Hilda Maha, shqiptarja e pasarelave, ngjyrave dhe risive

29 Qershor 2016, 17:24Lifestyle TEMA
Hilda Maha, shqiptarja e pasarelave, ngjyrave dhe risive

Emri i Hilda Mahës tingëllon pak i dëgjuar në botën e modës dhe artit shqiptar. Por e kundërta ndodh jashtë kufijëve të Shqipërisë ku stilistja është një emër i kërkuar dhe vlerësuar maksimalisht nga kritikët.

Hilda është me origjinë shqiptare edhe pse shumë pak e lidh me vendin e saj amë.

Ajo është rritur në Itali ndersa ka studiuar fashion design në Central St.Martin në Londër, ka bashkëpunuar me kompaninë italiane Friulprint, për të cilën ka dizenjuar dy koleksione që janë prezantuar në Premier Vision në shkurt dhe shtator të vitit 2009.

Tashmë ajo ka markën e saj. Është prezantuar në Vogue UK, Vogue Australia, Elle UK, Elle Norway, Marie Claire, Flair Deutschland, Vision China, S Magazine, InStyle, Grazia dhe në librat Young Blood Annual 2009, La Poesia della Moda, Logos Publishing 2012/2014, si dhe është përzgjedhur nga shumë personalitete ndërkombëtare në tapetin e kuq.

Vtëm pak javë më parë Hilda Maha iu prezantua publikut shqiptar me një pasarel risish e ngjyrash. E bukura, modernja njëkohësish dhe thjeshtësia ishte ajo që evidentohej lehtë në veshjet e stiluara prej Hildës, të cilat u promovuan në një event tejet të veçantë.

Koleksionet e saj punohen tërësisht me dorë por edhe dizenjot me printe janë të tëra të krijuara nga Hilda.

Për ju që dëshironi të visheni me klas e të ndiheni të veçanta, veshjet e Hildës mund të bëhen tuajat, mjafton të kaloni nga Coin. Ndërsa për tu njohur më shumë me krijimet e Hildës mund të shfletoni galerinë e mëposhtme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje