Dhuna seksuale në administratë/ Totozani: Nuk denoncohen rastet, kanë frikë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, nga mikrofoni i TemA TV, flet për dhunën seksuale në administratën publike duke marrë shkas nga rasti i videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Dibrës. Avokati i Popullit ka dyshime se ka raste të ngjashme në administratë por problem i mosdeklarimit të tyre nga “viktimat” është frika.

Ambjentet mbytëse mashkullore dhe shoqëria patriarkale, e vështirësojnë lirinë e femrave për tu mbrojtur nga agresioni seksual në vendin e tyre të punës. Avokati i Popullit jep detaje për një nismë që ka nisur nga ky institucion e cila parashikon ndryshime ligjore por edhe një inspektim të gjërë në të gjtihë administratën publike për të konstatuar e më pas dënuar, aktet e dhunës seksuale.

Gjatë intervistës Totozani flet edhe për rezervat e tij edhe për fjalorin e qeverisë i cili përmblidhet me fjalët “burg burg burg” për çdo gjë e gjtihçka. Për avokatin e Popullit, dënimi me burg për energjinë elektrike nuk ndikon në performancën e administratës por bën efektin e kundërt pasi sjell kosto të mëdha për shtetitn referuar shumës që nevojitet për mbajtjen e një të burgosuri.

Totozani foli edhe për diksrimimin dhe jo vetëm ndaj komunitetit rom. Totozani komenton edhe gjuhën e kësaj natyre, pra diskriminuese nga drejtus të larët të mazhorancës, ndaj popllsisë së ardhur në Tiranë kryesisht nga zona të thella të veriut. Një sjellje e rëndë në një shoqëri demokratike e cilëson Avokati i popullit këtë fenomen.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Dhuna seksuale në administratë/ Totozani: Nuk denoncohen rastet, kanë frikë”

  1. Kuq e zi says:

    Or tullac zgjohu…
    Ska puntor administrate qe vendin qe zoteron mos ta kete paguar me para me vote apo mefavore te tjera
    Pra dhe gopi eshte nje forme pagese
    Ndersa ti nuk shqetsohesh per mekanizmin e kalbur por per njeren menyre sesi gjendet pune ne shqiperi
    Po ti per avokat populli cfare rruge pagese ndoqe??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *