Martesat gay, Imzoti i Kishës Katolike George Frendo: LGBT po ushtron presion ndaj politikës

Kisha Katolike rreshtohet sërish kundër martesave të së njëtës gjini. Në një intervistë për TemA TV Imzoti i Kishës Katolike, George Frendo u shpreh se komuniteti LGBT po ushtrion presion ndaj shoqrisë dhe politikës për pranimin e kërkesave të tyre.

Sipas tij nuk duhet që për hir të një pakice të cënohet familja. Imzot Frendo shprehet se të gjitha besimet fetare në vend ndajnë të njëjtin qëndrim kundër legalizimit të martesave brenda se njejtes gjini.

Edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dënon ndryshimet kushtetuese që legjitimonjë martesat e së njëjtës gjini, duke deklaruar se po cënohet rëndë familja. Për kamerat e TemA TV prononcohet teologu i fesë islame, Dorian Demetaj.

Nertila Dosti \ TemA TV

 

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Martesat gay, Imzoti i Kishës Katolike George Frendo: LGBT po ushtron presion ndaj politikës”

  1. Min says:

    Nuk kuptoj dicka. A jemi shtet laik? Clidhje ka feja me kushtetuten? Ju po i bene vete presion politikes per idealet tuaja.

  2. xxx says:

    Ky popi seshte shqiptar,a portugez a shpanjol qk eshte,

  3. fisheku says:

    ne jemi nje shtet laik eshte e vertet por qendrimi i kishes, xhamise eshte thjesht mendim sikurse edhe i qarqeve , organizatave te tjera qofte shoqerore ,ekonomiko-politike dhe kjo nuk do te thote qe ata vendosin per ndryshimet e ligjeve. ky mendim i cili perfaqeson mendimin e vertet te atyre qe jane pjese e ketyre, mbeshtetet aty qe toleranca e shqiptarve per vete mentalitetin dhe kuptimin per jeten,traditen qe kemi eshte prekur familja dhe kjo eshte e papranueshme. thjesht kjo cenon jetesen e krijuar nga vete natyra dhe ska asnje te mire .qe keto lidhje ekzistojne eshte toleruar por qe te vihen ne nje rresht me familjen, martesen APO adoptimin eshte jo e deshirueshme. kush deshiron te kete nje lidhje te tille ta mbaje(bashkejetesa) por mos te kerkoje gjera qe nuk mund te jene. te bashkejetojne dhe pike. FAMILJA eshte BURRE-GRUA dhe femijet i lindin grate dhe jo ata te cilet i nderrojne genetialet sipas kohes. kjo eshte e drejta. toleranca mbaron aty ku preket e drejta e tjetrit.Politika nuk ka arsye qe te vihet nen presion as te BE-se as te fese APO organizatave por te degjoje ate qe do populli. per kete jam i sigurte qe duhet nje Referendum dhe ti jepet nje fund nje here e mire dhe nese populli shqiptar e toleron atehere edhe une qe bej pjese tek ata qe nuk e pranon duhet ta rrespektoj. kjo eshte demokratike dhe jo si ne vendet e perendimit te cilat kane shume te mira nuk pyetet me populli por lobiistet dhe nen petkun e tolerances njerezore po shkojne ne nje cnjerezim.

  4. Janullatos arxidoglyftoi says:

    Vetem janulla i greko-orthodhokseve nuk eshte prononcuar ! Mos valle heshtja eshte nje miratin pro martesave GAY ????

    [youtube https://www.youtube.com/watch?v=9Zw4xdTu3Jg&w=420&h=315%5D

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *