Nano në Zululand: Nënë Tereza është një njeri i madh, por nuk ka lidhje me mrekullitë e shenjtëritë. Gjekmarkaj: Ajo ka bërë mrekulli në çdo ditë të jetës së saj

5 Shtator 2016, 20:09Sociale TEMA

Mustafa Nano filloi sonte sezonin e “Zululandit” në TemA TV. E filloi me një temë të aktualitetit, shenjtërimin e Nënë Terezës. Por para se të niste bisedën me të ftuarin e tij, Agron Gjekmarkaj, ai bëri një vëzhgim të tijin lidhur me ceremoninë në Vatikan.

Ai tha se Nënë Tereza është një personazh i rëndësishëm i historisë, një personazh që të magjeps me forcën e saj, por ajo duhet parë thjesht si një njeri i madh këtu në tokë. Ne nuk dimë se ç’vend ka zenë ajo në Qiell, ashtu si nuk dimë nëse bota e Qielli ekziston, apo jo. Nuk kemi prova për këtë.

Në këtë kuptim, ceremonia e shenjtërimit, sipas Nanos, ishte një teatër, një show, e asgjë më shumë. Nuk ka se si të jetë ndryshe një ceremoni shenjtërimi e ngritur mbi bazën e dëshmive të dy njerëzve, një gruaje nga Bengali e një burri nga Brazili, të cilët thonë se kanë gjetur shërim prej kancerit për shkak të “mrekullibërëses” Nënë Tereza. “Këto dëshmira janë qesharake, janë gallatë”, nënvizoi Nano.

Gjekmarkaj  nuk ra dakord me këtë vëzhgim kritik të Nanos. “Nuk mendoj se është e drejtë të përdoret termi ‘gallatë’ në një ngjarje të tillë. Ka shumë njerëz që besojnë në gjëra të tilla, dhe ata nuk ka pse lëndohen. Besimi nuk është një gjë racionale. Është një gjë mistike”, tha ai. Nano insistoi se besimtarët nuk ka pse lëndohen, se ata, të krishterë e myslimanë qofshin, duhet të mësohen me kritikat ndaj tyre, e ndaj fesë së tyre. Debati mes tyre vazhdoi gjatë gjysmës së parë të Zululandit.

Në pjesën e dytë, Gjekmarkaj mbrojti tezën se Nënë Tereza është një katolike e madhe, një shqiptare e madhe, dhe se kritikat që i bëhen asaj janë të pabaza. Nano ishte në një mendje me të se “ngjarja në Vatikan ishte shumë e rëndësishme në planin e promovimit të imazhit të shqiptarëve”.

 

16 komente në “Nano në Zululand: Nënë Tereza është një njeri i madh, por nuk ka lidhje me mrekullitë e shenjtëritë. Gjekmarkaj: Ajo ka bërë mrekulli në çdo ditë të jetës së saj”

  1. shvejk says:

    Fatkeqesisht ka mes nesh shume pseudo analiste te tipit Nano , qe nuk arrijne ta kuptojne se ndonjehere eshte me mire te mos flasesh , se sa te thuash gjera qe nuk te detyron njeri ti thuash. Mediat tona duhet te jene me te vertete shume semure perderisa kane nxjere ne siperfaqe nje llume si puna e ktij mender provincialo -analisti.

    1. Real says:

      Κoment prej shvejku ! Duhet me Sh por ashtu je :i vogel !

    2. vjeshta says:

      Shvejk, ai ka te drejte te flase dhe te shprehë mendimin e tij.
      Na trego ti ku eshte parajsa dhe ferri e na shpjego ti tre mrekullite te cilat e bënë shenjte N.
      Terezë?!
      Veprimtaria e Saj ka qenë mrekulli, asgjë tjetër.

  2. Arben says:

    Mustafa eshte thjesht nje “SHOW” dhe nj hap per te pasur ndikim Katolik ne balllkan hiq Shqiperine e veriut pjesa tjeter e Ballkanit eshte ortodokse dhe myslimane…. por na nevojitet per ta dryhsur “faqen” ne sy te Evropes si jo myslimane

  3. tfgs1 says:

    fytyres se sunitit shqipfoles filloj ti dale boja……………..allah uakbar!

    1. plaku says:

      Me ty i kam ca fjale por prit te te bej me vella qe te mos te ta le tet eme vetem ne pleqeri !

  4. arbereshi says:

    Dy IDJOTE ne nje dere. Kemi apo nuk kemi prova per egzistencen e parajses dhe nuk dime cfare vendi ka zene ajo ne qiell.Ky eshte kend veshtrimi i gazetarit, kaq e varfer eshte formimi i tij. Hyjnore eshte madhesia ne infinit e cdo vlere more idjot, akoma shpjegimet e tua do te jene te vogla dhe fizike. Dhe ferri eshte madhesia po ne infinit e mos vleres dhe e te keqes qe mund te shkaktosh ose krijosh, NA MYTEN PROVINCJALET inginiera dhe profesora. Keta katunare qe edhe si KATUNARE jane medioker, sepse pretendojne se tani nuk jane me. AI qe pohon se eshte KATUNAR ta dini qe se paku eshte KATUNAR i kulturuar dhe me vlere pozitive per pjesen tjeter

  5. LIDA AL says:

    Ik o Nano, do japesh mend ti se kush ishte e cfare ka bere Nene Tereza. Te kane vene perpara nje tavoline e karrike ne TV e kujton se je bere gazetar e opinionist. Prandaj jemi ketu ku jemi nga soji yt qe eshte shtuar shume. Eh keta provincialet se c’te bejne! Te vesh kujen ne kete Shqiperi se kush ben opinionin.

  6. Samiu says:

    Nano eshte nga ata qe thote vetem te verteten dhe aspak misteriozen…. …Jo more po u sherua se iu lut Nene Terezes… po te tjeret pse nuk jane sheruar?

    …P….po me rigon…

  7. shvejk says:

    Real , ke gje me mua personalisht , apo me komentin tim ? Po te jete e dyta , je i ftuar te argumentosh te kundereten , sigurisht pa ofendime. Po te jete e para , thjesht e ke kopil.

  8. Kanina e Ismailit says:

    Qivaj tem kush jepe mend dobici bythlepires Nano vrroma…ahahaha
    gjejani rrenjet ketije dobici dhe pastaj do kuptoni perse llomotit keshtu…ketije po ja mbushe trasten ckerdhene dhe memen e tije,!!!
    po a e dini kush ja mbush trasten ketije 5 lekshit dikur,dhe sote na hiqet anal-ist?!RROft janulla per nano bythq..n….!

  9. Amerikani... says:

    Gjeja me minimale qe mund te bejne fekalet ateiste musulamano-komuniste, eshte te heshtin….”sepse heshtja prodhon Lutje, ..lutja krijon Besim,..ky jep Dashuri per te gjithe,..e cila i sherben njerezimit tokesor per te arritur Paqen…”,keshtu shprehet e Shenjta Nena e gjithe botes…Ajo vuri jeten ne sherbim te me te varferve, jo per grada e lavde,..por ne nderim te Zotit te saj, i cili me njeriun beri mrekulline me te madhe per token ku jetojme…! Ajo ndjehej me keq kur shikonte varferi dhe zbrazeti shpirterore, si tek njerezit te llojit “muq”, te cilet ndjehen inferiorore dhe urrejtes para njerezve te tille me permasa boterore dhe tashme hyjnore…!Ajo duhet te kthehet ne frymezim jo per te bere gjera te “medha”, por te bere perdite gjera te vogla, po me Dashuri…!!!!

  10. Amerikani... says:

    Gjeja me minimale qe mund te bejne fekalet ateiste musulamano-komuniste, eshte te heshtin….”sepse heshtja prodhon Lutje, ..lutja krijon Besim,..ky jep Dashuri per te gjithe,..e cila i sherben njerezimit tokesor per te arritur Paqen…”,keshtu shprehet e Shenjta Nena e gjithe botes…Ajo vuri jeten ne sherbim te me te varferve, jo per grada e lavde,..por ne nderim te Zotit te saj, i cili me njeriun beri mrekulline me te madhe per token ku jetojme…! Ajo ndjehej me keq kur shikonte varferi dhe zbrazeti shpirterore, si tek njerezit te llojit “muq”, te cilet ndjehen inferiorore dhe urrejtes para njerezve te tille me permasa boterore dhe tashme hyjnore…!Ajo duhet te kthehet ne frymezim jo per te bere gjera te “medha”, por te bere perdite gjera te vogla, po me Dashuri…!!!!.

  11. Amerikani... says:

    Gjeja me minimale qe mund te bejne fekalet ateiste musulamano-komuniste, eshte te heshtin….”sepse heshtja prodhon Lutje, ..lutja krijon Besim,..ky jep Dashuri per te gjithe,..e cila i sherben njerezimit tokesor per te arritur Paqen…”,keshtu shprehet e Shenjta Nena e gjithe botes…Ajo vuri jeten ne sherbim te me te varferve, jo per grada e lavde,..por ne nderim te Zotit te saj, i cili me njeriun beri mrekulline me te madhe per token ku jetojme…! Ajo ndjehej me keq kur shikonte varferi dhe zbrazeti shpirterore, si tek njerezit te llojit “muq”, te cilet ndjehen inferiorore dhe urrejtes para njerezve te tille me permasa boterore dhe tashme hyjnore…!Ajo duhet te kthehet ne frymezim jo per te bere gjera te “medha”, por te bere perdite gjera te vogla, po me Dashuri…!!!!..

  12. Emin says:

    Ajo/ai qe tere jeten e kalon duke ndihmuar me te mjeret, pa i njofte e pa i dite, eshte e Shenjte e pertej shenjtesise. Nene Tereza beri ashtu se vete vendosi ashtu. Mendje e ndriquar. Nuk e kap logjika e ketyre gazetareve kete!
    Kur shof fotot e Nenes Tereze me kujton Hallat e mija qe tere jeten punuan mire per te tjeret dhe me ndere deri ne vdekje. Ajo eshte imazhi i nje gjenerate nenash shqiptare. Lavdi i qofte!

  13. Besimtar-Katundar-Qytetar says:

    Tomas Aquinas ka thane ” Nje njeri qe beson s’ka nevoje per spjegim, per nje qe nuk beson s’ka spjegim qe ja mbush mendjen”. Shoket e Nanos jane formuar ne nje sistem ku feja dhe besimi as nuk bahej fjale te njiheshin apo praktikoheshin, nese prisni prej tyne sot me dhane mend si teolog e keni kuptu jeten gabim. Ndersa proverbi Latin i Erasmus thote; ” Ne mbreterine e qorrave ato me nje sy jane mbreter” keshtu i taken me kene Nanove dhe shokeve te tyre ne Shqiperi, mbreter dhe idhuj. S’po hy ma gjate me komentu per Nane Terezen apo Shenjten Tereze se jemi te tema apo jo! .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje