Dashamir Shehi për TemA e Javës: Në PD ka deputetë që janë pro draftit të mazhorancës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i opozitës dhe njëkohësisht kreu i LZHK, Dashamir Shehi ishte në qendër të Tema e Javës të gazetares Luljeta Progni. Për kamerat e TemA TV, në studio, Shehi deklaroi haptazi se nuk do ta votojë Reformën në Drejtësi nëse nuk do të ketë një vendim politik të opozitës. Megjtihatë, kreu i LZHK-së, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike flet me bindje se në grupin e opozitës ka deputetë që janë dakord për ta votuar Reformën në Drejtësi edhe pa nenin 88, “kalë beteje” për opozitën dhe që po mban peng konsensusin. Edhe pse, sipas Shehit, “konsensusi nuk do të provojë formulën më të mirë por i jep jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri reformës”.

Por Shehi nuk e sheh të gjtihë përgjegjësinë tek opozita për konsensusin e munguar. Ai shpreh bindjen se LSI është gjtihashtu afër qëndrimit të PD-së kur flet për Reformën në Drejtësi, edhe pse LSI e përmbledh qëndrimin e vet si domosdoshmëri për një reformë me konsensus. Ndërsa vija e kuqe për të cilën flet shpesh kryeministri, për Dashamir Shehin nuk ekziston. Ai deklaron se ka vetëm një vijë dhe ajo është mavi dhe jo e kuqe. Gjithsesi deputeti Shehi e justifikon nevojën për një sistem drejtësie të reformuar pasi sipas tij nuk mund të ketë gjykim të drejtë të çështjeve kur gjykatësit i kanë vilat ngjitur me ato të ministrave.

Shehi u tregua i sinqertë kur tha se “deputetët nuk dinë se çfarë është Reforma në Drejtësi, jo më qytetarët” dhe gjithashtu deklaroi se nuk është dakord me qëndrimin e Bashës, sipas të cilit ata që votojnë kundër vendimit politik, reformën në drejtësi do tiu digjen mandatet. Absolutizëm e cilëson Shehi, qëndrimin e kryetarit të PD-së. Gjithmonë për sa i përket krerëve të partive apo të ekzekutivit, kreu i LZHK e kishte edhe një koment për kryeministrin: Rama ka kokëfortësinë që atë që ka thënë mos ta tërheqë mbrapsht edhe nëse është e gabuar.

Shehi, për Tema e Javës, u ndal edhe tek ligji i pronave, duke e cilësuar këtë të fundit si të pafalshëm, pasi sipas tij janë penalizuar pronarët më të ndershëm dhe kanë ngelur me gisht në gojë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *