Fatmir Xhafaj në Zululand: Edhe në maxhorancë ka njerëz që nuk e duan reformën, por nuk kanë se ç’bëjnë. Reformën më mirë të mos e bëjmë se sa ta bëjmë ashtu si do PD-ja

4 Korrik 2016, 21:32Politika TEMA
Fatmir Xhafaj në Zululand: Edhe në maxhorancë ka njerëz

Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar Fatmir Xhafaj, kreu i komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi. Nano i kërkoi Xhafajt të dinte se si kish lindur ideja e reformës, dhe ky i fundit u përgjigj duke thënë që “reformimi i drejtësisë është tentuar të bëhet nga PS-ja qysh në kohët që ishte në opozitë, por atëherë procesi ngeci pa filluar. Pas ardhjes në pushtet, me mbështetjen e Brukselit, ne iu vumë punës për të bërë një reformë të thellë, shumë më të thellë se sa ajo që kishim menduar.”

Xhafaj nënvizoi faktin se reforma është nisur nga PS-ja, gjë që duket te fakti që ambasadorët Vlahutin e Lu, që po e mbështesin fort atë, kanë ardhur në Tiranë pasi kjo reformë kish filluar. Për Lu-në, ai tha se “ishte i prirur të besonte se në Washington, para se ta nisnin për në Tiranë, i kanë bërë me dije që misioni i tij më i rëndësishëm si ambasador i Shba-ve në Shqipëri do të ishte reformimi i sistemit të drejtësisë”.

Nano lexoi në studio se çfarë thotë rekomandimin 88 i Venecias, pas të cilit është kapur opozita në refuzimin e saj, por Xhafaj tha se “maxhoranca është e vendosur që në këtë pikë të mos lëshojë pe”. “Partitë nuk do të lejohen të kenë dorë në emërimet që do të bëhen në strukturat ekzistuese apo të reja të sistemit të drejtësisë. Maxhoranca për këtë është e vendosur. Është më mirë që reformën të mos e bëjmë fare se sa ta bëjmë ashtu si e kërkon PD-ja, duke u dhënë partive një rol në emërime.” Ia bëri ai. Nano bëri vëzhgimin që disa zëra që kanë folur për arrestime të mundshme pas miratimit të reformës, e kanë acaruar klimën mes maxhorancës e opozitës në këtë diskutim, dhe Xhafaj, pasi ra dakord se këta zëra nuk kanë ndihmuar në procesin e reformës, u shpreh se “edhe brenda maxhorancës ka njerëz që tremben prej reformës e që do donin të mos e jepnin votën në favor të saj. Por nuk kanë se nga të lëvizin.”

8 komente në “Fatmir Xhafaj në Zululand: Edhe në maxhorancë ka njerëz që nuk e duan reformën, por nuk kanë se ç’bëjnë. Reformën më mirë të mos e bëjmë se sa ta bëjmë ashtu si do PD-ja”

  1. falmerajer says:

    Reforma duhet kryer. Mbi te gjitha per interes te shqiptareve. Opozita as vete nuk e di se cfare kerkon. Qendrimi i z.Xhafaj si kreu i komisionit te posacem ka qene kurdohere konstruktiv dhe mbi palet. Realisht duhet vleresuar. Palet te dakordesohen, me 21 korrik drafti i eksperteve nderkombetare e vendas duhet kaluar nga Parlamenti.

  2. falmerajer says:

    Reforma duhet kryer. Mbi te gjitha per interes te shqiptareve. Opozita as vete nuk e di se cfare kerkon. Qendrimi i z.Xhafaj si kreu i komisionit te posacem ka qene kurdohere konstruktiv dhe mbi palet. Realisht duhet vleresuar. Palet te dakordesohen, me 21 korrik drafti i eksperteve nderkombetare e vendas duhet kaluar nga Parlamenti.

  3. Anonim says:

    Kalimi i kesaj reforme percakton te ardhmen e Shqiperise. Eshte “treni” i fundit, nje mundesi e arte per avancimin me tej dhe hapjen e negociatave per aderim ne BE. Ato qe Fatmir Xhafaj thekson, ne thelb dhe forme, qendrojne. Jane investuar edhe nderkombetaret ne kete proces.

  4. Ani says:

    Persona qe nuk duan reformen ne drejtesi ?? Sa te duash!! Ama reforma duhet te kaloje me çdo kusht ! Eshte e vetmja menyre qe dhe ne te ndertojme nje shtet ligjor , shtet qe kemi kaq e kaq vite qe ďuam.
    Reforma duhet te behet dhe pike.

  5. Olta says:

    Po kte pune ka patur PD gjithmone !!
    I ka bere gjerat si I vinte me mbare interesave te tyre se per popullin e shqiperine nuk menduan ndonjeher. Edhe tani qe me ne fund kemi mundesi te ndryshojme dhe ne , fusin duart e duan te kapi drejtesine akoma a thua se nuk e shkatrruan Boll der me tani !!

  6. Donald says:

    A ka shqiptar qe nuk e di rendesine e ksaj reforme?? Vetem kta te PD ende mundohen te prishin pune! Dhe ku ? Pikerisht tek reforma me è rendesishme qe i duhet vendit tone.
    Pa kte reforme Shqiperia nuk do jete ashtu siç te gjithe kemi shpresuar gjithe keto kohe.
    Reforma duhet te kaloje, eshte jetike per vendin tone !

  7. tradita says:

    ku eshte o idiot ose kujton se njerezit hane. Po a do te miratohen ne Parlament. Parlament a perbehet prej deputeteve qe perfaqesojne partite politike. A ka ndonje depuetet qe nuk i perket partive. Nuk ka. parlamenti ka Pozite Mazhorance) dhe opozite minorance. Tre Mazhoranca dhe dy opozita. Kaq. Ne te gjitha kohrat. Ose ti heqim fara partite politike nga shqiperia, te ahkrihen ato. Keto do zoti xhafa. Edhe nej injorant e kupton kete.

  8. spectrum says:

    Ik o xhafa kush te pyet ty dhe ata alabaket e PD po tha Washingtoni ka mbaruar historia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje