Një apel për deputetët e PD nga një demokrat: Votoni reformёn pёr Shqipёrinё, jo pёr Salinë. Mos mbroni krimet e tij

19 Korrik 2016, 11:53Politika TEMA

Nga Zef Brozi

Me 21 Korrik cdo deputet i Mazhorancës dhe Opozitës dhe gjithë Parlamenti i Shqipërisë ka shansin e madh të dëshmojë me votën e vet Pro Projektit të Reformës për Drejtësinë se e do Shqipërinë, se është për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, se është për forcimin e marrëdhënieve me Amerikën dhe Europën dhe jo për ta Vetëizoluar Shqipërinë dhe ndarë atë nga bota Perëndimore.

Të votosh kundër projekt­reformës për drejtësinë të hartuar nga OPDAT, EURALIUS dhe ekspertët shqiptarë dhe që mbështetet fuqimisht nga qeveria Amerikane dhe Bashkimi Europian, do të ishte veprimi më AntiShqiptar, më Anti­Perëndimor dhe më vrastar i idealeve për një Shqipëri Europiane.

Të nderuar deputetë, keni rastin të dëshmoni integritetin tuaj personal në të mirë të Shqipërisë dhe votuesve tuaj duke votuar “PO” Reformën më 21 Korrik.

Kam edhe një këshillë miqësore vecanërisht për ju deputetë të Opozitës, jo vetëm si qytetar, por edhe si ish- deputet i Partisë Demokratike i zgjedhur në Mars 1992 nga njerëzit fisnnik të vendlindjes time aq të dashur, Mirditë dhe si ish­Kryetar i Komisionit të Ligjeve në Parlament.

Ishin deputetët dinjitozë të Partisë Demokratike që në vitet 1992­1996, kur PD ishte në pushtet, votuan disa herë kundër urdhërave, vullnetit, dhe diktatit të Presidentit Berisha, që vepronte edhe si Kryeprokuror, Krye­Gjykatës e Krye­Mafioz dhe që mbi Shqipërinë vendoste interesat e tij personale dhe të klanit të tij të zhytur në krim e korrupsion. Ata deputetë të nderuar përballuan kërcënimet dhe dhunën e mbipushtetit berishian ndaj kujtohen me respekt.

Sot ju deputetë të Partisë Demokratike jeni në situatë shumë më të favorshme se ata deputetë të PD të viteve 1992­1996 dhe nuk ka asnjë arësye të frikësoheni nga Saliu, i cili në fakt është më i frikësuari shqiptar, me i frikësuari ish­pushtetar dhe më i frikësuari deputet, sepse ai po e ndjen peshën e rëndë të krimeve të tij.

Prandaj ai po e kundërshton e saboton Reformën në Drejtësi. Frika e Berishës nuk ka pse t’ju pushtojë edhe ju e t’ju errësojë ndërgjegjen, bindjen dhe integritetin tuaj personal.

Në fakt një gjyqësor i pavarur e me integritet që reforma synon të bëjë është edhe në të mirën e atyre që sot kane frikë nga Reforma, pra edhe në interes të vetë Saliut dhe klanit te tij.

Unë dua të besoj se ju deputetë te partive të tjera opozitare nuk jeni pa integritet personal dhe të pranoni të komandoheni e nëpërkëmbeni nga Saliu e të votoni sipas urdhërave të tij dhe jo për të mirën e votuesve tuaj dhe të Shqipërisë. Komuniteti ndërkombëtar, qytetarët e Shqipërisë përfshirë edhe veten time, besojmë dhe presim që ju të votoni “PO” Reformën me 21 Korrik.

Të nderuar deputetë, mos ia varrosni perspektivën Europiane vendit tonë të dashur. Asnjëherë deri më sot Shqipëria nuk ka qenë aq afër pragut hyrës në Bashkimit Europian dhe më një mbështetje aq të fuqishme nga miqtë dhe dashamirësit më të mëdhenj të saj­Amerika dhe Bashkimi Europian. Por Shqipëria sot është edhe më e rrezikuar se asnjëherë më parë që t’i mbyllen portat e familjes Europiane dhe t’i ndërpritet mbështetja jetike Amerikane e Europiane nëse ti deputet dhe Parlamenti nuk votoni « PO » Projekt­Refomën e Drejtësisë.

Studentë, nxënës, rini e fshatit dhe qytetit, Ju rrezikoni që ëndrrat tuaja për t’u bërë qytetarë të denjë të BE­s tua shuajnë deputetët tuaj nëse votojnë kundër Refomës më 21 Korrik. Mos i lejoni ata të vrasin shpresën dhe perspektivën tuaj ! Detyrojeni deputetët tuaj (pyesni kë keni nëse nuk e dini) të votojnë pro Reformën. Ne Dhjetor 1990 moshatarët tuaj shembën diktaturën dhe zgjuan e bashkuan gjithë Shqipërinë me thirrjet « E duam Shqipërinë si gjithë Europa ! ». Po ju ku jeni strukur ?

Njerëz të mirë të Shqipërisë sonë të dashur, Ju rrezikoni edhe që t’u hiqet e drejta për të hyrë pa viza në vendet e BE­s dhe kështu do të ndaheni nga familjet dhe të afërmit tuaj në imigracion dhe do t’ju bjerë të fikët duke pritur pa shpresë dhe me orë e ditë të tëra para dyerve te ambasadve për të marre një vizë, sikurse vuajtët deri pak vite më parë. Mos lejoni që kjo të ndodhe ! Zgjohuni nga letargjia poshtëruese që ju ka zënë dhe detyrojeni deputetin tuaj, Parlamentin tuaj të votojë me 21 Korrik ashtu sikurse dëshëroni ju, pra Pro Reformës për Drejtësinë!

Biznesmenë e Fermerë që po jepni një kontribut te cmuar ne progresin e vendit tonë të dashur, nëse deputeti juaj dhe Parlamenti jua me 21 Korrik voton kundër reformës për drejtësinë, ju rrezikoni të mos merrni ndihma financiare dhe investime nga Bashkimi Europian dhe institucionet financiare  Perendimore për fermën dhe biznesin tuaj që sot keni, apo qe dëshëroni të hapni ; Ju nuk do keni mundësi të shisni prodhimet e juaja në tregun e Bashkimit Europian.

Mos i lejoni deputetët tuaj t’ua mbyllin shanset e pasurimit dhe nje jetese më të mirë për ju e familjet e juaja. Detyrojini ata të votojnë Pro Refomës që ju e doni.

Reforma në Drejtësi duhet mbështetur edhe nga ata gjyqtarë e prokurorë të ndershëm, sepse kjo reform synon edhe që të krijojë kushte e trajtim dinjitoz për ata e familjet e tyre dhe do të mundësojë pavarësinë reale nga partitë dhe politika.

Duke ndjekur me vëmendje edhe debatet e këtyre ditëve për reformen ne Drejtësi po shpreh në mënyrë sa më të thjeshtë opinionin tim vetëm për disa cështje te debatueshme.

A është miratimi me konsensus kusht pa të cilin nuk mund të miratohen projekt­ligjet, pra edhe Projekt­Reforma në Drejtësi? JO, projekt­reforma dhe ligjet miratohen me aq vota sa kërkon kushtetuta dhe ligji. Pra me 21 Korrik reforma miratohet me votat e jo me pak se 2/3 e Parlamentit. Konsensusi për këtë reform a për cdo ligj tjetër nuk është kerkesë e Kushtetutës dhe e ligjit por vullnet politik i partive dhe liderve të tyre. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet me demokraci të konsoliduar konsesusi politik shumë rrallë arrihet.

Që nga viti 1995 e deri më sot që unë jetoj në Amerikë, e kam të vështirë të kujtoj ndonjë rast për ndonjë ligj që Kongresi Amerikan ta ketë miratuar me konsensus. Cdo kushtëzim për reformën me konsensus është i papranueshëm në një shtet ligjor e demokratik. Mendoj se edhe institucionet nderkombëtare kanë bërë e bëjnë gabim të madh kur insitojnë për konsensus.

Për më tepër, përvoja e këtyre 25 viteve tregon se konsensusi midis partive të mëdha edhe kur është arritur, ka qënë një pazar politik me pasoja të rënda për vendin dhe demokracinë. A është cënim i sovranitetit pjesëmarrja dhe roli i ndërkombëtarëve në procesin e verifikimit të integritetit professional e moral të gjyqtarëve e prokurorëve, sikurse po trumbetohet me djallëzi nga disa politikanë?

Jo, aspak. Pretendimet dhe klithmat per “cenim sovraniteti” në këtë rast janë sebepe për ta sabotuar reformën, janë ringjallje e shëmtuar e mentaliteteve të diktaturës komuniste.

A është projekt­reforma në përputhje me të ashtuquajturin Nen 88 të Komisionit të Venecias? Edhe unë them PO, ashtu sikurse thonë ekspertët shqiptarë, BE, Sh.B.A. dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Por kam edhe një sugjerim për vetë Komisionin e Venecias që në të ardhmen të heqë dorë nga rekomandime politike për partitë dhe të japë vetëm opinion profesional, sepse partitë vetë ngatërrohen e përleshen për parcelizim e zabtim të gjyqësorit e prokurorise edhe pa rekomandime joprofesionale veneciane, ndersa sugjerimi i Venecias për zgjidhje politike që sigurojnë proporcionim të opozites dhe mazhorancës në gjyqësor e prokurori krijon sherre e keqinterpretime që minojnë vetë reformën në drejtësi dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë, pra i hedh benzinë zjarrit të pashuar të politikës mbrapshtake në Shqipëri.

Në mbyllje unë shpreh besimin dhe uroj që me 21 Korrik mëse 94 deputetë,mbase 139 (mbase ndodh edhe mrekullia dhe 140 deputetë) do votojnë PRO Projekt­Reformës në Drejtësi. Dhe ateherë lajme e ditë më të mira do të vijnë për qytetarët dhe Shqipërinë!

38 komente në “Një apel për deputetët e PD nga një demokrat: Votoni reformёn pёr Shqipёrinё, jo pёr Salinë. Mos mbroni krimet e tij”

  1. TJ says:

    Kthehu ne Shqiperi Z.Brozi! Nxire Berishen para drejtesise!

    1. Grigor says:

      Qe PD-ja (udheheqja e saj) nuk e do aprovimin e reformes kete e di dhe e kuptoj.
      Ajo qe nuk kuptoj eshte mosekzistenca e shoqërisë civile ne Shqiperi. Bene sikur ishin shoqeri civile per ceshtjen e armeve kimike. U manipuluan nga PD per parkun e liqenit.
      Ku eshte idioti Sazan Guri qe te ngreje zerin e tij “civil” dhe te “pavarur” per reformen?
      Kur kam qene ne shkollen 8-vjeçare na thoshin “Pioniere te Enverit”. Kjo ishte pa dashjen tone. Por sot nuk me ben dot njeri as Pionier te Rames dhe as te Saliut. Turp per ata qe e quajne veten “shoqeri civile” dhe jane ne fakt Pioniere te Saliut.
      Me habit fakti qe, ndersa BE dhe SHBA promovojne dhe mbeshtesin reformen, shoqeria civile eshte e politizuar dhe, ose çohet me urdher te Saliut ‘sssss kape’ ose rri urte nen komanden ‘sus ulu’. Shkurt ‘qente e Saliut’.
      Ku jane protestuesit para parlamentit? Po perdor nje shprehje rruge: ‘Popull koti’.
      Pakenaqesine ndaj Rames tregojeni ne zgjedhje – mos e votoni po te doni dhe zgjidhni nje tjeter. Shporreni Ramen po qe se nuk e doni. Por reforma ne drejtesi eshte per ju, per ne, per te gjithe popullin.

      1. Edkari says:

        Zefi demokrat aq sa une jam socialist.
        Edhe qenin qe ma ruan kasollen po ta
        kem socialist ja kepus koken.
        ……………………………………………………….
        Reforma Drejtesise made i.n.Rama &Rilindja
        nuk do aprovohet pamvaresisht se Donald Lu
        eshte kthyer ne nje qesharak qe dita dites
        po na duket se u bo boze.
        Lerini keto metodat e Revolucionit Kulturor Kinez
        qe mendoni qe te ngrini masat e te rrethojne Kuvendin.
        Mos i lodhni mbeshtetesit tani po ruani per mbas nje muaji
        se do tju duhen qe tju fshehin ose tju ndihmojne qe te
        arratiseni.
        Revolta shqiptareve te ndershem do nise shpejt dhe te
        gjithe gjakprishurit qe se duan SHQIPERINE
        do marrin plumbin mbas koke.

        1. elton says:

          o shoku edkar, zefi sflet per ty, se ti ben muuu qe njeri sje.
          shko o shoku vizitohu ,apo mer haloperidol si lideri yt sllav sal berishovic

      2. PO.PO says:

        Bravo Grigor ! Fjale te mencura ke thene .

    2. xheJ eN Bi says:

      Nje thirrje shume e drejte e Z Brozit per votuesit.
      Sot e neser eshte dita qe njerzit duhet te ngrihen dhe tu kerkojne deputeteve te tyre
      per te votuar Reformen.
      Ku jane ata te Shoqeris Civile dhe organizatat qe ngriten ne shesh per mbetjet e Sirise ???
      Per mendimin tim me e rendesishme eshte 21 Korriku se varet e ardhmja e Shqiperise ne se
      do ti afrohet Europes apo do ti largohet dhe do ta shohe me dylbi se keshtu do Berisha qe
      e beri Shqiperine si nje vend afrikan.

      Te gjitha social midiat ,shoqeria civije ,OJQ-et duhet tu bejne thirje njerezve qe te dalin
      ne rruge keto dy dite.

      Bejeni kete, se sot e neser eshte DITA PER SHQIPERINE SI EVROPA !!!

  2. mark says:

    Ej, Zef! Nga cili planet vjen ti? Me cilen pjese te trupit mendon ti? Mendon ti se deputetet, pushtetaret, politikanet jane te interesuar per reformat ne drejtesi, forcimin e shtetit ligjor? Reformat ne drejtesi do te ishte nje vetvrasje per deputetet/pushtetaret (dmth. hajdutet).

    1. Valbona says:

      Mark, pikerisht ate po na thote. Ata s’jane te interesuar por ne qe jemi te interesuar duhet t’i detyrojme me reagimin tone pasi pasojat ne rast mosmiratimi do te jene me se shumti per ne, popullin e thjeshte, se ata i kane xhepat plot per vete. Ate duan, anarshine, fjetjen gjume tonen dhe mermeritjen e halleve njeri tjetrit pa guxuar te reagojme.

    2. arbereshi says:

      Ah more mark ndroje emrin vere Luli per te zbutur sado pak trashesine e dukshme ne ato qe kupton nga ato qe lexon. Ai qe i ka shkrujt e ka emrin Zef dhe kur marku nuk kupton Zefin vaj medet per Lulin

  3. LORA says:

    Big like Zef.Respekt per opinioni tend te sakte profesional per disa ceshtje te debatueshme te Reformes Qilizme ne Drejtesi.
    Me vjen mire qe ke mbetur po ai qe kam njohur,qe ne vitet 80-te.
    Besoj fort se 21 korriku do te n’a gezoje

  4. Berlin says:

    Broz mos bej sikur je i virgjer sepse ishit ju gjakdhjeret nordik qe fillut e i bete k…. drejtesise ne shqiperi ..duke i lepi bythen evropianve …
    populli nuk harron!

  5. saliu says:

    kot qe hargjoni fryne, shpellari nuk do reformen.po dhe meta eshte njesoj si shpellari a eshihni si dridhet e perdridhet njeher egersohet ,njehere xbutet, kjo tregon se eshte ne panik me te madh se saliu, pasi ka kijuar nje parti mbi parat e droges krimit te veshur me petkun e integrimit. farsa e emrit te partise se tij po shfaqet sot .reforma ne drejtesi .shton shanset per integrim sa me te shpejte. a nuk eshte kauxa e partise se tij ,perse ben gelaca ,jo me konsensus ,jo me dashuri.qelbanik njeri.

  6. etion says:

    te lumte goja, flm

  7. Kush mbron kartelin kriminal sali-basha-meta e ka vendin e sigurt bashk me ta BURG

  8. toni. says:

    Si ke fytyre e del. Ti qe lirove agjentet e asfalise kur be masakra e Peshkepise,ne 1994 ne Gjirokaster qe vrane ushtaret tane. Dhe u fute ne ambasaden Amerikane duke qare per strehim politik. Deri sa e more. Dhe ta ka fajin Saliu ftyre e poshter.Po mirditore cfar pret. Njerez te shitur tek serbet e greket.

    1. POPULL KUJDES! says:

      Ik mor cop menderi!Zef Brozi eshte nje burre,degjon?BURRRRRE i vertete qe me vjen keq qe e them por shqiptaret nuk e kane hak!Brozi i liroi minoritaret duke ja hedhur ne qenef makinacionet Saliut dhe Gazidedes qe dhe me gjakun e ushtarakeve te Peshkepise,qe nuk u vertetua asnjehere se kush i vrau,donte te nxirte fitime politike.
      Ik mor shpellar!

  9. avokati says:

    I nderuar dhe respektuar miku im Zef,
    Uroj te jeni mire familjarisht.
    Si mik qe te kam desha te te them vetem nje gje qe Shqiperia jone e nderuar dhe e rraskapitur nuk ndertohet/regullohet apo riparohet nga amerika dhe asnje vend tjeter.
    Shume respekte per ty dhe uroj qe te jeni duke e kaluar mire atje ku ndodheni.
    Keshille teper miqesore, nese doni te jepni kontributin tuaj ne fushe e drejtesise nje bilete avioni dihet se sa kushton dhe jepi lamtumire vendit ku ndodhesh nese je me te vertet i interesuar ne te kundert kuptohet se cfare duhet te besh.
    Edhe nje here respekte

    1. arbereshi says:

      O avokat me fal por qeke burre i poshter, Zefi e berri burrnin e tij si askush tjeter dhe nuk pame ndonje te dyte ta bente as gjysmen qe beri ai. Ti nuk mund ti kujtosh dot kontributin ne drejtesi dhe as cmimin e biletes se avionit por shiko emrat e avokateve dhe gjyqtareve si Ristani me shoke qe jane zhytur ne mutin e katunerise dhe me gjithese mbajne ere nuk ju plas. Dhe nje nga keta je edhe ti qe i thua ” kuptohet se cfar duhet te besh” qe do te thote mos fole.

      1. SEKSEROAVOKATI says:

        Ky “Avokati” qe ka shume “respekt” per Zefin eshte ne hall se po i prishet skema e sekserlleqeve me gjykatat e prokurorite.
        Epo s’ke c’ben zoti sekseroavokat.Boll u majmet me pazarin e “drejtesise” shqiptare!

  10. xheJ eN Bi says:

    Nje thirrje shume e drejte e Z Brozit per votuesit.
    Sot e neser eshte dita qe njerzit duhet te ngrihen dhe tu kerkojne deputeteve te tyre
    per te votuar Reformen.
    Ku jane ata te Shoqeris Civile dhe organizatat qe ngriten ne shesh per mbetjet e Sirise ???
    Per mendimin tim me e rendesishme eshte 21 Korriku se varet e ardhmja e Shqiperise ne se
    do ti afrohet Europes apo do ti largohet dhe do ta shohe me dylbi se keshtu do Berisha qe
    e beri Shqiperine si nje vend afrikan.

    Te gjitha social midiat ,shoqeria civije ,OJQ-et duhet tu bejne thirje njerezve qe te dalin
    ne rruge keto dy dite.

    Bejeni kete, se sot e neser eshte DITA PER SHQIPERINE SI EVROPA !!!

  11. Kola says:

    Respekt per zotin Brozi. Burrat me cipe e me parime u perndoqen dhe u perzune qe keto qelbesira te gatuajne kete corbe qe as armiku me i eger s’do guxonte te na e bente. Fjala e tyre e mencur, vafte ne vesh te shqiptareve dhe te…perendise.

  12. lisi i shtrember says:

    Juve ua hudhet dhe shkuat aty ku shkuat, po mjere keta tanet qe po u del fryma duke punuar me keta injorante qe nuk e duan kete vend, po shyqyr u doli boja dhe te huajt qe jane shume te rendesishem e kuptuan shume qarte dhe vune gishtin mbi pe-dene qe nuk e do kete vend, qe ka qene dhe eshte shkaterrimtare, qe drejtohet nga mafioze dhe ja rezultati ku jemi, po te pakten si te majte dhe te djathte e kuptuan kush nuk e do kete vend dhe do ta coje ne katrahure sic e kane cuar. na vjen keq se ne pd ka djem shume inteligjente, po kryemafiozi nuk i le te shkojne perpara, dhe keta kane frike dhe nuk e ngrene zerin se e dine se cfare i pret, C’te flasim, shkruajme, komentojme dhe nuk u ben pershtypje, ti lexojne keto rreshta qe sa shume mllefe kane njerezit per keta legena.

  13. Ali Pasha says:

    Kur del ky ziteria une hutom krejt…e mershallah

  14. na bashkoj kenga popullore says:

    Ma Shqip e ma burrnore nuk ka,respekt

  15. 193 says:

    Paska demokrate te vertete. ..bravo. …

  16. mirenjohje says:

    Foli me zerin e shqiptarit , foli me gjuhen e nenes, foli si foli diplomacia e B.E -se dhe SH.BA-se, foli shqip si ambasadori LU.
    foli qe shqiperia te behet shtet se mbeti
    ne duart e krimit te drejtesise, te perkedhelur nga kuleta qe i paguan politikes per ate qe quhet drejtesi,dhe tani bejne maliqesi duke rrjepurpopullin.
    kjo eshte thirjaper cdo politikan qe eshte i paster, ska frike per pro, dhe jo si meta qe brenda nates foli 7 here, per dorheqje, qeveri teknike,per destabilitet,vetem qe te jete pro me kusht qe ai teamnistohet…………per bemat qe ka bere………por edhe struci qe eshte i gjate nuk e fsheu dot koken
    mirenjohje e popullit shqiptar per ambasadorin LU,per B.E E SHBA,qe erdhi koha per shqiptaret, te jetojne e kerkojne drejtesi, kjo e munguar njesoj si ne diktaturen 50 vjecare dhe 25 vjet demokrazi.

  17. Endri says:

    E DON SHQIPERIN, KTHEHU DHE KONTRIBO. JO TE SHKRUASH NGA AMERIKA QE TR TJERET TE LUFTOJN E TI TI HJESH GATI.

  18. Plaku Xhuxhumaku says:

    Or taj Zefo, ti hypi tajares dhe ec ketu po ta majti bitha e mos na jep men prej kolltukut, legen llapaqen torrollak.

  19. TUND AR says:

    Zef Brozi demokrat ?
    Me falni por une e dija KATUNDAR.
    p.s. Fjala KATUNDAR nuk ka kuptim te keq, perkundrazi.
    Shekuj me pare per ato qe kishin pasuri shume te madhe thuhej : Filani ka tund are, pra ka aq shume pasuri sa TUND AR

    NXIRE KOMENTIN MERO SE EDHE TI KATUNDAR JE

  20. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: June 5, 2016 at 7:40:50 PM EDT

    Opinione SOVRANITETI…

    A MUND TE KETE SOVRANITET PA SHTET!?

    Nje bashkebisedim virtual jo vetem me
    Ambassadorin amerikanNga Alban Dega, Nju Jork

    Faleminderit Zoti Ambasador Donald Lu!
    Faleminderit per sinqeritetin tipik amerikan.
    Faleminderit per kulturen e qyteterimin me te lashte boteror, ate kinez!
    Cdo fjale ne mesazhin tuaj vellazeror e teper miqesor per ne shqiptaret eshte me e vertete se vete e verteta. Kristal !
    Na shkele sovranitetin, kukasin kukuvajkat me kobezeza e me faqezeza jo vetem te politikes antishtet shqiptare.
    Ju na thoni kater te vertetat ne sy…. Kemi shprehjen e mencur filozofike miku i mire ti thote te kater vertetat ne sy!
    Eshte filozofia e popullit tone te lashte gati sa kinezet!
    Eshte ky filozo shume me i lashte se Sokrati qe ka edhe shprehjen tjeter te arte : miku i mire ne dite te veshtire!
    Jo , kukasin kukuvajkat e politikes albanus adversus albanus, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Sovranitet mbi gjithcka.
    Mos na shkel sovranitetin!
    Rrofte sovraniteti! Urra… perpara nga fitorja ne fitorje!
    Ne shqiptaret i themi fitore!
    Ne edhe bar, bile edhe mut hame, por nuk e shesim sovranitetin. Sot kjo eshte moda !
    Dje e per 46 vjet me radhe thoshim nuk i shesim parimet e marksizem- leninizmit.
    Thoshim sepse ashtu na urdheronte me kerbac e pa kulac Qoftelargu ai qe ia hengrem mutin duke e duartrokitur e brohoritur.
    Jo vetem sa qe gjalle por edhe nje pesevjecar pasi u takua me Marksin, sic thone kinezet e mencur, per ata qe kalojne ne ate boten pa vize ku do te shkojme te gjithe!
    Si duket ai vet kurre nuk e kishte lexuar parimin numer nje te Marksit “Para se te merresh me politike a me cdo veprimtari tjeter duhet te mbushish barkun”
    Jo ne shqiptaret jemi perjashtim.
    Jo vetem duartrokisnim por edhe brohorisnim me barkun bosh e duart plot m…
    Sovranitet! Sovranitet! Sovranitet… Urra… Urra … Urra gra- burra e burra- gra!
    Kemi 25 vjet qe duartrokasim e brohoritim per pushtet te sovranit ( popullit ) demokracine!
    Duatrokasim e brohorasim ndersa i vjedhim voten, i vjedhim pasurine, i vjedhim pushtetin sovranit !
    E ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin.
    I vjedhim pushtetin!
    I rrenojme e kalbim shtetin!
    E kemi kthyer Shqiperine ne nje ciflig te nje grushti hajnash e kusaresh, vrasish e vrastaresh…
    As 10 per qind e popullsise zoterojne mbi 75 per qind te pasurive te sovranit e pikerisht ne duhet ti duatrokasim e brohorasim.
    Shesim grate e vajzat, motrat e nuset, nenat e shpirtin e flasim per moral!
    … Jemi eksportuesi me i madh i “mishit te bardhe ” per fryme popullsie ne Evrope!
    Shesim pasurite e nen e mbitokes…
    Shesim Shqiperine e bukur, Shqiperine flori per nje euro per shqiptaret e qindra miliona euro per kusaret qe i durojme akoma!
    Shesim me ose pa para detin flori e arin e zi !
    Shesim e djegim malet perrallore e bjeshket hyjnore !
    Ne edhe bar hame por nuk e shesim sovranitetin!
    Na kane vjedhur e rrenuar, kalbezuar e degjeneruar shtetin!
    Na japin mesime jo vetem ne, por edhe ju mik i vertete qe na i thua kater te vertetat ne sy, sic thote sovrani!
    E kam fjalen edhe per ish- homologun tend Arvizu kur shpertheu ” It’s the time for action !” E tha , por kujt ia tha!?
    E kam fjalen edhe per pasardhesit tuaj John Withers, Mariza Lino…
    Jo per William Rajersonin qe erdhi ne Shqiperi me syzet e veshet e UDB-es gjakatare serbe dhe kasapit te Milloshevicit….
    Me shume se vlerat e demokracise amerikane ai beri misionarin e makartizmit. Uroj heqjen nga puna te te gjithe ish- komunisteve te thjeshte dhe promovoi ne krye te saj nje komunist enverist fanatik si Sali Berishen, qe e rrenoi si askush me pare shtetin shqiptar… Po paguajme edhe harxhet e tij.
    Nuk na e ka fajin as Cezari e as Pompeu, as Bizanti e as Turku, as Londra e as Berlini, as Beogradi e as Athina… as Moska e askush me shume se vetvetja .
    Meqe e keni permendur turkun po ju kujtoj lexuesve se 7 presidente ose kryeministra, perishire babain e shtetit modern Turk Mustafa Qemal Ataturk, 31 ministra te Jashtem e mijera zyrtare te larte politike e ushtarake te saj kane qene shqiptare ose me prejardhje shqiptare.
    Fajin na e ka me shume se gjitcka Albanus Adversus Albanuis, pra shqiptaret kunder shqiptareve!
    Kam vetem nje pyetje jo vetem per Ju i nderuar Zoti Ambasador Donald Lu, si diplomat karriere, por edhe per profesoret e se Drejtes nderkombetare te Tiranes, Prishtines, Tetoves, Podgorices dhe Lugines se Preshesves:
    A mund te kete sovranitet pa shtet!
    Nuk e kam fjalen per shtet prej kartoni e prej korrupsioni.
    E kam fjale per shtet me pushtet te popullit, me popullin e per popullin, domethene sovranin shtylls kryesore e demokracise amerikane dhe sovranitetit te nje shteti.
    E kam fjalen per shtet te se drejtes, per shtet ligjor.
    E kam fjalen per shtet ku cdo qytetar nga me i thjeshti e deri tek kryetari i shtetit te jene te barabarte para ligjit!
    Faleminderit Zoti Ambasador i Shteteve te Bekuara te Amerikes ne Tirane Z. Donald Lu. Eshte emertimi i gjyshit tim te nderuar nga nena Imamit Elez Hoxhe Berisha per Atdheun tone te dyte!
    Kur kryetari I Deges se Brendshme te Tropojes Adil Prishta e thirri per ta keshilluar e paralajmeruar per burgim ai iu pergjigj:
    – Mos ma ndoni veshin… Si fetar qe jam e kam vshtire tu them Shtetet e Bashkueme te Amerikes. E kam ma kollaj tu thom Shtetet e Bekueme te Amerikes… Asht Pune Zoti Jo pulatike ( politike pulash- chicken politics )
    God bless USA and Albania!

  21. 2 KORIKU. Xheku says:

    POPULL SHKERDHAT.HIHIHI

  22. dialektika says:

    Nuk eshte mire te shtrohet ceshtja se me nje JO me 21 korrik ne do te humbasim mbeshtetjen e SHBA dhe te BE sepse deputetet e lekundur do mendojne se me nje jo, do te ruhet e njejta gjendje. Te thuhet qe ky votim do te jete nje test per te ardhemen e karrieres se tyre politike dhe te partise se tyre. Te thuhet qe ka dhe nje alternative tjeter, ajo e Referendumit. Duan apo nuk duan drejtesi ne Shqiperi ata, Reforma do te behet.

  23. 2 KORIKU. Xheku says:

    Popull shkerdhat.

  24. nord.al says:

    Te lumte Zef, krye detyrentende si intelektual. po si nuk po ja degjojme zerin ” te madhit” Kadare ?

  25. Fejmi says:

    Kthehu mor burre malesie e nxirrja te palarat atij krimineli qe ka vrare njerez te pafajshem e ka vjedhe e rjep popullin shqipetar me keq se doktatori

  26. Gjin says:

    O Zef, mbasi ju dhe mend gjithe shtresave Shqiptare ne fund vazhdoje me Venecian, po nje gje nuk na the nga cfare pozicioni fle, kush ta pjerdh ty. Shiko laje ndonje pjate andej nga US nuk ka vend per ju ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje