resmja,ish-futbollist i shquar i Partizanit dhe i përfaqësueses kombëtare Shqiptare,bashkëkohës i Rozës,thotë:”Rozën e kam njohur që më 1951,kur erdhi në ekipin tonë.Isha kureshtar të njihja nga afër,pasi për të flitej shumë.Dhe që në takimin e parë unë e adhurova atë.Ishte me të vërtetë i përsosur edhe si njeri”.Dhe për të plotësuar figurën e tij komplekse,si futbollist,nuk mund ta lësh pa përmëndur takimet e paharruara të Partizanit në Leipzig të Gjermanisë,në shtator të vitit 1958 ku krahas gjithë ekipit,kontribut të veçantë për fitimin e medaljeve të argjendta dha edhe Roza Haxhiu.Në vitin 1958,”Partizani” merr pjesë në një turne miqësor në Bullgari.Në një nga takimet e forta me “ekipin e “Plevenit”,të të njëjtit qytet,i cili përfundoi 2:1,në favor të ekipit tonë,Roza dëmtohet rëndë nga një goditje vdekjeprurëse në kokë,e cila do ta ndante nga jeta Roza Haxhiu-n në një moshë fare të re,kur sapo kishte mbushur të 34 vitet më 19 maj të vitit 1964.

10 komente në “70 vjet FK Partizani/Abdurrahman Roza Haxhiu një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas”

  1. demo says:

    Ku e gjeni kurajon ju ta fokusoni historine e lavdishme te futbollit te “PARTIZANIT”,me nje emer periferik.Qofte Mico Ndini,qofte Roza Haxhiu jane emra periferike ne historine e ketij klubi.

    1. Kellira says:

      Sa vjec je ti plako qe ke pa dhe vleresu Roza Haxhian?! Sot ai do te ishte 86 vjec.
      Sa je? 97 vjec?!

    2. Lorenc says:

      Gjashte here fitues te kampionatit kombetar te futbollit, shtate here fitues i kupes se republikes,pjestar i Partizanit, spikatur dhe vleresuar ne olimpiadat e Hanoit dhe Leipzigut, lojtar perforcues me ekipet e tjera ne ndeshje nderkombetare, trajner i ekipit kombetar te te rinjve rreth shtate vjet dhe me rezultate konkrete te arritura, trajner i Shkendijes, per vite me rradhe, trajner i Tomorrit, pedagog i futbollit ne Institutin e sporteve etj.
      Ne se ke keto informacione, por edhe te tjera te nje jete te lidhur vetem me futbollin nuk i keni ditur atehere pa u menduar shume mund te quani periferik me lehtesine e nje te reni te lapsit…

  2. Sojer says:

    Paguajne HAXHILLARET e PD-se se Lushnjes,per t’i bere reklame njeriut te tyre!
    E cmoj futbollistin e shquar Roza Haxhiu,por nuk e kuptoj se pse per 2-3 vjet rresht ne 3-4 gazeta te vazhdoje te botohet rregullisht i njejti shkrim,pa asnje arsye!
    Ndryshe eshte rasti i pervjetoreve,por as ky 70 vjetori i PARTIZANIT nuk mund te fokusohet te Roza Haxhiu,se ka te tjere futbolliste te PARTIZANIT, qe kane dhene kontribut te jashtezakonshem per PARTIZANIN DHE KOMBETAREN gjate gjithe jetes!
    Emblema e PARTIZANIT dhe e KOMBETARES tone eshte Panajot Pano dhe mbi ate nuk del dot askush!

  3. Shahisti says:

    Te dhjefsha Partizanin, klubin komunist. Tashti na del qe paskemi pasur deshmore jo vetem ne Lufte po edhe ne futboll. Ikni or pirdhuni, kelyshe komunistesh nga i pari deri tek i fundit.

  4. Lushnja says:

    Roza Haxhiu eshte deshmor i fushes se blerte…dha jeten per sportin…Roza Haxhiu eshte nje nder yjet e asaj kohe tek ekipi i Partizanit…Roza Haxhiu eshte embleme e sportit shqiptare…Vete emri ABDURRAHMAN ROZA HAXHIU eshte shenuar ne historine e sportit dhe futbollit shqiptare…Respekte!

  5. Qytetari says:

    Respekte per kete yll te futbollit tone Roza Haxhiu….dhe per familjen e madhe lushnjare HAXHIU….

  6. taulant says:

    A eshte shkeputur shqiperia nga komunizmi!Partizan,dinamo,kuçov ,rrogozhin e tje,jane emra qe nuk duhet te jene mé.Keta emra ne te ardhme do te na sjellin probleme ,apo pretendime nga ana sllave. Keto emra i vendosi diktatori E Hoxa per ndere te atyre qe nuk duan ekzistencen shqiptare. I lutem qeverise shqiptare ti zevendesoje keto emra te pa kuptimte.

  7. Ai says:

    Nderime dhe Respekte superiore per te madhin Roza Haxhiu,nje nga talentet e paperseritshem te futbollit tone…

  8. tani says:

    Roza Haxhiu talent i lindur,idhull e frymezim i brezave te tere sportiv,nje emer qe nuk harrohet,nje talent qe nuk mund te zevendesohet,nje trendafil plot ere qe nuk vyshket kurre pavaresisht nga stina…,,,….Roza-trendafil qe ne jete dhe ne fushen e blerte shqiptare…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje