Vetëshkatërrimi! A po i hedh qëllimisht në erë shanset e zgjedhjes miliarderi bombastik Trump?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Senatori Ted Kruz arriti një fitore të jashtëzakonshme në Uiskonsin të martën e kaluar, duke frenuar një seri prej disa fitoresh për Donald Trampin, si dhe duke shtuar shanset që kandidimi do të vendoset në konventën e Partisë Republikane.

Kruzi fitoi 48% të votave por megjithatë, Trampi vazhdon të udhëheqë me 742 delegatë, kundrejt 505 që ka Kruzi.

Por duke i lënë vetëm një grusht prej 42 delegatësh, Ted Kruzi dëmtoi shumë shpresat e Donald Trampit për të siguruar 1237 delegatët që i nevojiten për ta siguruar kandidimin përpara Konventës Kombëtare të Republikanëve në korrik. Kruzi e përshkroi fitoren e tij si një provë që ishte një alternativë e fortë ndaj Trumpit.

“Kjo natë është një pikë kthese”, tha ai. “Eshtë një thirrje nga njerëzit punëtorë të Uiskonsinit, drejtuar popullit të Amerikës: Ne kemi një zgjedhje, një zgjedhje të vërtetë”.

Humbja e Trampit erdhi pas një serie gafash të dëmshme në fushatë. Ai u kritikua rëndë për faktin se javën që kaloi deklaroi se gratë duhet të ndëshkohen nëse abortojnë, një pozicion për të cilin ktheu mendje shpejt. Ai u vu në qendër të kritikave, edhe për shkak se kërcënoi dhe vuri në lojë bashkëshorten e Kruzit; për faktin se mbrojti menaxherin e fushatës, i cili ngacmoi një gazetare; si dhe për deklaratat e tij se Japonia dhe Korea e Jugut duhet të nxiten që të prodhonë armët e tyre bërthamore. Java katastrofike e Trampit shkaktoi spekulime të mëtejshme se shefat e partisë do të bëjnë gjithçka për t’i mohuar kandidimin miliarderit bombastik, të cilin kreu i Kongresit Pol Rajan e ka quajtur “Kalorësi i zi”. Në një deklaratë hidhërimi pas humbjes në Uiskonsin, Trampi tha se Kruzi është nëj “kalë troje, që po përdoret nga shefat e partisë që po përpiqen t’i vjedhin atij kandidimin”.

Çfarë thanë editorialët

Përgjatë gjithë kësaj fushate, “analistët që shprehin dëshira” e kanë shpallur vazhdimisht Trampin se ka arritur majën, shkruante Uashington Post. Megjithatë, sa herë që ata kanë parashikuar shembjen e tij, ai vazhdonte të fitonte. Megjithatë, tani “akumulimi i madh” i deklaratave fyese nuk ka lënë asnjë dyshim se Trampi “është i papërshtatshëm për presidencën”. Mohimi i presidencës për Trampin është bërë gjë “më urgjente” dhe më “e realizueshme”.

Republikanët e linjës “Trampin kurrë”, nuk duhet të fillojnë ende të fryhen, shkruante Nju Jork Tajms. Në dëshpërimin e tyre për të bllokuar kandidatin kryesor, shumë udhëheqës partie po mbështesin me hezitim Ted Kruzin. Megjithatë ka një arsye përse senatori evangjelist nga Teksasi dikur konsiderohej “i pamendueshëm’ për Partinë: Ai është një ideolog i pakompromis, me pikëpamje ultrakonservatore mbi imigrimin, aborsin, martesat e homoseksualëve dhe taksat. Ajo që po bëjnë republikanët, është që po shkëmbejnë një “biznesmen rrezikshëm injorant, me një senator rrezikshëm reaksionar”.

Pavarësisht dobësive të tij, Kruzi do të ishte një kandidat shumë më i mirë se sa Trampi, shkruante Uashington Ekzaminër. Njujorkezi toksik tashmë “nuk honepset” nga afro 65% e të gjithë votuesve të mundshëm, e madje edhe nga 51% e votuesve të bardhë meshkuj. Sjellja e shëmtuar e Trampit gjatë dy javëve të fundit e ka bërë të qartë se nëse fiton kandidimin, “Partia Republikane dhe lëvizja konservatore përballet me asgjësimin total”.

Çfarë thanë opinionistët

“Injoranca e frikshme e Trampit po e dëmton rëndë tani”, shkruante Xhenifer Rubin në Uashington Post. Dredhat e tij të shumta mbi abortin, zbuluan se është tërësisht injorant për pozicionin pro jetës, që i voliti të adoptojë kur kandidoi si republikan. Kur mbrojti përhapjen bërthamore dhe nuk përjashtoi përdorimin e armëve bërthamore në Europë, kjo gjë shërbeu si një provë se Trumpi as nuk ka ndërmend të edukohet, për asgjë. Njeriu pyet, se mos “Trampi vërtetë nuk do që të fitojë”, dhe në mënyrë të pavetëdijshme po saboton fushatën e tij, shkruante Xhon Fand në Nejshënëll Riviu. Sheri Jakobus, një stratege e republikanëve që është intervistuar për një vend pune nga ekipi i fushatës së Trampit, tani nuhat që “ai ka dalë nga kontrolli dhe mbase as nuk e do kandidimin”. Në vend që të poshtërohet më tej nga Klintonët në zgjedhjet e përgjithshme, mendon Jakobus, ai thjeshtë preferon të mos sigurojë shumicën e delegatëve dhe më pas, për disa vite “të luajë viktimën e zemëruar”.

“Lajmet për fundin e Trampit janë të parakohshëm”, shkruante Juxhin robinson në Uashington Post. Me shumë gjasë ai do të dalë mirë në shtetet verilindore, dhe, edhe nëse mbërrin në konventë me disa delegatë më pak se sa shumica e nevojshme, por qindra delegatë se gjithë të tjerët, a do të kandidojë vërtetë Partia Republikane një tjetër kandidat? “Më vjen keq, por thjeshtë nuk besoj se republikanët e kanë guximin që të divorcohen prej bazës së tyre të zemëruar, dhe plot energji”.

Nëse Trampi nuk siguron shumicën e kandidatëve para konventës, “ai nuk do të jetë kandidati, shkruante Ros Dauthet tek Nju Jork Tajms. Sipas rregullave dhe sipas traditës historike, kandidatët që mbërrijnë në konventë me një pluralitet deledatësh, por nuk kanë shumicën e kërkuar, nuk e marrin thjeshtë kandidimin. Pas votimit të parë, rregullat autorizojnë delegatët e tij që të zgjedhin një kandidat me më shumë shanse për fitore – që është gjithkush tjetër veç Trampit, të cilin shumica e amerikanëve tani e urrejnë.

Udhëheqësit republikanë kanë frikë se kandidimi i Trampit do të prodhonte një fitore të thellë të demokratëve, një fitore kaq të madhe, sa që do u kushtonte Kongresin, e madje edhe Senatin, shkruante Ben Dominik në Federalist. Kështu që, mos u habisni nëse “ata nxjerrin librin e rregullave për ta ndalur Trampin, cilado qoftë kostoja”.

Bota.al

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Vetëshkatërrimi! A po i hedh qëllimisht në erë shanset e zgjedhjes miliarderi bombastik Trump?”

  1. Miri says:

    Ai e arrin shumicen qe I duhet per ne Konvente.
    Ne shtetin e Pensilvanise ka 91 delegate,Kaliforni 172,ne New York 95,New Jersey 51 dhe disa shtete te tjera me te vogla.
    Ne te gjitha shtetet kryeson Trump neper sondazhe.
    Pervec New York-ut,ku delegate ndahen me proporcional,ne shtetet e tjera kush del I pari fiton te gjithe delegatet.
    Nje arithmetike e thjeshte tregon qe Trump do te arrije 1300 delegate,nese sontazhet nuk gabojne,
    Cruz ta shikoje me dylbi fitoren tani,pasi shtetet qe po vijne jane pro Trump.
    Ne New York Trump merr 60% kundrejt 19% te Cruz…

    1. usa says:

      Nga i ke gjet keta numera mo lal se PA vetem 19 delegat ka. mos i ngateron me demokratet?

  2. engie says:

    Me lejoni te korrigjoj ca nga “faktet” tuaja:
    1. Aktualisht ne Amerike aborti eshte legal. Trump e dha pergjigjen per nje situate hipotetike ku aborti te jete ilegal.
    2. Trump re-tweeted nje foto ku gruaja e Cruz dukesh e shemtuar, mbasi njerzit e Cruz benin fushate kunder Trump me nje foto nudo te gruas se tij, MelaniaI (ish-modele)
    3. Menaxheri i Trump nuk e “ngacmoi” gazetaren. Ai e kapi ate nga krahu per ta larguar nga Trump.
    4. Trump kerkon qe Japonia dhe Korea e Jugut te paguajne ne kembim te mbrojtjes amerikane ndaj Kines dhe Korese se Veriut, ose te mbrojne veten e tyre.

  3. Wendy-B says:

    Nuk po e ben qellimisht por nuk eshte politikan.
    Egoizmi dhe mendjemadhesia jane driteshkurter.
    Se shpejti do ti themi bye ? mister Trump.

  4. krysho ludovik says:

    sa dite do qani kur te fitoje trumpi
    aq sa kur fitoi ky bziu qe eshte tani apo me shume?

Lini një Përgjigje te krysho ludovik Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *