Letërkëmbim i vitit 1461 mes Sulltan Mehmetit dhe Gjergj Kastriotit

skenderbeu-2Nga Aurenc Bebja, Francë

Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin “Histoire de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XV siècle”, të vitit 1855, gjejmë një letërkëmbim diplomatik ndërmjet sulltan Mehmetit dhe heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit.

Sulltani, në pamundësi të mposhtë “vëllain” e tij, ashtu siç i thur lajka në letër, i propozon disa kushte në këmbim të paqes.

Gjergj Kastrioti, me zgjuarsi dhe kurajo, duke mos dyshuar aspak në dinakërinë e Mehmetit, i kthen atij përgjigjen e merituar, madje duke e trajtuar atë si princ dhe jo si sulltan dhe emir.

Letrat, të përkthyera më poshtë në gjuhën shqipe, gjenden në faqet 302 – 305 të librit, i shkruajtur në gjuhën frënge.

skenderbegLetra e Sulltan Mehmetit, 6 maj 1461:

“Unë, Sovrani i madh, Emiri i madh, Sulltan Mehmet Beu, i biri i Sovranit dhe Emirit të madh, Sulltan Murat Beu-t, për Skënderbeun, princin e Shqiptarëve dhe të Epiriotëve, përshëndetje.

I shtrenjtë Skënderbe, nuk njoh miqësi më të përzemërt se sa ajo e intimitetit (familjaritetit) të gjatë ; sidomos kur ajo lind që në rini, si në rastin tonë, atëherë kur ti mbaheshe peng tek babai im, dhe kur të dy jetonim bashkë vëllazërisht.

Kështu, kur mendoj për gëzimet e ëmbla të fëmijërisë sonë, kur kujtoj shkelqësinë e shërbimeve tuaja, gjithçka që ti ke bërë për lavdinë e Pallatit Osman, për madhështinë e Perandorisë sonë, të të pres dhe të dëshmoj këtë mirënjohje më duket një detyrë e domosdoshme.

Asgjë nuk mund të më sjellë më shumë kënaqësi, marr Zotin për dëshmitar, se sa të ritakoj më në fund, për të kaluar ca kohë në praninë tënde.

Nëse disa prej trupave të mia i kanë lejuar vetes të pushtojnë tokat tuaja duke shkaktuar përleshje, i abdikoj ato ; ato kanë vepruar pa urdhërin tim, dhe fitoret tuaja, ndëshkim i drejtë ndaj guximit të tyre, nuk më kanë inatosur.

Le ti harrojmë këto dhe të kthehemi në marrëdhëniet tona të vjetra, ku një bashkim i shenjtë dhe paqësor na pajton përgjithmonë.

Pra, ja se cilat mund të jenë bazat e aleancës sonë, po ti paraqes, duke e ditur fare mirë se nuk i përket aspak atij që kërkon paqen të vendosë kushtet.

Së pari, unë kërkoj lejekalim në tokat tuaja për trupat e mia, që të shkojnë për të luftuar venedikasit ; së dyti, që ti të më japësh si peng, Gjonin, djalin tënd, i cili do të trajtohet si djali im; së treti dhe së fundmi, që popujt tanë të tregtojnë lirisht mes tyre.

Në qoftë se ti pranon, eja të më takosh në sigurinë më të plotë : pritja do të jetë dinjitoze e rangut tuaj. Po, mbi besën dhe fjalën e sovranit, do të mbaj besnikërisht me ty një paqe të pacënueshme; tashmë vendi yt nuk do të shqetësohet as nga armët e mia as nga dikush tjetër.

Për më shumë, në qoftë se ke pyetje apo dyshime për të sqaruar, mund ti drejtohesh me besimin më të plotë, Mustafait, të dërguarit tim.

Letër e shkruar në qytetin tonë perandorak të Konstandinopojës, më 6 maj të vitit 1461, vit sipas lindjes së Jezu Krishtit”.

Letra e Gjergj Kastriotit, 1 Qershor 1461:

“Gjergj Kastrioti, i thirrur Skënderbe, princ i Epiriotëve dhe i Shqiptarëve, ushtar i Jezu Krishtit, për Mehmetin, sovranin e Turqve, përshëndetje.

Princ i dalluar, ne e kemi marrë letrën ku dallohen përshtypjet e miqësisë tënde. Të ndarë prej shumë kohësh nga njëri – tjetri, kjo miqësi reciproke, e thënë nga ti, ishte si e përgjumur, dhe ti dëshiron ta zgjosh atë nëpërmjet një aleance intime (të ngushtë).

E pranoj propozimin tënd me kënaqësi, por jo të gjitha kushtet.

Kështu, aleat dhe mik i venedikasve, nuk mundem, pa shkelur mbi betimin dhe dinjitetin tim, të të jap lejekalim për t’i sulmuar.

Përsa i përket dhënies peng të djalit tim, për ta pasur atë si nyje të një lidhje të re mes nesh, zemra e një babai dhe një nëne nuk mund të përballojë një sakrificë të tillë.

Është fëmija i vetëm që Zoti na ka dhuruar, dhe është akoma i mitur ! Përveç kësaj, do t’i shkaktohej një dëm i pariparueshëm nëse nuk rritet me zakonet dhe fenë e vendit të tij.

Tani, mbetet çështja në lidhje me tregtinë e lirë mes dy vendeve ; këtë, i gjithë Këshilli im dhe unë, ne e mbështesim plotësisht, sepse të dy kombet gjejnë një përfitim të barabartë.

Ti më fton për vizitë, me besimin më të plotë, për të përforcuar mes palëve një miqësi prej kohësh në vuajtje : falenderime princ i shkëlqyer për mirësinë tënde.

 Fatkeqësisht për mua, ky udhëtim në Konstandinopojë, i cili më sjell ndër mend shumë kujtime, nuk është i mundur nga që përkujdesem për qeverinë time; sepse po të vij, nuk mund të drejtoj si duhet këtë komb krenar shqiptar po aq të zjarrtë dhe të pathyeshëm, sa dhe të padurueshëm për pushim (paqe).

Por këtë vizitë e shtyjmë për një herë tjetër, do të mundohem kur të jetë e mundur.

Nga ana jonë, 1 qershor 1461″.

Burimi: Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania –http://www.darsiani.com/opinion/leterkembim-i-vitit-1461-mes-sulltan-mehmetit-dhe-gjergj-kastriotit/

REMOTE_ADDR:[]

29 komente në “Letërkëmbim i vitit 1461 mes Sulltan Mehmetit dhe Gjergj Kastriotit”

  1. stil says:

    Interesant, po nuk mund t i behej nje fotokopje ketij leterkembimi? Qe te na mbushin mendjen se ekzistojne letrat. Meqe nuk ka as nje detaj mbi arkivin ku eshte gjetur, protokollin, vulen qe I njeson. Te pakten te thuhet se ne c gjuhe jane shkruar letrat.
    Po sa shume kerkoja dhe une per ca trillime. ..

    1. Marko Bocari says:

      Or Stil Pisoglendi,Gjergj Kastrioti ishte MBRET I EPIRIOTEVE dhe ti ha mut po deshe 😛
      Kur themi epiriot nenkuptojme VETEM shqiptar! Kush nuk eshte tosk,lab apo cam nuk eshte epiriot,por i ardhur ne Epirin tone 😉

      1. ,,,,,,, says:

        O te dhjevsha Trute, tani u kujtove per Epirin o hipokrit, per ju eshte heretike fjala Epir. Me thuaj nje rruge, nje shesh, nje hotel ne Shqiperi qe te ket emrin Epir. Skenderbeu e kishte te gdhendur ne perkrenare emrin Epirot, kurse ne na ze “alergjia” kur flitet per Epir, duke e emertuar Cameri.

        Kur Skederbeu larteson fen e Krishtere duke e quajtur veten “luftetar i Krishterizmit”, ne Hipokritat falemi per Allahun ne Bulevard nen hijen e Skenderbeut.

        1. shih shih says:

          Feja nuk e percaton te qenit apo jo epiriot!!!! Po ti je i vogel more Stil,,,, dhe IQ jote eshte poshte nivelit te gomarit 😀
          Se ja te them une ty psh ai Leonidha i Spartes ishte shumezotist dhe jo kristian ortodoks,APO JO!? A ishte ai grek apo s’ishte!?

  2. babuç says:

    Epiriotet nqs nuk ishin Shqiptar atehere cfar ishin dhe clidhje kishim ne me ta !!! Ju lutem dikush kush e ka iden pse mund te ma thoni ? !

    1. Agjaks says:

      babuc: referenca eshte gjeografike. Jo te gjithe Shqiptaret a asaj kohe(sic eshte rasti edhe sot) jetonin nen te ashtequajturen Arberi ose Albani.
      Epiri ishte aq Shqiptar ne dominance sa edhe gjithe krahinat e tjera Shqipfolese. Nje banor i Epirit quhej Epirot, qe ne shumice ishte Shqiptare.
      Duhet thene qe Epiri ka patur ne pakice, Greke dhe Vlleh. Me pak fjale nje Alban, Arban ose Epirot ne 85%-90% ishte ne te njejten kohe Shqiptar – duke perjashtuar pakicat Greke, Sllave os Vllehe.

      1. ,,,,,,, says:

        O Bastard ne gjak, identitet dhe histori, pa me thuaj Agjaksi ose Ajaxi, mos ishe Easi= Aiasi (ne Gr.i shkruar)
        1. Perse o bastard deri sa Greket dhe Kultura Greke ishin pakic, vula e Skenderbeut ishte shkruar ne Greqisht (lexo ne internet ne Shqip “vula e Skenderbeut”), perse e fshihni ne Kopenhagen kete Sekret.
        2. Perse Skenderbeu quhej Epirot dhe ju Bastardet pas Pushtimit-Asimilimit Osman e hodhet posht Epirin dhe cilesoheni si Cam.
        3. Perse Skenderbeu e quante ofendim te ritej Femija e tije me Kultur dhe Fe Islamo-Turke, kurse Ju o Bastard te Sulltan Novruzit, e keni mbushur Shqiperin me Medrese Xhami dhe Kolegje Turke, duke luftuar Ortodoksin e Skenderbeut dhe te Murgut Ortodoks “Reposh Kastriotit”.

        Nuk e ka fajin as Greku as Janullatos, por ne qe devijuam nga Feja dhe Kultura e Skenderbeut.

        1. ay qy says:

          Novruzi eshte bektashi (kriptokristian) e jo mysliman. Por ti mor trap je i pashkolle dhe natyrisht PISOGLENDI!
          (Kurdet,armiqte e turqve jane bektashinj dhe feste kombetare kane Novruzin)

    2. Giasou Janulatos pisoglentis says:

      Ku ishin bythqiret greke ne ate kohe ?????????
      Perse nuk permenden ne asnje rast e asnje beteje ne ato vite ?????????

      1. ,,,,,,, says:

        O pisoglend i Sulltan Novruzit.
        Letra e Sulltan Mehmetit a te kujto ate te Sulltan Erdoganit derguar Putinit, Kurvelleku Turk nuk ka ndryshuar per 600 vjet dhe s’ka per te ndryshuar, hipokrizin e kane te “gdhendur” ne DNA, si Turqit ashtu dhe Arnautet.

        O Pisoglend Idjot, si nenvlefteson Greqin, kur i gjithe Ballkani, luftonte per te mbrojtur Bizantin e Fese se Krishtere, e Kultures dhe gjuhes Greke.
        Lexo pak histori o Debil, te njifesh me Kostandin Paleologon, Perandorin e fundit te Kostandinopojes qe u vra me shpat ne dore, loxo per Mistra ne Peloponez qe ishte “Keshtjella e fundit” qe u dorezua e Bizantit.

        1. eeeeej says:

          Te pallofsha Kostandin Peleologun o gomar! Ai ishte kokrra e budalles dhe fajtori kryesor i renies se Kostandinopojes. Ishte thjesht nje bebush perpara Gjergjit te Madh Kastriotit 🙂

    3. ay qy says:

      Epir dhe epiriot jane nje nga emertimet me shume te perdorshme, qe perdorej ne Perandorine Romane,per trojet shqiptare dhe shqiptaret. Emertimet Illyria dhe illyr pothuaj u shuan nga perdorimi pas shek VI-VII kur ndodhen dyndjet sllave. Per arsye se shume hapesira illyre u pushtuan dhe populluan nga sllavet,atehere romaket per ti dalluar keto dy popullsi te ndryshme (illyret e mbetur dhe sllavet) perdornin ekskluzivisht per shqiptaret emertimin epiriot dhe per vendin e tyre Epir! Dihet qe nga dyndjet sllave munden te mbijetonin vetem illyret e jugut. Keshtu romaket keto zona te populluara nga kjo popullsi i percaktoi me emertimin Epiri i Vjeter (Epirus Vekius) dhe Epiri i Ri (Novas Epirus). Epiri i vjeter sipas romakeve shtrihej nga Gjiri i Amrakise deri ne Lumin Shkumbin,ndersa Epiri i Ri shtihej nga Lumi Shkumbin deri ne Pult (ne Malin e Zi,duke e perfshire ate). Sipas romakeve popullsia e ketyre hapesirave quheshin epirote dhe gjuha e tyre quhej epirotase. Nga pikepamja historike per romaket nuk kishte asnje dyshim se epirotet ishin pasardhes te epirotasve te lashte te Pirros dhe ky koncept ka qene aq i padyshueshem per latinet,saqe kur Gjergj Kastrioti shkoi ne Itali ne ndihme te mbretit te Napolit,ne shek XV-te,kjo ne Itali u konsiderua “ARDHJA E DYTE E EPIRIOTEVE”. Dihet qe Pirro i Epirit ka shkuar ne vendet italike ne lufte kunder romakeve dhe pikerisht vajtja e Gj.Kastriotit atje u konsiderua vajtja e dyte e epiroteve te Pirros (pra thjesht dhe qarte Gjergj Kastriot Skenderbeu konsiderohet pasardhes i Pirros se Epirit dhe qe keta qe erdhen jane epiriote=shqiptare). Edhe vete Kastrioti ka deklaruar se eshte princ i albaneve dhe mbret i Epiroteve dmth albanet jane nje nga fiset epirote (si te thuash psh princ i latineve mbret i gjithe italikeve) . Po ashtu Frang Bardhi ka botuar per here te pare ne shek XVII-te,fjalorin e pare italisht – shqip,qe ne origjinal quhet “LATINO-EPIROTICUM DICTIONARIUM”. Ky dokument ndodhet ne biblioteken e Vatikanit por kopje te tij ka edhe ne Biblioteken kombetare. Pra edhe ne shek XVII-XVIII historikisht nuk ka asnje dyshim se kur flitet per epirote flitet per shqipteret dhe vetem per shqiptaret. Kur themi epiriot nenkuptojme shqiptar,ne te njejten kuptim sikur themi albanesi dhe nenkutojme shqiptar!!!
      Ketu me poshte eshte parathenia e ” Dictionarium Latino-Epiroticum” ne gjuhen epirotase ( te jeni te sigurte se ju te gjithe dini epirotisht 🙂 ) e shkruar nga dora vete Frang Bardhi :

      Dictionarium latino-epiroticum, una cum nonnullis usitatioribus loquendi formulis, Romë 1635 (Fjalor latinisht-epirotisht me disa shprehje të përditshme), përmban 5640 zëra latinisht të përkthyer shqip, plus një shtojcë me pjesë të ligjëratës, proverba dhe dialogë. Në parathënien e tij shqip të titulluar “Githë atyne t’arbenesceve ghi ta marrene mee zghiedhune e mee zan”, Bardhi shpjegon synimet e tij:

      “Tve passune dite, e perdite (te dascunite e mij mbassi hina nde College) cuituem me ghisc zoppe Libre chesce me ndimuem mbe gna ane ghiuhene tane, ghi po bdarete, e po bastastardhohete saa maa pare te vè; e maa fort me ndimuem gith e atyne ghi iane ndurdhenite tine zot, e te Scintesse Kisce Cattoliche, e sdijne ghiuhene Latine, paa te ssijet as cusc smune scerbegne si duhete, paa te madh error, e fai, hesaapete, zaconete, e Ceremoniate e Scintesse Kiscesse Romesse. Me ndy io pach mire me marre, e me nchethyem nghiuhet ze Letine mbe ghiuhet Tarbenesce gna Ditionaar, ghi tietre sascte vecesse gna Libre, ghi kaa nde uetehe saa fiale, e saa emena iane, e gingene nde chete piesse Seculi: possi cuur me thanë, te Nienezet, e te Stasseuet, & Vienauet, e te Maleuet, e te Fuscavet, e te saa tiera cafsceue, ghi gindene ndene kielt, ende mbi kielt, possi cuur te tine zot, te Engiet, e te Scintenet &c. I silli Libre me pelghiei, e mu duch se chiste me u chiene per ndoogna ndime, ndoonesse te pache…”
      http://floripress.blogspot.al/2012/06/frang-bardhi-dhe-fjalori-i-tij.html

  3. Zara says:

    Dokument I shkelqyer, I lumte atij shqiptarit Aurenc Bebja, qe I ka gjetur dhe botuar.
    Skenderbeu ishte Princ I shqiptareve dhe epiroteve, keshtu thuhet me letren e tij. Kjo do te thote qe Epiri ishte shqiptar. Por cfare NA cajne koken greket per Epirin e veriut, kur edhe Ai I jugut eshte shqiptar. Tani pa le degjojme pordhet e grekeve edhe ne Himare.

    1. ,,,,,,, says:

      O Ma-Zar po per Fen e Krishter per te cilen luftonte, perse nuk e permend…, mos je gje nga ata mjekroshat, qe cojne bythen perpjet ne Bulevard nen hijen e Kastriotit.

  4. Centauri.al says:

    Dy gjëra me vijnë në mëndje pas leximit të shkrimit:

    ! Libri i francezit nga është sjellë letërkëmbimi Sulltan-Skënderbe, është krijimtari/roman artistiko-historik apo letërkëmbimi është nxjerrë nga arshivat osmane apo venedikase?

    2. Titulli: Skënderbe, Princi i Epirotëve dhe Shqiptarëve, është fantazi e autorit apo kështu ishte titulli zyrtar i Skënderbeut i njohur nga protokollet Osmane, Venedikase, Papati, Mretëria e Napolit e e tjerë shtete të kohës që mbanin korrespondence me Skënderbeun.
    Se, të them të vërtetën, seç më duket cazë fishi ky titull, që me demek, i ndante shqiptarët në arbër dhe epirotë.

    Mund të na i ndriçojë autori i shkrimit apo gazetari që e sjell atë këto dy çështje? Flm!

    1. Marko Bocari says:

      Shkrimi origjinal ne perkrenaren e Gjergj Kastriot Skenderbeut ne Perkrenaren e tij (Muzeu Vjenes)
      * IN * PE * RA * TO * RE * BT *
      që do të thotë: Jhezus Nazaretus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te
      (Jezus Nazaretit ,Te Bekon, Princ i Emathise(Makedhonise), Mbret i Albaneve, Tmerri i Osmanëve, Mbret i Epirit).
      KETE SHENIM NUK E KA SHRUAJTUR ASNJE SHKRIMTAR APO GAZETAR, eshte origjinal ne perkrenare!

      1. ,,,,,,, says:

        Krishterizem, Emathia, Epir, armik i Turqeve…. mos te kujtojne gje Greqi, se per Shqiperi nuk behet fjale (Allah, Mat, Cameri, Turkish-brother).

        Po nuk ju kujton Greqi, lexoni ne Internet ne Shqip “Vula e Skenderbeut” kjo per ata qe dine te lexojne Greqisht Jo per Arnautet e Sulltan Novruzit.

        1. eeeeej says:

          Ne ate kohe nuk ekzistonte asnje fare “Greqie” mor PISOGLENDI 😛

  5. sulltani erdogani nga manhatani says:

    po,kta “krenaret” na duln morracaker e lypsare dyerve te botes o skender I beut!
    kta pordhacer historic ,fryhen fillimisht si pulastrena e kur hajn comangen mas kres ikin me bisht hajdar ne mes shalve mas bythe si beqira…
    kta “te paepur” po shkelyhen bythsh rrugve t botes nga te tjeret si me qen kurva semaforsh.
    shikoje filmin “taken” sesa pa dinjitet jan shqiptart e tu o skender bej I shpelles.

    1. ..... says:

      Ik mer b…q…lulishtesh se nuk ke mbetur ti te portretizosh shqiptaret mor te qifte Erdogani me kkk tim cte mban ai prag kurverie pic derr ik ore skerbythje laj ndonje hale nga Greqia bej ate qe di te besh me mire moj baxhelle

    2. vjeshta says:

      Eshte shume e perpiluar ceshtja qe ta kuptosh ti!
      Shko flejë e rritu.

  6. peKorce says:

    Burre i pa perseritshem. Çdo komb do ta kishte per nder te ishte pasardhes i Gjergj Kastriotit…

  7. GJAKU I ARBERIT says:

    Si ka mundesi? Skenderbeu na del shqiptar keshtu!!!! Nuk na del mysliman, nuk na del serb, nuk na del grek! Menjehere te pyetet Fatos Lubonja dhe Schmidti se çfare mendojne

    1. Domethene sulltani vete pranon se Kastrioti kishte qene peng te sulltan Murati dhe s’ishte me pushime….
    2. Skenderbeu pranon me gojen e tij se eshte i pari i Epirotasve dhe i Shqiptareve – Arberve.
    3. Se nuk mund te tradhtoje aleatet se eshte njeri i beses…
    A ka mundesi t’ja tregoni letren hoxhallareve maqedonas dhe kosovare?!
    por edhe atyre historianeve shqiptare qe jane “SYNET NE SHPIRT”!

  8. Arjan says:

    Ku eshte tfgs nga eshte fshehur pse nuk flet Po ta dinte SKENDERBEU se nje sternip do dilte sot te fliste per Epirin qe eshte grek do ta kish zhdukur ate fis shekuj me pare,

    1. ay qy says:

      Tgfs Pisoglendi eshte duke i bere remont kapital bythes 😀 😀 😀
      Ka derguar kete Stil bibilushin te leh si qenush ketu 😛

  9. Mentari says:

    Vulat e Skenderbeut nuk ishin ne gjuhen Greke por ishin ne Gjuhen Latine dhe ne gjuhen e vjeter Turke (Osmanishte).Gjuhen Greke e flasin vetem nje fis Arab qe emigrun ne shekullin e 8 para Krishtit nga territoret e Izraelit-Lebanonit-Anadollit ne territoret e kombit shqiptar dhe sot jetojne ne te ashtuquajturen Greqi, ata jane njerez Molata qe bridhnin me nje cope fustan ne krah dhe me Dajper (Callme) ne Koke qe me vone do te na njiheshin si Greke.Na vodhen neve shqiptarve Kulturen (Lojrat Olimpike,Veshjet dhe me dhembshuri ate Historine e tone e bene te tyren.Keto ishin Epirotet “Greke”

  10. SON of EAGLE says:

    Iskander Bey…..= Zot Aleksander
    Turqit e krahasuan Gjergj Kastriotin me Aleksandrin e Madh
    Jo rastesisht , e para sepse ishin te dy te nje rrace , e dyta sepse kishin ngjashmeri fizike , dhe e fundit sepse ishin luftetare te sukseshem
    SON of EAGLE

  11. alphade says:

    Cunat e Temes kam botuar nje koment por nuk di pse nuk eshte botuar ?
    Ka patur ndonje problem qe nuk shkonte ??? FLM !

  12. Eurial Vinka says:

    Te nederuar komentues, se pari ky dokument i dhene nga francezi Camille Paganel, eshte botuar me 1885,
    dhe ai e ka marre nga Marin Barleti. Se dyti, leterkembimi i vertete i Skenderbeut me sulltan Mehmetin
    perbehet prej dy leterkembimesh, me 1461 dhe 1464, qe jane dhene per here te pare ne histori, nga Dhimiter Frangu,
    ne librin e tij latinish botuar me 1480, pra 25 vjet para Barletit, i cili i ka marre e pervetesuar nga ai. Frangu mbetet
    i pari shqiptare qe te kete shkruar te parin liber per Skenderbeun, nga ku kane marre gjithe shkrimtare pasardhes. Akademia e Shkencave shqiptare dhe historianet e saj kane bere nje pune shume te dobet ne kete drejtim , duke mos e vleresuar Dhimiter Frangun,
    qe per me teper ishte nip i Skenderbeut e shoqerues i tij qe qendroi gjith kohen afer. Kjo sa per te sqaruar komentuesit si rrodhen punet.
    Prandaj vijme te leter kembimi, tek ai i pari qe ju keni lexuar, ai s’eshte i plote ashtu siç na e ka dhene Dhimiter Frangu.
    Si shembell, aty s’permendet se si Skenderbeu i shkruan sulttanit, jam dakor ta jap djalin tim, me kusht qe edhe ti te me
    japesh djalin tend peng, atehere mund te biem dakor. Ka dhe mangesi te tjera qe s’po i pêrmend? kjo per leterkembimin maj-qershor 1461, botu&ar bne TEMA. Se treti, kemi leterkembimin tjeter po ne maj-qershor 1464,, qe na jepet pra nga Frangu para 536 vjet, me 1480, siç thame 25 vjet para Barletit. Une qe shkruaj keto rreshta, e bej per te informuar ldrejt komentuesit, sepse e kam pertkthyer vete librin e Dhimiter Frangut dhe eshte botuar me 2005 nga Arberia, Tirane, dhe me 2011 nga Lulu ne New York, per ata qe kane deshire per to.
    Une do t’i kisha botuar te dy keto leterkembimet origjinale, po qe se pranon gazeta TEMA. Nuk e nevleftesoi punen e Laurenc Bebjes, qe ka dashur te jape ate leterkembim, por them se eshte me i vlefshem ai qe na jep Dhimiter Frangu me 1480, se sa Paganel m 1885
    405 vjet me vone dhe jo nga burimi fillestar por nga nje burim me i vonshem prej 25 vjet nga ai i Frangut.
    Me falni per nderhyrjen( i respektoj gjithe komentuesit) por desha te tregoj faktet siç jane dhe jo siç jepen te cunguara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *