Zululand / Artur Zheji: Me kriminelët jashtë, unë sinqerisht do e doja një pistoletë

Në Zululandin e sotëm Mustafa Nano kishte të ftuar Artur Zhejin, biseda me të cilin filloi me dukurinë e avancimit të së djathtës në Europë e SHBA (Donald Trump fitoi dje në pesë shtete të tjera, duke treguar se është i pandalshëm në garën republikane, ndërsa në garën presidenciale në Austri doli fitues në raundin e parë një kandidat i ekstremit të djathtë), për t’u zhvendosur në politikën e Tiranës.

Lidhur me deklaratën e Berishës për armatosjen e popullsisë, Zheji mbrojti tezën se nuk duhet të merremi shumë me Berishën, pasi ai i përket së shkuarës, dhe se fokusimi masiv në këtë pikë nuk na lë të trajtojmë fuqizimin e grupeve kriminale.

Pushteti i disa grupeve kriminale që janë jashtë kontrollit është një problem më i madh se sa Berisha i mbaruar, u shpreh Zheji në theb.

Dhe në fund ia bëri se do të donte ta kishte një pistoletë në mënyrë të ligjshme në rrethana kur siguria publike nuk na ofrohet. “Do të ndihesha i mbrojtur e do ta përdorja për vetmbrojtje”, saktësoi ai.

Mustafa Nano nga ana e vet ra dakord me faktin që përqëndrimi i vëmendjes tek çmenduritë e Berishës nuk na lë të përqëndrohemi në probleme të tjera reale, mes të cilave edhe ky i fuqizimit të grupeve kriminale, por e kundërshtoi tezën e Zhejit se Berisha është një politikan që i përket së shkuarës.

“Ai është kryetari real i PD-së, dhe Basha është një gjë pa asnjë vlerë në kampin opozitar”, tha Nano, duke bërë në fund nënvizimin që në këtë qeveri apo maxhorancë ka segmente që flirtojnë me grupet kriminale.

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Zululand / Artur Zheji: Me kriminelët jashtë, unë sinqerisht do e doja një pistoletë”

  1. - says:

    hik mer llapaqen ,
    e lepij noj byth politikani tani ajo t’ka ngel ty ,
    nqs si ke hyr ne hak dikujt ,nuk t’shkel kush mbi mut
    plehrat e medies shqiptare

  2. Nardi says:

    Po mire mor Zheji, per cfare e do pistoleten? Do te luftoje me kriminelet. Ata bam, ti bam bam. Ata bam-bam-bam. Ti….. e fusje pistoleten ne by….

  3. E po kjo pune! says:

    po ik ore servil politik, do besh trimin ti me kobure ne brez, kur te vjen krimineli te vjen me automatik, na u bere republikan ekstrem amerikan tani se i provove te gjitha deri me sot. Apo te marresh njeri ne qafe kot me ate koburen tende!! Kerko te forcohet ligji por ai nuk forcohet po nuk u rrasen brenda padronet e tu te djeshem dhe te sotem qe u ben temenara akoma… tipa si ju i mbajne ato palo politikane ne marrezite qe thone e bejne.

  4. sit... back..and relaks →→→ says:

    Ok zheji, po vetem rrafshoje thepin

  5. Kola says:

    Ti te rruan by…jo pistolete te kesh, por edhe top. Lih keshtu si qen dhe kaq te mjafton.

  6. moisiu says:

    Po kur te dalin perpara gangsteret me automatik ,te ta marin pisqollen dhe te ta fusin ne b….,
    a do behesh pishman qe ishe dakort per lejimin e armeve personale ,apo do ti mburresh gruas per trimerine ?
    Ata qe duan arme personale nuk kane nevoje per ligj ,po ku do futet Saliu dhe kelyshat e tij kur te gjithe te levizin me arme neper rruge ,apo do fshihet tek breket e teta Lilit ? Si do guxoje ai te levize me gjithe ato krime qe ka bere , ku do te levize Xeni, e di ai se 24 ore nuk do ti arrije te jetoje !

  7. Dhimbia e madhe D says:

    O njerez qe keni ne Dore TV-zione sa mediat shqiptare-!
    Hiqni dore nga keta njerez dalle boja neper intervista;deri dhe nonje drejtues bajat, po ne nje vrime i bien fyellit,pa horizonte …c’thote lala ..apo bala… vine rrotull.
    Shqiperia ka plot njeres vertet te afte sa atdhetare. Evidentoini ata.

    Dhimbia e madhe D.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *