Beteja e humbur e PD me plehrat

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

desadaNga Desada Metaj

Debati më i nxehtë i ditëve të fundit,ai për riciklimin e mbetjeve sado që ka marë zërin e shoqërisë civile ka një prapavijë të fortë politike. Pikërisht këta aktorë,që javët e fundit kanë ndryshuar rolet përpiqen t’i imponojnë publikut qëndrime diametralisht të ndryshme për të njëjtën çështje.

Por ndërsa palët kanë përfshirë në garën e populizmit,asnjëra nga partitë politike apo përfaqsuesit e shoqërisë civile nuk di ti japë përgjigje pyetjes: Pse stuhia nisi vetëm 10 ditë më parë ndërkohë që ligji është depozituar në kuvend në datën 30 qershor? A vë kjo në dyshim sinqeritetin e palëve që tani kanë egërsuar qëndrimet kundër riciklimit të mbeturinave? Nuk mund të kem një përgjigje të saktë për shoqërinë civile të angazhuar në këtë proçes.

Megjithë skepticizmin për rolin e shoqatave për mbrojtjen e mjedisit,një pjesë e të cilave paguhen me fonde të qeverisë,shumë individë me integritet i janë bashkuar kësaj lëvizjeje qytetare që si rrallëherë mori dhe përmasa të mëdha. Ajo që ngre më shumë dyshime në këtë rast është roli i PD,si partia më e madhe në opozitë e cila ravijëzoi qëndrimin e saj për një ligj kaq të rëndësishëm vetëm kur konstatoi se “zhurma” ndaj plehrave u rrit ndjeshëm.

Ndryshimet e reja e bejne ligjin thuajse te njëjtë me atë te 2011-es, te cilin Sali Berisha e mbrojti fort deri ne fund të qeverisjes së tij dhe që u shndërrua në kalin e betejës së Edi Ramës.

Aq e vërtetë është kjo sa Edi Rama e mbajti premtimin dhe e shfuqizoi këtë ligj ne mbledhjen e pare te qeverise ne shtator 2013. Deri sa rikthimi i tij për diskutim i vuri palet përballë sërish. Por tani qëndrimet jane aq të kundërta, sa Lulzim Basha u detyrua të kërkojë falje për miratimin 5 vjet më parë dhe Sali Berishën të justifikoje reflektimin e tij me argumentin se Shqiperia ka kontroll te dobet ne dogana.

Por sa e sinqertë eshte PD në këtë qëndrim,kur vetëm një ditë përpara se ligji të miratohej në kuvend,grupi parlamentar demokrat nuk kishte ende një vendim të qartë për votën apo qëndrimin që do të mbante? Nëse PD mendonte se ky ligj është i pazbatueshëm për kushtet e Shqipërisë pse nuk doli pararojë dhe “t’ia rrëmbente” këtë kauzë shoqërisë civile? Kjo do të ishte shumë më dinjitoze se sa të shfaqej në krah të saj,e paftuar, me inate me shumë se me argumenta.

Në rastin më të mirë, PD duhet të jetë e qartë nëse do mbrojë interesat e investitorëve siç ndodhi 5 vjete më parë apo do të ndryshojë diametralisht qëndrim minutat e fundit vetëm se sheh një protestë kundër Edi Ramës?  Një ndjesë e sinqertë është ajo që merret në kohën dhe vendin e duhur, ajo është dhe më e besueshme për një publik që më shumë se informacion ka ndjeshmëri kur flitet për “plehrat”.

Partia Demokratike e humbi kete shans, kur preferoi te bente pushime verore dhe jo te fliste per “ligjin e plehrave”, kur zgjodhi te arratiset e gjitha ne Diber ne vend qe te bente opoziten per “plehrat”, kur numeronte cdo kilogram hashash te mbjelle ne vend, por nuk foli kurre per “plehrat” derisa ato u miratuan ne qetesi te plote ne parlament.

Pershtatja e qendrimeve te nje partie politike eshte e drejte e saj legjitime, por eshte e dhimbshme te shohesh sesi nje parti politike, frymezuese dhe organizatore e protestave me te medha ne vend, te vare shpresat per nxitjen e pakenaqesise popullore kunder qeverisjes tek disa protesta kaotike te shoqerise civile. E njejta qe punoi me Edi Ramen per te rrezuar Partine Demokratike nga pushteti.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Beteja e humbur e PD me plehrat”

  1. Prudentino says:

    Gjynaf qe kauzat e drejta shkojne dem nga keto shkrime analfabetesh.

  2. Taras Bulba says:

    Nje shkrim briland i nje demokrateje te thekur,Desada me ne fund e kuptove dhe ti se kush eshte PD,me vonese por me mire vone se kure

  3. lina says:

    Moj po a jane ne vete keta gazetare totalisht te paafta. E para ligji nuk eshte absolutisht i njejte me ate te 2011. I ka syte ne balle kjo e paafte. E ka lexuar ligjin??? e dyta, mos te flase per pushime vjetore te PD, por per faktin qe deri ne momentin e fundit PD ka qene mese dakort me ligjin. Dy muaj para, ne komisionin parlamentar, PD e ka votuar ligjin moj idiote. Vetem kur e pa qe pati reagim pupullor nderroi drejtim, ne menyren me te turpshme te mundeshme. Opazite mjerane me gazetare mjerane qe i vijne pas.

  4. ddana says:

    Ja nje reagim, , jo i pari pas 30 qershorit
    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=459099

  5. Eda says:

    Ruana zot nga Desadat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *