Irani përplaset me SHBA-të për Shqipërinë: Tirana u shit për dy lekë. Ja të fshehtat e pranimit të muxhahedinëve!

muhaxhedineShtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të lëvrojnë këto ditë një ndihmë financiare për Shqipërinë pas mbylljes së plotë të operacionit të sjelljes së muxhahedinëve të popullit nga Kampi i Lirisë në Irak.

Një delegacion i lartë i UNCHR-së dhe i Departamentit Amerikan të Shtetit do të mbërrijë këto ditë në Tiranë për ta ndjekur nga afër çështjen dhe për të biseduar me iranianët e strehuar në një zonë në periferi të kryeqytetit.

Siç mësohet, Uashingtoni ka zhvilluar këto ditë edhe bisedime me Teheranin zyrtar, duke i kërkuar që të mos i ndjekë dhe sulmojë pjesëtarët e opozitës zyrtare të regjimit iranian.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, e ka përshëndetur dje pritjen e muxhahedinëve iranianë nga qeveria shqiptare. Pas reagimeve të Shtëpisë së Bardhë, dje ai ka folur për këtë çështje, teksa ka pranuar vetë publikisht se gjatë vizitës që bëri në Tiranë në fokus ishte pikërisht marrja e muxhahedinëve. Edhe pse në atë kohë qeveria “Rama” e mohoi këtë gjë, duket se ka ndodhur krejt ndryshe.

“Kam vizituar Tiranën në fillim të këtij viti dhe kam diskutuar me qeverinë shqiptare për të ndihmuar në lehtësimin e transferimit dhe në zhvendosjen e grupit të fundit të anëtarëve të MEK-ut nga Kampi i Lirisë.

Shqipëria ka një traditë krenare të mbrojtjes së komuniteteve në nevojë, ashtu siç bëri gjatë konfliktit në Kosovë dhe në strehimin në numër të madh të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Unë jam shumë mirënjohës që edhe në këtë rast Shqipëria ishte e gatshme për të luajtur një rol të rëndësishëm humanitar,” ka thënë John Kerry.

Por ka reaguar menjëherë Irani zyrtar. Në një pamflet të botuar në radion iraniane, qeveria e Teheranit thekson se Shqipëria u “shit për dy lekë” dhe i pranoi terroristët e grupit Munafekin, të cilët janë në listën e zezë të SHBA-ve dhe të BE-së.

Ja akuzat e plota të Iranit

“Anëtarët e grupit terrorist Munafekin (MKO) u transferuan nga kampi Liberty në Bagdad për në Shqipëri, por cila ishte arsyeja që Shqipëria u zgjodh si strehë për ta?

Që nga fillimi i vitit 2016, rreth 2000 terroristë të grupit Munafekin u larguan nga Iraku për në Shqipëri. Megjithëse pretendohet se të gjithë anëtarët e grupit terrorist Munafekin janë larguar nga territori i Irakut, sipas një raporti të kanalit televiziv Al Alam, 600 pjesëtarë të këtij grupi ndodhen akualisht në kampin amerikan Kruper në Irak. Sipas planit, ishte parashikuar që transferimi i terroristëve munafekin nga Iraku të zgjaste vetëm disa muaj, por sipas ambasadorit të Iranit në Bagdad, presionet e amerikanëve u bënë shkak që ky proces të zgjasë katër vite. Duket se një nga arsyet e zgjatjes së procesit të largimit të anëtarëve të grupit terrorist Munafekin nga Iraku ishte qëllimi i Amerikës për ta përdorur këtë grup si mjet presioni ndaj Teheranit gjatë negociatave bërthamore me Iranin. Përveç krimeve të shumta kundër qeverisë dhe popullit iranian, grupi terrorist Munafekin ka bashkëpunuar me regjimin e Sadamit në shtypjen dhe masakrimin e shiitëve dhe kurdëve të Irakut. Si rrjedhim, pas pushtimit të Irakut nga SHBA-të, funksionarët irakianë vazhdimisht kanë kërkuar largimin e këtij grupi terrorist nga Iraku. Forcat popullore irakiane disa herë kanë sulmuar bazën e mëparshme të terroristëve (Ashraf), dhe kjo bëri që ata të transferon nga baza Ashraf në kampin amerikan Liberty. Por shtrohet pyetja, pse u zgjodh Shqipëria për strehimin e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin?

1-Kryesia e grupit terrorist Munafekin, gjatë bisedimeve të SHBA-ve dhe OKB-së me vendet e tjera, u përpoq të bindte ndonjë vend fqinj të Iranit për strehimin e anëtarëve të këtij grupi me qëllim që, siç thonë ata, të ruanin presionin ndaj Iranit. U fol për strehimin e terroristëve në Republikën e Azerbajxhanit apo në Jordani, por këto vende nuk pranuan. Kundërshtimi i vendeve fqinje të Iranit ishte i kuptueshëm, sepse strehimi i këtij grupi terrorist do të dëmtonte marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit.

2-Një nga propozimet mbi të ardhmen e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin ishte ndarja e tyre në disa grupe dhe strehimi në vende të ndryshme. Ky propozim u kundërshtua nga kryetarja Merjem Raxhavi dhe nga disa vende perëndimore. Pa dyshim, shpërndarja e anëtarëve të grupit terrorist Munafekin nëpër vende të ndryshme do të ishte plumbi i fundit mbi trupin e sakatosur të kësaj organizate terroriste, dhe këtë nuk e donin as krerët e kësaj organizate dhe as përkrahësit e tyre. Sipas krerëve të grupit terrorist Munafekin, prania e të gjithë anëtarëve në një vend do të ruante forcën e këtij grupi dhe do të evitonte shpërbërjen e tij. SHBA-të dhe vendet europiane u përpoqën për strehimin e të gjithë anëtarëve të grupit Munafekin në një vend të vetëm, me qëllim ruajtjen e kompaktësisë së kësaj organizate terroriste.

3-Heqja e  grupit terrorist Munafekin nga lista e grupeve terroriste nga SHBA-të dhe BE-ja, përkrahja e disa anëtarëve të Kongresit amerikan për munafekinët, lidhjet e tyre me përkrahësit europianë dhe financimi i tyre nga shtetet perëndimore, flasin qartë se shtetet perëndimore dhe grupi terrorist Munafekin kanë plane bashkëpunimi. Perëndimorët, me në krye SHBA-të, synojnë ta shfrytëzojnë grupin terrorist Munafekin për programe spiunazhi e sabotazhi, dhe si mjet presioni ndaj Iranit. Shqipëria u zgjodh sepse nuk është vend anëtar i BE-së, dhe nuk është e obliguar të zbatojë ligjet e këtij unioni, prandaj dislokimi i anëtarëve të grupit terrorist Munafekin dhe veprimet e tyre çnjerëzore e antidemokratike nuk përbëjnë ndonjë përgjegjësi për BE-në.

4-Para disa vitesh, grupi terrorist Munafekin ndodhej në listën e zezë të grupeve terroriste të BE-së dhe të SHBA-ve, por fillimisht BE-ja, dhe më pas Amerika, e hoqën emrin e këtij grupi nga lista e grupeve terroriste. Heqja e emrin të grupit terrorist Munafekin nga lista e grupeve terroriste nuk e ndryshon karakterin terrorist të këtij grupi, prandaj vendet perëndimore, për shpëtuar nga kërcënimet eventuale të këtij grupi, zgjodhën Shqipërinë për strehimin e terroristëve. Ata i premtuan Shqipërisë ndihma ekonomike dhe anëtarësim në BE. Gabohemi nëse mendojmë se Amerika dhe BE-ja me heqjen e emrit të këtij grupi nga lista e grupeve terroriste nuk e konsiderojnë atë si një grup terrorist. Qëndrimi i tyre ndaj grupit Munafekin dëshmon qartë se Amerika dhe BE-ja vazhdojnë ta konsiderojnë atë një grup terrorist, por dëshirojnë ta shfrytëzojnë për interesat e tyre, dhe si mjet presioni ndaj Iranit. Krerët e grupit terrorist Munafekin, me transferimin e plotë të anëtarëve të këtij grupi në Shqipëri, janë bashkuar me elementët e tyre. Për këtë dëshmon fakti që anëtarët e këtij grupi  kërkuan ngritjen e një selie tjetër përkrah selisë kryesore të tyre në Tiranë. Ata kanë ndërtuar selinë e quajtur “Mozhgan” përbri selisë “Tirana”, dhe në këtë seli të re do të strehohen nën masa tepër të rrepta sigurie krerët e grupit terrorist Munafekin.

5-Shqipëria, që për afro pesë dekada ka qenë një shtet i izoluar komunist, ka probleme të theksuara sociale, ekonomike dhe infrastrukturore, dhe si rrjedhim ka nevojë për ndihma ekonomike dhe për anëtarësim të shpejtë në BE, për të përfituar nga aspektet ekonomike të anëtarësimit eventual në këtë union. Në fund duhet thënë se burime nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë nuk kanë pranuar ta publikojnë numrin e saktë të anëtarëve të grupit terrorist Munafekin të strehuar në Shqipëri, por sipas radios Zëri i Amerikës, në Shqipëri janë strehuar mbi 3000 pjesëtarë të grupit terrorist Munafekin.”

Tesheshi.com

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në “Irani përplaset me SHBA-të për Shqipërinë: Tirana u shit për dy lekë. Ja të fshehtat e pranimit të muxhahedinëve!”

  1. paradoxal says:

    Nga deklarata e Iranit, s’me duket se Shqiperia “u shit per dy leke”. Tek paragrafi 4 thuhet: “Ata i premtuan Shqiperise ndihma ekonomike dhe anetaresim ne BE”. Pse kjo eshte shitje per dy leke?! Po kush eshte ai idiot qe ne kushtet e Shqiperise nuk do e pranonte nje oferte te tille….

    1. tfgs1 says:

      i ”gjati” iranian ne vitet ne vazhdim,pritet te gjakose sumat e sunitoshqipfolsve per kete strehim mujahedinash………..

    2. Klimax says:

      Kujt vendi tjeter europian i eshte premtuar se po te pranonte 2000 terrorista (si kusht) do te anetaresohet ne BE???!!! Qe kur keshtu SHBA-ja, duke mos qene anetare e BE-se, duke mos patur asnje perfaqesues ne Bruksel, i “premton” anetaresimin e Shqiperise ne BE???!!!
      Po te ishte puna keshtu, perse nuk pranoi Shqiperia 2000 refugjat sirian te larguar nga lufta duke lehtesuar keshtu dhe baren e Gjermanise dhe vendeve te tjera europiane se ndoshta me kete gjest humanitar Europa e prekur ne “zemer” do te hapte driten jeshile per anetaresimin e Shqiperise ne BE?
      Ne fund te fundit, SHBA-ja, nje vend i madh dhe i fuqishem, kur “shqtesohet” kaq shume per keta terrorista, perse nuk i pranon ne territorin e saj?

  2. Kuq e zi says:

    Shqiperia nuk u shit per dy leke
    Borxhi i popullit shqiptar karshi amerikes e ben dhe falas kete strehim

  3. Patrioti says:

    Sigurisht ai idiot je ti qe edhe nderin tand e te familjes e shet per dy aspra. Thirri mendjes se asaj kaptine.

  4. ska rendesi says:

    O shqiptare te mjere, ky lajm eshte skandaloz : 1. po strehojme terroriste, 2. kryeministri jone e ka pranuar kete gje, 3. na ka genjyer dhe ka thene qe nuk i marr…………… dhe juve ajo qe ju vret syrin eshte nese “shqiperia eshte shitur apo jo per dy leke” ??? Ndihmat ekonomike dhe antaresimet pranohen pastertisht per interesa personale nese nuk e keni kuptuar ende. Shpresoj te digjeni ne zjarrin qe e keni ndezur dhe fryre vete, nuk i uroj dot me te miren ketij populli te trashe dhe qe shitet vete per dy leke dhe nje thes me miell.

    1. .... says:

      Opa celula antiamerikane e Pe-de-se nxorri kryet!Jo per gje po krye PE-deri tuaj akuzon te tjeret per celala amerikane.Projeksionin e atyre qe ben vete ja u ngarkon te tjereve .Si zakonisht

      1. ska rendesi says:

        me fal nuk kuptova asgje nga keto qe ke shkruar. nese do me sqaroje pak me mire mbase do te mund te te replikoja 🙂

  5. Tirana says:

    Qe nga 1992 kurre Amerika me ish shefin e emigrac. ne Beograd dhe ish UDB e ngriten ne pushtet S.Berishen Shqiperia nga nje shtet qe ishte u transformua ne nje vend qe mund te kete cdo lloj emri tjeter por shtet jo, nje vend pa ushtri, pa autoritet ku nderkombetaret e njohin Shqiperine si nje shtet mafioz qe nga masa popull e deri ne kanalet e qeverise . Sot vete qeveritaret e kane abandonuar popullin prandaj edhe kemi keto fenomene vrasje gjakmarrje droge,vrasje me pagese apo prostitucion ku shikohet qe edhe te moshuarit te cilet kane nje shtepi private mbjellin marijuane ne shtepi te tyre. Ne Shqiperi nuk drejton shtetin Qeveria Shqiptare por Amerika ku nga ky korrupsion galopant te gjithe qeveritaret vjedhin sa mundin pasurite e shtetit nepermjet oportunizmit qe eshte krijuar nga mafia shtetrore. Shqiperia ka nevoje me shume se kurre per nje burre shteti por kjo eshte nje utopi se sot nuk ka me burra por prostituta te metamorfizuar ne burre

  6. Pellazgos says:

    Shqiperia si nje shtet I krijuar ne 1912te eshte nje shtet pa histori, se 500 vjet turqi eshte histori e Turqise dhe pjesa tjeter skllever te kesaj Perandorie.
    Pastaj vjen Bizanti identiteti I shqipetareve te vertete per 1000 vjet ishte Kisha Greke, emrat, gjuha Greke, historia.
    Me heret nuk flitet per shqiperare, prandaj Amerikanet dhe Evropianet kane interes per shtete te vogla si Shqiperia pa identiret.
    Ata per interesart e tyre “strategjike” futen ne Nato Turqine barbare, qe si Amerika dhe Cifutet edhe Sllavet nuk kane vend ne tokat e te tjereve, prandaj kjo bote do shkoje per lesh.
    Si haroni krimet turke xhanem kunder Nesh.
    Aliu edhe Ismail Qemali u vrane se donin nje shtet Grekoshqipetare, kjo eshte e qarte pse luftuan Arvanitasit ne krahe me Greket, se ketu ishte Turqi ne ate kohe.
    Dhe kete shtet me te Madh Greko Shqipetare qe me vone do ishte Heleno Ilyre amerikanet nuk e donin por mbeshteten Turqine dhe qeverite pro turke ne Albanistane, sic ishte Aeveria e Stafan Mavromatis Noli.
    Ashtu e ndihmuan edhe per Qipron gangsterat Evropiane, ashtu edhe me emrin Maqedoni si amerikanet edhe evropianet.
    Kur vete Shkupi thote qe ne jemi Sllave amerikanet thone dhe e njohen me emrin Maqedoni!
    Pse?
    Se nuk duan paqe por konflikte.
    Ne qofte se keto nuk jane krime historike apo terrorizma, atehere cfare eshte burim I terrorizmit?

    1. Shqiptari 24 karat says:

      Ti dukesh si spihun grek.

  7. Leone-53 says:

    Gjithcka ka ndodh e do te ndodh ne Shqiperi derisa aty mbizotron fukaralleku (per mbi 70-80 % te popullit) qe te dy forcat politike PS e PD e kane “mbjell” per qellimin e caktuar qe ta “qeverisin” te gjunjezuar ate popull fukara.
    Krejt ndryshe ndodh me ne qe jetojme ne Europe ku gjithcka qe ndoth aty e shikojme pa syze “miopi” dhe as na lidh asgje me PS-ne e majte apo PD-ne te ashtuquajtur te djadhte.
    Zeri yn aty nuk ndihet sepse nuk kemi perfaqsuesit tane aty qe do te jene te pamvarur nga ata KRIMINEL politikane aty.
    Jemi reth 1.5 milion dhe rritjen ekonomike te Shqiperise keto 25 vjet e kemi sjell ne dhe jo Amerika apo Europa qe shikojne interesat e tyre dhe as qe u behet vone se cmund te ndodh ne Shqiperi ne te ardhmen kjo eshte detyra jone.
    Nje gje duhet te dijne Sali shpellari dhe Edi drogaxhiu se do japin llogari nje dite per keto qe po i kurdisin popullit tone.
    Ato 20 milion o Ram drogaxhiu qe do te jape Amerika ne i mbajme si QINDARKA ne xhepat tona ju i dini keto por nuk ju intereson sepse doni “ndihmen” e Amerikes e Europes kur te jeni ne dite te veshtire por mos harroni se ne do ju FUNDOSIM ME THELLE NE BATAKUN TUAJ!
    Asnje shtet europian nuk i ka pranuar ata kriminel MUXHAHEDINE dhe sot KRIMAT politikan na i ngarkojne neve. Gaboheni!
    Milano!

  8. Loni says:

    Nuk jemi shitur per dy leke, por i kemi bere mirenjohje shtetit qe ka bere lufte qe te ngelemi shtet, SHBA, dhe vazhdojne gjithmone te na ndihmojne, Kosova indipendente, reforma ne drejtesi……

  9. Kuq e zi says:

    Kujt i rreh zemra per rusi mund edhe te ike ashtu si iken balli kombtar mbasi erdhen komunistet
    Pellzg djali ke problem me faktet historike
    1000vjet greqi???
    Luftuan greket karshi shqiptareve dhe jo e kunderta
    Ndersa kisha greke eshte themeluar me 1833 nga ludoviku pare ku i gjete 1000 vjet?
    Ndersa noli eshte babai i kishes kryepeshkope shqiptare
    Kush eshte kunder nuk i perket kesaj kishe

    1. @@@ says:

      @Kuq e Zi Pellazgos eshte debili Akilis nje cope mishi me dy sy nje b…lepires nje mercenare i ndyre komplet injorant nuk ja vlen ta sqarosh per dicka qe ai nuk ka qef ta mesoj atij i pelqejn perrallat e Janullos aty e gjen veten e tij nje koke tigan si puna e tij nje trum… nje tarallak

    2. @@@ says:

      @Kuq e Zi Pellazgos eshte debili Akilis nje cope mishi me dy sy nje b…lepires nje mercenare i ndyre komplet injorant nuk ja vlen ta sqarosh per dicka qe ai nuk ka qef ta mesoj atij i pelqejn perrallat e Janullos aty e gjen veten e tij nje koke tigan si puna e tij nje trum… nje tarallak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *