Çuçi: Votimi i reformës, kushti i BE për anëtarësimin e Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

21 korriku, dita kur pritet që Parlamenti Shqiptar të votojë Reformën në Drejtësi, është moment historik për Shqipërinë dhe integrimin e saj në BE – kështu deklaroi në studion e TemA TV, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Z.Bledi Çuçi.

Kalimi për votim në parlament i Reformës në Drejtësi është kushti që ndërkombëtarët i kanë vënë proçesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE – tha Çuçi – kusht të cilin maxhoranca është plotësisht e gatshme t’a përmbushë.

Angazhimin e jashtëzakonshëm të ndërkombëtarëve në proçesin e miratimit të Reformës ne Drejtesi, Çuçi e cilësoi si mbështetje maksimale për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë por edhe të Europës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar duke nenvizuar se pikërisht se Reforma në Drejtësi së bashku me grushtin e shtetit në Turqi do të jenë temat e diskutimit këtë të martë në Komisionin e Jashtëm të BE. Por investimi i ndërkombëtarëve në këtë proces lidhet edhe me mbështetjen ndaj qeverisë Rama.

Qëndrimin e opozitës ndaj reformës, Ministri Çuçi, e vlerësoi si frikë të humbjes së pushtetit mbi drejtësinë. Ndërsa propozimi për një qeveri teknike dhe zgjedhje te parakoshme, për Çuçin, është strategjia për ngritjen e një fronti të ri për të larguar vëmendjen nga Reforma në Drejtësi.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Çuçi: Votimi i reformës, kushti i BE për anëtarësimin e Shqipërisë”

  1. Vlora1912 says:

    Ik ore trap i paafte.

    Kush dreqin te beri ty minister??!!

    Reforma ne drejtesi eshte nevoje emergjente kombetare…o traaaaap.

    Reforme nuk e bejme per BE-ne, po per vete, se na e keni ber kete vend te pajetueshem…e po ja mbathim nga syt-kembet..naten….o Trap me Syze

    Nuk dyam nje reforme sa per sy e faqe, sa per ne BE..

    Duam nje reforme, qe ta plugoje thelle sistemin e drejtesise dhe te qeroj cdo lloj qeni qe ka vjedhur..

    Nuk e duam dhe nuk e presim reformen nga Ju, klasa e qelbur e politiqeneve Shqiptar me Saleh Bastardin dhe I Mutin ne krye..

    E duam nje reforme me prezence dominuese te Shba dhe gjermanise, se vetem po qene ata,, ne e kemi nje fije shprese..

    Po qe per ju…..me mire le te vazhdojme me “Vrimen” e Rita Petritit

  2. Hajduti pafajshem me bllok ne dore. says:

    Reforma ne drejtesi se pari behet per popullin more sepse I ka vuajtur thika ne kocke dhe per BE dhe USA. Amerika dhe Europa e kane bere reformen e tyre 200 vjet me pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *