Lindita Nikolla në Zululand: Asnjë nga universitetet e mbyllura nuk është hapur, 4000 mësues janë jashtë profilit

Sonte në Zululand-in e Mustafa Nanos ishte e ftuar Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla e cila foli për reformën në arsim. Ministrja në emision forcoi deklaratën e saj duke nënvizuar se në Shqipëri nuk është hapur asnjë nga universitet që u mbyllën para dy viteve. “Nga 18 universitetet që janë mbyllur nuk është hapur asnjë”, tha ajo në Zululand, duke theksua se përveç universiteteve private janë mbyllur edhe ato shtetërore, siç mori rastin e atij të Arteve në Shkodër.

Ndërsa sa i takon filtrit të mësuesve dhe ngritjes së sistemit të kaulifikimit të mësuesve, Nikolla tha: “Kemi gjetur 4000 mësues jashtë profilit”, duke pranuar se mund të ketë edhe emërime politike. “Emërimet politike apo korruspioni nuk mund të zhduken menjëherë”, tha Nikolla, duke saktësuar fort se tashmë është sistemi që i përzgjidh dhe jo më drejtoritë arsimore.

E ngacmuar nga Nano sa i takon mësimeve mbi fenë, ministrja tha se nuk do të bëhet asnjë veprim pa u diskutuar mirë edhe në opinionin publik.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...