First Wave Festival, një fundjavë elektrizuese

Gjatë fundjavës në Tiranë zbarkoi një event tejet i veçantë. Mes natyrës të Liqenit Artificial një grup të rinjsh organizuan First Wave Festival, një event muzikor ky i gjithi i dedikuar për të apasionuarit e muzikës elektronike. Gjatë dy ditëve, 21 dhe 22 maj, me qindra të rinj nga vendi dhe të huaj patën mundësinë të argëtoheshin me muzikë cilësore, non – stop, e jo vetëm. Organizatorët e këtij eventi, nën logon e Electronic Music Tirana, kishin parashikuar një kamping edhe një sër lojrash sociale si tërheqje litari, balona, paragliding (guide), lakejump, slack Line, fresby, volleyball dhe shumë të tjera.

Në fakt ky ishte edicioni i dytë i këtij festivali dhe natyrisht nuk mund t’i shpëtonte objektivit të kamerave të TemA TV. Gazetarja Antoneta Koci ka kaluar disa orë tejet të këndshme në ambjentet e këtij festivali dhe sjell për ju fjalën e organizatorëve, muzikantëve dhe përshtypjet mbi eventin të vet pjesmarrësve.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *