Zululand - Ylli Polovina: Prezantimi jonë në Euro 2016 “Një mot i madh për Shqipërinë”, Gjekmarkaj: Ne treguam që jemi racë e emancipuar

20 Qershor 2016, 20:17Sociale TEMA
Zululand - Ylli Polovina: Prezantimi jonë në Euro 2016 “Një

Armando Sadiku shënoi golin historik për Shqipërinë kundër Rumanisë. Kjo ishte fitorja jonë e parë në Kampionatin Evropian. Fitore që gëzoi zemrën e gjithë shqiptarëve, por që edhe në mediat e huaja zuri vend të rëndësishëm për lojën në fushë dhe për tifozët në tibrunë.

Për të folur për imazhin e Shqipërisë në Europë, por edhe në botë Mustafa Nano kishte ftuar në Zululand publicistin Agron Gjekmarkaj dhe studiuesin Ylli Polovina.

Polovina e ka qujatur fitoren e kombëtares “një mot të madh” duke futur në “një thes” gjithë momentet fantastike që Shqipëria la në Europë, në dyluftimin në fushë, sidomos atë të tifozërisë.
Polovina tha se ky është momenti më i rëndësishëm i Shqipërisë pas Heroit Kombëtar, Skënderbeu dhe ardhjes së Papës në Shqipëri. Dhe ja pse e rendit si të tillë: “Moti i madh në historinë e kombit tonë është vetëm koha kur Skërdërbeu luftoi, rezistoi e mundi me tërë shqiptarët sa u dëmtua dhe sa u shkatërua u kritikua dhe për këtë. Por jehona e kësaj vepre jetoi të paktën në Itali dhe në Francë, në Francë, ku ishte vatra kryesore, mbi 350 vjet… Kjo që bëri ky ekip futbollist është përsëritja e motit të madh, dmth kur ne kemi dhënë maksimumin e imazhit”, tha Polovina.

Ndërsa publicisti Gjekmarkaj tha se ky ishte një sukses i madh për Shqipërinë dhe se gjithmonë njerëzit e kulturës dhe të sportit e kanë ngritur lart imazhin e vendit tonë. Ndërsa shtoi se: “Vajzat e bukura në stadiumet më kanë kujtuar një thënie të Platonit ‘E bukura është diçka që pranohet pa shpjegim, e vetmja gjë në botë që ska nevojë të shpjegohet’. Ato imazhe simpatike të bukura i kanë verbuar disi kamerat e botës bë kuptimin pozitiv të fjalës dhe kanë krijuar imazhin e tifozerisë shqiptare të një populli, race të paraqitshme, të bukur, të edukuar, emancipuar, vërtet investim pozitiv në imazhin e përgjithshëm.”

Nano është befasuar nga pjesmarrja në këtë evenimet të rëndësishëm të futbollit, por më së shumti nga përkrahja që mediat e huaja i kanë bërë sportit dhe fifozëve shqiptarë.

Të dy të ftuarit e kanë kritikuar gjestin e shqiptarëve ku në mes të ndeshjes shpalosën banerin me mesazhe të forta për Greqinë.

Ylli Polovina tha se ngritja e banerit ishte provokatore dhe skandaloze. “Unë besoj që një pjesë e shkëlqimit të tifozërisë së bukur shqiptare është një përgjigjë për ata që e kanë manipuluar dhe manipulojnë atdhedashurinë e shqiptarëve me terma nga më të çuditshmet nga më skandalozet nga më provokatoret”, tha Polovina. Po në të njëjtin sinkron ishte dhe Gjekmarkaj.

5 komente në “Zululand – Ylli Polovina: Prezantimi jonë në Euro 2016 “Një mot i madh për Shqipërinë”, Gjekmarkaj: Ne treguam që jemi racë e emancipuar”

  1. enter"" says:

    Rrace e emancpuar???? Se pari nuk ka rrace shqiptare.
    Se dyti, per emancipim jashte kufijve tane ne jemi ekzemplare, se Brenda ne vrasim njeri-tjetrin per nje shikim
    Se treti: Sa per rrace te bukur, shumica e femrave te kapur ne tv ishin kosovare, dhe ato dallohen shume nga ato shqiptare. Kurse per meshkujt,mos flasim, te gjithe bark-derra

    ahhahaahaha

    Kerkoni te shpetoni pas nje europiani…sju vjen turp

  2. Tamam Kodra mbas bregu. Ore kodra mbas bregu …Nje bisede e lodhshme me nje gjuhe skolastike me klishe euforike me te ftuar qe nuk ja thone jo nga futbolli, po as nga defenicione sociale. Shqiptari ka difekte po eshte Eurpian e budallalleqe me mot te madh te ketij lloj qe ta shpifin…Ore zotnij qe nuk jeni ne nje akord me popullin, me pulsin e tensionit te popullit tuaj ose nuk jeni te afte ne fushen sociale dhe prandaj del biseda bajate. O Muc Nano me mire kishe bere nje parabel komentim ku te ishin perfshire te gjitha emocionet me tifoze/qytetare nga “rruga” se e meritonin e jane me te drejteperdrejte nga emocionet. Ore zoterinj mua me duket se per ato qe kane sensore e antena qytetarie dhe pa qene psikologe e socialantropologe shqiptaret duan te dalin nga kriza dhe per te dale nga kriza bene peligrinazh kombetar ne “Meken“ e shpirtit te tyre ne Shqiptarizem. Eshte si lekundje sizmike qe po drill kombin per te celibruar indetitetin e tyre: Ne- jemi – ketu – ekzistojme – jemi – dikushi. Kjo eshte ajo qe thane shqiptaret me lishonet kombetare. Duhet ta ndjeni kete dhe duhet ta amplifikoni si nje energji e indititet te kohes. Ne jemi dikushi dhe kemi indititetin tone, kemi flamurin tone, kemi himnin tone, kemi ngjyren tone, dhe jemi te barabarte ne lartesine e syve me ju te gjithe. Jane gjenerate e re, jane te pa kompleksuar dhe te barabarte dhe nuk ka rruge tjeter…Nuk po e zgjas me po nuk me mbushi biseda..

  3. Qesarati says:

    Paskan qene dy Kambere ne nje dere, pardon, tre fare.

  4. Denisi says:

    Merru me letersi Zoti Gjekmarkaj, se per tema te aktualitetit ,nuk ja shkrep fare. Dhe e mira eshte te shkruaje , se per tu shprehur e ke me shume pertese, ose e ben kinse te besh interesantin. Une me keqardhje po nuk do ti duroja oret e tua te leksionit , nese i ngjajne debateve televizive. Nuk ta thone per edukate dhe ne respekt te titujve qe posedon.

  5. xen koketrashi. says:

    O Enter po ti cfare race je a po e ke mesuar shqipen me mesues?Gjithe ky vrer qe nxjerr me dukesh te jesh tfgs po me emer te ndryshuar.Mos punon gje ne Tema?shko o pirdhu rrace mut!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje