Ismet Haxhia: Pakti që i ofroi Fatos Klosi, Izetit kundër Sali Berishës dhe shpërthimi i tij

10 Maj 2016, 12:20Politika TEMA

Vëllai i Izet Haxhisë, Ismeti, ka dalë nga burgu pak kohë më parë, pasi qendroi 15 vjet për vrasjen e Azem Hajdarit.

Ai ka dhënë sot një intervistë për gazetën Ditë, ku tregon disa prapaskena.

Në vitin 2000, Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time, dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që po bën sot. Atëherë e refuzuam kërkesën e Klosit”, thotë ai.

Në lidhje me motivet e shpërthimit të Izetit kundër Berishës, Ismeti shprehet:

“Sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni se Berisha, në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve edhe mik i Izetit, kishte thënë se Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia. Këtu filon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar”.  

Ismet Haxhia nuk e pranon vrasjen e Azem Hajdarit dhe thotë se me ta është bërë një lojë politike.

“Unë nuk mund të pranoja një krim kaq të shëmtuar, siç është vrasja, duke mos qenë përgjegjës për këtë. Këtë dhuratë e kam nga Fatos Klosi dhe Arben Rakipi dhe tutorët e tyre në politikë,” thotë 62-vjeçari.

Ai thotë për Berishën se është një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër.

Për fat të keq e ka humbur shpirtin për politikën dhe së fundmi veç cilësive të malësorit, ka humbur edhe një pjesë të mendjes,” thotë ai.

Lidhur me vëllain e tij, Izetin, Ismet Haxhia thotë se ai ka ikur nga PD pa asnjë dyshkë në xhep.

Madje, sipas tij, Izeti ka shitur pistoletën për të respektuar vjehrrin e tij, pasi nuk kishte asnjë lekë.

Pjesë nga intervista:

-Z.Haxhia, çfarë ju thotë emri Sali Berisha?

Ai është një tropojan i zgjuar, politikan i fortë i cili gjithmonë i kthen situatat politike sipas asaj që atij i pëlqen, që del i fituar në përballjet politike, për shkak të mjeteve të pakufizuara, edhe pse bien në kundërshtim me moralin shoqëror. Një njeri që e do pushtetin më shumë se çdo gjë tjetër dhe që për fat të keq, kur e humbet atë, humbet edhe shpirtin; e tani së fundi ka humbur, veç cilësive të malësorit, edhe një pjesë të mendjes, aq sa jo rrallë paraqitet qesharak në ato që deklaron para publikut. Unë nuk kam patur ndonjëherë kontakt me të, por dy vëllezërit e mi i kanë shërbyer me ndershmëri për shumë vite, sidomos Izeti, të cilin më pas e përdori për t’i darovitur, pikërisht atë, autor i pabesë i së cilës, ishte vetë ai.

 -Çfarë ju lidhi me Berishën ju vëllezërve, Haxhia?

Qenia tropojan i Berishës i motivoi vëllezërit e mi, sidomos Izetin t’i qëndronte pranë atij. Për Izetin ka qenë motiv dhe urrejtja për regjimin e kaluar, të cilin në praninë time, familjes dhe të shoqërisë së ngushtë e shfaqte pa rezerva.

-Pse i besoi vëllai juaj kaq shumë e për kaq shumë kohë Sali Berishës dhe çfarë mendoni ju për të?

Izeti e ka deklaruar edhe vetë se për shumë kohë Sali Berishën e ka patur idhull. Ai nuk duronte edhe kur unë i shprehja ndonjë pakënaqësi për ato që ai bënte. “Ti je komunist”, më thoshte dhe për rreth 4 vite nuk më ka folur, vetëm se unë isha i pozicionuar majtas, me bindje në fakt, e jo për interesa. Izeti ka vepruar shpesh dhunshëm kundrejt atyre që shanin Berishën. Një herë te kafe “Europa” dikush thotë: “Ja shoqëruesi i atij legenit”. Ai kthehet dhe rreh më shumë se gjysmën e klientëve të ndodhur aty.

Po kështu ka ndodhur tek bar kafe “Viena” më 1997, kur pasi dikush thotë: “Ja bodigardi i atij krimineli”, ai bën të njëjtën gjë. Prishja e vëllezërve të mi me Berishën, siç edhe ata e kanë shprehur, erdhi pasi ata nuk kanë pranuar të zbatojnë urdhrat kriminale të tij, siç është kundërshtia e Isamedinit për të sulmuar Vlorën, apo kundërshtia e Izetit për t’u bërë pjesë e porosive të tij kriminale, të cilat tashmë i ka bërë publike.

-Ky njeri, i cili nuk u është ndarë gjithë këto vite, siç edhe vetë e deklaron, pse e ka gjithë këtë mllef ndaj jush? Çfarë i keni bërë ju atij, apo në çfarë interesa e keni prekur?

E theksova, thjesht në mosbindjen e vëllezërve të mi për të zbatuar porositë dhe urdhrat e tij kriminale. Ne s’i kemi bërë kurrë të keqe atij, veç faktit që vëllezërit e mi i kanë mbrojtur jetën, veçanërisht në 13-14 mars, pa të cilët nuk do të kishte patur mundësi të akuzonte e të shpifte për ne e për kë t’i dalë para në rrugën e tij të interesave të pakufizuara. Në lidhje me atë se në çfarë interesash e kemi prekur, ua deklaroj me bindje se vëllezërit e mi nuk kanë qëndruar pranë Berishës për interesa dhe në këtë kontekst, nuk ka patur asnjë mundësi pështjellimi interesash. Izet Haxhia iku nga PD-ja pa asnjë dyshkë në xhep. Po ju jap një shembull të vogël. Në kohën që rrinte në B.Curri, në vitin ’98-’99, ai rrinte te një shoku i tij, pronar i ish-turizmit, ku flinte dhe ushqehej. Në një ditë të mesit të 1998-ës e njoftojnë se do i vinte vjehrri për ta takuar. Lekë nuk kishte. Unë i pata dhënë 100.000 lekë të vjetra të cilat i kishte harxhuar për dy ditë. Atij i kishin falur një pistoletë të cilën e shet për të respektuar vjehrrin, pasi nuk kishte asnjë lek. Dhe në këtë gjendje ishte pikërisht ai, të cilit i kishin ofruar 100 mijë marka në Vlorë nga trafikantë droge, vetëm që ai të hante një drekë me ta e që më pas ta përdornin emrin e tij për punët e tyre të pista dhe që Izeti e ka refuzuar me neveri.

-Megjithatë, Izeti ka rreth një vit e gjysmë që është kthyer në një personazh mediatik. Në optikën tuaj, çfarë ka ndodhur me të, pse kaq i vonuar me akuzat e tij?

Në vitin 2000 Fatos Klosi kërkoi ta takonte Izetin, me ndihmën time dhe ta dispononte kundër Berishës, pikërisht këtë që po bën sot. Atëherë e refuzuam kërkesën e Klosit. E refuzuam edhe në kohën që ishim në proces gjyqësor, në këmbim të lirisë tonë, për të cilën na mbanin peng. Në fillimet e nismës së tij unë nëpërmjet telefonit i thashë të hiqte dorë nga kjo punë, pasi nuk duam të na shohë dikush shtrembër. Ai nuk u bind pasi ishte shumë i prekur, sepse dikush nga Tirana e kishte vënë në dijeni që Berisha në një mjedis me miq të tij, njëri prej të cilëve ishte edhe mik i Izetit, kishte thënë se “Azemin nuk e kam nxjerrë unë në pritë, por Izet Haxhia”. Këtu fillon zanafilla e shpërthimit të tij të vonuar. Se përse ndihet në siklet Berisha e përpiqet të bindë të tjerët me të pavërteta, nuk është e vështirë ta kuptosh dhe as ta besosh.

11 komente në “Ismet Haxhia: Pakti që i ofroi Fatos Klosi, Izetit kundër Sali Berishës dhe shpërthimi i tij”

  1. beni says:

    Hajde Tropojane hajde.
    Nuk e di se cfare emri tju veme, por qe po leni name kete e mori vesh i madh dhe i vogel.
    Respekte tema

    1. Grigor says:

      Nuk e ka fajin Tropoja dhe tropojanet or ti mik. Eshte njesoj sikur te fajesosh Gjirokastren dhe gjirokastritet per 40 vjeter e Enver Hoxhes. Mos flisni traplleqe mor burre i dheut. A thua se kavajasit, elbasanllinjte apo vlonjatet qenkam me te mire nga tropojanet apo kukesianet. Legena ka ne cdo rreth apo qytet. Cfare faji kane ata se legeni me i madh I ketyre 25 vjeteve doli nga Tropoja? Mos ka Skrapari legena me te mire?
      Sa shpejt i fusni te gjithe ne nje thes?
      Shko ne nje restaurant ne Kukes apo Tropoje dhe do te te duket vetja si Mbret, nga respekti. Shko ha dreke ne Vlore apo diku nga bregdeti i jugut, a thua se i ke borxh. Cdo zone ka te vetat, te mira dhe te keqija.
      Nuk lexon ndershmeri tek ky Ismeti? Menyra se si I tregon gjerat, ti e kuptoni qe thote te verteten.
      Dhe e Verteta eshte qe Sali Berishes nuk ja mban torrovica te shkoje ne Tropoje pa nja 300 bodigarde sepse e djegin te gjalle ne turren e druve.

      1. InjorancaModeruar says:

        Kokerra e debilit jeni qe te dy ju vellezrit Haxhia. Tani llapni kot kunder Berishes se ju jeni kthyer ne balte… Fatos Klosi ka dashe t’ju hape syte po ju keni qene qorra dhe sherbetora te shitur , biles pa pagese te Berisha. Do kishte shpetuar vendi yne me kohe nqs do hapnit gojen atehere kur duhej.

  2. Osman Lala says:

    Ia nxorri ujtin e zi Berishes gazeta Dita me keta tropojanet. Habitem se si ne parlamentin e pederasteve te Edvinit nuk ia mban menderja asnjerit te ngrihet tia permend Saliut keto denoncime te njerwzve te tij tw afert.
    Perfytyroni te bente nje deshmi te tille ish truproja i Edvinit cdo behej neper media.
    Se pari nje emision urgjent nga i madhi dhe i vetmi gazetar pronar tokash Fevzo Blendiu ku do ftoheshin dy hoxhet Artan dhe lapsaxhinjt e talentuar te Klanit pa pallimin mendor javor te te cileve Edvini yne thone qe nuk jeton dot

  3. Qarri i zigurit says:

    I besoj gjysma gjysma. Nuk besoj te kishte shqiptar ne 98 te refuzonte 100 mije marka. As sot.

  4. SHQIPTARE DHE TE DHJERE says:

    Dmth dale pak, Fatos Klosi i paska ofruar lirine ne kembim te shitjes se Sali Berishes. Shume i paster Klosi, sa nje tub qenefi. Pastaj Izetit meqe nuk ia mbushi mendjen Klosi qe te shiste prapanicen, e shiti me nje te thene qe na kishte thene Berisha ne nje rreth miqsh. Ja sa kollaj kishte qene dhe Izeti si trap tropojan qe eshte e hengri pataten. Atje ku deshtoi me oferte te drejtperdrejte, Klosi fitoi me nje rrene te tjeshte. E na rrofshi o tropojane. Po kjo intervista nuk me duket si shume tropojance, ka shume dore redaktori.

  5. befana says:

    E ka percaktuar shume mire i madhi Noli se kush jane tropojanet.

  6. Atros says:

    Sa lehte qe flisni more njerez……Pse nuk shajne jugun tropojanet…..c’ne githe ky inferioritet ndaj Veriut……..Nejse ju vellezrit Haxhia patet rrezik se u lidhet fort me politiken dikush me te djathtet e dikush me te majtet e kur erdhi fundi te majte e te djathte jua kthyen shpinen…….
    Ju vellezerit Haxhia patet rrezik qe u bashkuat me banden Haklaj per te marre gjakun e vellait dhe deshet nuk deshet u vute dhe ne sherbim te tyre se jua patet borxh
    Ju jeni perfshire ne vrasjen e Azemit direkt dikush e dikush indirekt se ndryshe nuk do te kishte thene Jaho Salihi ne hetuesi qe nese nuk do te ishte Izeti, Azem Hajdari do te ishte akoma gjalle…..
    Ju nuk gjuajtet me arme ….e dime te gjithe qe Famiri vrau Azemin dhe shokun e tij te ngushte qe e kishte me vete ……o Zot sa qesharake….
    Keqardhje per ju po lerini budalliqet e rrini ne halle te tuaja apo akoma nuk jeni mbush mend……

  7. Dhjetor 90!! says:

    Ca i bone tropojanet ketij veni!!!Ismail qemali sishte budalla qe ne vend te tropojaneve mori Isa boletinin per ngritjen e flamurit!!enveri sishte budalla qe i anashkaloi…zogu i vrau…shqiperia moderne e pas 90 i dorezoi ketyre kodosheve shpellare celsat e pushtetit!!gabim qe do duhen 100 vjet per ta riparuar!!me keq se bomba e hiroshimes!!!yyyyy shpellare!!!

    1. Gent says:

      Ka ngelur vetem motra jotd te vij ne tropoj e te punohet motrat te gjithe atyre qe shajne tropijanet ku ti keni o kurva njerez

    2. Gent says:

      Ka ngelur vetem motra jote te vij ne tropoj e te punohet motrat te gjithe atyre qe shajne tropojanet ku ti keni o kurva njerez

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje