Një apel për deputetët e PD nga një demokrat: Votoni reformёn pёr Shqipёrinё, jo pёr Salinë. Mos mbroni krimet e tij

broziNga Zef Brozi

Me 21 Korrik cdo deputet i Mazhorancёs dhe Opozitёs dhe gjithё Parlamenti i Shqipёrisё ka shansin e madh tё dёshmojё me votёn e vet Pro Projektit tё Reformёs pёr Drejtёsinё se e do Shqipёrinё, se ёshtё pёr pranimin e Shqipёrisё nё Bashkimin Europian, se ёshtё pёr forcimin e marrёdhёnieve me Amerikёn dhe Europёn dhe jo pёr ta Vetёizoluar Shqipёrinё dhe ndarё atё nga bota Perёndimore.

Tё votosh kundёr projekt­reformёs pёr drejtёsinё tё hartuar nga OPDAT, EURALIUS dhe ekspertёt shqiptarё dhe qё mbёshtetet fuqimisht nga qeveria Amerikane dhe Bashkimi Europian, do tё ishte veprimi mё AntiShqiptar, mё Anti­Perёndimor dhe mё vrastar i idealeve pёr njё Shqipёri Europiane.

Tё nderuar deputetё, keni rastin tё dёshmoni integritetin tuaj personal nё tё mirё tё Shqipёrisё dhe votuesve tuaj duke votuar “PO” Reformёn mё 21 Korrik.

Kam edhe njё kёshillё miqёsore vecanёrisht pёr ju deputetё tё Opozitёs, jo vetёm si qytetar, por edhe si ish- deputet i Partisё Demokratike i zgjedhur nё Mars 1992 nga njerёzit fisnnik tё vendlindjes time aq tё dashur, Mirditё dhe si ish­Kryetar i Komisionit tё Ligjeve nё Parlament.

Ishin deputetёt dinjitozё tё Partisё Demokratike qё nё vitet 1992­1996, kur PD ishte nё pushtet, votuan disa herё kundёr urdhёrave, vullnetit, dhe diktatit tё Presidentit Berisha, qё vepronte edhe si Kryeprokuror, Krye­Gjykatёs e Krye­Mafioz dhe qё mbi Shqipёrinё vendoste interesat e tij personale dhe tё klanit tё tij tё zhytur nё krim e korrupsion. Ata deputetё tё nderuar pёrballuan kёrcёnimet dhe dhunёn e mbipushtetit berishian ndaj kujtohen me respekt.

Sot ju deputetё tё Partisё Demokratike jeni nё situatё shumё mё tё favorshme se ata deputetё tё PD tё viteve 1992­1996 dhe nuk ka asnjё arёsye tё frikёsoheni nga Saliu, i cili nё fakt ёshtё mё i frikёsuari shqiptar, me i frikёsuari ish­pushtetar dhe mё i frikёsuari deputet, sepse ai po e ndjen peshёn e rёndё tё krimeve tё tij.

Prandaj ai po e kundёrshton e saboton Reformёn nё Drejtёsi. Frika e Berishёs nuk ka pse t’ju pushtojё edhe ju e t’ju errёsojё ndёrgjegjen, bindjen dhe integritetin tuaj personal.

Nё fakt njё gjyqёsor i pavarur e me integritet qё reforma synon tё bёjё ёshtё edhe nё tё mirёn e atyre qё sot kane frikё nga Reforma, pra edhe nё interes tё vetё Saliut dhe klanit te tij.

Unё dua tё besoj se ju deputetё te partive tё tjera opozitare nuk jeni pa integritet personal dhe tё pranoni tё komandoheni e nёpёrkёmbeni nga Saliu e tё votoni sipas urdhёrave tё tij dhe jo pёr tё mirёn e votuesve tuaj dhe tё Shqipёrisё. Komuniteti ndёrkombёtar, qytetarёt e Shqipёrisё pёrfshirё edhe veten time, besojmё dhe presim qё ju tё votoni “PO” Reformёn me 21 Korrik.

Tё nderuar deputetё, mos ia varrosni perspektivёn Europiane vendit tonё tё dashur. Asnjёherё deri mё sot Shqipёria nuk ka qenё aq afёr pragut hyrёs nё Bashkimit Europian dhe mё njё mbёshtetje aq tё fuqishme nga miqtё dhe dashamirёsit mё tё mёdhenj tё saj­Amerika dhe Bashkimi Europian. Por Shqipёria sot ёshtё edhe mё e rrezikuar se asnjёherё mё parё qё t’i mbyllen portat e familjes Europiane dhe t’i ndёrpritet mbёshtetja jetike Amerikane e Europiane nёse ti deputet dhe Parlamenti nuk votoni « PO » Projekt­Refomёn e Drejtёsisё.

Studentё, nxёnёs, rini e fshatit dhe qytetit, Ju rrezikoni qё ёndrrat tuaja pёr t’u bёrё qytetarё tё denjё tё BE­s tua shuajnё deputetёt tuaj nёse votojnё kundёr Refomёs mё 21 Korrik. Mos i lejoni ata tё vrasin shpresёn dhe perspektivёn tuaj ! Detyrojeni deputetёt tuaj (pyesni kё keni nёse nuk e dini) tё votojnё pro Reformёn. Ne Dhjetor 1990 moshatarёt tuaj shembёn diktaturёn dhe zgjuan e bashkuan gjithё Shqipёrinё me thirrjet « E duam Shqipёrinё si gjithё Europa ! ». Po ju ku jeni strukur ?

Njerёz tё mirё tё Shqipёrisё sonё tё dashur, Ju rrezikoni edhe qё t’u hiqet e drejta pёr tё hyrё pa viza nё vendet e BE­s dhe kёshtu do tё ndaheni nga familjet dhe tё afёrmit tuaj nё imigracion dhe do t’ju bjerё tё fikёt duke pritur pa shpresё dhe me orё e ditё tё tёra para dyerve te ambasadve pёr tё marre njё vizё, sikurse vuajtёt deri pak vite mё parё. Mos lejoni qё kjo tё ndodhe ! Zgjohuni nga letargjia poshtёruese qё ju ka zёnё dhe detyrojeni deputetin tuaj, Parlamentin tuaj tё votojё me 21 Korrik ashtu sikurse dёshёroni ju, pra Pro Reformёs pёr Drejtёsinё!

Biznesmenё e Fermerё qё po jepni njё kontribut te cmuar ne progresin e vendit tonё tё dashur, nёse deputeti juaj dhe Parlamenti jua me 21 Korrik voton kundёr reformёs pёr drejtёsinё, ju rrezikoni tё mos merrni ndihma financiare dhe investime nga Bashkimi Europian dhe institucionet financiare  Perendimore pёr fermёn dhe biznesin tuaj qё sot keni, apo qe dёshёroni tё hapni ; Ju nuk do keni mundёsi tё shisni prodhimet e juaja nё tregun e Bashkimit Europian.

Mos i lejoni deputetёt tuaj t’ua mbyllin shanset e pasurimit dhe nje jetese mё tё mirё pёr ju e familjet e juaja. Detyrojini ata tё votojnё Pro Refomёs qё ju e doni.

Reforma nё Drejtёsi duhet mbёshtetur edhe nga ata gjyqtarё e prokurorё tё ndershёm, sepse kjo reform synon edhe qё tё krijojё kushte e trajtim dinjitoz pёr ata e familjet e tyre dhe do tё mundёsojё pavarёsinё reale nga partitё dhe politika.

Duke ndjekur me vёmendje edhe debatet e kёtyre ditёve pёr reformen ne Drejtёsi po shpreh nё mёnyrё sa mё tё thjeshtё opinionin tim vetёm pёr disa cёshtje te debatueshme.

A ёshtё miratimi me konsensus kusht pa tё cilin nuk mund tё miratohen projekt­ligjet, pra edhe Projekt­Reforma nё Drejtёsi? JO, projekt­reforma dhe ligjet miratohen me aq vota sa kёrkon kushtetuta dhe ligji. Pra me 21 Korrik reforma miratohet me votat e jo me pak se 2/3 e Parlamentit. Konsensusi pёr kёtё reform a pёr cdo ligj tjetёr nuk ёshtё kerkesё e Kushtetutёs dhe e ligjit por vullnet politik i partive dhe liderve tё tyre. Jo vetёm nё Shqipёri, por edhe nё vendet me demokraci tё konsoliduar konsesusi politik shumё rrallё arrihet.

Qё nga viti 1995 e deri mё sot qё unё jetoj nё Amerikё, e kam tё vёshtirё tё kujtoj ndonjё rast pёr ndonjё ligj qё Kongresi Amerikan ta ketё miratuar me konsensus. Cdo kushtёzim pёr reformёn me konsensus ёshtё i papranueshёm nё njё shtet ligjor e demokratik. Mendoj se edhe institucionet nderkombёtare kanё bёrё e bёjnё gabim tё madh kur insitojnё pёr konsensus.

Pёr mё tepёr, pёrvoja e kёtyre 25 viteve tregon se konsensusi midis partive tё mёdha edhe kur ёshtё arritur, ka qёnё njё pazar politik me pasoja tё rёnda pёr vendin dhe demokracinё. A ёshtё cёnim i sovranitetit pjesёmarrja dhe roli i ndёrkombёtarёve nё procesin e verifikimit tё integritetit professional e moral tё gjyqtarёve e prokurorёve, sikurse po trumbetohet me djallёzi nga disa politikanё?

Jo, aspak. Pretendimet dhe klithmat per “cenim sovraniteti” nё kёtё rast janё sebepe pёr ta sabotuar reformёn, janё ringjallje e shёmtuar e mentaliteteve tё diktaturёs komuniste.

A ёshtё projekt­reforma nё pёrputhje me tё ashtuquajturin Nen 88 tё Komisionit tё Venecias? Edhe unё them PO, ashtu sikurse thonё ekspertёt shqiptarё, BE, Sh.B.A. dhe institucione tё tjera ndёrkombёtare.

Por kam edhe njё sugjerim pёr vetё Komisionin e Venecias qё nё tё ardhmen tё heqё dorё nga rekomandime politike pёr partitё dhe tё japё vetёm opinion profesional, sepse partitё vetё ngatёrrohen e pёrleshen pёr parcelizim e zabtim tё gjyqёsorit e prokurorise edhe pa rekomandime joprofesionale veneciane, ndersa sugjerimi i Venecias pёr zgjidhje politike qё sigurojnё proporcionim tё opozites dhe mazhorancёs nё gjyqёsor e prokurori krijon sherre e keqinterpretime qё minojnё vetё reformёn nё drejtёsi dhe pavarёsinё e institucioneve tё drejtёsisё, pra i hedh benzinё zjarrit tё pashuar tё politikёs mbrapshtake nё Shqipёri.

Nё mbyllje unё shpreh besimin dhe uroj qё me 21 Korrik mёse 94 deputetё,mbase 139 (mbase ndodh edhe mrekullia dhe 140 deputetё) do votojnё PRO Projekt­Reformёs nё Drejtёsi. Dhe ateherё lajme e ditё mё tё mira do tё vijnё pёr qytetarёt dhe Shqipёrinё!

REMOTE_ADDR:[]

38 komente në “Një apel për deputetët e PD nga një demokrat: Votoni reformёn pёr Shqipёrinё, jo pёr Salinë. Mos mbroni krimet e tij”

  1. TJ says:

    Kthehu ne Shqiperi Z.Brozi! Nxire Berishen para drejtesise!

    1. Grigor says:

      Qe PD-ja (udheheqja e saj) nuk e do aprovimin e reformes kete e di dhe e kuptoj.
      Ajo qe nuk kuptoj eshte mosekzistenca e shoqërisë civile ne Shqiperi. Bene sikur ishin shoqeri civile per ceshtjen e armeve kimike. U manipuluan nga PD per parkun e liqenit.
      Ku eshte idioti Sazan Guri qe te ngreje zerin e tij “civil” dhe te “pavarur” per reformen?
      Kur kam qene ne shkollen 8-vjeçare na thoshin “Pioniere te Enverit”. Kjo ishte pa dashjen tone. Por sot nuk me ben dot njeri as Pionier te Rames dhe as te Saliut. Turp per ata qe e quajne veten “shoqeri civile” dhe jane ne fakt Pioniere te Saliut.
      Me habit fakti qe, ndersa BE dhe SHBA promovojne dhe mbeshtesin reformen, shoqeria civile eshte e politizuar dhe, ose çohet me urdher te Saliut ‘sssss kape’ ose rri urte nen komanden ‘sus ulu’. Shkurt ‘qente e Saliut’.
      Ku jane protestuesit para parlamentit? Po perdor nje shprehje rruge: ‘Popull koti’.
      Pakenaqesine ndaj Rames tregojeni ne zgjedhje – mos e votoni po te doni dhe zgjidhni nje tjeter. Shporreni Ramen po qe se nuk e doni. Por reforma ne drejtesi eshte per ju, per ne, per te gjithe popullin.

      1. Edkari says:

        Zefi demokrat aq sa une jam socialist.
        Edhe qenin qe ma ruan kasollen po ta
        kem socialist ja kepus koken.
        ……………………………………………………….
        Reforma Drejtesise made i.n.Rama &Rilindja
        nuk do aprovohet pamvaresisht se Donald Lu
        eshte kthyer ne nje qesharak qe dita dites
        po na duket se u bo boze.
        Lerini keto metodat e Revolucionit Kulturor Kinez
        qe mendoni qe te ngrini masat e te rrethojne Kuvendin.
        Mos i lodhni mbeshtetesit tani po ruani per mbas nje muaji
        se do tju duhen qe tju fshehin ose tju ndihmojne qe te
        arratiseni.
        Revolta shqiptareve te ndershem do nise shpejt dhe te
        gjithe gjakprishurit qe se duan SHQIPERINE
        do marrin plumbin mbas koke.

        1. elton says:

          o shoku edkar, zefi sflet per ty, se ti ben muuu qe njeri sje.
          shko o shoku vizitohu ,apo mer haloperidol si lideri yt sllav sal berishovic

      2. PO.PO says:

        Bravo Grigor ! Fjale te mencura ke thene .

    2. xheJ eN Bi says:

      Nje thirrje shume e drejte e Z Brozit per votuesit.
      Sot e neser eshte dita qe njerzit duhet te ngrihen dhe tu kerkojne deputeteve te tyre
      per te votuar Reformen.
      Ku jane ata te Shoqeris Civile dhe organizatat qe ngriten ne shesh per mbetjet e Sirise ???
      Per mendimin tim me e rendesishme eshte 21 Korriku se varet e ardhmja e Shqiperise ne se
      do ti afrohet Europes apo do ti largohet dhe do ta shohe me dylbi se keshtu do Berisha qe
      e beri Shqiperine si nje vend afrikan.

      Te gjitha social midiat ,shoqeria civije ,OJQ-et duhet tu bejne thirje njerezve qe te dalin
      ne rruge keto dy dite.

      Bejeni kete, se sot e neser eshte DITA PER SHQIPERINE SI EVROPA !!!

  2. mark says:

    Ej, Zef! Nga cili planet vjen ti? Me cilen pjese te trupit mendon ti? Mendon ti se deputetet, pushtetaret, politikanet jane te interesuar per reformat ne drejtesi, forcimin e shtetit ligjor? Reformat ne drejtesi do te ishte nje vetvrasje per deputetet/pushtetaret (dmth. hajdutet).

    1. Valbona says:

      Mark, pikerisht ate po na thote. Ata s’jane te interesuar por ne qe jemi te interesuar duhet t’i detyrojme me reagimin tone pasi pasojat ne rast mosmiratimi do te jene me se shumti per ne, popullin e thjeshte, se ata i kane xhepat plot per vete. Ate duan, anarshine, fjetjen gjume tonen dhe mermeritjen e halleve njeri tjetrit pa guxuar te reagojme.

    2. arbereshi says:

      Ah more mark ndroje emrin vere Luli per te zbutur sado pak trashesine e dukshme ne ato qe kupton nga ato qe lexon. Ai qe i ka shkrujt e ka emrin Zef dhe kur marku nuk kupton Zefin vaj medet per Lulin

  3. LORA says:

    Big like Zef.Respekt per opinioni tend te sakte profesional per disa ceshtje te debatueshme te Reformes Qilizme ne Drejtesi.
    Me vjen mire qe ke mbetur po ai qe kam njohur,qe ne vitet 80-te.
    Besoj fort se 21 korriku do te n’a gezoje

  4. Berlin says:

    Broz mos bej sikur je i virgjer sepse ishit ju gjakdhjeret nordik qe fillut e i bete k…. drejtesise ne shqiperi ..duke i lepi bythen evropianve …
    populli nuk harron!

  5. saliu says:

    kot qe hargjoni fryne, shpellari nuk do reformen.po dhe meta eshte njesoj si shpellari a eshihni si dridhet e perdridhet njeher egersohet ,njehere xbutet, kjo tregon se eshte ne panik me te madh se saliu, pasi ka kijuar nje parti mbi parat e droges krimit te veshur me petkun e integrimit. farsa e emrit te partise se tij po shfaqet sot .reforma ne drejtesi .shton shanset per integrim sa me te shpejte. a nuk eshte kauxa e partise se tij ,perse ben gelaca ,jo me konsensus ,jo me dashuri.qelbanik njeri.

  6. etion says:

    te lumte goja, flm

  7. Kush mbron kartelin kriminal sali-basha-meta e ka vendin e sigurt bashk me ta BURG

  8. toni. says:

    Si ke fytyre e del. Ti qe lirove agjentet e asfalise kur be masakra e Peshkepise,ne 1994 ne Gjirokaster qe vrane ushtaret tane. Dhe u fute ne ambasaden Amerikane duke qare per strehim politik. Deri sa e more. Dhe ta ka fajin Saliu ftyre e poshter.Po mirditore cfar pret. Njerez te shitur tek serbet e greket.

    1. POPULL KUJDES! says:

      Ik mor cop menderi!Zef Brozi eshte nje burre,degjon?BURRRRRE i vertete qe me vjen keq qe e them por shqiptaret nuk e kane hak!Brozi i liroi minoritaret duke ja hedhur ne qenef makinacionet Saliut dhe Gazidedes qe dhe me gjakun e ushtarakeve te Peshkepise,qe nuk u vertetua asnjehere se kush i vrau,donte te nxirte fitime politike.
      Ik mor shpellar!

  9. avokati says:

    I nderuar dhe respektuar miku im Zef,
    Uroj te jeni mire familjarisht.
    Si mik qe te kam desha te te them vetem nje gje qe Shqiperia jone e nderuar dhe e rraskapitur nuk ndertohet/regullohet apo riparohet nga amerika dhe asnje vend tjeter.
    Shume respekte per ty dhe uroj qe te jeni duke e kaluar mire atje ku ndodheni.
    Keshille teper miqesore, nese doni te jepni kontributin tuaj ne fushe e drejtesise nje bilete avioni dihet se sa kushton dhe jepi lamtumire vendit ku ndodhesh nese je me te vertet i interesuar ne te kundert kuptohet se cfare duhet te besh.
    Edhe nje here respekte

    1. arbereshi says:

      O avokat me fal por qeke burre i poshter, Zefi e berri burrnin e tij si askush tjeter dhe nuk pame ndonje te dyte ta bente as gjysmen qe beri ai. Ti nuk mund ti kujtosh dot kontributin ne drejtesi dhe as cmimin e biletes se avionit por shiko emrat e avokateve dhe gjyqtareve si Ristani me shoke qe jane zhytur ne mutin e katunerise dhe me gjithese mbajne ere nuk ju plas. Dhe nje nga keta je edhe ti qe i thua ” kuptohet se cfar duhet te besh” qe do te thote mos fole.

      1. SEKSEROAVOKATI says:

        Ky “Avokati” qe ka shume “respekt” per Zefin eshte ne hall se po i prishet skema e sekserlleqeve me gjykatat e prokurorite.
        Epo s’ke c’ben zoti sekseroavokat.Boll u majmet me pazarin e “drejtesise” shqiptare!

  10. xheJ eN Bi says:

    Nje thirrje shume e drejte e Z Brozit per votuesit.
    Sot e neser eshte dita qe njerzit duhet te ngrihen dhe tu kerkojne deputeteve te tyre
    per te votuar Reformen.
    Ku jane ata te Shoqeris Civile dhe organizatat qe ngriten ne shesh per mbetjet e Sirise ???
    Per mendimin tim me e rendesishme eshte 21 Korriku se varet e ardhmja e Shqiperise ne se
    do ti afrohet Europes apo do ti largohet dhe do ta shohe me dylbi se keshtu do Berisha qe
    e beri Shqiperine si nje vend afrikan.

    Te gjitha social midiat ,shoqeria civije ,OJQ-et duhet tu bejne thirje njerezve qe te dalin
    ne rruge keto dy dite.

    Bejeni kete, se sot e neser eshte DITA PER SHQIPERINE SI EVROPA !!!

  11. Kola says:

    Respekt per zotin Brozi. Burrat me cipe e me parime u perndoqen dhe u perzune qe keto qelbesira te gatuajne kete corbe qe as armiku me i eger s’do guxonte te na e bente. Fjala e tyre e mencur, vafte ne vesh te shqiptareve dhe te…perendise.

  12. lisi i shtrember says:

    Juve ua hudhet dhe shkuat aty ku shkuat, po mjere keta tanet qe po u del fryma duke punuar me keta injorante qe nuk e duan kete vend, po shyqyr u doli boja dhe te huajt qe jane shume te rendesishem e kuptuan shume qarte dhe vune gishtin mbi pe-dene qe nuk e do kete vend, qe ka qene dhe eshte shkaterrimtare, qe drejtohet nga mafioze dhe ja rezultati ku jemi, po te pakten si te majte dhe te djathte e kuptuan kush nuk e do kete vend dhe do ta coje ne katrahure sic e kane cuar. na vjen keq se ne pd ka djem shume inteligjente, po kryemafiozi nuk i le te shkojne perpara, dhe keta kane frike dhe nuk e ngrene zerin se e dine se cfare i pret, C’te flasim, shkruajme, komentojme dhe nuk u ben pershtypje, ti lexojne keto rreshta qe sa shume mllefe kane njerezit per keta legena.

  13. Ali Pasha says:

    Kur del ky ziteria une hutom krejt…e mershallah

  14. na bashkoj kenga popullore says:

    Ma Shqip e ma burrnore nuk ka,respekt

  15. 193 says:

    Paska demokrate te vertete. ..bravo. …

  16. mirenjohje says:

    Foli me zerin e shqiptarit , foli me gjuhen e nenes, foli si foli diplomacia e B.E -se dhe SH.BA-se, foli shqip si ambasadori LU.
    foli qe shqiperia te behet shtet se mbeti
    ne duart e krimit te drejtesise, te perkedhelur nga kuleta qe i paguan politikes per ate qe quhet drejtesi,dhe tani bejne maliqesi duke rrjepurpopullin.
    kjo eshte thirjaper cdo politikan qe eshte i paster, ska frike per pro, dhe jo si meta qe brenda nates foli 7 here, per dorheqje, qeveri teknike,per destabilitet,vetem qe te jete pro me kusht qe ai teamnistohet…………per bemat qe ka bere………por edhe struci qe eshte i gjate nuk e fsheu dot koken
    mirenjohje e popullit shqiptar per ambasadorin LU,per B.E E SHBA,qe erdhi koha per shqiptaret, te jetojne e kerkojne drejtesi, kjo e munguar njesoj si ne diktaturen 50 vjecare dhe 25 vjet demokrazi.

  17. Endri says:

    E DON SHQIPERIN, KTHEHU DHE KONTRIBO. JO TE SHKRUASH NGA AMERIKA QE TR TJERET TE LUFTOJN E TI TI HJESH GATI.

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Or taj Zefo, ti hypi tajares dhe ec ketu po ta majti bitha e mos na jep men prej kolltukut, legen llapaqen torrollak.

  19. TUND AR says:

    Zef Brozi demokrat ?
    Me falni por une e dija KATUNDAR.
    p.s. Fjala KATUNDAR nuk ka kuptim te keq, perkundrazi.
    Shekuj me pare per ato qe kishin pasuri shume te madhe thuhej : Filani ka tund are, pra ka aq shume pasuri sa TUND AR

    NXIRE KOMENTIN MERO SE EDHE TI KATUNDAR JE

  20. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 7:40:50 PM EDT

    Opinione SOVRANITETI…

    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?

    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork

    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozo shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohoritim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per shtet ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti Jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

  21. 2 KORIKU. Xheku says:

    POPULL SHKERDHAT.HIHIHI

  22. dialektika says:

    Nuk eshte mire te shtrohet ceshtja se me nje JO me 21 korrik ne do te humbasim mbeshtetjen e SHBA dhe te BE sepse deputetet e lekundur do mendojne se me nje jo, do te ruhet e njejta gjendje. Te thuhet qe ky votim do te jete nje test per te ardhemen e karrieres se tyre politike dhe te partise se tyre. Te thuhet qe ka dhe nje alternative tjeter, ajo e Referendumit. Duan apo nuk duan drejtesi ne Shqiperi ata, Reforma do te behet.

  23. 2 KORIKU. Xheku says:

    Popull shkerdhat.

  24. nord.al says:

    Te lumte Zef, krye detyrentende si intelektual. po si nuk po ja degjojme zerin ” te madhit” Kadare ?

  25. Fejmi says:

    Kthehu mor burre malesie e nxirrja te palarat atij krimineli qe ka vrare njerez te pafajshem e ka vjedhe e rjep popullin shqipetar me keq se doktatori

  26. Gjin says:

    O Zef, mbasi ju dhe mend gjithe shtresave Shqiptare ne fund vazhdoje me Venecian, po nje gje nuk na the nga cfare pozicioni fle, kush ta pjerdh ty. Shiko laje ndonje pjate andej nga US nuk ka vend per ju ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *