Rrëfehet polici bashkiak: Unë jam vetë ambientalist. Ja kush më goditi me bishtin e lopatës në gjoks

tan hardhiaDritan Hardhija është efektivi i Policisë Bashkiake, i cili në protestën e së dielës, mbeti i lënduar gjatë konfrontimit me protestuesit në Parkun e Liqenit. I ndodhur në ambientet e Spitalit të Traumës, që prej ditës së djeshme, 36 vjeçari tregon momentet e përplasjes.

“Kam parë një djalë me xhup të zi përpara meje me një bisht lopate të futur në mëngë të xhupit. Nuk arrita dot ta parandaloja, se mora një goditje në mes të gjoksit dhe që nga ai moment nuk mbaj mend asgjë”, thotë Dritani për Top Channel, aktivist dhe i dashuruar me biçikletën.

Hardhija shpjegon edhe pasionin e tij për biçikletat dhe ambientin.

“Nga të gjitha malet e Shqipërisë na ka mbetur vetëm Jezerca pa zbritur. Si mund të mos jem unë ambientalist kur në grupin tonë jemi 5 mijë anëtarë që kërkojmë ta kthejmë në edukatë dhe dashamirësi mjetin e biçikletës, duke eksploruar natyrën e mrekullueshme të vendit tonë”, shprehet ai.

I pyetur lidhur me protestën e disa të rinjve të Shoqërisë Civile, ai thekson se gjithkush ka të drejtë të protestojë, por brenda normave.

“Gjithkush në botë ka të drejtë të protestojë, por duke marrë parasysh për çfarë proteston, çfarë kërkon nga kjo protestë dhe se si proteston, në mënyrë paqësore”, thotë ai.

Sipas mjekëve të Spitalit të Traumës, Dritan Hardhija aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Por, po mbahet nën vëzhgim për të shmangur çdo komplikacion të mundshëm.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Rrëfehet polici bashkiak: Unë jam vetë ambientalist. Ja kush më goditi me bishtin e lopatës në gjoks”

  1. A says:

    Policia e shtetit ose bashkiake duhen te jene te kujdeshem ne shume probleme te dites dhe te aktualitetit. Me kete ngjarje polici bashkiak DRITAN HARDHIJA duhen te jete i kujdeshem, sepse ne shume ceshtje politika shqiptare dhe PD + LSI +PS i kane bere corap nga rremuja, pisllek dhe korrupsioni jeten e shqiptareve.
    Prandaj partiaket, politikanet, pushtetaret dhe qeveritaret shqiptare kujdo ngjyre qe mund te jene te shikohen nga kushdo me dyshim sepse te perdorin keq dhe se kane per gje edhe te shesin.
    A kemi ngjarjen makabre, kriminela, te 21 Janarit, qe u vrane ne proteste nga SALI BERISHA, 4-ter persona te nxjerre nga EDI RAMA dhe PS-ja.
    Fakti edhe sot e kesaj dite kjo ngjarje nuk eshte zbardhur asgje qe ne pushtet prej 3 vjetesh eshte EDI RAMA dhe kur vjen data dhe dita behen ndonje homazhe i vaket, ku hapur, qarte shikohet se sa me pertese e kane kete lloj ceremoni si EDI RAMA dhe PS-ja. Kuptohet politika e ka qelbur gjithkund me prototipa te tille si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Prandaj kujdes dhe i uroj sherim te shpejte policit, ambjentalistit DRITAN HARDHIJA.

  2. Angjelini says:

    Sherim te shpejte. Me vjen keq per rastin. Me gjithe respektin si kam per shoqerine civile, abuzusi duhet te ndeshkohet penalisht.

  3. Erind says:

    Sa turp. O Media te shitura dhe te ndyra. O sahanlepires. Ky eshte nje palaco, nje aktor dy leksh.
    Kauza per parkun vetem forcohet. Veliaj eshte i shitur, i mbaruar politikisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *