Zululand / Pornografia te adoleshentët, Dragoti: Mund të krijojë varësi, Kazhani: Devijon personalitetin

12 Shtator 2016, 20:09Sociale TEMA
Zululand / Pornografia te adoleshentët, Dragoti: Mund të krijojë

Megjithë emancipimin e shoqërisë, të flasësh për seksin në Shqipëri mbetet ende një tabu.

Vetëm “një grusht” familjesh shqiptare bisedojnë me fëmijë e tyre për jetën seksuale, duke i lënë ata në “mëshirë” të teknologjisë dhe informacioneve që mund të sigurojnë sa andej-këndej.

Sot avancimi i teknologjisë i ka bërë adoleshëntët që të rendin pas websit-eve të ndryshme për të shuar kurshtjen mbi seksin. Mjafton një smartphone, WIFI, një klik dhe atyre u serviret informacion i pafund, i cili pa mbikqyrjen e të rriturve mund të jëtë i dëmshëm.

Zululand këtë të hënë ka trajtuar një temë deilkate për shoqërinë por që jashtë kufijve tanë po kthehet në një shqetësim serioz.

Pornografia te adoleshentët- ishte çështja që Nano diskutoi me dy të ftuarit: Edmond Dragotin, psikolog dhe gazetaren Mira Kazhanin.

Profesor Dragoti ngriti shqetësimin se pornografia mund të krijojë varësi te ata që e kanë ndjekur disa herë. Ai theksoi se djemtë janë më të rrezikuar ndërsa renditi edhe pasojat që ky fenomen shkakton.

“Në momentet e para porno nuk është dëmshme, por më pas krijon varësi, është njëlloj si bixhozi. Kjo dukuri në moshën 12-13 vjeçare bëhet mëse e zakonshme pasi djemtë janë në kërkim të identitetit të tyre seksual. Referimi te pornografia ata i lehtëson ne dy aspekte e para u jep mundësi që të njohin një botë të panjohur dhe u lehtëson teknikat e manipulimit të marrëdhënies. Por çdo gjë që është e teprët është edhe e dëmshme. Bota që paraqitet aty nuk është reale është një fiksion. Marrëdhënia seksuale është shumë komplekse, ka puthjet, dashurinë, përkëdheljet kurse në porno marrëdhënia është shumë e ngushtë. Shikimi i pornos deformon edhe optikën ndaj partnerit, bëhemi më kritik dhe lidhja nuk është e qëndrueshme” u shpreh profesor Dragoti.

Ndërsa gazetarja Mira Kazhani theksoi se imazhet, gjuha, dhuna që përdoret në videot pornografike mund të devijojnë personalitetin e një fëmijë.
“I rrezikojnë titujt e frikshëm të pornos, dhuna. E mësojnë seksin jo si formë intime dashurie. Njerëzit kanë nevojë për tu dashur, dashuria të plotëson. Ato titujt e frikshëm, dhuna, akti me shumë partnere devijon personalitetin e një fëmije 12- vjeçar por shkatërron edhe nje burrë të moshës 50- vjeç që shikon porno të kësaj natyre. Ti humbet kënaqësinë e të bërit dashuri. Jam e bindur që pornografia të shkatërron jetën intime” nënvizioi gazetarja Kazhani.

Më tej të të ftuarit theksuan se vendi më i mirë ku duhet të mësohet edukata seksuale është familja dhe më pas shkolla përmes kurikulave të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje