Sokol Balla në Zululand: Rama e mendon veten si misionar që të shpëtojë Shqipërinë. Nano: Rama ka armiq paaftësinë e tij dhe sabotimin e Berishës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos ishte i ftuar gazetari i njohur Sokol Balla. Si po qeveris dyshja Rama-Meta? Roli i opozitës së Lulzim Bashës dhe ndërhyrja ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi?

Në bashkëbisedim Nano u ndal tek mënyra e qeverisjes së Edi Ramës, por që Sokol Balla nuk mund ta komentonte këtë qeverisje në këto 30 muaj, por mund të ndalej në gjëra konkrete për të ofruar mendimin e tij.

Nano dha mendimin e tij se Rama ka dy armiq: Një paaftësinë e tij dhe e dyta sabotimin e Berishës. Apo siç e tha më ndryshe “Rama është ‘sanduiç’ mes paaftësisë së tij dhe sabotimit të institucioneve të Berishës”.

Ndërsa Sokol Balla tha se Rama e ka pranuar edhe vetë se është i paaftë për të qenë një politikan.

“Paaftësia e Ramës për të qenë politikan është një paaftësi që ai nuk e ka fshehur dhe e ka pranuar më sakt se nuk është paaftësi por është zgjedhje që ka bërë. Ka thënë unë nuk jam politikan, nuk jam politikan tradicional”, u shpreh Balla në studion e Zululand.

Madje Balla tha që Rama e quan veten misionar, por harron të bëjë edhe gjërat për të cilat populli e ka votuar. “Ai e quan veten misionar për të bërë disa gjëra për ta ndryshuar Shqipërinë në mënyrën si ai e mendon. Problemi është që kujt i bie të jetë kryeministër, nuk mund të bësh thjesht gjërat që ti mendon, ti duhet të bësh dhe gjërat që mendojnë dhe ata që të kanë votuar ty”, tha gazetari Balla.

Në pjesën e parë Nano dhe Balla u ndalën edhe pak të çështjet private sa i takon marrëdhënies me fenë por edhe jetës personale, që Balla tha se kërkon të qëndrojë larg vëmendjes mediatike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Sokol Balla në Zululand: Rama e mendon veten si misionar që të shpëtojë Shqipërinë. Nano: Rama ka armiq paaftësinë e tij dhe sabotimin e Berishës”

  1. Na bashkoj kenga popullore says:

    Gazetar qe duan te bejn dhe filozofin, skandaloz zuzulesh

    1. Grigor says:

      Ama, kur ishte Berisha ne pushtet, ja mbante shume ketyre te flisnin kaq serves. Naaaaa, pordhet shtate u shkonin te dyve.
      Tani qe bajlozi i zi ka rene nga fuqia, keta dy pordhacer u bene “trima”.

  2. kingu says:

    ik o qorr bjeri me dore njeher se ja ke mar doren.

  3. Luciferi says:

    Paska dale mortja te flase. Ik more kriminel, megalloman qe ke kohe qe kevdek si gazetar. Ti e solle ramen ne pushtet es’ke ftyre me dal sot me u be me popullin. Apo e shan se tani tch s eshte me ramen se e keni llii me te gjithe, s’jeni as te dreqit e as te zotit

  4. analisti says:

    Keni degjuar ndonjehere ne keto 25 demokraci qe te kete nje plan gjeneral te politikave kombetare me afate mohore.Jo dhe jo. TE GJITHE bejne te zgjuarin duke share.Rama ka hedhur ne treg qe nga koha e fushates nje program.Pse nuk gjykohet per ato qe ka premtuar por be cdo emision televiziv cdo gazetat meret me thash e theme.Lereni rolin e filozofit te blere dhe i bini gozhdes ne koke.

  5. iliri says:

    Ky Muçi mund të jetë çdo gjë, vetëm moderator emisioni nuk mund të jetë, është e lodhshme dhe e padrueshme se si e drejton ky hajvan emisionin.

  6. shaqo says:

    Per intelektualet, pjesa me e urryer e mediave audiovizive jane keta palo analiste apo gazetare. E mbajne vehten e tyre per shume te mencur, packa se jane truthare, marrin per te intervistuar dhe po nuk u pergjigje ashtu si duan ata, bejne punen e zhurmuesit, qe degjiuesit te mos marrin vesh perse u pyete dhe si u pergjigje, prototipe te kesaj specie gazetaresh, Palla, I Ziu, Eni, oh jane te tere, perjashtoj vetem Aleksander Furxhiun, qe qendron shume lart, krahasuar me te tjeret. Une per vehte nuk degjoj asnjerin prej ketyre, edhe ne rastin kur kam deshire te degjoj te intervistuarin.
    Raca me e keqe, qe gezohen kur japin lajme te kronikes se zeze, se jane dhe vete te zinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *