Fatos Tarifa në Zuluand: Uroj që Trump të mos zgjidhet President i SHBA-ve, H. Clinton politikane me aftësi të jashtëzakonshme

14 Shtator 2016, 20:06Sociale TEMA
Fatos Tarifa në Zuluand: Uroj që Trump të mos zgjidhet President

Kur u duk se Hillary Clinton kishte forcuar pozitat e saj dhe ndodhej në krye të sondazheve diçka e papritur ndodhi.

Ajo përjeton një situatë të vështirë shëndetësore dhe shfaqet e dobët. Imazhet ku ajo mezi mbahej në këmbë ditën e 11 shtatorit bën xhiron e botës dhe ngritën pyetjen: Nëse do të ishte ajo presidentja që amerikanët do të dëshironin?

Për këtë ngjarje por edhe për të tjera zhvillime të fushatës presidenciale në SHBA, i ftuar në studion e Zululand-it këtë të mërkurë ishte profesor Fatos Tarifa.

Biseda nisi me sondazhet e fundit të cilat tregojnë se diferenca mes Donald Trump dhe Hillary Clinton është ngushtuar aqsa mund të thuhet se ata janë të barabartë në vota.

Profesor Tarifa u shpreh se shifrat nuk duhet të merren parasysh pasi është ende herët.

“Nuk besoj te shifrat që na japin sondazhet, ato lëvizin. Nuk besoj për shumë arsye, pasi është provuar sidomos në zgjedhjet e fundit në Britani dhe SHBA se sondazhet janë bërë të vështira për t`u besur edhe pse teknikat kanë avancuar. Rradhët e atyre njerëzve që janë të pavendosur në Amerikë nuk janë ngushtuar, madje janë zgjeruar” konstatoi profesor Tarifa.

Ai u shpreh më tej se nuk do të dëshironte që Trump të ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.

“Nuk do të doja kurrë të ndodhte, ashtu siç besoj se shumë prej shtetasve amerikanë nuk do të donin. Në kushte të tjera do të ishte e natyrshme që pas 8 vitesh presidence demokrate, republikanët të merrnin drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, por përballë një Donald Trump-i, demokratët kanë më shumë shanse për të fituar” tha profesori.

Ndërsa me tjetër gjuhë foli për kandidaten demokrate Hillary Clinton duke e cilësuar si politikane me aftësi të jashtëzakonshme.

“Hillary është një dukuri shumë interesante, është ndoshta politikanija femer në SHBA që ka investuar në jetën politikë kapitalet më të mëdha, duke qënë 8 vite Zonja e Parë, duke qënë seantore për shtetin e Neë York-ut në senatin amerikan, duke qenë per 4 vite Sekretare e shtetit. Ajo ka një nuhatje politike, një arsim të jashtëzakonshëm ka një eksperiencë të madhe në politikë. Rrallë gjen gra politikane në Amerikë që të kenë aftesinë e Hillary-t. Më shumë se gjysma e grave amerikane do të votojnë për të, 80 % e elektoratit afro-amerikan do të votojnë për të, Trumpi do ta ketë të vështirë të marrë votën e tyre” theksoi profesor Fatos Tarifa.

Nano dhe Tarifa iu kthyen edhe njëherë deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili tha në studion e Zululand se Trump është mishërim i injorancës dhe nëse do të zgjidhet president do të ishte turp për Amerikën. Mustafa Nano u shpreh se këto deklarata nuk duhet të bëheshin nga një kryeministër shqiptar.
“Unë do thoja të njëjtën gjë sot. Nëse do isha kryeministër nuk do ta thoja as si diplomat, por ai ka thënë një të vërtetë. Ky kryeministër ka thenë edhe më shumë se kaq, unë e përgëzoj që ka thënë një të vërtetë. Por nuk është tipike për një politikan që të përdor atë gjuhë”, shprehu qëndrimin e tij Tarifa. Nano tha se në këtë pikë se “nuk është detyra e kryeministrit të thotë të vërtetat. Kjo është puna e akademikëve.”

Më tej dy bashkëbiseduesit u ndalën edhe tek racizmi, Profesor Tarifa tha se në shoqërinë amerikane racizmi është ende gjallë dhe do të duhet kohë të zhduket.

6 komente në “Fatos Tarifa në Zuluand: Uroj që Trump të mos zgjidhet President i SHBA-ve, H. Clinton politikane me aftësi të jashtëzakonshme”

  1. Andoni says:

    Biseden e ndoqa me shume interes, ashtu sic kam ndjekur veprimtarine dhe krijimtarine e Prof. Fatos Tarifes, diplomat karriere, studiues, sociolog etj, autor i mbi 40 librave, mw i fundit “Politika si gramatike dhe metafore” qw shumw mire mund te rekomandohet pwr studentet qw pwrgatiten per juridik, sociologji, diplomaci etj. Shkrova atw qw mendova pas asaj bisede mbreswlenese tw Nanos me Fatos Tarifen pwr tw cilin Prof.Barbara Heyns (New York University), wshtw shprehur ” Ne nw Perendim e kemi kurorwzuar ate si sociologun shqiptar mw tw shquar…”.

    1. arusha1988 says:

      Cfare politikane me aftesi te jashtezakonshme? Je ne vete ti? Ajo eshte kriminele, sociopathe, dhe mashtruese ne rastin me te mire. Nuk ka absolutisht asnje arritje ne te gjithe karrieren e saj politike, vetem mashtrime dhe deshtime. Na mbyten idiotet papagalle kanaliste!

  2. anton says:

    hahaha me vjen te qesh me zagaret e sorrosit ne shqiperi.hajdeni ne amerike o zagaret e sorrosit qe e shisni bythen per nje dollar,dhe shikoni kush ka me mbeshtetje killary apo trump?

  3. Minotauri says:

    Mos…!
    Po filloj te dyshoj te Hillary,
    (pa anuar nga Trump)
    tani qe marre vesh se ka simpatine e Fatoshit pa Tarife te Sejvuar…

  4. Alban Ahmeti says:

    Zonja H.Clinton ka genjyer per shume gjera per politiken amerikane edhe kur ishte sekretare shteti.Me keto genjeshtra e futi Obamen ne luften e Libise etj.Eshte cmirzeze.Edhe ne Shqiperi erdhi sa per te plotesuar numrin e udhetimeve jashte si sekretare shteti.Djallezite e saj jane per te mbushur xhepin me miliona.Prandaj Fatos e kompani mos te na mbushin koken me pallavra se sot bota eshte e hapur per te gjithe dhe nuk jemi ne Kohen e babait te tij ku 5 njerez shkonin jashte e kur ktheheshin te tjeret I degjonin perrallat e tyre te mahnitur.Ju lutem botoni komentin tim!

  5. adnan kondakci says:

    Me vjen keq qe profesori ne fjale, me te gjithe ato attribute e gjoja contribute analizon e gjykon si nje nxenes tipik I shkolles enveriste. Me vjen keq, kur mendoj qe keta njerez na perfaqesojne e na japin mend. Mbaj mend nje shkrim te Moikom Zeqos qe e ngrinte ne qiell profesorin, Jane bere nje skote shume e keqe, I hedhin buqeta njeri tjetrit, propagandojne njeri-tjetrin, fryjne njeritjetrin. Tani ne thelbin e ceshtjes. Profesor, a ju duket normale qe ne SHBA, qe mbahen kampione te demokracise, Shtepia e Bardhe te kthehet ne nje dinasti. Iken babai, vjen I biri, iken burri, vjen e shoqja, iken vellai behet gati tw vije vellai tjeter I Floridas?Profesor, a e dini ju, se qe nga koha e Reganit, SHBA ka nje stanjacion here dukshem, here padukshem, qe politika e jashtme amerikane ka pesuar kaq shume deshtime, qe jetesa eshte shtrenjtuar dy-tri here dhe klasa e mesme atje ka marre goditje te forta? A e dini ju professor, se ka mbi 20 vjet qe rrogat ne Amerike, nuk kane levizur fare, nderkohe qe jeta shtrenjtohet. A e dini ju professor se ne Shtepine e Bardhe, me se paku prej 30 vjetesh nuk hyjne me njerezit me te mkre, te afte, mbrojtes te interesave te popullit amerikan? A e dini ju se gjysma e amerikaneve e cilesojne Hilarin te pabese e genjeshtare? Cfare politike do tw ndjeke Hilari, vec asaj qe ndoqi I shoqi? A e dini ku professor se Trumpi eshte I pari kandidat, qe po I nxjerr ne shesh te fshehtat e politikes amerikane, po ia thote popullit troc, gjendjen ne te cilen ndodhet Amerika dhe ndryshimet e domosdoshme qe duhen bere? Etj, etj, etj,etj… Profesor, me vjen keq…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje