A kishte dorë SHBA, në arrestimin e Fatos Nanos? Rrëfehet ish-diplomati amerikan

nanoNë një intervistë për emisionin Tonight Ilva Tare, diplomati i parë amerikan, i dërguar për të rivendosur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Christopher Hill ndau momentet e tij të ardhjes në Shqipëri për herë të parë në 1991, si dhe marrëdhëniet me liderët e kohës, Ramiz Alia, Sali Berisha dhe Fatos Nano.

Ambasadori Hill tha se Ambasada amerikane në Shqipëri nuk ka patur asnjë rol në arrestimin e ish- liderit të opozitës së asaj kohe, Fatos Nano dhe mohoi që arrestimi i tij të jetë bërë i konsultuar me diplomatët amerikanë.

A kishte diplomacia amerikane rol në arrestimin e Fatos Nanos?

Jo, jo, zero.

 U konsultuan me ju, e dinit ju për këtë?

Kurrë. Nuk mendoj se as zoti Ryerson dhe as ndonjë nga diplomatët tanë  të jetë konsultuar për këtë. Kjo është një nga ato mitet shqiptare.

Ambasadori Hill kerkoi nga klasa politike shqiptare me shume dialog per hir te interesit kombetar:

“Ajo që dua të them është se çdokush mund të ketë interesa në politikë. Ne si SHBA, kemi interesa politike. Çdokush është i lirë t’i ketë ato por ka momente të caktuara kur duhet të jeni shumë seriozë, shumë të qetë dhe të kuptoni se duhet të bëheni bashkë për të arritur atë që doni”.

Dhe nje mesazh per popullin pas 25 viteve te ndertimit te demokracise:

“Mos e humbisni durimin dhe kuptoni që demokracia nënkupton situata të ndryshme politike ku njerëzit mund të debatojnë, të luftojnë. Ka momente të caktuara kur njerëzit duhet të bëhen bashkë dhe të zgjidhin probleme të ndryshme sepse qëllimi për të përmbushur rrugëtimin e Shqiëprisë në strukturat Euro-Atlantike nuk është përmbyllur akoma”.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “A kishte dorë SHBA, në arrestimin e Fatos Nanos? Rrëfehet ish-diplomati amerikan”

  1. ABC says:

    Cfare pyetje te dretperdejte injorante bejne. Po ta zeme se SHBA kishte dore ne arestimin e Nanos. Mendon dikush se nje ish zyrtar i amerikan ne Shqiperi do dilte kunder shtetit te tije dhe do theshte se…..Po. Ne kishim dore ne te?

  2. MeteH says:

    E PSE VJEN HILLI NE SHQIPERI?VERTET PER NJE DEKORATE? PO ARDHJA E ARVIZUS SI DUHET VLEREDUAR? A JANE KETO KAMBANA ALARMI SE KETA NUK E DUAN TE MAJTEN NE PUSHTET? THEM SE PO.ARVIZU E CILESOI SB BURRE-SHTETI KUR VRAU NE BULEVARD SI DHE LULIN YLL NE NGJITJE KUR URDHRAT PER TE VRARE KALONIN NGA GOJA E TIJ.MBAJTJA E SALIUT AKOMA NE PILITIK ESHTE DORA EDHE E SHBA..SE KANE FRIK SE KTHEHET KOMUNIZMI I VDEKUR QE NE ’90.E DJATHTA EU PO PUNON SHUME QE PD TE MARR PUSHTETIN NE 2017 QE DO ISHTE KTHIM PRAPA I DEMOKRACISE NE SHQIPERI.DHE REFORMA NE DREJTESI DO KTHEHEJ NE N U L..!

  3. Gazi says:

    Rajersoni dhe Hilli ishin punonjes te CIA-s dhe organizuan fitoren e PD-se ne zgjedhjet e vitit 1992.

  4. Kasua says:

    Nje gje eshte e vertete se po thane Jo “ufot” e pertej atlantikut ta kane bere gropen!Ndaj mos prisni ndonje zyrtar apo me keq ndonje diplomat te perandorise qe ta pohoje por prisni materiale nga e “wikileaks” dhe do te lexoni nese kishin dore e kembe “ufot ” ne mbeshtetjen e te posaçmit kryekriminel Berishe ne arrestimin e Pianecit i cili u rabilitua pas marrjes se parave!

  5. edmond says:

    Burgosja e Fatos Nanos ka qene nje deshire e Papës se Romes! Po, Po, mos u çuditni! Eshte me se e vertete!

  6. ALPINI.

    ALPINI.
    Kane kaluar me shume se 24 vite dhe akoma nuk e kam marre vesht pse u denue me 10 vjer Fatos Nano
    Ndersa per pyetjen qe behet A e dinin SHBA arsyen e arrestimit.Tek keto Amerikanet nuk pres ndonje pergjigje te sakte.Ashte ne tra diten e tyre dhe te diplomateve te tjere qe te hellin gurin dhe te mshefin doren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *