Persida Asllani në Zululand: Kemi për synim që Bibliotekën Kombëtare t’ua çojmë në shtëpi atyre që janë të interesuar

11 Korrik 2016, 21:33Sociale TEMA
Persida Asllani në Zululand: Kemi për synim që Bibliotekën

Sonte në Zulalandin e Mustafa Nanos ishte ftuar drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, e cila fillimisht foli për një platformë të dixhitalizimit të saj. Kjo platformë është një përpjekje për t’u dhënë mundësi frekuentuesve të kësaj biblioteke, të kenë akses tek fondi i librave të saj edhe në rrugë elektronike, apo thënë me fjalë të tjera, online. Ky është një proces që sapo ka filluar, dhe deri tani nuk është dixhitalizuar as një përqind e një përqindëshit të fondit të librave. Por për zonjën Asllani “ideja e dixhitalizimit të të gjithë librave që janë në këtë bibliotekë nuk është një gjë që thjesht duhet fantazuar; është një gjë që do të ndodhë, edhe pse do duhet ca kohë deri në finale”.

Në pjesën e dytë, biseda u përqendrua tek letërsia shqiptare e periudhës nga Rilindja deri në vitin 1944, e cila është fushë e kompetencës së saj si studjuese. Nano kërkoi të dinte nëse ka një kontradiktë mes faktit që rilindasit tanë janë edhe pionerë të kulturës sonë, edhe autorë modernë të letërsisë, por Asllani tha se nuk ka në këtë mes asnjë kontradiktë. Autorët tanë rilindas janë në të njëjtën kohë edhe pionerë (njerëz që kanë hedhur themelet e kulturës), edhe modernë. Ajo përmendi Mjedën, Konicën, Poradecin, Koliqin, si disa nga emrat që e përfaqësojnë këtë modernitet.

4 komente në “Persida Asllani në Zululand: Kemi për synim që Bibliotekën Kombëtare t’ua çojmë në shtëpi atyre që janë të interesuar”

  1. Pirdhseshfryhesh says:

    Ne cilen parti eshte kjo mo?

  2. Libri says:

    Kur sapo ka filluar, se ky proces ka 17-18 vjet qe ka filluar, po edhe ti si te tjere e njeh fillimin e historise me veten tende.
    thuaj po e vazhdojme, do ta permiresojme kete pune, po mos na thuaj sapo ka filluar.

    1. joshua says:

      s’ka shume dite qe hyra ne faqen e internetit te bibliotekes kombetare – nje gje e ngordhur. Aty thuhej vertet se puna kishte filluar diku nga viti 2000, po nese ritmi i punes per krijimin e nje faqeje dinjitoze eshte ky, atehere as shekullin qe vjen faqja nuk do te jete plotesuar sipas kritereve qe kerkohen nga nje institucion kaq i rendesishem i dijes dhe kultures.

  3. Valbona says:

    Zysh Persidën edhe si profesoreshë e karakterizonte serioziteti dhe dinjiteti i pamatë në mësimdhënie dhe më gjerë.
    Më vjen shumë mirë që promovohen njerëz të tillë, profesionistë dhe dinjitozë. Jam e sigurtë që kontributi i saj është i paçmueshëm për kultivimin e kulturës në shoqërinë tonë problematike. Si ish studente e saj kam ndjesitë më të mira pasi na e kthente orën e mësimit në kënaqësi. Jam e sigurtë që kështu do i kthejë edhe sallat e bibliotekave apo bibliotekën në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje