Turjan Hyska në Zululand: Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk do të jetoja në këtë tokë. Paratë nga projekti “Oktapod” do shkojnë për bamirësi

1 Qershor 2016, 20:06Sociale TEMA
Turjan Hyska në Zululand: Nëse nuk do të kisha fantazinë,

Njerëzit që nisin projekte personale vetëm për të ndihmuar njerëz në nevojë janë të paktë në një vend që shumica turret për tu pasuruar Babëzisht. Turjan Hyska është prej atyre njerëzve që është duke materializuar një projekt, paratë e të cilit do të shkojnë për bamirësi. Ky ishte lajmi i mirë që na vjen nga Tur Hyska në emisionin Zululand të Mustafa Nanos, ku ishte dhe i ftuar. Madje ai tha se ky do të jetë projekti i fundit muzikor, duke dhënë lajmin e hidhur për shumë fansa që e dëshirojnë si këngëtar.

Turi, autori i dy emisioneve në Vizion Plus, ka treguar për herë të parë se si u lidh me televizion. Siç tregon ai, ka qenë një moment i vështirë kur ai vendosi të zgjidhte si profesion ekranin. Humbja e babait, vështirësia ekonomike, por dhe njëriu i duhur në kohën e duhur e bënë Turin që prej vitesh të mbërthehet në ekran me projekte të ndryshme.

I ka mbijetuar për shumë vite, edhe kjo falë fantazisë që ai ka në punë dhe jetë. Edhe kur e pyet për fantazinë ai të jep një përgjigje: “Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk doja të jetoja në këtë tokë”.

Turi tha se para 5 vitesh ka dëshiruar t’i futet rrugës së politikës, por në kushtet që ndodhet sot politika jonë shqiptare është dekurajuese. Po të njëjtën këshillë i dha dhe Nano.

4 komente në “Turjan Hyska në Zululand: Nëse nuk do të kisha fantazinë, nuk do të jetoja në këtë tokë. Paratë nga projekti “Oktapod” do shkojnë për bamirësi”

  1. ha-ha says:

    Ti vetem fantazi nuk ke !!
    Mund te kesh talent per te kopjuar, per servil, per te bere shfaqje mediokre, etj.. etj, por vetem fantazi Jo!

    Ti flet per politiken, por nuk e di se cfare mendojme ne qytetaret per injorancen dhe vulgaritetitn qe na servirin televizionet, perfshire edhe ate ku ti merr rrogen!

  2. lira says:

    shko ore idiot se vec te shani dini ,mbete ti te komentosh TURIN ,qe na I ben mbremjet te kendshme

  3. DENI says:

    HAHA HA DHE KENAQU .. Turi 11 vjet qe vec fantazi prodhon JE NJE ZILIQAR-E

  4. Edra says:

    Sa cinik je mor haha dukesh qe nga nofka, Turi e ka ndertuar karrieren e tij mbi baza te shendosha , nqse e ndjek edhe intervisten ai eshte i vertete dhe shume inteligjent,bravo. ?kjo evidentohet edhe ne jetegjatesine e tij ne tv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje