Erjon Braçe në Zululand: Nëse nuk ka më rregulla nuk do jem deputet; Edhe brenda mazhorancës ka njerëz që nuk e duan reformën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Sonte në Zululandin e Mustafa Nanos ishte ftuar kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, i cili fillimisht foli rreth Reformës në Drejtësi. Ai deklaroi se PD-ja nuk e do reformën, por edhe brenda mazhorancës ka deputetë që kërkojnë dështimin e reformës edhe pse nuk shprehen publikisht.

Ndërkohë Braçe befason kur thotë se do të largohet nga politika e parlamenti nëse do të vijohet me lojën pa rregulla. “Në qoftëse nuk ka rregulla në PS do të largohem…nuk konkurroj dot me njerëz që kanë para” shprehet Braçe. Duke u ndalur tek zhvillimet në parlament ai kritikoi gjuhën e përdorur nga deputetët të cilët nuk respektojnë parimet dhe nuk zgjidhin hallet e popullit por kanë si synim denigrimin e imazhit të tjetrit.

Braçe ndalet gjithashtu edhe te letra e deputetit Vladimir Kosta, ku ky i fundit u shpreh se ka shpenzuar para për zgjedhjet e vitit 2009 në Berat. Braçe përgënjeshtron deklaratën duke theksuar se “beteja në Berat në vitit 2009 e kam drejtuar vetë, kemi fituar me ndershmëri dhe jo përmes parave”. Ndërkohë që për letrën e Kostës, Braçe thotë se “pasazhi i parave ishte pasazhi më i neveritshëm në atë letër”. Ai tha se “gjërat që thotë Kosta janë të rënda, por ai është i prirur të mos i besojë; po të ishin të vërteta ato gjëra, ai do t’i kish shprehur në mbledhjen e grupit parlamentar. Por nuk e ka bërë kurrë këtë.”

I pyetur nga gazetari Nano nëse ka deputetë të mazhorancës që duan që kjo reformë të mos miratohet, Braçe tha se “po është një numër i madh deputetësh që nuk e duan por kanë frikë të dalin publikisht ta thonë këtë gjë, pasi do sulmoheshin nga të gjithë”.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Erjon Braçe në Zululand: Nëse nuk ka më rregulla nuk do jem deputet; Edhe brenda mazhorancës ka njerëz që nuk e duan reformën”

  1. Prudentino says:

    Erion, ti je me trimi deputet i PS-se. Te kujtohet qe per pak desh e hengre per shkak te atij morrit, Fidel Yllit.
    Tani une do te pyes ty : sa kate do jete kulla e stadiumit dhe kush eshte emri i investitorit qe do financoje ndertimin e stadiumit.
    E di qe do e lexosh kete koment e do gjesh mundesi te me pergjigjesh diku , gjithmone nese e publikojne komentin tim.

  2. Or ket e di dhe qeni im qe as te majt as te djatht nuk e duan reformen po ctaksirat kemi ne qe na keni ca kr 25vjet spo permend dhe peruudhen e dulles na pit gjakun na lat fukarenj na lat me pasoja brezin e ri e shkatarrut totalisht ju duheni var si majtas si djathtas po keni gjet ket popull ene bjeri ti bim po kur mendoj edhe sme vjen keq se ky popull frikacak eshte nuk sulet si greku aty ta djegi parlamentin ta votoni me nje kemb

  3. Bello Horizonte says:

    po ri edhe 25 vjet se su be qameti………

  4. Komi says:

    Nje qendrim me te vertete Burreror,por e perseris por;kursesi nuk
    duhet te deklarohesh i deshtuar dhe ta lesh Partine ne Duart e atyre qe
    nuk i duan Rregullat e Lojes sikunder i quani Ju.
    Jo kurre! Nuk mund ta beje Bracja nje gje te tille.Konflikti eshte pjese e jetes por Njerezit nuk duhet te flijohen
    perballe Veshtiresive.kaq dhe ju pershendes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *