PROFILI/ Armando Sadiku, heroi që u “dëbua” nga kampionati shqiptar

4

Nga Fatjon Baze, TemA TV

Emri i Armando Sadikut do të shkruhet me gërma të arta në futbollin shqiptar pasi është sulmuesi i cili realizoi për herë të parë në histori golin e Shqipërisë në një kompeticion ndërkombëtar, siç është kampionati europian.

Sulmuesi nga Elbasani i dha tre pikët e para përfaqësues shqiptare në “Euro 2016” përballë kombëtares së Rumanisë, fitore e cila do të mbetet mend gjatë në memorien e tifozave dhe futbollit shqiptar.

Po kush është Armando Sadiku?

25-vjeçari i lindur në qytetin e Elbasanit në Cërrik, e nisi karrierën e tij futbollistike në vitin 2008-2009 me skuadrën e vendlindjes së tij Turbinën. Me këtë ekip ai luajti për një sezon duke zhvilluar 40 ndeshje dhe shënuar 10 gola.

Në vitin 2009 Sadiku u transferua në skuadrën e Gramozit të Ersekës e cila debutonte për herë të parë në superligën shqiptare. Me Gramozin Sadiku në 28 ndeshje realizoi 8 gola.

Më pas gjatë merkatos verore në sezonin 2009-2010, Sadiku firmosi me klubin e Elbasanit. Dhe me verdheblutë Sadiku luajti vetëm një sezon duke zhvilluar 14 ndeshje dhe shënoi 5 gola. Por në këtë vit Federata Shqiptare e Futbollit e dënoi sulmuesin Elbasanas duke e përjashtuar nga futbolli shqiptar. Ky dënim erdhi pasi Sadiku kreu disa gjeste anti-sportive duke goditur dhe ofenduar gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Komisioni i disiplinës nuk e toleroi aspak duke e përjashtur dhe gjobitur.

Por përjashtimi nga futbolli shqiptar nuk e pengoi egon dhe dëshirën e tij të madhe që kishte për futbollin duke e vazhduar karrirën e tij jashtë shqipërisë saktësisht në Zvicër, duke luajtur me skuadrën e Locarno për një sezon, 2011-2012, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij, ku në 39 ndeshje shënoi 28 gola.

Kjo paraqitje bëri që Lugano ta afrojë në gjirin e saj në sezonin 2012-2013 ku sërish nuk zhgënjeu duke shkëlqyer me paraqitjen e tij. Me këtë skuadër Sadiku u aktivizua në 43 ndeshje duke shënuar 24 gola.

Interesi për të marrë shërbimet e tij u rrit ndjeshëm ku një nga skuadrat më të mëdha në superligën zviceriane Zyrihu, e afroi në skuadrën e saj në vitin 2014 duke vijuar sërish me paraqitjet e tij mjaft të mira, ku në një sezon e gjysëm, në 43 ndeshje shënoi 10 gola dhe pse nuk pati shumë hapsira si titullar.

Për të pasur më shumë minuta ai tashmë luan me skuadrën e Vaduzit ku është një nga sulmesit kryesorë në këtë ekip.

Një karrierë e sukseshme për një 25-vjecarë i cili ka qenë pjesë dhe e përfaqeusesve të moshave dhe tashmë ka hyrë në historinë e futbollit shqiptar me golin e shënuar kundër Rumanisë ku arritëm që të marrim një fitore e cila gëzoi pa masë mijëra shqiptarë.

REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “PROFILI/ Armando Sadiku, heroi që u “dëbua” nga kampionati shqiptar”

  1. nn says:

    27 apo 24?

    nejse, sado te jete eshte per tu lavderuar

    1. nn says:

      sa shpejt e rregulluat more?

      prape, si 24, 25 apo 27 Sadiku eshte nje superfutbollist, dhe e meriton vemendjen

  2. Shqiptarë says:

    Nje super futbollist! I lumtë

  3. tiku says:

    po cfare Cerriku ore gazetar… eshte nga Elbasani dhe fix nga lagja Skenderbej

  4. bonehead says:

    Duhej te qendronte ne Zvicer. Ndoshta edhe me nje ekip qe luftonte per mbijetese, sepse I jepte me shume mundesi. Tani mire do te jete sikur te kaloje ne kategorite e dyta te Gjermanise, Italise, ose Hollandes, qe te fitoje me shume experience.
    Urime per golin e shenuar edhe per punen qe ke bere deri tani ne fushe.

  5. alphade says:

    Po qe nga Elbasani,Cerriku,Peqini,Lushnja ,Kavaja ,etj. eshte shume lehte te denohen sepse ,vini re : denohet
    Haxhi Qamili , Elvis Roshi,e shume te tjere nga Shqiperia bute sepse nuk i mbeshtet njeri .. Nga ana tjeter jo vetem
    nuk denohen por perkundrazi lartesihen figurat e zymta bloze si Zogolli , Berisha ,etj.etj. qe kane vjedhur ,kane ,
    kane shitur e falur toka e dete ,e megjithate nuk i ka hyre e nuk i hyn gjemb ne kembe! Kjo eshte e verteta !

    1. Petro says:

      alphadeeeeeeeeee…shto, shto… Pse nuk shton Nanon, Meten, Ramen dhe soje e sorrollop:Imamin, Rulin, Boden,Beqen etj etj brekegrisur qe u bene miljardere me pune shteti.Perse je i njeaneshem.Keshtu s’te beson njeri.

    2. Petro says:

      alphadeeeeeeeeee…shto, shto… Pse nuk shton Nanon, Meten, Ramen dhe soje e sorrollop:Imamin, Rulin, Boden,Beqen etj etj brekegrisur qe u bene miljardere me pune shteti.Perse je i njeaneshem.Keshtu s’te beson njeri.

  6. he mer amon sadiku sadiku .
    prandaj shetit 90min. cdo loje si halldup parazit dhe sbo asigjo ,
    qe kur tja sjelllin topin ne koke ta shtyj per ne rrjete .
    sadiku e boni ndeshjen e trete detyren e tij ,
    nderoj skuarden ,pastaj e dhiu me ate vrapim drej bankines me turinj shtrengum sikur
    po e ndiqte romaxoni mi kerku llagari ,perse kishte honger mish dhie francez nga pas ,,
    tu fugu si kali gerrmuq shtremberuar ,sa la koqen e nomit tu tremb bankinen e ramonis

  7. Sharmuta says:

    Mire qe nuk shenoi ndonje koqevare,se do na kishte care trapin me gishtin lart nga allahu..
    Bravo Sadiku!!

  8. no name says:

    Eh more LENE MER AMON Po kujt ja ke per nder ate gezim dhe kenaqesi qe perjetove kur u be goli. Vetem siliqaret flasin si ty. Mos u gezofsh kurre ne jete. Kenaqesine e ke vetem kur ofendon. Aty mbetsh gjithe jeten i pakenaqur

    1. pak me Humor duhen trajtu gjonat ,- no Name ,
      sepse kane nji efekt riparues ne shoqeri , or ti

  9. o sadik mos haj fik
    knoj djemt e rremes ne darkn e iftart

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *