OKB i kundërvihet Rusisë për çështjen e Turqisë dhe i jep një paralajmërim

okbFuqitë perëndimore e kanë hedhur poshtë një përpjekje të Rusisë për ta fokusuar Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kundër Turqisë, për shkak të përshkallëzimit të luftës në Siri dhe i kanë bërë thirrje Moskës që t’u përmbahet planeve për armëpushim në rajon.

Derisa afati për fuqizimin e marrëveshjes për ndaljen e armiqësive në Siri kaloi mbrëmë vonë, me pak shenja të bashkëpunimit, Rusia e paraqiti një propozimrezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me të cilën synohej ndalja e sulmeve me predha të Turqisë kundër kurdëve sirianë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Samantha Power, e akuzoi Rusinë për përpjekje të shmangies së vëmendjes nga dështimi i saj që t’i ndalë sulmet ajrore në ndihmë të fushatës së qeverisë së Sirisë, për ta rrethuar dhe rimarrë kontrollin në Alepo, që është qyteti më i madh në Siri.

Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, tha se “ne po ballafaqohemi me përshkallzëim të rrezikshëm ushtarak që lehtë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të na çoj në një situatë të panjohur”, raporton REL.

Ai theksoi se snyimi i Turqisë për të intervenuar në koflikt ishte “rezultat direkt i ofensivës brutale në veri.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “OKB i kundërvihet Rusisë për çështjen e Turqisë dhe i jep një paralajmërim”

  1. Muço Gërdypi says:

    Grushti pare turinjve putanes ,po prisni se nuk keni pare asgjë.

  2. Klimax says:

    Po, “kritikuan” Rusine duke paralajmeruar Turqine te ri ne “vezet” e saj se nuk behet shaka me arushen!
    Dhe Erdogan qe deri dje deklaronte se do sulmoi Sirine me forca ushtarake per te shtypur forcat “terroriste” kurde duke kercenuar edhe SHBA-ne, “o me mua, o me kurdet”, sot deklaron se nuk ka ndermend nje sulm te tille nga toka!!!!
    Me sa duket Sulltani nuk i kishte llogaritur mire “pazaret”!!!

  3. Genti says:

    Putin ishte shume i qarte. Neqoftese futen trupa tokesore ne Siri per te mbrojtur ISIS-in, loja kalon berthamore. Eshte ne doren e satanisteve qe kontrollojne boten se c’fare duan te zgjedhin. Rusia eshte gati per luften qe po i imponohet dhe e ka shume te qarte kete. Kam frike se satanistet ne hije qe kontrollojne qeverite perendimore, do te zgjedhin luften per ti hapur rruge axhendes ” New World Order”, sepse kjo lufte do te ndryshoj gjithcka, nga c’fare jemi tani. Lexoni Librin e Masonit satanist Albert Pike, qe te kuptoni se si keta i programojne dhe i ekzekutojne luftrat.

    Njerezit duhet te jene te qarte, qe te mos percahen dhe te luftojne per ta, por duan njeri-tjetrin, pavaresisht fese, nacionalitetit. Arma e ketyre satanisteve eshte urrejtja, manipulimi dhe percarja. Neqoftese i gjithe njerezimi ju thoshte jo manipulimit te tyre, ata do te ishin totalisht te pafuqishem per katastrofat qe i kane sjelle dhe do ti sjellin botes. Sekreti i nje bote ne paqe qendron te te gjithe ne duke mos u bere pjese e manipulimit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *