INTERVISTA/Emi Canaj, ish modelja e cila ka filluar rrugëtimin në aktrim

emi camaj

Ishim mësuar ta shihnim gjithmonë në rolin e një vajze të suksesshme në bisnes, qëka arritur të ndërtoj një mbrekulli me artin e dekorimine eventeve të ndryshme. Emi Canaj, ish modelja e cila tashmë ka filluar rrugëtimin në aktrim, thotë se kjo ka qënë një nga ëndrrat e saj qënë vegjëli. Gjithcka nisi si një lojë në revistën Trendy, e më pas pjesëmarrja si modele në sfilatat të ndryshme për stilistëme famë kombëtare dhe ndërkombetare. Karriera e saj si top modele profesioniste vazhdojë për disa vite derisa Emi mendoj se kishte ardhur koha që ti përkushtohej bisnesit të saj për të hequr dorë për pak kohë nga projektet që kishin lidhje me pasarelat.

Pas një periudhe mungese disa vjeçare, ajo tashmë është rikthyer në një film komedi-aksion në një produksion kinematografik shqiptar dhe përballë objektivit të disa prej fotografeve më në zë. Në një intervistë për gazeten Tema ajo na zbulon pak nga jeta e saj dhe për planet në të ardhmen,të cilat duket se do të jenë interesante për modelen dhe tani më aktoren e re të kinemasë shqipëtare.

Na trego pak për veten, për fëmijerinë dhe për hobit që ke?

Fëmijeria ime ka qënë një fëmijeri e bukur, rritur me shumë dashuri nga familja e cila më ka mbështetur në çdo hap që kam bërë. Hobit e mia perfshijnë notin, një nga dashuritë e mia që e vogël,modelingun të cilin e kam ushqyer ndër vite, aktrimin, hipizmin dhe garat me makina.Kam lindur më 18 i 06,viti surprizë hahah(qesh), në Tiranë ku dhe kam mbaruar studimet universitare për Juridik dhe më pas kam bërë master shkencor penale, kriminaliastik. Në itali kam studiuar një vit për aktrim. Momentalisht jam duke drejtuar biznesin tim, Event de Luxe, një agjensi ëedding planner që merret me organizimin e eventeve të ndryshme, kryesisht martesat.

 

Keni filluar modelingun për të vazhduar më pas me bisnesindhesëfundmi si aktore. Pse këto zgjedhje?

Të treja kanë qënë pasionet e mia që në fëmijeri dhe në momentin që flasim janë bërë realitet, me shumë përpjekje, sakrifica dhe sigurisht me mbështetjen e familjes e cila ka qënë pran meje nëçdo hap që kam bërë. Modelingu ka qënë një pasion i hershëm dhe mua më ka ndihmuar natyra me fizikun që kam i cili është i domosdoshëm në këtë fushë. Një modele që të prezantoj veshjen e saj duhet të dijë të aktrojë që të bëj të mundur prezantimin e veshjes në menyrë dinjitoze. Kjo ishte dhe fillesa e dashurisë që kam për aktrimin dhe një nga arsyet që më shtyu që ta vendosja në jëtë në planin profesional. Event de Luxe është një kompani që merret me organizimin e të gjitha eventeve e cila ka plot 6 vite që operon në tregun shqiptar dhe nisma për ta hapur këtë biznes ka ardhur nga vëmëndja ime ndaj detajeve të vogla të cilat bëjnë diferencën.

Keni qenë pjesë e Super Model of theËorld, ndër të tjera, njëkompeticion i cili ju hapte rrugën në fushën e modës shumë vajzave, por ju zgjodhët qëta linit atë për bisnesin, pse?

Vazhdova karrierën time si modele brenda dhe jashtë vendit por arsyeja pse vendosa të shkëputem ka qënë bisnesi i cili kërkonte një përkushtim të madh.Nuk mund të vazhdoja në modeling sepse në Shqipëri çdokush në ditët e sotme mund të dal dhe të thotë se është një modele pa pasur kriterët bazë për të qenë një modele e mirëfilltë, si gjatësia, përmasat trupore dhe aftësia e të qënurit si një kameleon. Një kriter tjetër që duhet në këtë fushë është dhe formimi profesional, gjë të cilën shumë pak e zotërojnë nga këto të ashtëquajturat modele në Shqipëri.

Ku ndiheni më mirë?

Nuk mund të diferencoj asnjë nga pasionet e mia sepse ato tashmë nuk janë më dëshira por janë kthyer në profesione të mirëfillta dhe të skalitura me kohën. Nuk mund të veçojë asnjë nga të treja sepse tashmë janë pjesë e imja.

Cfarë e bën një modele të sukseshme në Shqipëri?

Mendoj se janë tre përbërsit për të arritur një suksesshmëri të tillë, pasioni, vullneti dhe regjimi. Nëse nuk ke pasion atëherë nuk mund të nxjerrësh në pah atë çfarë do që të përçosh dhe nëse nuk ke vullnet atëherë talenti mund të shkoj dëm pa u kultivuar. Sa për regjimin, nëse një modele nuk merr fibrat dhe proteinat e duhura apo dhe i tejkalon ato, atëherë qëllimi i vetë fjalës për të qënë një modele bie.

Si është stili juaj i veshjes në jetën e përditshme?

Boho style, pasi dua që të ndihem e lirshme dhe vetëvetja. Mendoj se ky stil është ai që mi plotëson këto gjëra.

Së fundmi ju kemi parë në rolin e protagonistes në një film komedi-aksion, si u përzgjodhet për këtë rol?

Zgjedhja ka qënë e regjizorit, pas një casting të ralizuar prej tij ku vuri re  në fytyrën time një ëmbëlsi dhe agresivitet që përshtatej asaj çfarë ishte vizioni i tij për këtë rol. Pas audicionit më kontaktuan duke më ofruar këtë rol dhe ja ku jam sot, një kapo e mafies hahah ( qesh).

Kjo për ju ishte eksperienca e parë si aktore, si u ndjetë?

Ishte një esperiencë unike pasi regjizori dhe aktorët që morën pjesë më bën të ndihesha si në shtëpinë time, kjo më shtyu më tej për t’u aktivizuar në këtë fushë.

A ju kanë ndihmuar studimet tuaja në vënien në jetë të personazhit që interpretuat?

Sigurisht që po, pasi nenet dhe ligjet të cilat i kam studiuar u përshtatën më së miri në këtë rol. Të futeshe brenda një roli i cili bie ndesh me atë çfarë besoj dhe idealet që mbroj më bëri të nxjerrë në pah aftësitë e mia në fushën e aktrimit. Njohuria ime mbi ligjet ndihmoj këtë personazh të shmangi policinë dhe arrestimet.

Ku do t’i kalojë pushimet Emi këtë verë?

Kjo është paksa e vështirë për tu thënë sepse midis punës dhe angazhimeve që kam, nk e di nese do kemë kohë për pushimet. Do marrë disa ditë të lira në një destinacion paska të vecuar nga kaosi zakonshëm.

Cilatjanë planet tuaja për të ardhmen?

Pas datës 15 Gusht do jem në një film të ri, personazhi të cilin dëshirojë ta kem surprise për publikun. Mund t’ju them se do të jetë një rol krejt ndryshe nga ky i fundit. Filmi do jetë një bashkëprodhim shqiptar me disa shtete europiane. Ndërsa shfaqja do të bëhet fillimisht në kinematë europiane dhe më pas në ato shqiptare. Veç planeve për aktrim jam duke u marrë sigurisht dhe me bisnesin tim I cili është në sezonin e tij më të mirë.

Faleminderit Emi për intervistën dhe ne të urojmë suksese të mëtejshme në karrierën tënde dhe shpresojmë që të shohim sa më shumë nga ty.

Faleminderit ju, për kohën tuaj dhe pushime të mbara.

Interviste nga Dritan Sakuta

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *