Artur Zheji: 5 çudi dhe çfarë fsheh takimi misterioz Basha-Majko?

18 Maj 2016, 12:06Politika TEMA

Nga Artur Zheji

Bën ende habi, kafeja plot dashuri, e ish kryeminsitrit, deputetit dhe anëtarit të kryesisë së Partisë Socialiste, Pandeli Majko, që qëndroi dje vetëm për vetëm, në një takim aspak të rastësishëm me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në rrethanat e një politikë bërje normale, ky takim, apo kjo kafe, do të ishte thjesht një takim rutinë. Mirëpo në mesin e furtunës opozitare, me moton Shqipëria po Ngrihet, rreth këtij takimi paqësor, ka të paktën 5 cudira të pashpegueshme në dritën e diellit dhe sipas logjikës normale.

Cudia e Parë – Mediat rapportojnë që një natë më parë, vetë Kryeministri Rama, është parë në një kafene, pranë shtëpisë ku banon Majko. Kokë më kokë dhe në një kafene të thjeshtë dhe popullore, të pafrekuentuar nga kryeministrat në pushtet.

Ndoshta edhe sepse është një Kafene, jo target përgjimi….

E pra, për të kumtuar kokë më kokë, Rama-Majko, dicka të Rëndësishme dhe të parrezikuar nga përgjimet e askujt!
Deri në paraditen e djeshme, askush nuk mund ta merrte dot me mend, se cfarë mund të kishin folur.

Mirëpo, mbas takimit surprizë dhe krejt jo normal dhe të stisur me kujdes, Basha-Majko, takimi i mëparshëm dhe kokë më kokë, Rama-Majko, merr një kuptim të ri. Atë të përcjelljes së mesazheve të rëndësishme, nga Rama drejt Bashës. Në pamundësi të një takimi të drejtëpërdrejtë, Rama-Basha, që do të krijonte skandal publik.

Cudia e Dytë – Nga takimi Basha-Majko, në një vend publik dhe shumë të rrahur nga gazetarët dhe thashethemexhinjtë, nuk doli asnjë lajm apo deklaratë, qoftë edhe informale. Pra, takimi misterioz, kishte qëllim të bënte bujë dhe të mbillte mister.

E thënë ndryshe, ky takim, duhet të jepte një mesazh të hapur dhe të koduar njëkohësisht!

Për kë dhe kundër kujt? Misteri vazhdon!

Cudia e Tretë – Sali Berisha, që komenton live dhe me pasion cdo gjë, nuk bëri asnjë koment në lidhje me këtë takim. Ndonëse dihet debolesa e tij për Pandeli Majkon, kjo heshtje është e pashpegueshme, në këtë polemikë të zjarrtë që ai mban ndezur, me tërsëllimë dhe pa pushim.
Për cdo gjë dhe ndaj cdokujt! Ditë e natë!

Heshtja e Berishës, mund të kuptohet në tre rrafshe.
Ose, nuk e ka aprovuar këtë takim dhe lapsus taktik të Lulëzim Bashës.
Ose, ka pritur me durim, që të kuptojë përmes këtij takimi se ku rreh strategjia e Ramës.
Ose ndoshta ka pëlqyer mesazhin që Rama, i ka dërguar, përmes Pandeli Majkos, në kutinë postare të Lulëzim Bashës.

Cudia e Katërt – Ky takim, është bërë pa asnjë konsultim me aleatin e Maxhorancës, Ilir Meta, që deri dje ishte në USA.
Është kjo një rastësi?

Apo është një rrethanë e shfrytëzuar posacërisht?

Madje, duke qënë se rrodhi në media, se në takimin Basha-Majko, është biseduar edhe për kandidaturën e ardhshme të Presidentit të Republikës, kjo bisedë, fiton vlerën e një diversioni të mirëfilltë politik ndaj Ilir Metës. Njihen fare mirë, qëndrimet anti-Meta, të Majkos. Mirëpo më e rëndësishmja është se si fillohet një negociatë e tillë, në padijeni të plotë, të aleatit që të ka dhënë votat për tu bërë kryeministër?

Apo mos ndoshta Rama, po kopjon me sukses, strategjinë trsaversale të Ilir Metës, që bën “diversion” taktik me Opozitën, duke bërë edhe ai,kryeministri pra, diversion, me “Nëndetësen Majko”?

Cudia e Pestë – Lidhet me disa deklarata nervoze që qarkullojnë këto orë, nga të dy krahët e aleancës, që duket në shkërmoqje.

Pjerin Ndreu foli dje për një skenar që ka në mes një “shartim të zi”, që nënkupton pra, “shartimin e presupozuar PD-LSI”.

Ndërsa Luan Rama, deklaroi se në betejën e ardhshme elektorale në Peshkopi, nuk ishte i sigurtë nëse PS dhe LSI, do të kishin një kandidat të përbashkët.
Ndërkohë që përflitet, se të ashtuquajturit CNN grek, lajmet mbi “Balli gate”, ishin servirur nga Policia Shqiptare. Prandaj edhe ata, CNN grek, ranë në konfuzion, në lidhje me burimin e lajmit, 48 orë më vonë. Apo duhej të ndodhtë kjo rastësi, pikërisht gjatë vizitës, së bollshme me takime të rëndësishme, tëe Ilir Metës në USA.

Ku edhe prania e Anastas Angjelit, deputet i PS, mik i vjetër i Metës, dukshëm i pakënaqur nga trajtimi I Ramës, ishte domethënëse.

Mirëpo, përflitet gjithashtu, që përgjimi i Shukri Xhelilit dhe videot e famshme me 20 vjecaren, u nxorën në media sipas strategjisë: “Sy për sy dhe dhëmb për dhëmb!”, pasiqë kishin disa ditë që përpunoheshin dhe rrinin në arkiv. Në pritje…

Cështja shtrohet, ky takimi misterioz Basha-Majko, është thjesht një presion i tërhortë apo një mirëseardhje që Rama, po i bën Ilir Metës në përfundim të vizitës në USA, apo një strategji e vërteë dhe afatgjatë PD-PS?

Kjo sjell në një dritë të re, edhe takimin fantazmagorik dhe të mohuar Basha-Rama, në kryeqytetin e Austrisë, Vienë, vitin e shkuar….

Jetojmë në Bizant, apo në Shqipëri?

Apo loja është qëllim dhe qëllimi na serviret si lojë?

360grade.al

13 komente në “Artur Zheji: 5 çudi dhe çfarë fsheh takimi misterioz Basha-Majko?”

  1. na tregoni ju lutemi ,

    cilat do jen Numrat e Llotos se ardheshme ,
    qe ti themi ksaj mizerje qe ju trazoni cdo dite

    O na hongsh Mune !

  2. A says:

    Ky po, i vuri vulen

  3. Ardi says:

    Ca ke o vemje,, Po te dhimbset mortja Meta?? Ska me kuptim te tall bythen skeaparlliu si ato kurvat,,, se vetem korrupsion sjell,, ashtu funksionon ajo si parti,, ne burg likja

    1. adi says:

      po byrazer
      po PS me ke do qeverisi me partine e ngjeles ?????
      sa deputete ka PS ne parlamentin e shqiperise????
      po ti heqim ata qe jane burgjeve ata qe iken per parim e di sa koke i ngelen rames per te komanduar?????
      a nuk ju lut vete lartgjatseia e tij metes qe te beheshin bashke duke ngrene ngjala?????
      nese meta nuk e le ramen te beje gjerat e mira qe ka ne plan si pallati me stadium psh pse nuk e prish koalicionin i gjati e te beje zgjedhje?????
      pse valle gjykatat si ajo kushtetuse qe jane me shumice edhe socialiste edhe profesore jane kunder edi rames dhe hajduteve te tij dhe ky si cub del e i kercenon publikisht?????
      nese edii rama nuk do ja kishin djegur ne dore doshin frokun prengen ndoken e kokedhimen a do ishin keta bandite qe do votnin reformen ne drejtesi ne emer te shqiptarve te ndershem????
      shqiperia kishte nje problem saliun dhe e nxori ne pension
      shqiperia ka problem ramen dhe do e nxjeri me turp ne pension.
      PS: mqs rama me statutin e ri nga frika e socialisteve dhe blushit ja delegoi zgjedhjen e kryetarit te PS shqiptarve do mendojne shqiptaret dhe per kryetarin e PS.
      po bande me te paafte ,me mashtruse me hajdute se keta qe jane sot shqiperia as ka pasur e as ka per te pasur ndonjehere

  4. Ivani i madh says:

    Me se fundi doli katundari dixhital sherbetori i bindur i Berishes e papalli mediatik i Metes majmuni Zhei. Ky b… lepirsi se ka alle tek takimi i shules Majko me Lulushin po te komplotit te ketyre ne lidheje me kufomen e Skraparit dhe banden e tij ku ben pjese dhe ky analist i tipit Qim Peka. Pse sna tregon ky mender gazetar pse u dha skandali i k/bashkise te Dibres pasi shkoni hajduti Like ne Shba dhe jo me pare. Cfare di Zhei se vetem ky shekon, degjon e llogjikon veprimet e ketyre palo politikane e dhe te tjeret presin tija thote ky langua i Like hajdutit qe si eshte cnjtitur akoma bllokun dhe cegjet nga dora. Zhei prit kocken e radhes per mbrojtes qe po i ben padronit tend Like dhe bandes se tij kanceroze Lsi.

  5. guri shabani says:

    Po ku e di o Turi se nuk ka bisedu Rama me Meten apo ti pergjon telefonatat?
    TakimiBasha Majko u be per NATON jo per ato qe t shkon mendja ty .Ty nuk po te ze vendi tani sepse te doli dhe emri si agjent,prandaj do tae shtosh kredit tek Ilir Meta,por ai se ka te gjate per vete.Megjithe lajmet qe nxirrni ne gazet takoj kete dhe ate por nga personalitet qeveritare nuk ka takuar.

  6. dashuria says:

    Mbaje Zheji se po torturohesh per Ilir Meten, po eshte ai qe ndodhin gjithe keto dhe une do ti beja thirrje Edi rames qe me mire nje koalicion me Sali berishen se sa me Ilir Meten qe mund te shperbehet brenda vitit 2017, se eshte ai qe po e mban varur Shqiperine ka mbi11 vjet. Do durojme dhe nje vit kur duruam 26

  7. Qarri i zigurit says:

    Do merziten nderkombetaeet dhe do ta arrestojne salen si sllobon e do ta mbyllin kete problem. Sala ka thyer embargon. Ka plot shtigje per saliun. Po ka gjenocid. Vrau njerez me duar ne xhepa. Sala po e shtyn sa te mundet. Po do ti bjere mbi femijet

  8. Shoku Rrok i Druve says:

    Ore, Tur Zheji, qysh e pate pseudonimin si bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit? O anal – içist i mbaruar. S’e di nese honoraroses ndonje çike apo jo me broçkullat qe shkruan, po nese s’i merr ne bankomat si ca shoke tuaj te grupit “Ciftelia” (….), do te te jepja nje dru te mire. Po c’kujton o rrezikzi se politika eshte nje pikture abstraksioniste, qe mund ta lexosh si te doje ajo b…yte. Sherbetore nga ato si thoshte Mirush Kabashi “Bishti i qenit se bishti i qenit”, me pronare te rinj. Dhe, mencurisht e zgjidhi rebusin aq sa ketu ne rrugen e Bogdaneve ende s’ka sosur debati, se cfare ka dashte te thone Turi-turi paçamuri (andej nga je ti i thone Papare).

  9. Bozhuret says:

    Ku eshte Meta …ka dhkuar me pushime ne amerike apo po kryen analiza mjeksore se u be gjate dhe takon cti vije per mbare si vizitat e Bashes apo Nishanit

  10. Shahisti says:

    Cudia e gjashte eshte, perse Zhei qe ne gjendje te zbuonte vetem pese cudira dhe la jashte te gjashten?

  11. Arber says:

    Padyshim qe takimi Rama-Majko-Majko-Basha eshte nje loje prapaskene per te zgjedhur Majkon President, mik i Berishes, Bashes dhe Rames. A do ta leshoje Berisha Meten? Nuk e besoj, sepse ai e do Meten President, per t’i mbuluar krimet dhe vjedhjet e perbashketa. Ne kete mes munsd te jete percaktues vendimi i Shtepise se Bardhe sipas te dhenave te sakta te CIA-s: Ilir Meta-jashte Presidences.

  12. Ronaldo says:

    Po pse o bozhur nuk thua si Rama qe ndenji 5 dite derisa krijoj kushte per te takuar Obamen por e krahason me Bashen apo Nishanin qe maksimumi kane ndenjur nga2 dite apo nuk flet dot per shefin tend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje